Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli dje të pafajshëm të akuzuarin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku.
Vendimi ishte shumë i diskutuar jo për faktin se u shpall Frroku i pafajshëm, por mënyrën e dobët të Prokurorisë për të ndërtuar provat dhe vërtetuar akuzën e ngritur.
Por ky është i veçse i fundit në radhën e gjatë të proceseve gjyqësore të dështuara, raporton Vizion Plus.
Procese gjyqësore, te cilat ligjërisht kanë mbetur pa autore, ndërkohë që në më të shumtën e rasteve procedura ka diktuar dhe përfundimin e tyre.
Për dosje të tilla prokuroria ka kërkuar gjithnjë dënime të ashpra për të akuzuarit por në fund ato janë mbyllur me shpallje pafajësie dhe mungesë provash.
Zamira Durda që humbi djalin 7 vjeçar, shpërtheu në lot dhe zuri për disa minuta derën e sallës kur gjyqtari lexoi vendimet për 28 të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit. Në mars të vitit 2012 trupa gjyqësore dha vendime disa herë më të ulëta se ato të kërkuara prej prokurorisë dhe rrëzoi akuzën për vrasje në bazë të të cilës kërkohej burg përjetë për të akuzuarit kryesorë të tragjedisë që u mori jetën 26 personave.
Pas apelit dhe kryerjes së një pjese të mirë të dënimit në paraburgim drejtori i kompanisë Albademil Mihal Delijorgji u lirua,drejtori i Fabrikës së demontimit Dritan Minxholli e ish drejtori i kompanisë Meico Ylli Pinari përfituan liri me kusht ndërkohë që Sokol Ngjecit, mbikëqyrësit të kompanisë i kanë mbetur vetëm pak muaj vuajtje dënimi. I njëjti skenar do të ishte dhe për vrasjet e protestës së 21 janarit 2011.
Edhe në këtë dosje dy vite më parë prokuroria kërkoi dënime të ashpra por sërish pafajësi. Organi i akuzës kërkoi dënimin me 23 vjet burg për ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg për gardistin Agim Llupo. Por në vendimin prej afro 40 faqesh treshja gjykuese arsyetoi se akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese” nuk qëndron, pasi nuk provohet fakti se viktimat dhe të pandehurit njiheshin më parë mes tyre, e për këtë arsye të ketë ekzistuar vrasja me dashje.
Edhe në këtë rast prokuroria kishte gabuar sipas gjykatës e cila duke ndjekur këtë logjikë pranoi vrasjet, por rrëzoi prokurorinë rreth natyrës së veprës penale, e cila pretendonte që nga fillimi i hetimeve për vrasje me dashje. Për shkak të procedurave përfundoi dhe odiseja katërvjeçare e procesit gjyqësor për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha.
Në nëntor të vitit 2012 Gjykata për Krimet e Rënda shpalli fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e shqiptaro-maqedonasit, të pandehurin Ilir Kumbaro, duke e dënuar atë me 15 vjet burg por në mungesë pasi ish shefi i SHIK iu arratis dhe drejtësisë Britanike nga ku pritej të ekstradohej.
Po ashtu fajtorë u shpallën edhe dy të pandehurit e tjerë, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi por përfituan nga amnistia e 100 vjetorit të pavarësisë duke shmangur kështu dënimin me burg. Ka edhe raste te tjera më pak të njohura, kur akuza nuk arrin të provojë pretendimet e saj ne gjykatë, por ne asnjë rast, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dështimet.
Rasti i Frrokut, që rrezikonte dënimin përjetë, sot është i lirë, është më i fundit që e çon peshën e përgjegjësisë ne organin e drejtuar nga Adriatik Llalla.
DUHET RRRRRREEEEVOLUCJON NE DREJTESI HAJDT TE NGRIHEMI VLLEZER DHE MOTRA TE ZHDUKIM KTO PLERRA TE DRREJTESIS QE DREJTESI NUK QUHET KOHA NUK PRET SA NUK ESHT VON?
Edhe per kete,sipas korrakve te tritolit,fajet i ka Sala!
Mire I ke numeruar e boll ke lene pa numeruar por problem eshte ..
-Cbehet me keta lloj prokuroresh ????!!!!!!
Keta as qe ua ndjen se si shkon ceshtja dhe fajin e degtisin te gjykata por nuk eshte keshtu….
Ti or ti I dashur prokuror I ke fajet se nuk shkohet ne gjykate me pacavure por me dosje te kopsitur mire me prova te mmbeshtetura ne ligj dhe ne kete rast gjykata nuk ka se nga ja mban ….
Por cti besh??!! NUK DUAN TE BEJNE REFORME DHE KETA PROKURORE NE VEND QE TE SHKOJNE TE RUAJNE DHITE NGRIHEN NE PEWRGJEGJESI .. BEJNE PARA , BEJNE VILA E POPULLI ?????!!!!
O Daja-eshte fiks ajo qe thua ti. Nuk ka gjykates te beje numra kur ceshtja shkon ne gjygj me prova.
A e ke vene re qe te gjitha ceshtjet e rendesishme, si per cudi eshte caktuar gjithmone prokuror Anton Martini?! Ne Prokurorine e Krimeve te Renda ky prokuror etiketohet me epitetin “prokurori i ceshtjeve te deshtuara”.
Te plepat duhet me i Cfare gjykateset tone,do thot mesila!
Te jap dorheqjen Llalla
Shum e kollajshme zgjidhja per prokurorine: nese gjykata jep shum me pak se ate qe kerkon prokuroria, atehere prokurori jep automatikisht doreheqjen. Nuk ekziston asnje gjyqtar, qofte dhe me i korruptuari, qe pasi prokurori t’ja kete kopsitur dosjen me prova shkencore dhe deshmi, te mund te jape me pak se ate qe kerkon prokurori. Prokuroria eshte institucioni me i korruptuar dhe me i paafte ne sistemin e drejtesise shqiptare.
Kjo historia e Frrokut u kthye ne legjende dhe po prodhon histeri kolektive. Mos valle prokuroria ja ka futur kot me akuzen duke u bazuar tek nje deshmitar idiot? Mos valle prokuroria gatuan keshtu qindra dosje cdo vit duke akuzuar dhe burgosur njerez kot. Dikush duhet te mbaje pergjegjesi per keto ceshtje. Media e ka kryqezuar Frrokun duke besuar prokurorine. Jo se Frroku eshte kristal i paster, por mbase nuk e ka vrare ai ate komisarin problematik qe bente si Skenderbeu dhe zihej me gjysmen e Tiranes.
DORI PSE GJYKoN SI NJE KALAMA 10 VJEC ?
sa keq kurr lexon kto komente si ty ketu fatkeqsi qe kjo toke mban mostra akoma si puna jote qe perkrahin kriminelet.po shiko cfar veprimatarie ka pas banda e frrokut ta kuptosh duhet denuar apo jo? bandat e
prostitucionit dhe droges denohen kudo ne bote. kshu qe ti flet kot E DYTA ketu jane me qindra raste qe shteti ligjor nuk fuksionin dhe gjykatsit e prokuroret bejne sipas qejfit nxjerrin kriminelet e hajdutet nga burgu ose si denojne si duhet .
krimi e korrupsioni ka kap majat pse si denojne ish pushtetaret qe kane vjedh fonde publike dhe kane shperdoruar detyren ? me leket dhe taksat tona kta kane tall bythen dhe kane ber si kan dashur.mafia e prokurove e gjyqtarve duhet shporrur urgjent ja kete te thuash ti DORI qe femijet e tu e te mi neser te jetojne ne paqe se kta e kane shkateruar kete vend po i fusin shqiptaret ne lufte mes tyre dhe po i bejne t gjith krimnela po i cojne ne vetgjyqsi ne shume raste etj
kta prokurore mafioz jo vetem qe te shkarkohen ta harrojne kete gje por do japin llogari per krimet qe kane bere dhe korrupsionin ne gjykata do denohne shume here me shume se krimenelet e vertete dhe hajdutet burg 25 vjet sekustrim pasurie si e ka gjith europa e bota duhet te kishte ardh kjo dite me kohe por ne jemi popull idiot per nje gervishtje makine vritemi mes nesh dhe kur vjen puna per kto ceshtje madhore nuk cohemi te gjithe ne kembe te dalim ne shesh me parulla ne duar ku eshte shkruar POSHTE MAFIA E PROKURORVE DHE GJYKATESVE vetem nje revolucion pa bindje politike dhe t gjith bashke si popull te dalim te shporrim kete te keqe te madhe qe na ka kapur.mafia nuk ka krahe politike ata jane te gjithe bashke e kane pjes te lojes se tyre qe te na percajne .
E kuptoj zellin tend se eshte gje e madhe te besh komente online duke vene siper cfare emri te do qejfi. Mafja ketej, mafja andej…llogje pazari gjithe diten. Ke akuzuar nje njeri per vrasje dhe tani qe doli i pafajshem, ne vend qe te ulesh koken poshte dhe te kerkosh falje, akuzon edhe me shume. Po t’i shkruaje keto komente me emer dhe mbiemer, me adrese shtepie, do te te vinte fletethirrja e gjyqit dhe do denoheshe per shpifje. Pastaj mbase, them mbase pa bindje, do beheshe njeri dhe do e masje fjalen perpara se ta thote. Boll permendet emra njerezish duke i akuzuar sipas deshires.
Ketu vetem me kanun te Leke Dukagjinit me marre hakun se drejtesi ne Albanistan nuk ka…!
nuk jane deshtime por suksese te prokurorise ne mbrojtje te krimit dhe te mafies.Kur problemet dalin sheshit prokuroria me qellim nderton dosje duke hequr prova dhe kerkon denim kapital. Cilido gjykates dhe i pa afte eshte ne gjendje ti rrezoje.Reforma ne drejtesi duhet te filloje me pastrimin e prokurorise gje qe fituesit e njemilion presheve nuk duan ta bejne.
O Kastfriot!!
Me vjen keq qe nuk e ditke qe Llalla kurohet per depresion. Ai ben seanca te rregullta kurimi per kete.
Ti duhet te pyesesh me te drejte : pse i mbyll syte presidenti per kete fakt?
Po Ministria e Drejtesise, a thua nuk e di? Po Parlamenti?
me shume prova grumbullojne avokatet se prokuroret..kjo eshte ose nje loje e prokurorise ose mundese profesionalizmi..bejne akuza pa prova bindese..arrestime te paligjshme..etj..kjo eshte nje loje e rrezikshme qe po ben prokuroria..por ne favor te kujt po ben keto lojera???..kjo eshte per tu gjykuar
As ZOTI nuk na ndimon dot per drejtesi ne SHQIPTARVE se kur e patem e perbaltem e perçudnuam e tallem dhe menduam se kjo drejtesi esht me e goditura, pijini lengun ksaj drejtesie dhe beni kujdes mos e gerricni bythen me ata njerez qe kan para ose pushtet se ju zhdukin me far e me fis dhe nuk i ndodh azgje atyre se mbrohen dhe ne qoftese ndalohen me dit i marin dhe miliona shtetit nga parat tuaja pra nga taksat tona dhe paguajn gjykatat,nese duam te shpetojm si popull nga mafja gjykatave shqiptare o duhet te largohemi te ter nga ky vend, ose duhet ti mbyllim mostrat e mafjes se drejtesis te ter me nje sall dhe vetem c4tra na shpeton nga ky hall i madh,zgjidhje tjeter nuk shof per vete.
Dwshtimet e prokurorwve vijnw pwr dy arsye kryrsore:
1.Shumw prwj tyre janw dru me pre plepash, u pwrgatitwn nw kurset 6 mujorw tw Salipordhws dhe janw tw paaftw edhe per tw prerw plepa pwr fabrikwn e letrws e jo pwr tw qenw pjesw e organit tw akuzws, qw wshtw shndwrruar nw njw figurw malesoreje qw i wshtw kwputur kurrizi prej …twrkuzws.
2. Edhe ata tw paktw prokurorw qw mwtojnw se kanw njwfarw ideje se c’wshtw akuza, nuk bwjnw dot gjw, ngaqw i kapur pwr fyti, edhe kwta…twrkuza”
twrkuza e Saliut tw lindur kriminel dhe agjent i UDB=sw,
twrkuza qw shtwrngon gryken e thesit tw parave qw ata zhvatin
twrkuza e ushkurwve qw lidhin duke vajtur nwpwr motele, pasiqw janw ngopur e velur me para, nuk u kwrkojnw klientwve lekw, por…pedh, sic ua shqiptonte njw prokuror malok kwtw fjalw grave hallexhesha qw i shkonin nw zyrw me zarfe nw dore…
3. Dhe sw fundi, ata dwshtojnw jo se gjyqtarwt janw mw tw zotw se ata, madje, jwnw zi e mw zi
Pa u bwrw spastrimi gjeneral i gjirizeve tw prokurorisw e gjykatave prej kwtyre monstarve tw twrkuzws, duke filluar nga gjingjonwt, Cefat, nishanwt e duke zbritur gjer te prokuzorrwt e tw gjitha niveleve as nuk do tw ketw drejtwsi nw kwtw vend as procese tw drejta e te verteta gjyqsore nuk do tw ketw vecse farsa, komedira gjyqwsore.
Dhe e fundit: Reforma e pretenduar nw drejtwsi, qw duhet tw jete njw fshesw, njw pastrim “kimik” i gjyqwsorit dhe i organit tw akuzws, kur do bwhet, si do bwhet, se drejtwsia nw shqipwri ka vajtur aty ku s’ mban mw, sa populli po kthehet cdo ditw e mw shumw tw vetwgjyqsia.
peshen e pergjegjsise te Adriatik Llalla
Adriatik Llalla na thot gjith shqiptareve mbajeni me shkum
ai ate detyre e ka menyr per me u pasuruar, dhe me dal i pa lagur
shqiptaret u ka mbet kanuni i Lek Dukagjinit
vetem kanuni gjen drejtesi
Llalla edhe per arrestimin e Frrokut dhe Tomes donte miratimin e kuvendit per me dal jasht pergjegjsise
me vjen cudi me ca shqiptar presin Llallen tu bej drejtesi
Kape pushken e plasja ballit qenit,…vetmem ashtu lahen hesapet
Po per akuza te rreme perse prokurori qe deshton ne to nuk merret ai ne pergjegjesi ; te pakten shteti t’i ndaloi rrogen , ose ose parat per demshperblimin e te akuzuarit ti paguaj ai vet .
Ndaj ketij skandali nuk pati reagim nga PS-ja,SHBA-ja!
Persa i perket rastit eshte me mire te pritet vendimi i Gjykates se apelit, e cila gjithsesi do ta kete shume te veshtire per te ndryshuar vendimin. Nese gjykata e faktit ka provuar se deshmitari ka ardhur 4′ pas kryerjes se krimit atehere ai eshte deshmitar fallco (jallan shahit). Shume vite me pare eshte botuar i perkthyer nje roman policor japonez “Nje loder me orarin e udhetimeve”. Ne qender te romanit eshte trajtuar kryerja e nje vrasje. Vrasesi kishte shfrytezuar vetem kater minuta per te kryer krimin pikerisht kohen kur ndroheshin dy trena. Pra keto kater minuta jane te mjafta per te kryer nje krim e te mjafta per ta shpallur deshmine e reme. Te tjerat klasifikohen si dyshime e çdo dyshim shkon ne favor te te pandehurit. Persa i perket “deshmitarit” me beri pershtypje nje fakt tjeter. Pse ai u paraqit ne gjyq me emer te rreme? Ne gjyq duhej te paraqitej me emrin e vertete qe te behej i besueshem e ne rast se rrezikohej jeta e tij mbas perfundimit te gjyqit shteti t’i ndryshonte identitetin e ta siguronte brenda ose jashte vendit.
Shume po peredoret shprehja”per procedure” duke nenkuptuar me kete se mund te jesh fajtor, por shpeton se nuk eshte zbatuar ligji. Procedure do te thote ligj. Zbatimi i ligjit sjell gjithmone nje ndeshkim te merituar. Nuk mund te denosh nje njeri me theniet e nje deshmitari qe nuk ka qene i pranishem ne çastin e kryerjes se krimit. Nga ana tjeter edhe i dyshuari verteton se ne kohen e kryerjes se krimit ka qene ne nje vend tjeter, pra ka dhene nje alibi te besueshme. Atehere? Nese eshte keshtu procesi do te deshtoje. Po sikur i akuzuari te jete vertet i pafajshem e te kalbet per gjithe jeten pa te drejte ne burg e vrasesi i vertete te endet i lire. Nje ceshtje qe duhet te rregullohet per mendimin tim me ligj eshte ekspertiza. Ne kushtet e sotme i akuzuari nuk ka te drejte te paraqese ekspertize. Kete te drejte e ka prokurori ose gjykata. I pandehuri ka te drejte te beje vetem verrejtje, te cilat i pranon ose jo prokurori gjate hetimit.Ne perendim ekspertizen mund ta kerkoje kushdo. Nese ka ekspertiza kontradiktore eshte debati gjyqesor ai qe do te percaktoje me te sakten. U permend ne shtyp se eksperti ka gjetur gjurme baruti, por menyra e sigurimit te kesaj prove-sipas tij- eshte bere duke shkelur rregullat. Kjo mund te jete e vertete e nese eshte keshtu eksperti me ligj ndalohet te beje vleresime juridike. Detyra e tij eshte te jape perfundime tekniko shkencore e jo juridike.
Proceset penale kane tre shkalle. Te mos demoralizohemi por te kerkojme njerez te paster ne drejtesi dhe ngritje te nivelit profesional. Ka plot raste kur fajtoret mbeten jashte per mungese provash edhe ne vendet perendimore sepse eshte me e drejte sesa nje i pafajshem ne burg. Kurajo