Kur e mënjanoi dy vjet më parë nga drejtimi i degës së socialistëve të Shkodrës, shumë nga mbështetësit apo kolegët e saj e kanë anatemuar Edi Ramën. Kur nuk e kandidoi për deputete në 2013, e kanë urryer duke menduar se kryetari i partisë është i “kapur” nga kreu i listës së Shkodrës dhe nuk lëviz dot.
Por vetëm dy vjet më pas u kuptua lëvizja e Kryeministrit aktual, i cili të përzgjedhurën e tij politike në Shkodër e ruajti nga “furtuna” e madhe”, e vendosi në “inkubator” për ta “lëshuar” sot.
Në fakt, Keti Bazhdarin, 35 vjeçaren që përballi e vetme të “tmerrshmin” dhe kur të gjithë deputetët(sot ministra) i rrinin “sus”, e ka “zbuluar” dhe mbështetur, por edhe ruajtur nga përplasja, vetë lideri socialist, Edi Rama. i cili ka ndërmarrë një eksperiment jo të zakontë, duke kandiduar një femër jo të zakontë për kryetare të bashkisë së madhe të Shkodrës, e cila shtrihet nga derdhja e lumit Buna në Velipojë e deri në Alpet shqiptare në Dukagjin.
Po pse është “e pazakontë” dhe goditëse kandidimi i Keti Bazhdarit për kryebashkiake të njësisë më të madhe administrative të veriut të Shqipërisë?
Gruaja që në fund të këtij muaji mbush 35 vjeç, edhe pse vjen nga një trashëgimi qytetare e rëndësishme në Shkodër, tre kulmet e saj në jetë i ka arritur vetë.
Financierja në një njësi prodhimi me mall porositësi për eksport, apo siç quhet ndryshe fason, mori guximin të ndërmarrë vetë një rrisk të madh, duke u bërë biznesmenia(grua) kryesore e Shkodrës që administron një ndërmarrje prodhuese me qindra punëtorë, më pas në mënyrë të butë u kthye në figurën kryesore të opozitës socialiste, duke tentuar(në atë kohë të zhurmshme e të dhunshme) të jetë alteregoja ndryshe e “shkodranes së hekurt”, Jozefina Topalli.
Kulmi i tretë i Keti Bazhdarit, ishte akti që shumëkush e cilësoi se e nxori nga politika ende pa hyrë por që rezultoi se e kishte gabim. E vetme, me pak bashkëpunëtorë të rinj dhe si vetja, kundërshtoi Tom Doshin në kulmin e fuqisë së tij. Pikërisht akti i tretë i Keti Bazhdarit bëri që të fitojë simpatinë e bashkëqytetarëve të saj dhe siç duket dhe të “mësuesit” të saj politik, Edi Rama, i cili e nxori në kohën e duhur, vendin e duhur dhe në mënyrën e duhur.
Trashëgimia
35 vjeçarja që nuk e heq kurrë buzëqeshjen nga fytyra e saj, është trashëgimtare e një familje të njohur të Shkodrës, e persekutuar nga regjimi komunist. Por as i ati e as Keti kurrë nuk janë mburrur me këtë status kur shumëkush e bënte. Ndrek Bazhdari, ka qenë një nga të rinjtë e parë në Shqipëri që iu kundërvu regjimit komunist me trakte, pikërisht në kohën e revolucionit hungarez.
U degdis në golgotat e diktaturës, megjithatë kur doli nga burgu nuk kërkoi hakmarrje por demokraci. Së bashku me Dom Simon Jubanin, priftin që hapi meshën e parë në Shqipëri, nxiti krijimin e një grupimi politik intelektual të dissidences, por u ndërpre nga elita e re e PD që kontrollonte gjithçka. Edhe pse një katolik, Ndrek Bazhdari ishte ndër mbështetësit e flaktë bashkë me kolegë të tij, të muslimanit Bahri Boriçi në vitin 1996, kur u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës nga një koalicion qytetar i propozuar nga e djathta historike.
Përplasja me Doshin
Kjo pjesë e profilit politik të Keti Bazhdarit është padyshim më e panjohura nga publiku shqiptar dhe më e pambuluara nga media. Nuk ishte as 30 vjeçare kur në vitin 2010, biznesmenja e re, mblodhi rreth vetes disa intelektualë të njohur duke themeluar “degën e PS të qytetit”, në kohën kur PS-në e Shkodrës e komandonte me “izëm e me pash” Tomë Doshi. Dega e PS-së së qytetit u bë në fakt, rivalja reale e Komitetit të vjetër të PS-së së rrethit, jo vetëm në formë por dhe në përmbajtje.
E ndodhur në “meze” të vendit, në Piacë, përballë Xhamisë së Madhe dhe pranë Kishës Françeskane, dega e qytetit konkuronte me zyrën e vjetër, e cila gjendej në një rrugicë të humbur. Në të parën gjallonin intelektualë, studentë dhe të rinj plot energji, tek komiteti i vjetër vinin njerëzit e zakonshëm. Pra realisht u krijuan dy PS. Asnjëra nuk shkelte tek tjetra. Në mbledhjet e qytetit nuk vinin kurrë mbështetësit e zhurmshëm të Tomës dhe anasjelltas, në takimet e degës së rrethit nuk shiheshin pasuesit e Ketit. Në një periudhë të gjatë u konsumua “një luftë e ftohtë” mes palëve.
Por pas zgjedhjeve vendore të 2011 ku kandidati i propozuar nga Doshi në qytet mori rezultatet më të ulëta historike për të majtën, deputeti i fortë i dërgoi në tryezë Edi Ramës aksiomën retorike: “O unë o ajo”. Dhe si përfundim, dega i PS-së së qytetit u shkri dhe Doshi komandoi disa drejtues, të cilët rrëzoheshin njëri pas tjetrit ende pa qëndruar. Deri në katapultimin e Megi Ajtyresës, me gjasë për ta përgatitur dhe kandiduar në garën për kreun e bashkisë. Tom Doshi në zgjedhjet e 23 qershorit u bë njeriu që komdandonte gjithçka dhe në fund mori edhe meritën e përmbysjes së madhe ku PD doli në minorancë, por në qytet e majta fitoi si pasojë e LSI-së, e cila kandidoi një emër të njohur, Agron Çelën.
Me këtë të fundit dhe establishmentin e tij Doshi ka qenë në përplasje permanente dhe ndërsa i shtoheshin armiqtë i binte fuqia. Keti Bazhdari githsesi punonte e punonte në planin e saj duke zgjeruar terren në Shkodër, duke e bërë rivalin e saj ta ndiqte në çdo hap. Ndërsa Keti themeloi një fondacion filantropik, edhe Doshi bëri të njëjtën gjë. Në Shkodër mediat lokale transmetonin pamje të aktiviteteve paralele të Bazhdarit dhe Doshit. Por ky i fundit e pa që rivalja e vjetër po fitonte terren çdo ditë, ndërsa ai po e humbte.
Në fillim të këtij viti u bë e qartë se Edi Rama kishte tek Keti Bazhdari, planin e tij politik për Shkodrën. Duke parë t’i rrëzohej gjithçka kishte ndërtuar nën këmbët e tij, Tom Doshi, shpërtheu duke kërcënuar me “luftën finale”. Njeriu i fortë nga Nënshkodra, ndërsa mundi një grua tjetër në Shkodër, Jozefina Topallin, kësaj here ishte mundur nga një tjetër grua. Por krejt e ndryshme nga e para; e butë, e qeshur dhe kurrë agresive. Një imazh ndryshe, me të cilën do të jetë e vështirë të konnkurrojë çdo kandidat. Edhe pse bëhet fjalë për një betejë mjaft të vështirë. Një terren politik konglomerat, nga Adriatiku tek Alpet dhe një elektorat i larmë. Por në radhë të parë në Shkodrën e njëmijë fijeve të nëndheshme që e kanë mbajtur peng për 25 vite qytetin me trashëgimi të pasur kulturore dhe intelektuale.
Keti Bazhdari, pikërisht nga historia e nisi udhëtimin e saj këtë fundjavë, ku nga një simbol si Ura e Mesit e Kalaja e Drishtit nxori parullën që siç duhet do të jetë sllogani elektoral: “Ta kthejmë Shkodrën në identitetin e saj”. Mos vallë e kemi dëgjuar diku tjetër para më shumë se një dekade këtë moto zgjedhore?!
*tesheshi.com
Nuk kam qene i informuar per kete femer,pa medyshje dhe me shume krenari do votoj per Keti Bazhdarin,kjo eshte femra shqiptare e ketij shekulli per te cilen te gjithe ne kemi shume nevoje.
Keto artikuj shkruheshin rendom per Enver Hoxhen, tani i shkruajne per te marre ndonje kocke nga Edi Rama. Kjo zonja Bazhdari nuk ka asnje kontribut ne politike. Kjo ka dale vetem 2-3 here qe lexonte deklaratat e Kryetarit sic ben Erla Mehilli dhe asgje tjeter. Keta individe qe vetem lexojne deklarata si papagaj jane politike Erlash dhe Bogdanesh. Rama keshtu i do te gjithe sepse nuk duron dot demokracine ne partine e tij. Qe kur ka ardhur ne PS Rama e ka mbushur partine me papagaj si kjo. Kur Berisha bente te njejten gje Rama i quante kukulla matrioshka dhe tani ben fiks te njejten gje. Populli nuk e do Bashen dhe Berishen, prandaj Rama nuk i fut ne burg keta te dy qe te perfitoje. Por me keto qe po ben Rama ka ardhur koha qe ta ndeshkojme me vote kete politike te qelbur te Rames. Votat e 23 qershorit jane tradhetuar nga Rama dhe duhen ndeshkuar keta papagaj te PS dhe PD.
@eh,
Eh, eh!
Kjo qenka, yll e si shpirt. Po te shtojme qe eshte edhe financiere edhe politikane bravo i qofte. Ne fund te fundit ne se fiton si kryetare bashkie do te kete shume me teper mundesi te provoje se sa i vlen lekura se sa po te ishte deputete. Si kryetare do te kete mundesine te mos vihet (po e deshi nje gje te tille) nen urdherat e Rames si ato pulat e tjera qe Rama i ka bere ministre figurante, po de te jete nen “urdhrat” e popullit qe do ta zgjedhe, nese vendos te punoje me ndershmeri.
Po beri punen Rama i vjen rrotull, s’ka çi ben.
Ishalla e votojne.
PO PSE FLET KESHTU MOR EHHHHHH
KJO ESHTE ANETARE E KESHILLIT BASHKIAK TE SHKODRES.
ME KAQ BESOJ RREZOHEN EDHE POHIMET QE JU PARASHTRONI.
@ eh, avash, pakez, avash, se paske marre superxhiro. E fillove me z. Keti dhe e nxorre tek Z. Rama qe kerkon ta rrezosh me vota. Edhe ti si sala me lulush-faqemadhin. Z. Keti eshte nje femer inteligjente, do apo nuk do ti. Eshte financiere e zonja, dhe politikane. Krahasoje me jozin te lutem shume…., te dyja nga Shkodra jane. Me thuaj se ne c’fushe ishte e afte jozi? Ishte turp qe parlamenti shqiptar kishte kryetare nje femer rrugace, shto ketu qe z. Keti eshte shume me e re se jozi, dhe ka perpara te ardhmen e ndritur, ndersa jozi mbaroi. Krahasoje me g. dumen, nje femer BUCE dhe me nje fjalor te felliqur si ajo vete…Ti i quan papagaj…, kush can koken per emertimet e tua…Puna eshte se z. Keti eshte nje politikane e re e talentuar, jo rrugace si jozi me g. dumen, por shume e sjellshme , dhe e afte per problemet financiare. Te tille njerez i duhen poltikes shqiptare, jo si muli dhe si ristani, dhe gjate karrieres politike ka shume per te mesuar. E re eshte, dhe plot energji. Kam RESPEKT per personin e saj….
thjeshte Rama ka idene ,boshte politik dhe program per te gjithe SHQIPERINE
Po mire , cilat jane idete dhe planet e kesaj kandidades per zhvillimin e qytetit te Shkodres ?
App mjafton qe esht financiere fasoni dhe kaq ?
Jo vetëm Shkodrës, por gjithë Shqipërisë i duhen njerëz si KETI, vizionar, këmbëngulës, njrez që më shumë duan t’i japin dhe jo t’i marrin shoqërisë. Më vjen mirë, ndjehem krenar që paska ky vend njerëz të mrekullueshëm, siç është Keti. Uroj që, jo vetëm KETI të fitoj, por dëshiroj një rezultat shumë të thellë, edhe në SHKODRËN TË ASHTUQUAJTUR DEMOKRATIKE (në të vërtetë “demokratikase”.
Sa i zgjuar Rama!! ka hedhur valle ne goje te ujkut.
Dai bella Keti .B,
zbukurojani fytyren shqiperise ,
jepini dinjitetin e munguar /humbur prej qytetari te vertete .
Shume suxsese z.K.B ne shkoderlocen e poshteruar nga bestiet e politikes
hahahah per shkrimin
I ke pas vedit te tane shkodranet o bija e Shkodres. Puno per me na bashku, jo si ka vepru deri m’tash politika e shpifun, per me na da. Baniu kryebashkiakja e te tane qytetarve, malsorve dhe nanshkodres. I bindun se ke me fitu.
Taman fytyra qe i duhet shkodres gjithe humor e nur urime
Edhe varsja qe mban tregon simbolike suksese
eh mer yahoo… Keti mund te hudhe nje pike uje ne oqean por Shkodra nuk i rikthehet Identitetit te saj pasi, per ta kthyer Shkodren ne identite te saj do te thote te largoje 50%-60% te banoreve qe ka shkodra sot. Keto banore jane malcoret si puna e Tomes qe iu bashkangjiten Shkodres keto 25 vite.
25vite dhe nuk arriten te qyteterohen, cfare do te beje keti ne 4 vjet apo ne 8 vjet.
malcoret e shqiperise do te arrijne te qytetorhen mbase mbas 50 vitesh, por tani per tani shume e veshtire.
Bravo! Zgjedhje e zgjuar . Me kete kandidature eshte e sigurte fitorja .Urime Keti!
Ok Tema, por sa per korrektese profesionale, shenoje ne fund portalin nga e ke marre dhe qe e ka eksluzivitet shkrimi: tesheshi.com
Me ne fund po shikojme nje njeri me vision perndimor. E meriton te jete jo kryebashkiake, e ndoshta ne te ardhmen duhet te jete pretendente per poste me te rendesishme ne qeveri. Krahaso kete me Xhozi torollaken .
Bravo, bravo Shkodra. Nr 1 deri me sot ne gjithe kandidatet per 25 vjet.
Une e njoh kete vajze,njeri i mire,por dhe kulti po i ngrihet per pozicionin e kryetares se bashkise.
E verteta eshte se kjo vajze nuk belbezonte dhe belbezon para ca te tjereve ne Shkoder.Nje nga keta ishte Toma.
I njoh gjerat dhe i them sic i njoh.
Keti!
Beje Shkodren te bukur si vetja. Beje Shkodren te mire si vetja. Beje Shkodren bashke, pa hakmarrje dhe gjakmarrje. Ji vetvetja dhe largohu sa me shume prej pseudopolitikaneve. Shkodren do ta kesh me vehte. Shkodra ka nevoje te dale nga llumi social dhe financiar ku e kane zhytur plehraxhinjte. Kurajo! Sukese!
Urime Keti, e meriton.
na hoqet mallin e kohes me kete hartim
FITORJA E KETIT NE SHKODER DO TE JET NJE MBREKULLI JO VETEM PER SHKODREN POR PER GHITHE SHQIPERIN SUKSESE KETI.
Pres nga Shkodra at’ qytetari që e ka pas karakterizue në shekuj por që këto 25 vjetët e kaluara ishte ndrydhun nga propaganda neokomuniste e ish Sekretarit të Partisë së Punës; antishqiptarit Sali Berisha.
ca mediokriteti e ka kaur kete vend. nuk thuhet se interesat e kujt perfaqeson apo se ca formimi ka, po behen levdata te tipit komunist. Kjo eshte njesoj si ato femrat vegla qe i mban pas vetes i gjati, se burrat s’i bind dot.
o anananan shkrimi i ka te gjitha dhe cfare formimi ka Keti pra ekonomiste, origjinen nga vjen dhe rrugetimin politik edhe pse jo te gjate por intensiv. Cka ketu per ta quajtur shkrim si ne kohen e enverit. Te sfidoj te gjesh nje gje qe nuk qendron ne shkrimin e mesiperm dhe nese ke te drejt atehere replika ime eshte e padrejte…
Më shumë se kushdo tjeter Shkodra ka nevojë të kthehet në qytetarinë, kulturën e lavdinë e saj të dikurshme dhe këtë mund ta bëjë me Keti Bazhdarin në krye të Bashkisë, që për fat të keq në këto 25 vjet ka provuar një monizëm të dytë me një tufë idiotash e mediokër.
Keti është modeli i femrës jo vetë te bukur por edhe të suksesshme. Urime Keti ke mbeshtetje jo vetëm nga qytetarët shkodranë, por edhe nga shume të tjere nga Tirana e qytete të tjera. Je si një yll i kombetares të futbollit. Suksese.
Keti ju urojme suksese te metejshme ne detyren kaq fisnike. Fytyra jote shpreh dashurine, sinqeritetin, pastertine, forcen, dinjitetin…. Shqiperia ka nevoje per njerez te tille dhe nuk kam dyshim qe ka ne mbare Shqiperine. Edi Rama eshte ai qe bashke me ju po ia ndryshon faqen Shqiperise. Respekt e mirenjohje per detyren e madhe e patriotike….
Keti u perball e vetme me Tomen..por Rama e hoqi Ketin nga lista per deputete pikerisht sepse ishte kunder Tomes, dhe nuk u terhoq nga ky vendim edhe kur strukturat e PS ne Shkoder protestuan ndaj ketij vendimi…minimalisht Rama duhet t’i kishte kerkuar falje publike Ketit…
Kerti Bazhdari asht zgjedhja e duhun e Edi Rames per Shkodren,nji vajze puntore ,e çilter dhe e afte , e cila vetem me punen e saj ka arrite me krijue nji ndermarrje te sukseshme ne qytetin e vet.Shpresojme se z Keti ashtu si edhe deri me tash do te jete e suksesshme edhe ne drejtimin e Bashkise Shkoder .Fitorja ne Shkoder do te jete sfida ma e madhe politike e Edi Rames dhe e PS.Fitoren e PS ne Shkoder e favorizon edhe puna e dobet qi PD dhe perfaqesuesit e saj ne Shkoder kane ba keto 25 vjet.PD ka zhgenjye jo vetem Shqipnine ,por edhe Shkodren e cila ka kene frymemarrja e sa,por Sali Berisha ashtu si dhe babai i tij shpirtnor Enveri ka urrye Shkodren,shkodranet dhe ma shume se cdo gja kulturen dhe frymen europiane te bashkepunimit qi frymon ai qytet.Kjo zgjedhje do te jete edhe pike e dobet per aleatin e PS ne Shkoder, Partine e Ilir Metes, dhe se votat e LSI do te shkojne apo jo per aleaten e saj PS apo do te rjedhin ne drejtim te kundert!!!!Le te shpresojme se edhe ne zonat ku LSI dhe Astrit Çela mori votat me shumice per te dale deputet do ti marre edhe z. Keti ,perndryshe kjo do te tregoje aleancen e dobet dhe nenkambcat qi LSI tenton ti baje PS ne Shkoder dhe ne te gjithe Shqipnine.
E kam per ndere te votoj per nje zonje si KETI.Fitorja e Ketit do ishte fitore per shkodren.Perbuz keta pseudo komuniste qe i kundervihen kesaj ZONJE te nje familje vertete te persekutuar me metoda Saliniste (Staliniste).
Gezohem dhe i them bravo Edi Rames ka zgjedhur nje vajze te re, nje familje dhe nje rreth social qe e nderon Shkodren. Te jeni te sigurte tere shkodranet e ndershem do te votoje per Keti Bazhdarin, bijen e Shkodres se vertete qe te drejtoje Bashkine.
Me Ndrek Bazhdarin ishim ne te njejtin grup intelektualesh shkodrane, te te gjitha feve, qe mori inisiativen e filloi organizimin per formimin e nje partije popullore e demokratike ne Shkoder qe ne fundin e veres te vitit 1990. Ne vjeshten e 1990 ky grup u takua ne teatrin Migjeni edhe me Edi Ramen, Aurel Plasarin dhe te tjere intelektuale qe erdhen nga Tirana dhe shfaqen mendimet e tyre per rindertimin demokratik te vendit. Nga kjo mbledhje u hartua edhe propozimi qe bulevardit Stalin ti vihej emri Gjergj Fishta. Ky propozim iu drejtua Komitetit Ekzekutin te Shkodres dhe shkaktoi shqetesim shume te madh. Nje nga firmataret ishte edhe EDI RAMA. Ky grup u shkri me vone me krijimin e Partise Demokratike per te mos coptuar opoziten demokratike.
Sa te zgjuar jeni ju te Temes qe i kuptoni qellimet e Rames…edhe kur ai nuk I thote…se Rama e dinte atehere qe Doshi do t’i dilte kunder:):) ndaj e kandidoi Doshin deputet me synimin qe ky me pas do ti dilte kunder e atehere do ta ndeshkonte dhe ne fund fare do ngrinte lart Ketin…o zot na shkrite fare…
po pse nuk i thu mor zotni qe ju te temes jeni me ju qi robt se s’ bani gja tjeter vec i hidhni hi syve asaj shumice injorante dhe katundare te ketij vendi. E pastaj kemi ministra si Tahiri apo Ahmetaj apo shume e shume ministra e deputete marioneta dhe hajdute. Po pse si thu qe na cane karin duke kriju kultin e individeve qe nuk egzistojne. Po pse si thu cfare mut gazetaresh jeni qe nuk e pyesni ket pordhacen si don me e zgjidhe problemin e dominimit te shkodres nga klika fshatare, mafioze, vrasese, zaptuese, uzurpuese, e Celes&Co?
shkrimet jo gjithnje thone ate qe eshte por ate qe duhet te jete ( ka dhe perjashtime sigurisht), por pamvarsisht kesaj ajo qe une shohe eshte miresia, ciltersia dhe gezimi qe jane te dukshem ne fytyren e Ketit .
Vota ime i kalon Ketit, por ftoj edhe te gjithe ne shkoder ta votojme, pasi ajo rrezaton pozitivitet, per te cilin kemi nevoje.
1.Keti te jep pershtypjen e vajzes se mire dhe fisnike por nuk besoj se ka kapacitetin dhe formimin per te drejtuar qytetin e Shkodres.
2.Me largimin e Tomes nga PS, zvogelohen shanset per te fituar Bashkine e Shkodres, aq me teper qe hapesira eshte zgjeruar me komuna aty ku Toma ka shume influence si rrethinat, nen-Shkodra dhe mbi-Shkodra, etj…
3.Persa i perket shkrimit te mesiperm eshte teresisht jashte realitetit dhe fantazi e gazetarit.
4.Agron Cela eshte emer i njohur per qytetin por veshtire se eshte vlere e shtuar per Ketin.
o avash o cuna cfare eshte fatnazi e gazetarit ne shkrim?! dhe jashte realitetit?
Ndoshta sipas tejet Luan Harusha dhe ai gomari i Berdices, pushta e maskarenj qe vetem era njerz nuk ju vjen me vendos per fatin e Shkodres se jane te Tomes? Keta jane kurv qe as Ps e as Pd nuk i duhen votat e tyre dhe kriminelave qe i kan ba njerz nuk i duhen. Pastaj ne burg do shkojne edhe keta si plehra qe jane, pse me u njollos me ta?
Ja edhe nje here na serviret modeli “Topi” ne versionin femer. per trushkulurit shamikuq , mjafton qe te te kete lindur stergjyshi ne qytet dhe je gati te drejtosh nje rreth te tere . fakti qe drejton nje biznes nuk eshte ndonje tregues qe do drejtoje mire bashkine.
shqiptareve u peqen parja pa mase kane respekt per bosin ,sikur edhe ti kete paret te pista nuk i behet vone por e respekton ,kur e sheh qe nuk del dje nuk le te share pa i bere edhe te vdekurit ,atehere ku eshte morali ketu ka ndonje bir kumbulle ta shpjegoje ,qe nje vajze e re miliardere nga kane ardhur kto para,ku i gjeti ne 90 te gjithe ishin bythegrisur me rroga shteti,(perfshi edhe te tjere si pershembull ilir bllokun qe sot eshte sulltani i tye majtes)
Te votosh per z.Keti Bazhdarin asht ndere dhe krenari qe i ben vetes cdo votues.
Fitorja e z.Keti Bazhdari asht nji “Telebingo” e vertet ne keto 25 vjet tranzicion qe i bie Bashkise qytetit te Shkodres e shtrime nga derdhja e lumit Buna ne Velipoje e deri ne Alpet shqiptare ne Dukagjin.
Rama ngatron trurin me hurin shtetin qe krijon rama eshte shtet k….
NE HISTORI SHKODRA KISHTE PERFAQESUAS ME RENOME
DOSHI JOSEFINEN E HUMBEN KETE REPUTACION
KEJO FEMER PO DUKET E HIJESHME, NE BISNIS E SUKSESESHME, ME NJE AKTIVITET TE DUHUR, NGA NJE FAMILJE E NJOHUR.
NE KETE ARTIKULL NUK PO SHOF EDUKIMIN FORMAL TE KASAJ KANDIDATE.
A MUNDET KUSH TE NA E TREGOI.
Tani shpetuan Shkodranet.
Sot pata nje oferte: 50 euro vota dhe duhet te jepja fotokopje te kartes se identitetit! Per te njejtin cmim nuk te ndrroj- i thashe….Te shohim se mos cohet cmimi… Ofertuesin e tregoj me vone…
Sado e mire te jete kjo femer,eshte e re para tomit qe ka shume vite dhe e mbajti ps larte me punen e tije dhe investimet e tije. Me gjithe ate i uroj suksese
Une si qytetar nuk e njoh Keti Bezhdarin,por nepermjet shkrimit del nje figure e kompletuar,nje femer e suksesshme me vepra,pra nepermjet punes ,qe rralle se mund ta gjesh ne ditet e sotme. Kjo performance e saj ,tregon vlera te personalitetit te saj,sigurisht duke u plotesuar edhe me bukurine ,qe natyra i ka fale,e ben ate nje personazh konkurues,shume sfidues per te bere ndryshimin,aq me teper per vet Shkodren qe eshte djep i Demokracise dhe ka nevoje per njerez te rinj,por mbi te gjitha mentalitet te ri.
Kush eshte ai njeri,ai grup njerzish,ajo force apo grupim politik,qe nuk do te donte ne gjirin e vet nje njeri te tille!?
Pertej gjithckaje qe shkruhet,qe une e marr per te mirqene sepse mbi te gjitha ndryshe nga sa na eshte servirur deri me sot per personazhe te ndryshem te politikes,ku konfigurohen portrete me silueta te dyshimta,me konkluzione abstrakte dhe subjektive,ne pershkrimin per Ketin,jane te shkruar gjera reale,fakte te cilat e bejne ate nje personazh te prekshem dhe sigurisht te deshirushem nga te gjithe,sepse garanton ne fund te fundit suksesin.
Por shpresoj se pavarsisht gjithe kesaj,nese duhet kompletuar figura e saj,duhen cuar gjerat deri ne fund,pasi nuk mundet qe imagjinata te preke fundin,sepse ne kohe te sotme nuk duhet ” te flasesh” vetem me figure,por edhe me ze,per te kuptuar vet se c’fshihet ne te vertete ne thellesi te nje personazhi te tille te munguar dhe te deshiruar kaq shume.
Jam i bindur se Keti Bezhdani do te dije te jete pikerisht ajo qe ne populli,simpatizantet e saj, imagjinojme e presim prej saj. Prandaj per te qene ne lartesine qe ne duam dhe qe duhet te jete,te komunikoje me npermjet medias televizive,per te na dhene projektin e saj,mesazhin e saj.
une nuk e njoh zj bazhdari por vlersoj nje fakte ojo i perket nje shtrese qe ka vujtur shume ne diktatur por qe munde te kishte perfituar shum e shum me salen po te ishte modeli i tij por ndodhe tjetra me e veshtira ajo ka rrugen dhe ndjesin e saj por ajo qe eshte per tu theksuar ti ke thy nje tabu per qytetin ton kurre me par nuk kishte ndollur nje i persekutuar te ishte e majte kjo jo vetem per te kaluaren qe kishte trashigu shkodra qyteti yne edhe i ketit per martirizimin e shkodres pd e qu ante demokratike dhe me kanun i takote sales pra ke prish nje zakon per kete ke nje kurajo qe asnje bashkeqytetar i yni nuk e ka mendu jo me ta shfaqe ashtu si ben ti ke keput singjir qe e lidhen shkodren me nje rrug qe ne fakte nuk ishte e saja per ket ke gjith rrespektin tim dhe gjithe mirnjohjen time per nje vizion me te vertet demokratik dhe mbi te gjitha me njerez te ndershem e te zot per nje kurajo qytetare ku te rrespektohen te vlersohen te gjith pa qen e nevojshme te jen antar partie si dikur dhe nqs do mundohesh sadopak per keto vlera tona tashme te humbura te qofte rruga e mbare si zonja epar eshkodres edhe njeher te lutem shume na e kthe shkodren se nuk po e njohim te flm
Urime dhe vetem fitore per KETIN.
nje fytyre paqeje dhe rinore
shkodres do i jap shume fitore
Fitorja e znj.Keti Ndreke Bazhdari, pavaresisht se eshte ne nje regjion, ne nje kryeqender te Shqiperise, rrezon poshte konceptin e regjioneve te njanshme, ose si bastione te kesaj apo asaj; ajo do te djege perfundimisht karten e SUPERAGJENTIT SALI BERISHA per ta mbajtur Shkodren si bastion te vetin elektoral, per te eksperimentuar tezat e tij antikombetare.
Suksese! Une kam shume njerez ne Shkoder. Vihem ne dispozicion. Kete edhe mund te mos e shpallja. Po fitorja e Ketit, eshte fitore e qyteterimit, kunder arrogances PD-iste, kunder felliqesirave qe kane gatuar per keta 25 vjet, ndaj duke e bere publike kete, do te ftoja secilin te ktheje disa kohe te te vetet.
Fitorja e znj. Keti Ndreke Bazhdari do ta quaja SFIDEN ME TE MADHE TE KETYRE ZGJEDHJEVE!
mE FITORE! sUKSESE E NDERUAR!
Ore Mero, keni filluar me fshi komente?
Mor trapa qe s’ dini as nje mut se cilat jane problemet serioze qe ka sot shkodra e i bani elozhe nje vajze qe hala s’ ka demonstru asgja (ku ishte kjo kur kandidati i P.S.-se sterhumbi para 4 vitesh?). Shkodra ka probleme te medha me kriminalitetin e organizuar dhe me ate ordiner, te rruges. Keni degjuar, dini te jete prononcuar me nje qendrim qe ti jape zgjidhje ketyre ceshtjeve? Apo eshte i njejti person qe shkruan me pseudonime te ndryshme ne ket forum muti? Majmuna!
Bukuroshe
jam dhe do jem me PD por bravo rames qe ka kuptuar kete figure t ere shpresedhenese.ketin duhet ta shohim si kolaboratore ne ndertimin e se mires ne kete vend.Nj ebravo edhe per Rman qe kuppton qe duhet patjeter te jete qytetaria ne fillim e pasyaj malesia.PA asnje fyrje per malesoret po i duhet kohe jashtem ase qe te spikasin dhe fitojne repskt ne plitike.Femra ebukur dhe fisnike qe shohim ne foto vjen ng adere qytetrae; eshte e shkolluar eshte guzimshme pasi drejton me sukses bisnes dhe eshte paqesore. Energjia e moshes se saj i duhet shqiperise.KAsta e politikaneve fosile duhet te shkoje e numeroje tesite prane oxhakut
jam dhe do jem me PD por bravo rames qe ka kuptuar kete figure te re shpresedhenese. Ketin duhet ta shohim si kolaboratore ne ndertimin e se mires ne kete vend. Rama ka kuptuar qe duhet patjeter te jete qytetaria ne fillim e pastaj malesia. PA asnje fyrje per malesoret po i duhet kohe jashte mase qe te spikasin dhe fitojne respekt ne politike.Femra e bukur dhe fisnike qe shohim ne foto vjen nga dere qytetare; eshte e shkolluar eshte guzimshme pasi drejton me sukses bisnes, eshte paqesore. Energjia e moshes se saj i duhet shqiperise.Kasta e politikaneve fosile duhet te shkoje e numeroje tespite prane oxhaqeve qe kane ndertuar…
Urime z. Bozhdari, esht hera e pare qe beshkia SHkodres dote drejtohet nga nje femer. Z. keti eshte nje nder ato femra qe u orjentua shume shpejt me ligjet e kapitalizmit dhe fale punes e perkushtimit te saje, ka suksese nga me te mirat, jo vetem ne shkoder, pore edhe me gjere. Shkodranet te jene krenare me kantidaturen sot e neser me votimin per kryetare bashkie, te bindur se me intelegjenen, pervojen dhe aftesit drejtuse qe ka z. Keti do ta beje edhe me te begate jeten e qytetareve dhe shume me te bukur krueqendren e veriut SHKODREN.
Nqs.eshte e afte hallall , mbase vjen meritokracia .
Nqs.vazhdon metoda e ( mutit ramis alia ) edhe emrin nuk e shkruaj dot me germe te madhe,qe te vere ne krye njerez qe te mos ngrene probleme Harrem.
Keshtu vepronin gjithe sekreteret e pere ne cdo cep te organizatave te felliqurq te tyre vendosnin te pa aftet qe te mos i shqetesonin.
Zoti i denofte te gjithe ata qe spunojne me ndershmeri!
Pavaresisht pamfleteve kaq emocionuese ne mbeshtetje te zonjes, humbja e saj do te jete thjesht “spektakolare”.
Une nuk jam nga Shkodra dhe jetoj ne Vlore,por une do votoj Ketin, qe ka qen e persekutuar nga Daja i Edvin Rames.Pse more kaq Gomare i kujton Edvini qytetaret e Shkodres??????.Gjynaf vajze e PASHME dhe te nderpresin karrieren politike nga MOS-SUKSESI ne zgjedhje gjynaf, po nejse keshtu ndodh kur je vegel ne doren e nje BOJAXHIU, hahahahaha, sa gallate do shohim deri at’her hahaha.