Topi i thotë "Po" ftesës së Ramës

2 Prill 2015, 12:51Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga Bamir Topi i ka thënë po ftesës publike të bërë nga Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i PS-së, për bashkëpunimin e këtyre partive për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Vendimi i FRD është bërë publik nga Bamir Topi, i cili theksoi se koalicioni me Partinë Demokratike ishte i pamundur për shkak të qëndrimit tashmë të njohur të ish-Kryeministrit Sali Berisha ndaj FRD.

“Kemi vlerësuar pozitivisht ftesën publike, që gjithsesi të imponon që të pozicionohesh.

Ftesa që erdhi nga zoti Rama tre ditë më parë, për këtë arsye në vijim të një analize të gjatë dhe të thellë, FRD sot ra dakord jo për koalicion, se të hysh në koalicion ka etapat e veta dhe brenda një kohe të shkurtër, por ra dakord të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negociata.

Negociatat nuk bëhen thjesht për interesa elektorale, nisin me parimet më të rëndësishme që janë pjesë e programit të FRD për rëndësinë që kanë aktivitetet politike për të forcuar shtetin.

Është përgjegjësi politike, por edhe tregues se FRD është prezent në interesat e qytetarëve. Me shumë dinjitet do të shkojmë drejt këtyre negociatave, me qëllim për të qenë kontributor në zgjedhjet demokratike”, u shpreh Topi.

Asambleja Kombëtare e FRD certifikoi grupin negociator që do të drejtohet nga kryetari Bamir Topi, Gazmend Oketa dhe Sali Shehu.

Topi tha se ligji zgjedhor, i hartuar në mënyrën më të keqe të mundshme, detyron partitë të hyjnë në koalicione parazgjedhore.

“Ne duhet të jemi në sintoni me ata që kërkojnë formalizimin e shtetit, ka ikur koha kur kaosi shihej si mundësi. Slogani ynë mbetet për shtetin dhe qytetarët”, tha ai.

Në vijim Topi shtoi se në koalicion do të kërkohet respektimi i vlerave dhe parimeve të FRD-së, duke shtuar se do të synohet që në zgjedhjet vendore kjo parti të ketë një numër sa më të lartë keshilltarësh në këshillat bashkiake.

Kreu i FRD shprehu ktitika të forta edhe ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilin e krahasoi me një seksion politik të partive politike.

“Ish-Kryetari i KQZ sot është Sekretar i Përgjithshëm i një partie politike dhe kaq mjafton për të kuptuar sesi ka vepruar KQZ”, theksoi Topi. /gj.k/

27 komente në “Topi i thotë “Po” ftesës së Ramës”

  1. Alberti says:

    Ne te mire te vendit asnjehere nuk duhen pare mareveshjet bardh e zi.

    1. mario says:

      Rama-Ngjela-Topi bashke per shqiperine

      1. tani says:

        Ca eshte ky mhb ka mbledh edi gjithe te djathtet dhe ka lene gjithe te majtet jashte? Per ke po punon edi rama se per te majten jo, duket qe nga punesimi, premtimet pambajtura dhe vetem te djthteve po i lepihet, mos do gje qe te marri votat e djathta sepse majtat i konsideron si te sigurta edhe kur i shkel te majtet? Genjeshtar mosmirenjohes, voten e more per te rrezuar saliun dhe jo per bere koalicion me te djathte dhe saliun mos ta prekesh me dore, madje ai shefi yt, like meta ia ka dedikuar nje dite te tere ne parlament vetem saliut! Turp plehra

  2. t says:

    PO mblidhen edhe qelbesirat e tjera te mbetur rrugeve per nje kocke. Cpritet nga nje mosmirenjohes? Nuk do u dalin plehrat dhe do kemi grindje per kazanet.

    1. vlora1912 says:

      Dukesh ti krromash nga je , fedel i kermes deri ne vdekje.

    2. labi says:

      Mosmirnjehes per cfare, dhe ndaj kujt?
      Mjaft me kete stilin kanunor burra. Interesat e kombit duhen vene mbi hajdutlleqet personale. Duhet te vij edhe dita jone, qe qeveria te jete institucion pa firo ne sherbim te njerezve.

      1. jam says:

        ky Bamiri kur ishte president pse nuk i vuri interesat e kombit para cdo gjeje o labi,ky eshte nje Ilir meta ”i ri” dhe asgje me teper.

  3. gegetoske says:

    Sot te gjithe jane ne front kunder KRYEKRIMINELIT ! Bashkekriminelet SRB jane zvogeluar aq shume sa……… duhet te zhduken si fare e keqe!

  4. tironci says:

    po ky sikur ishte qender e se djathtes si parti…apo kush po e rru ne shqiperi…per nji karrike bejn alenanc dhe me djallin…ahaa ahaha

  5. ben says:

    Gallate me keto partite e vogla shqiptare,keto nuk kane as elektorat, asnje gje nuk kane,pervec se kane kryetar,dhe kryetari e ka private partine..Tre veta jane dhe te tre,jane caktuar per negociata, me kete rastin e kesaj partie personale te Topit. .Une nuk kuptoj pse nuk shkrihen keto fare partish,si te djathta ,si te majta.Me e forta eshte kur thone qe nuk bejme koalicion me partite e medha,eshte per te qesh dhe qare.

  6. nositi says:

    Po, edhe ish-presidenti i vendit sot ben koalicion te hapur me kryetarin e PS dhe “kaq mjafton per te kuptuar se si ka vepruar ish-presidenca “

  7. liri drejtesi says:

    Vendet bosh te punes,
    Iken e na lane,
    Shtepia bosh mbeti,
    PD e “varfer”,
    Bamir Topi i gjeti.
    Punon kali e ha gomari,
    Te na roje – Fabene Canone – Edi RAMA!!?? .

  8. Alphade says:

    Me behet qejfi qe FRD ka vendosur te negocioje me PS per koalicion
    per zgjedhjet e 21 Qershorit…!!

  9. KOZi says:

    Sikur nuk shkojne disa gjera : Tani Milo e Gjinushi duhet te bejne koalicion me Bashen????!!!!

  10. oso kuka says:

    ne shqiperi nuk ka politika te majta apo te djathta! ka vetem te ligjeshme dhe te jashtligjeshme!

    1. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

      Deshe te thuash qe te gjitha politikat ne Shqiperi jane te jashteligjshme…

  11. demokrati says:

    z.Topi me vjen shum keq per ju se simpatine e demokrateve e humbe ne kte rast. nje demokrat i vertete nuk mund te beje kurre koalicion me partite e majta.si mund te bashkohesh me ilir meten dhe edi ramen kur jane ata qe po e rrjepin kte vend.Me e ndershme do te ishte te ishe terhequr fare nga politika ose te dilje vete ne zgjedhje sesa te beje koalicion me te majten.Me pak fjale politika jone eshte nje k….. e madhe.

  12. basilius says:

    Ju zagaret e Berishes pse nuk keni folur kur PD bente aleance me LSI dhe komunitet e Milloshit?

  13. Uji i ftohte says:

    MUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU,BBBBBBBBBBBBBBBAAAAAAAAAAAAAAAMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMIIIIIIIIIIIIIIIIRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRPPPPPPPPPPPPPPPPRRRRRRRRRRRRRRRRROOOOOOOOOOOOOOOOOOOODDDDDDDDDDDDDDDDDDDUUUUUUUUUUUUUUUUUUKKKKKKKKKKKKKKTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTIIIIIIIIIIIIIINANOSDHEBERISHESMEVOTATEBLERAUBEPRESIDENT.

  14. Sh says:

    Topi dhe Ngjela shtojne rradhet e zagareve.

  15. Amaraldo Golemi says:

    Cfare ka ketu per tu habitur?! Kur I ka thene “JO” ky ndonjehere Rames? Ky gjithe jeten ka qene blu nga jashte dhe flake I kuq nga Brenda . Me kete qe beri te pakten I shpeton sikletit te dyzimit. I urojme suksese.

  16. Kruja says:

    Pas zgjedhjeve locale vijne ato te pergjitheshme. Rama ka interes te kete ne kuvend opozitare si Bamiri duke shporrur ne burg kriminelet si froku, tomi xheri, s’ali kriminelin, bash hajdut-kriminelin etj.

  17. analist-politolog Nurellar-Beu says:

    E paska bo analizen Bamka…

    Tu honger noi kofshe qingji te Dulja…

  18. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

    Me ne fund edhe Bamiri doli nga closeti.

  19. Gjeto says:

    Nuk te takonte Bamir. Si i djathte duhet te kishe mbeshtet pa kushte Gjergj Bojaxhi, ju dime te dyve burra te mire …

  20. mali says:

    Dhe une ashtu mendoj duhej te kishte mbeshtetur Bojaxhiun, formalisht, se ndonje vlere te madhe nuk ka mbasi ky flet vetem me heshtjen e tij.

    Eh more Bamke e humbe rastin per te lene emer ne histori, mbas 21 janarit duhet te kishe dorezuar presidentin. Nuk e bere. Ri tani ploteso garnituren e Rames.

  21. nuri says:

    Asgje e papritur, Topi ne origjine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje