Standartet e dyfishta të PD në çështjen Doshi- Frroku. A ka pasur marëveshje me Tomën?

2 Prill 2015, 09:55Politika TEMA

Ka një non sens të madh në vendimin e opozitës për të qenë në sallë dhe për të votuar pro arrestimit të dytë të Mark Frrokut të kërkuar nga prokuroria.

Partia Demokratike njoftoi që do të votojë të enjten në Kuvend pro heqjes së imunitetit për deputetin Mark Frroku, të cilin Prokuroria e Përgjithshme kërkon ta arrestojë për llogari të drejtësisë belge.

Në votimin e parë për heqje të imunitetit të Frrokut dhe Doshit, për llogari të dosjes “Doshi”, opozita u largua nga salla.

E vetmja që votoi pro ishte deputetja Mesila Doda.

Po atëhere cfarë ka ndryshuar?

A po vërtetohen akuzat se PD-ja vepron me dy standarte, shkruan lapsi.al?

Se ajo kishte një marëveshje të fshehtë me Tom Doshin?

Të gjitha këto mund të jenë hipoteza, por një gjë të tërheq vëmendjen në veprimet e PD-së.

Në rastin e parë ata morën vendimin e beftë për të bojkotuar seancën (disa thonë të diktuar nga Berisha, gjë që e bëri Bashën të mos merrte pjesë në këtë mbledhje).

Por pamvarësisht nga kalkulimet politike pretendimi i PD-së se një deputet nuk mund të votojë pa u njohur me provat e prokurorisë, qe i drejtë dhe i arsyeshëm.

Mirëpo të gjithë e panë live mbledhjen e këshillit të mandateve për rastin Frroku.

Edhe aty prokuroria nuk dha asnjë provë, asnjë fakt.

Sipas kësaj llogjike, me të njëjtat argument, PD-ja duhet ta bojkotonte sërish seancën.

Dhe njoftimi se nuk do ta bëjë këtë gjë përbën një problem.

Ai i shndërron në nul argumentat e mosvotimit të parë dhe ngre dyshime se pse PD-ja veproi ashtu në rastin Doshi???

11 komente në “Standartet e dyfishta të PD në çështjen Doshi- Frroku. A ka pasur marëveshje me Tomën?”

  1. NAN MYZEQARI says:

    thjeshte opozita nuk ka boshte politike

    1. beth says:

      Nuk e kuptojne socialistet ndryshimin ndermjet Tomes dhe Frrokut?Toma do vritej nga PS ndersa Frroku ka vrare te tjeret.Njelloj qenka per PS si te te vrasin si te vrasesh?

  2. tuç maku says:

    opzita ekzakt kerkon te marre pushtetin me vrasesit e 21 janarit kurre

  3. Gjoli says:

    Tek Doshi,u pa hapur qe prokuroria nuk ishte pregatitur nga sa nxori Toma ne komision.Ato prova qe nxoren lakuriq prokurorine vertetuan se lojen po benin te medhenjte,me Llallen,aty doli bllof i gjithe hetimi dhe mashtrimi qe duhej ti vishej Tomes,e ndersa per frokun,loja eshte e qarte,dhe qarteson me shume ne publik se si eshte e verteta.Populli e mori vesh,kush vret,kush te pret,e kush te fsheh gjurmet.
    Mjere Shqiperia qe ka me dyzina te tille njerez qe bejne ligje,qe votohen,qe vjedhin,qe vrasin,e qe shesin shqiperine,pasurite dhe ç’do gje per euro e $.
    KY KA QENE,ESHTE E DO JETE QELLIMI FINAL I SISTEMIT KAPITALIST.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Gjoli, mos ja fut kot.. Prokuroria nuk dha asnje detaj perpara Komisjonit Parlamentar me ceshtjen “Doshi”.. E njejta gje ndodhi edhe me ceshtjen “Frroku”.. Copy-Paste te dyja ceshtjet.. Dhe nuk ka p’se te japi prova.. Komisjoni Parlamentar nuk eshte gjyq publik..Eshte institucjon I pamvarur qe s’ka nevoje ti sqaroj asnje institucjoni tjeter sikurse c’do institucjon ti japi llogari prokurorise pa te drejte ligjore ku ligji eshte shkelur..

  4. bato says:

    Padyshim PD vepron gjithmone me dy standarde! Kur Azemi mbeshteti te persekutuarit dhe ishte kryetar i komisionit te rendit, e rrahen dhe e quajten komunist e spiun te sigurimit. Kur iu desh per te bere grushtin e shtetit ne 14 shtator, e bene hero. Parti te pafytyresh me ne krye njeriun me te zi te shqiperise qe u ka vene te gjitheve epitete si ato grate kurva e per vete nuk ka bajtur asnje, Sali Vicidoli. Me Dosh kodoshin Sala ,mund te kete bere marreveshje, sepse ai ben marreveshje me serbe egreke, me tureq e kaurre vetem e vetem te beje krime e ta lere vendin ne terror e degradim. kete mision i ka vene vetes: te destabilizoje me cdo kusht vendin.

  5. Mka sha Toma says:

    o analize e gjall

    po si nuk pyete e skrove nje her o buurreeeeee

    kush e njohu Bamin me Tomen ?

    pak bama kishte Toma nga anet e tij

    Frroku e coi te Toma dhe mbylleni gojen jo nje jo po me dy standarte

    nuk e mbroni dot Frrokin se ju ka ngrane veshin Toma

  6. Viktori says:

    Nuk ka standarte te dyfishta te opozites ketu.Opozita deklaroi qe ketyre ju duhen hequr mandatet per krime e jo per shou politik.Fakti qe ata sa u futen brenda dolen i jep te drejte opozites.Gjerat jane shume te qarta po tymnajat qe hidhen i mjgullojne

  7. Sammy says:

    Zoterinj .Frroku tradhetoi Doshin .Ai pati shume shprese per te ndihmuar vellain e tij,por nuk e pandehu se do te vinte urugani nga Belgjika,qe do ta bente jeten e tij horror.Ustallaret mMeta dhe Rama i thone tani qe ne nuk mund tete mbrojme me se ti ke edhe kusure te tjera ne Belgjike qe nuk jane ne doren tone per ti mbyllur.Tani PD kerkon qe Frroku te arrestohet dhe te behet kundra Metes ne dhe Rames .Deponimet e tij nuk kane filluar ,por shpresojme ne nje axhende te re hetimesh atje ku mbasi jane lene ne mes.Pra me pak fjale shpresojme qe Frroku te flase ,sepse eshte i zhgenjyer nga kupola e PS dhe mbase dhe nga Prokurori Dhalla sic dhe Frroku e cilesoi ate…..

  8. bregdetari says:

    Eh….eh,eh mos u krujni me Salen ,as me grupin e ciftelise .Ata e dine vete nuk mund ta llene Shqiperine pa e veshur me te zeza !

  9. tonin says:

    you are so stupid he’s accused of killing somebody Tom was never accused of killing anybody

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje