Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka konfirmuar krisjen me PD-në për Bashkinë e Durrësit.
“Prej disa kohësh kam kërkuar që e gjithë opozita të ketë një diskutim të përbashkët për të caktuar kandidatët. Çdo vonesë është e gabuar, sidomos për opozitën. Mendoj që opozita nuk duhet të vlerësojë vetëm kandidatët e partive, por të shohë përtej partive në mënyrë që të gjejë kandidatët e duhur për qytetarët. I kemi përcjellë PD-së prej kohësh një marrëveshje politike, por nuk kemi marrë përgjigje konkrete.
Me ndarjen e re territoriale, ishte e domosdoshme që të uleshim e të diskutonim. Për Durrësin sondazhet treguan se zoti Duka do të ishte fitues, por vonesa sjell shqetësim pasi të organizosh fushatën nuk është e lehtë.
Mospërgjigja krijon probleme, sidomos kur propozimi i Dukës erdhi nga vetë PD-ja.
Tani jemi në proces negocimi dhe të shpresojmë që të arrijmë në angazhim të përbashkët për të fituar Durrësin.
Opozita është gjithmonë e vështirë dhe marrëdhënia PD-PR është historike.
Ajo çka i kemi parashtruar, nuk është se do i imponohemi për zona të caktuara me kandidatët tanë, por duam të diskutojmë mbi individët e duhur që t’i mbështesim bashkarisht”, tha Mediu në “Top Story”.
Po nëse PD refuzon Dukën, cili do të jetë vendimi i republikanëve?
“Nuk përjashtohet mundësia të dalim me zotin Duka në zgjedhje dhe PD-ja me kandidat të sajin.
Sondazhet thonë që 80 përqind e mbështetësve të PD-së e duan zotin Duka.
Drejtuesit politikë në Durrës kanë qenë të angazhuar për mbështetjen e tij.
E djathta duhet të synojë të jetë bashkë, edhe elektorati çam është i djathtë”, deklaroi Mediu./b.l
Nje Shqiperi me 3,5milione banore dhe kemi nja 40 parti .Kjo tregon se sa te nje mendje jemi si komb. Tek ne egziston vetem mosperputhja e mendimeve dhe percarja krahinore e fetare. Kot mundohemi te bejme perpara sepse ne i bejme gropen njeri-tjetrit. Nuk mund te vazhdohet me keshtu vetem mjerim dhe pasiguri kudo. Mos ka ardhur koha e mbylljes se kapitullit Shqiperi?
U nze Mediu pazar te madh ka Duka per tu bere kryetar i Durresit , Medi Gerdeci kerkon te pasurohet me kondidatet , Duka eshte i majm, mbase edhe kondidati i Lulzim Basharit eshte i majm, ketu eshte lufte parash …
O Fatmir,nuk te mjafton partia qe te dhuroj plaku Godo po na del edhe perfaqesues i cameve kur thua camet jane te djathte ?…E ke nga vetja apo ta ka lene amanet daj Sala ?
Mehdiu me Shkelzenin e kane vendin ne burg per Gerdecin, Aldua duhet tu beje fresk atje.
Behet fjale per ‘DUKEN E KRIMIT’ sic e quante Sala apo Fatmiri Mendon se shqiptaret kane memorie si te peshkut? ! Ska faj se drejtesia e harroi Gerdecin! O TEMPORA O MORES!