Tahiri-Berishës: Burracak, më shiko në sy kur të flas. Njerëzit tënd i hëngrën drekën e mortit komisar Lamaj, pasi hanin darka me atë që e vrau

2 Prill 2015, 15:03Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, iu është përgjigjur akuzave të Sali Berishës në Kuvend.

Ai ka thënë se Berisha vetëm shpif, me shpresën se diçka do të mbetet

“Është vërtetë një nga sfidat tona të para e më të mëdha për t’u ndarë përfundimisht nga ky modeli i vrullit të vrerit shtazarak që derdhet pa asnjë limit edhe këtu në foltoren e parlamentit sepse në 23 qershor votat e shqiptarëve i dhanë besimin një mazhorance as jo vetëm një qeverie, por më shumë se kaq , i hapën rrugën një kthese historike në punët e vëndit përfshirë edhe ndarjen nga modeli i vrerit që derdhet pa pikë përgjegjësie edhe këtu në foltoren e parlamentit.

E dhanë votën për të zhdukur arrogancën e pushtetit edhe pushtetarëve, për të ndërtuar një model etik dhe mbi të gjitha llogaridhënës të atyre që kanë përgjegjësinë për ti shërbyer qytetarëve dhe aspak më shumë, për të luftuar informalitetin, paligjshmërinë, krimin dhe korrupsionin dhe për të ndërtuar modelin e qeverisjes transparente, të përgjegjshme dhe të pastër, duke rilindur besimin e qytetarëve tek institucionet që punojnë për një Shqipëri që ecën në binarët e rregullit, në shinat e ligjit për të ndërtuar sigurinë duke luftuar bashkërisht kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit elitar”, tha Ministri i Brendshëm.

Ai lëshoi akuza të forta për ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Basha, ish-ministrin e Mbrojtjes Mediu, të cilët sipas tij nuk janë përgjigjur për asnjë nga akuzat e rënda për vrasje e korrupsion masiv, si dosja “Gërdeci”, “21 janari”, apo rruga “Durrës – Kukës”.

“Deri dje kur ju ishit në qeveri, fare të paprekshëm dhe fare të pa ndëshkueshëm, për të shëmbur murin e papërgjegjshmërisë dhe murin e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve dhe qeveritarëve që deri dje mund të vidhnin dhe fryheshin në karriget e pushtetit deri sa ti këputeshin madje këmbët e karrigeve, madje të vrisnin në emër të pushtetit pa dhënë llogari dhe pa mbajtur përgjegjësi as para qytetarëve, as para drejtësisë. Në këto 18 muaj ama, çdo ditë e vetme ka provuar se ato 1 milionë vota paskërkan qënë me të vërtetë 1 milionë shuplaka, jo për ju personalisht, por për modelin tuaj që kalëruat mbi modelin e të keqes së ndërtuar në këto 24 vite rrëmuje, informaliteti, paligjshmërie, kriimi dhe korrupsioni të ngjitura në nivelet më të larta të pushtetit pa kursyer gjë për të ruajtur karriget tuaja”, tha Tahiri.

Ministri theksoi në fjalën e tij në parlament, diferencën në sjelljet dhe reagimet e qeverisë së shkuar dhe asaj aktuale.

“Ndaj bëmë transparencë, pavarësisht se e kisha tepër të qartë dimensionin e vrerit dhe të llumit që gojët e shthurura në çerdhen e SHQUP-it do të hidhnin si zakonisht. Por ne nuk bëmë vetëm kaq, kemi përfunduar reformën e të gjithë sistemit në zyrën e Interpolit. Në atë zyrë të rëndësishme që në kohën tuaj e drejtonte vetë nipi i Sali Berishës, nipi i drejtpërdrejtë i Sali Berishës!

Por që ne sot po e reformojmë duke përcaktuar një sistem të tërë mekanizmash që nuk mund të lejojnë dot, dhe asnjë shans, çdo punonjës policie, sot apo nesër, që të ketë mundësinë që të mos e respektojë ligjin në frymë dhe në gërmë. E në qoftë se nipi i Sali Berishës, që nuk ke kurajo kurrë këto ta pranosh, në qoftë se nipi i Sali Berishës që drejtonte pikërisht këtë zyrë, jo vetëm informacionin nuk e kursente, por nuk kursente as plumbat në mes të Tiranës për një parkim makine, e nuk i hynte gjemb në këmbë, sot oficerët e Policisë mbajnë përgjegjësi ligjore, për çdo shkelje të procedurës, pavarësisht pasojave.

Qytetarët votuan në 23 qershor për modelin e qeveritarit që shërben me modesti dhe korrektesë. Në këto 18 muaj ka provuar se këto 1 milion vota kanë qenë me të vërtetë 1 milion shuplaka për ju.

Jemi shumë larg modelit të atij polici që ecte në rrugë si Tarzani, rrihte gazetarin, apo si modeli i truprojës së çunit të Sali Berishës që qëlloi me armë se nuk i ndërruan tavllën e duhanit.

Prokuroria nuk e thirri djalin që të jepte qoftë edhe një shpjegim”, nënvizoi ministri.

Duke iu rikthyer çështjes “Frroku”, për të cilën dha dorëheqjen Drejtori i Policisë Artan Didi, ministri tha kërkesa për informacionin e drejtësisë belge ishte bërë edhe në kohën e PD-së, nga komisari i vrarë Dritan Lamaj.

Kur një drejtues i lartë i policisë, guxoi të kërkonte pikërisht këtë informacion për të cilin ju flisni sot, jo vetëm ia fshehët, por e larguat nga puna. E kur ndërkohë kupola e lartë e Policisi shtrohej në gosti çiftelie, si ato që nuk na i kursenit as në foto, drejtuesi i lartë i policisë u tradhtua nga shefat e vet dhe u vra ashtu siç pretendon prokuroria, nga të njëjtët njerëz, për të cilët kishte kërkuar informacionin e që hanin e pinin me kupolën e policisë.

Të mbahet mend Sali Berisha ajo situatë! Të mbahet mend mirë, siç të mbaj mend unë mirë ç‘sy e ç‘fytyrë të vrerosur kishe këtu atë ditë. E jo dorëheqje nuk dha njeri nga kupola e Policisë së Shtetit kur u vra kryekomisar Dritan Lamaj. Por komisarit i hëngrët drekën e mortit, të vrarë nga njeriu që kupola e policisë i hante darkat”, u shpreh kreu i Ministrisë së Brendshme./b.l

 

47 komente në “Tahiri-Berishës: Burracak, më shiko në sy kur të flas. Njerëzit tënd i hëngrën drekën e mortit komisar Lamaj, pasi hanin darka me atë që e vrau”

    1. nandi says:

      Po c’bravo more djale. Ata kane ngrene darka me Frrokun para se te kryente vrasjen por me pas e kane plasur brenda. Ndersa PS ja beri deputet te vellane dhe e la te burgosurin ne listen e deputeteve pasi kishte ndodhur krimi. Pusho o bolja e Shullazit dhe e bamit se vetem ti nuk ke fytyre te flasesh.

    2. antispiuni says:

      o Tahir llukuperbashta! ?
      Djali i Arben Frrokut tha ne nje interviste para ca ditesh se ti ke ngrene buke tek restoranti i frrokëve. ?
      Kaq per sot o koqe e lalës! ?

  1. Suferina says:

    E kuptoj mire pozicionion skandaloz e te veshtire te kesaj mazhorance e cila ka perballe vetem kafshe me fytyra kriminelesh, ajo qe une nuk kuptoj dot, eshte si nuk po levizin per ti gjykuar, qofte edhe ne gjykaten nderkombetare per tradheti te larte kombetare, shitje territoresh, vrasje shqiptaresh etj etj. Kete s’di kush do ma shpjegoje?

    1. Lillo says:

      Jane bere milionere dhe eshte thuajse e pamundur ti eliminosh.

      1. [email protected]@n Nolisti says:

        Bravo ,Saimir Katani !

        Foluni gjerat ne surrat dhe shkoqur !

  2. coli says:

    E cja ke bere mire Sales…po perpiqet si pula pa koke se po e kupton qe po i vjen radha edhe atij…bravo Sajo…

  3. njeri says:

    bravo Tahiri!

    1. SKORPION says:

      P car bravo mor,po ska ky fare kellqe te mate me Salen,e ka vetem sa per te thene.Me cole si peperoni do na beka kurvalliqe.Po ik ore trap se mbaroi ajo pune.

  4. kurreshtari says:

    Mjere ai milet se Popull nuk mund ta quash

  5. Aleksander says:

    Dhe pa piken e turpit permendin qe jane malesore !!!-I fundit edhe frroku…sa turp ! Keta jane veç llumi i malesoreve dhe BOLL e permenden qe jane malesore,se malesoret e thjeshte skuqen kur i degjojne .

    1. laramani njengjyresh says:

      Malesoret e leshit, ata jane lumpeni i shoqerise, injorante, te pabese e bukeshkale, te japin besen 24 ore e te vrasin sa del te pragu i shtepis se keshtu e ka kanuni.

  6. fjala artistike ne ekran, qeni qe leh nuk te kafshon kjo mesa duket vlen per dy palet,a thua te jete nja shfaqje per publikun .perderisa drejtesia nuk funksionon per te dy palet,sharlatanizmi po kthehet ne identitet politik

  7. Gjoli says:

    ESHTE ÇUDI E MADHE SE KUJT I ANKOHEN DHE NGA PRESEN NDIHME KETA TE “RINGJALLJES”KUR POPULLI I AUTORIZOI TE DENOJNE SALIUN,MEDIUN,LULIN,IMAMIN,BODEN E DHJETRA TE TJERE? EDHE SE NUK JENI(APO NUK DONI) TE ZOTET TI FUSNI NE BURG,PERSE PELLISNI NE KUVEND?.TE GJITHE I DINE POSHTERSITE,VRESJET,VJEDHJET,KUJT JA THONI E KUJT JA KEKONI KETE NUK PO MARIM VESH.

  8. Lluku babashta says:

    Bla bla bla. Fjale dhe vetem fjale. Vazhdoni e permendni sa here ndodheni ne veshtiresi Gerdecin, 21 janarin etj etj. Nderkohe qe nuk keni levizur as majen e thoit per ti zbardhur te gjitha keto dhe ai plak i qelbur qe akoma flet nga foltorja e kuvendit te filloje te flase nga banka e te akuzuarve. Perfundimi, korbi korbit nuk ja nxjerr syte!

  9. Yusuf says:

    Respekt Saimir Tahiri

  10. someone says:

    Ti mire ben qe i permend te gjithe, po ke harru veten ……. se sa ishe ne opozite te kane mbajtur me te grena e te pira ne lokalin e tyre ne kombinat keto Frroket qe shan sot ti, e u tregon lidhjet me krimin!!
    Ske faj ne fakt se ti je “ajka” e ketij vendi puritan

  11. gegetoske says:

    Me e forta per sot ka qene ME SHIKO NE SY, BURRACAK! Ai burri nuk te pa ne sy! E pashe se nuk ishte burre , sepse nuk i ngriti syte, por vetem i PICEROI!

  12. tuç maku says:

    eshte mesuar ai banditi vuçidolit mos te ja ktheje dysh por tahirio ti ka gamis te gjith ty more sali muti

  13. Flamur_Vlore says:

    ARRESTONI SRB-IN DHE CDOKEND KA LIDHJE ME KRIMET E KETIJ SRB-I TE DALIN PARA DREJTESISE!!! FBI DHE UE JENI SHPRESA JONE DHE E FEMIJEVE TANE!!!

  14. Skypion says:

    Bosi im Sali Ram Berisha mire ja u ben te gjitheve. Une e mbroj ne cdo shkrim se keshtu ma do puna, por mos ma vini re. Shpresoj qe Sali Berisha te fitoje zgjedhjet ne 2026 dhe te me japi ndonje post te mire. Ju lutem shume mos ma vini re kur i dal ne mbrojtje Doktorit. Kjo te ngelet midis jush edhe meje ju lutem shume. E kam shume frike Doktorin, tani eshte bere si Bishe e do te haje ndonje koke. Ruhuni miqte e mi.

  15. Lull says:

    Jo vetem me lafe
    Faleminderit

  16. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Malesoret i njoh mire si nga shkolla e mesme si nga universiteti por dhe nga ouna qe kam bere me ata .
    Ne se dikush ,i majte apo i djathte (( te djathte SAFI nuk ka me ne Shqiperi sepse i eleminoi VERUA ))) ,BETOHET ne BESE kete e ben jo se ja ndjen THELLE SHPIRTI ,por ben BE ne te RREME ( Genjeshter)) , per tia hedhur dhe kete radhe .
    Nuk e di se sa te perlyer ne veprime te pa-ligjeshme jane deputetet e te gjitha kraheve por di qe nje DUZINE Sosh jane te perzier ne veprimtari te paligjeshme .
    Komentuesit duhet te dine nje gje qe :
    Ligjerisht EGZEKUTII eshte i ndare nga LEGJISLATIVI dhe GJYKATA ,por qe jane te nderlidhur me njeri tjetrin me fije Underground ,dhe te dirirgjuar ne vendin tone te paktn nga Kreu i Egzekutivit .
    Por ne rastin ne fjale Edi Rama eshte per ne Kryeminister por nuk i ka duart te lira por te Lidhura sepse te gjitha qeverrite post-diktature pa dallim partiak kane qene qeverri KUKULLA ose REGJENCA ,ne kuptimin me autentik te fjales ,per pasoje SALIU me qe ra fjala apo te tjere nga te dy kampet mund te thone c’te duan dhe si te duan dhe ne fund te seances se radhes parlamentare ,te thone qe :
    Ju pergjigja ne ate menyre sepse ashtu me etiketoi me te padrejte .
    Ai qe te fuste ne DHE te gjalle ka vdekur ,prandaj flisni e talluni me njeri tjetrin dhe me kete popull budall qe u shikon ne drite te syrit qe ti gjeni pune .
    Po ku do gjeje pune ky shtet per 1 milion e gjysem njerez kur jane vetem rreth 300 mije vende pune ne Superstrukturen shteterore ne te gjitha fushat !

  17. Une says:

    O inspektore Gaxhe i dime kto qe thua ndaj i dha populli ato 1milion shuplaka,nqse mendon se i meriton thuaj sekretares tende te ulet para kompjuterit ti fol e ajo te shkruaj e bej kto kallezime aty ku kane vendin mos bej me bla bla ne parlament se nuk e ha me ky popull shown qesharak qe beni ju neper foltore!

  18. nardone says:

    sapo degjova Edin qe tha ne kuvend qe vetem saliun dhe leshin nuk doti coje ne gjygj qe ta morin vesh populli se kush jane keta,ore ti more vota per ta futur ne burg ate e te tjeret e jo per ti vene taksa popullit e per ngrejtur energjine e ku di une,kuvendi i ndrikullave eshte per tu fshire nuk kemi nevoje te paguajme injorantet me lojen e tyre aktoriale te peshtire zhgarravina.

  19. arben says:

    O Minister i nderuar! Ju dhame votat pa kursim, por ju keni frike qe ta fusni ate burrin ne burg pasi e ka mbushur kupen. Po nuk e bete kete Shqiperia nuk do te gjeje qetesi dhe kot sa flisni ne Parlament! Perpara ligjit jane te gjithe te barabarte dhe nese beni perjashtime kjo do te thote se keni frike!

  20. oso kuka says:

    po ju komentuesit e dini qe eshte detyra e gjyqsorit dhe jo e qeverise te gjykoje njerezit ?? sa te behen reformat ne drejtesi dhe te ndahen prokuroret dhe gjykatesit e ndershem nga ata te korruptuarit do ju dali tymi dhe ketyre!! kush do i hetoje apo denoje keta? pa shikonikush eshte ne krye te gjykatave ?? nuk te fut qeveria ne burg por gjykata!!!nuk jemi ne kohen e enver hoxhes ! drejtesia keshtu eshte ne gjithe boten me politikanet, e ngadalte ; por e rednesishme eshte qe nje dite ta beje punen e saj! rrofte shqiperia, rrofshin shqiptaret! dhe te jeni te sigurt qe para zgjedhjeve te 2017 te gjithe kokat e PD do jene neper gjykata e neper burgje ! per 2 vite do spastrohen gjykatat dhe do respektohet ligji! e keni pare sa i urte po behet ilir meta? edhe spartak brahos nuk po i degjohet me zeri ? do ju vije radha dhe ketyre ? mbase dhe PD FILLON BEN KATHARSIS NGA QELBESIRAT QE KA NE KRYE dhe te kerkoje zabatimin e ligjit njesoj per te gjithe!! kur tekene frike nga ligji politikanet athere do behet ky vend!

    1. Daja says:

      Me i sakti nga te gjithe eshte ky Oso Kuka…te gjithe te tjeret ia fusin por’dhes

  21. Albani says:

    jAM KUNDER TE GJITHE ATYRE QE THONE
    BRAVO TAHIRI DHE RESPEKT PER TAHIRIN.
    PERSE?
    SEPSE I THA BERISHES BURRACAK.
    KY ESHTE DENIMI MAKSIMAL I TAHIRIT PER BERISHEN?
    PER MUA BURRACAK ESHTE TAHIRI
    SEPSE NA GENJEU
    JA DHAME VOTEN SEPSE NA PREMTOI QE SALI BERISHA E KA VENDIN NE QELI.
    E MBAJTI FJALEN?
    JO.
    PRA KUSH ESHTE BURRACAKU?

    1. RRADIKAL says:

      po prit ore Alban,se nuk bohen punet me ngut……plaku mere e ka mas qafe.por me durim.

  22. stili> says:

    Mire e ke Albani por e keqja e nadhe na qenka dora vete z.Rama qe sot xeklaroj se kurre nuk do e paduse Saliun atehere nuk ia faj Tahiri i cili per hir te se vertetez ,eshte i suksesshem be punen e tij.Policua rebdj ligji po rivendosen cdo dite e ne mire me gjithe se ja shune lune per te bere

    1. Albani says:

      Normale,nuk e kane takatin.
      Amin,te vazhdoje,
      perdite dhe me mire urojme.

  23. bashibozuk Sali says:

    Nuk them dot asgje vete WWWWOOOOOOOW nje BRAVO te madhe TAHIRIT
    aq i poshter paska qe ai derdymen si ka nejt 8 vjet ne qeveri bashke me ate xhelefinen

  24. RILINDJA E LESHIT says:

    or TAHIR BITHA SALIU KA ME SE SHUMTI FENSA FESBOK 1MILION500.000 I DYTI ESHTE RAMA JU NUK KINI BITHE TA DENONI SEPSE SEPSE JE I VOGEL AC I VOGEL SI GAZETA TEMA

  25. shqip says:

    Kujdes me gjuhen Shqipe o tema. Jo “Njerezit tend” por “Njerezit tuaj”

  26. LORA says:

    Zoti Minister i Brendshem,verdikti I shenjteruar i 23 qershorit 2013 ka 21 muaj qe pret ndeshkimin e kryekriminelit dhe kryekusarit te historise,kurse ti na e quan sot burracak !!!!!!!!!
    Ja ,keshtu filmash bente edhe nano-kurva me krethemelesin e shtetit te shqiptareve,ne pese vite qeverisje 1992-1997.
    Nese keni mall per epoken e nano-kurvave,te jeni te sigurt se ju pret nje fat edhe me i dhjere se i tij.

  27. Mici says:

    Te Lumte z. Tahiri, ja keshtu flitet.
    Boll e duruam ate surrat te te qelbur me denglat e veta dhe ate b… turtullin e vet, qe te dy e kane vendin pas hekurave, boll me!

  28. Fitimi says:

    shkurt fare nqs keni fakte per keta njerez dhe per shume te tjer pse nuk filloni hetime apo ti drg ne qeli se me referate dhe orator ne foltore jemi lodhur sic jemi lodhur me skenat kur te fortet jan ne politik dhe bemat e tyre i di gjith mileti ky mezazh i drejt per drejt per #qeverin dhe #saimirtahiri

  29. bashibozuk Sali says:

    woooooow Saleh ku je

  30. bashibozuk Sali says:

    tema mi posto komentet

  31. flm says:

    Te lumte Tahiri

  32. Shkodrani UK says:

    Nuk asht vetem nje perplasje me Sali Kurve Vicidolin,por duhet te mobilizohet prokuroria dhe drejtesia. Ky pleh i Vicidolit duhet plase ne burg.Kurva plake edhe kur te jape shpirtin,ka me vdek me mut ne goje.

  33. hihihi says:

    Nuk ta ka fajin Saliu o Tahir.Fajin e ke vet,se ter kelyshet e Saliut i mbajte ne vende te mira,dhe ata birbo te tera cfar degjojn posht e perpjet,e shohin,ven e ja raportojn Saliut,te qena e te paqena.Ta ka fajin rradakja jote,jo Sala

  34. syceleti says:

    Shume mire por perseriteni historine me detaje cdo dite qe tu mbyllet goja. Ketyre ndyresirave qe jane mesuar te bejne gjera te ndyra e te kerkojne llogari te tjereve per gjerat qe I bejne vete.

  35. asnjanesi says:

    Vetem llafe e llafe pa kuptime. Populli i di te gjitha kush jeni ju politikanet dhe sa keni vjedhur e sa keni vrare. Populli i dha vota Rilindjes me shpresen e ndertimit te shtetit te se drejtes por jo vazhdimit te atyre qe la pergjysem PD.
    Populli eshte i ofenduar nga ju politikane te rastit. Ju e keni cuar vendin ne kulmin e egzistences se tij sado qe po e mbani fshehur. Nuk kerkon Evropa njerez te degjeneruar si ju , po nuk u shporri ju me politike do ti vije rradha copetimit te Shqiperise.

  36. Aldo says:

    E keqja jone eshte se ka njerez te inkriminuar ne te dy partite..mjere ne…te dyja palet akuzojne njeri-tjetrin..japing fakte, por asnje nuk arrestohet..vetem kur u bien ndesh interest ekonomike apo politike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje