Zgjerohet koalicioni qeveritar/Rama marrëveshje edhe me partinë maqedonase

2 Prill 2015, 12:57Politika TEMA

Në kuadër të aleancave për koalicionin e mazhorancës në zgjedhjet e 21 qershorit, Kryeministri Edi Rama ka arritur një marrëveshje me kryetarin e Partisë Maqedonase, Edmond Themelko.

Me anë të një fotoje në rrjetin social “Twitter”Rama shkruan “me Themelkon kryetar i partisë maqedonase e i Bashkisë Pustec, pas marreveshjes për futjen në koalicionin fitues:-)”.

Në radhët e koalicionit të mazhorancës për zgjedhjet e 21 qershorit, përveç dy partive kryesore qeverisëse, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, është afruar edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që ë zgjedhjet e shkuara ishtepjesë e koalicionit të Partisë Demokratike. /gj.k/

5 komente në “Zgjerohet koalicioni qeveritar/Rama marrëveshje edhe me partinë maqedonase”

  1. zambi says:

    Po beheni si PD para 23 qershorit qe nuk la parti anonime pa marre ne kualicion.

  2. raimond vlonjati says:

    Shume keq.

    Edi po I ben faktor ne politike ca parti mikro te vogla qe kane edhe programe jashtezakonisht armiqesore kunder shtetit shqiptar,
    Kur ne fakt keto parti duhen nxjerre jasht logjit se me programet e tyre cenojn rendim kushtetues ne Shqiperi

  3. liri drejtesi says:

    Edhe ato vende pune qe ishin bosh apo do te boshtiseshin po i marin aleatet e kolltukut te Edi Rames. Dikush mund te thote se je driteshkurter.Po ashtu duket. Por, varet se nga cfare pike e shikon punesimin. Si i punesuar apo si i papune ne pritmeni. Si varfer apo si i siguruar materialisht. Si Cocialist apo si kolon. Etj.

  4. mallakastrioti says:

    @@ Nuk e dija se Shqiperia “Demokratike” ka Parti Maqedonase…ore sa antare ka kjo Parti???dhe sa mundesi ka qe ta coje vendin tone Perpara??
    1-ja Shoku Ilir Meta, me “Integrimet” e Partise se tije i ka sjelle Miletit Shqipetare shume “Bollek”…he tani ne Popull shoku Ilir Fute veten e tije..dhe gjithe ata qe mbane pas, te tjeret..jane “Kallaballek Kokepalar”..
    2-Ja na doli ku “Maqe-taqi-” dhe do na behet Koalicjon me Ramen??
    po do edhe ky i “Shkret” nje karrige qe ti kete “Hije Kullaroja”…se sa per te Kullarisur Kullandrisur, kemi ne ne Shqiperi sa te duac…o te na rroni…ju pacim dhe na “Rruaci” themi ne pshataret qe ruajme vetem turmen e Bagetive…se sa per punet e Dovletit kemi 137-Parti-politike ne Shqiperi..pritet Miratimi i themelimit te Partise se kafsheve..lol

  5. Uji i ftohte says:

    Nuk eshte veprim i gabuar,por Rames kurre nuk i falet gabimi qe beri me marrjen ne koalicion te FRD(fare deri)te Bamirit qe eshte produkt i Sali Berishes dhe Fatos Nanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje