Nishani: Hetim të plotë për cështjen Frroku e Doshi

2 Prill 2015, 13:00Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani u shpreh se mbështet një hetim të plotë në lidhje me çështjen Frroku dhe atë Doshi, të cilat po hetohen nga Prokuroria.

Presidenti Nishani kërkoi nga organet e drejtësisë që të kryhet një hetim i plotë duke ofruar mbështetjen e tuj, ndërsa shtoi se partitë politike duhet  të largojnë sa më parë personat e inkriminuar nga administrata.

“Presidenti i Republikës dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të komentojë vendimet e Prokurorisë dhe Gjykatave. Në një demokraci si vendi ynë sistemi gjyqësor është i pavarur.

Marrëdhëniet mes Prokurorisë dhe Parlamentit është një marrëdhënie që i takon strikt në bazë të Kushtetutës atyre.

Unë shpreh mbështetjene e plotë për institucionet e drejtësisë për të gjykuar në mënyrë të drejtë, transparente dhe paanshme që të kryejnë detyrën.

Dhe nga ana tjetër, në bazë të marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës të vijojë largimi i personave me të shkuar kriminale nga administrata”, tha Nishani. /gj.k/

7 komente në “Nishani: Hetim të plotë për cështjen Frroku e Doshi”

  1. tuç maku says:

    une them hetim te plote per çeshtjen e deputetit te partise socialiste kur ti ishe minister i oborrit o president idiot injorant

  2. Labi says:

    O tru thare. Pse mban peng reformen ne drejtesi. Se ajo drejtesia jote po mer ne qafe gjithe kete popull. te te vij tirp qe flet dhe ti o prwsident i PD

  3. Emigrant says:

    Gjalle qenka ky se nuk ka folur fare per kete ceshtje Ska faj se ka probleme me qokat.

  4. Politikani says:

    I pari qe duhet hetuar eshte ky gjoja president, qe ne fakt eshte shtojce e PD e Sali Kriminelit ne mbrojtje te krimineleve.

  5. Sammy says:

    Ku ishe ti o lali .Prokuroria mbaroi hetimin e coii dosjen ne parlament per heqje imuniteti,frroku do iki ne Belgjike Toma eshte ne arrest shtepie se dhe e hena eshte pushim.Je i pa kuptueshem dhe i pa lexueshem.Nejse Sali meta i di punet e veta…

  6. Tani i doli pija ketij te uruari ,po pse o nishan o aman kaqe shume pive andej nga arabiket ee. eshte me mire per ty ri dhe beje sehir se ste pyesim me ty ,te kane shnderuar ne nje shtonjce te politikes qe po fole dhe po nuke fole nuke ti ve njeri fjalet ne kandar.

  7. Arbeni says:

    Odeta, Odeta je bo si Ciljeta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje