Vasili: Keti Bazhdari, një kandidate e shkëlqyer për ndryshimin në Shkodër

1 Prill 2015, 19:20Politika TEMA
Vasili: Keti Bazhdari, një kandidate e shkëlqyer për ndryshimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili përshëndet kandidaturën e znj. Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodër.

Në një prononcim për mediat, z. Vasili vlerësoi figurën e znj. Bazhdari si një kandidate e shkëlqyer e aleancës së majtë në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet konfirmimin e znj. Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodrës. Ne vlerësojmë se Keti Bazhdari është një kandidate e shkëlqyer”, thekson z. Vasili.

Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehet se Shkodra meriton ndryshimin në zgjedhjet vendore dhe se LSI do të mbështesë kandidaten Keti Bazhdari për fitoren e Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet që do të zhvillohen në qershor.

“Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet Keti Bazhdarin për fitoren e Bashkisë së Shkodrës. Ky qytet e meriton ndryshimin”, tha z. Vasili, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së.

 

 

3 komente në “Vasili: Keti Bazhdari, një kandidate e shkëlqyer për ndryshimin në Shkodër”

  1. B. ÇOBA says:

    Te lumte Keti, te gjithe do te votojme per ty. Urime.

  2. Per rezultatin qe mendoni te arini ne shkoder beni mire te pyesni Doshin.

  3. A says:

    Me sa u informova nga media KETI NDREK BAZHDARI qenka me origjine qytetare nga Shkodra, besimit te krishtere katolik dhe familje e persekutuar nga sistemi diktatorial komunist i Enver Hoxhes.
    Shpresoj te jete ashtu si po shkruajne komentuesit dhe te fitojne si KRYETARE ne BASHKINE e SHKODRES.
    Shpresoj qe mos te jete e perlyer si agjente dhe bashkepunetore e sigurimit, duke qene se nuk ja di moshen.
    Keshtu, shpresoj qe Shkodra te shpetoje edhe nga perfaqesime te tilla me agjente dhe bashkepunetore te sigurimit te shtetit me pseudonimin “DESINJATORJA” JOZEFINA COBA-TOPALLI, e cila u be nje leve e bindur e nje komunisti edhe ky agjent dhe bashkepunetor i sigurimit me pseudonimet “BISTURIA” dhe “PENICELINA” SALI BERISHA.
    Tani duhet element te perkushtuar per pune dhe zhvillim, se me te korruptuar, mafioz nuk ka as zhvillim dhe as begati, sepse luftojne vetem per interesa te tyre personale dhe klanit te tyre mafioz, intrigant dhe ngaterrestar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje