Basha në Shkodër: Të ngrihemi e të rrëzojmë trashëgimtarët e diktaturës

2 Prill 2015, 12:35Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Shkodra që të ngrihen të gjithë dhe të rrëzojnë trashgimtarët e diktaturës që po sillen si sundues të pabesë ndaj shqiptarve, pasi ata kanë ngritur në sistem ideologjinë vrastare, korrupsionin dhe krimin.

Partia Demokratike, ashtu sic kishte paralajmëruar, ka përkujtuar sot 2 prillin e 1991, kur u vranë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku, të shpallur martirë të demokracisë, si dhe ka zhvilluar protestë për varfërinë në vend, krimin korrupsionin dhe pasigurinë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, në fjalën e tij, pasi nderoi martirët e demokracisë u shpreh se “2 Prilli i vrasjes se Arbenit, Bujarit, Besnikut dhe Nazmiut është padyshim dita e pakthyeshme për familjet dhe të afërmit e tyre, për miq, qytetarët e Shkodrës e Shqipërisë.

Por, është në të njëjtën kohë dita e një dëshmie të shkruar me gjakun e kulluar të bijëve të Shkodrës. Tirania komuniste në Shqipëri e kishte nisur, vazhduar, mbajtur me dhunë dhe po e mbyll me dhunë nga trashegimtarët sot në pushtet.

Trashegimtarët e bllokut Hoxhist nuk lënë mjet pa përdorur  në dhunim të lirive kushtetutuese dhe lirive te qytetarëve. Kjo është një dëshmi që ju flet dhe duhet t’u flase brezave si dëshmi e gjallë. Qytetarët e Shkodrës nuk harrojnë, rinia shqiptare e viteve ’90 nuk i harron kurrë krimet e diktaturës.

Rinia e sotme e Shkodrës nuk ka si mos ta dijë dhe të mos jetë krenare për historinë e këtij qyteti me emër të madh, shembull i qytetarisë, trimërisë dhe i kurajos civile”.

“Shkodra, qyteti bastion i demokracisë, i rezistëncës atikomuniste, embrioni, Joruzalemi, Betlehemi dhe Meka e demokracisë, e di mirë se trajektorja e pushtetit punist në diktaturë dhe e trashegimtarëve të tyre sot në post-diktaturë ka kaluar në tre stacione.

Ideologjia vrastare sistem, korrupsioni i ngritur në sistem dhe gjithashtu, krimi i ngritur në sistem. Kjo është trajektorja e izolimit të vendit, të poshterimit të popullit, e varfërimit të vendit. Qëllimi dhe objektivi është i njëjti, po i pari, ai i etërve të tyre në diktaturë”, tha Basha.

Ai tha se  jemi përballë një diktaturë të re, Shkodra dhe Shqipëria nuk mbajnë më varfëri dhe krim, pasi ata me të njëjtën pabesi nënshkruan marrëveshjen e 1 Prillit (koalicioni) dhe prenë në besë Shqipërine, ndaj kjo qeveri duhet larguar.

“Në zgjedhjet e 21 qershorit do t’i themi jo sundimi, jo Metës e jo Ramës”, theksoi kreu demokrat. /gj.k/

8 komente në “Basha në Shkodër: Të ngrihemi e të rrëzojmë trashëgimtarët e diktaturës”

  1. anonimus says:

    Ke humbur episode Bash. E kemi bere para 2 vitesh.

  2. Dil nga shpella o krriq gamori ,
    se ngelt tu pa endra me kucedra e shejtanin komunist ,
    qe tka q1 nonn,e t’ka birsue !
    Ajo shpell prodhon vetem halicunatione

  3. Flamur_Vlore says:

    POPULLI I SHKODRES DHE I GJITH SHQIPERISE NUK MUND TE PERDORET SI U PERDORE PER 25 VJET PER TE MBUSHUR KUTIT E VOTIMEVE PER KOMUNISTAT GJAKATAR TE PD!!!NUK MUND TE VAZHDOJ NJE KOMUNISTET NJE QYTET SHQIPETAR SI SHKODRA TE VAZHDOJ TE PERDORET NGA ISH KOMUNISTAT GJAKATAR NGA ATA QE KANE KRYER FUNKIONE TE LARTA NE SISTEMIN KOMUNIST TE CILET KANE 25 VJET QE PERDORIN TEZEN POSTKOMUNISTE QE ADAPTUAN TE GJITHA VENDET E LINDJES QE DOLEN NGA KOMUNIZMI—PERCA DHE SUNDO— PERCA DMTHN TE VEME ISH KOMUNISTAT SKLLEVER TE REGJIMIT DMTHN NJEREZIT E THJESHT MASEN E MADHE KUNDER TE PERNDJEKURVE POLITIK DHE KJO NJEREZIT E THJESHT MASA E MADHE DMTHN TE SHFRYTEZOJME INJORANCEN E KETYRE DU KLASAVE ME TE MEDHA TE SHOQERISE SHQIPETARE NE MENYRE QE TE HIQET VEMENDJA NGA VRASESIT E VERTET DHE POLITIKBERSIT E VERTET DHE FUNSIONARET E VERTET TE SISTEMIT KOMUNIST DHE NE KETE MENYRE –KOMUNISTAT SHERBETORE TE REGJIMIT TE UDHEHEQIN SIC BERI SRB&CO DERI ME SOTE DHE SKLLEVRIT KOMUNIST DHE TE PERNDJEKURIT KOMUNIST TE MBETEN TE TILLE EKONIMIKISHT PO VETEM TU NDERROHET STATUSI—-PD PO TE ISHTE VETET PD NUK I LINTE PA HAPUR DOSJET PER 25 VJET DHE NUK DENONTE KUNDESHTARET DHE NEXHMIEN POROSITESEN E VRASJEVE ME MAKABRE NUK E DENONTE PER TRAFIK KAFEJE PO PER GENOCID ETJ ETJ TE DASHUR BASHKOMBAS MOS MBESHTESNI KETA TRADHTARE TE IDEALEVE TE 2PRILLIT 1991—KETA DUAN TASHME TE VAZHDOJNE ME TERMAT PERCA DHE SUNDO SEPSE NUK KANE ZGJIDHJE TJETER SEPSE PO U VJEN TE DERA DREJTESIA DHE DUHET TE PERGJIGJEN PARA DREJTESISE —MOS MENDONI E KETA TRADHTAR IDEALESH KETA VRASES IDEALESH KETA MANIPULATOR TE KORRUPTUAR KANE FRIKE NGA DREJTESIA SHQIPETARE POR KETE PERCARES DHE NDARES DHE PERDORUES TE NJEREZVE TE NDERSHEM TE PAMBROJTUR KANRE FRIKEEE NGA FBI DHE UE QE PO U TROKET TE DERA!!!! PD=PPSH

  4. bato says:

    Basha!
    Patjeter duhen shporrur trashegimtaret e diktatures dhe i pari nder ata qe duhen qeruar eshte BABAI yt shpirteror Sali Ram Berisha! Ai ka qene komunist 24 vjet dhe meriton te shkoje ne litar sipas parrulles qe hodhen “demokratet” e vitit 1991;Komunistet ne litar, pensionistet ne hanxhar. Yt at dhe jot eme te vene nen hanxhar, Berisha ne litar. Vetem atehere do besoj se ti je i ndershem ne ato qe thua. Ndryshe mos ha mut kot neper mitingje shterpe, o idioti i rradhes i PD.

  5. Qenami says:

    Flet ky qoftja qe ne 1990 punonte ne Rinas si spiun i Sigurimit

  6. koli says:

    O Lule, e mesove edhe ti nga Babsala “luften e kllasave”?
    Keni 24 vjet qe na zini ne goje komunizmin.
    Per te frikesuar popullin dhe per te thene qe Salibaba na e solli demokracine?
    Pse nuk i denuat anetaret e byrose atehere kur i rrezoi populli dhe i deshte ne litar, po e ruani litarin e popullit per vete duket!

  7. Halit o xhan says:

    Luli po uleret me t madhe se po i ngushtohet rrethi…Hah prit or ti prit se po te vjen mandati..Ty edhe Saliut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje