Refuzimi i Agron Dukës / Basha shpjegon se Berisha si i deleguari i PD në Durrës, nuk qe dakord

4 Prill 2015, 19:03Politika TEMA
Refuzimi i Agron Dukës / Basha shpjegon se Berisha si i deleguari i PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha i ka dhënë një shpjegim befasues kandidatit të përbashkët të PD dhe PR për Bashkinë e Durrësit, Agron Duka.

Duka, i cili kishte marrë zyrtarisht mbështetjen e Bashës dy javë më parë, u refuzua papritur dy ditë më parë.

Refuzimi ka acaruar raportet e Partisë Republikane me Partinë Demokratike dhe mund të fusë në krizë koalicionin opozitar.

Por, Basha nuk është tërhequr.

Gjatë një takimi që Duka dhe Basha kanë pasur ditën e premte, Basha i ka dhënë Dukës dhe shpjegimin zyrtar për refuzimin.

Sipas Bashës, faji kryesor për këtë keqkuptim qëndron tek Fatmir Mediu, pasi ky i fundit duhet të ishte konsultuar më parë me Sali Berishën, i cili sipas Bashës, është i deleguari i PD për degën e Durrësit.

Edhe pse e gjitha ngjan si humor, kjo është shqiptuar me qetësi nga Basha në takimin me Dukën.

Me këtë shpjegim, Basha ka mbrojtur pozitën e tij si “kryetar” dhe ka “fajësuar” të deleguarin e PD në Durrës, Sali Berisha, i cili është fyer, pasi Mediu nuk i ka marr mendim më parë për këtë cështje.

Shpjegimi zyrtar i Bashës për Dukën i jep fund dhe seriozitetit të raporteve mes PD dhe PR, duke rrezikuar që PR të hyjë e vetme në zgjedhje.

19 komente në “Refuzimi i Agron Dukës / Basha shpjegon se Berisha si i deleguari i PD në Durrës, nuk qe dakord”

  1. arber1468 says:

    Aman të ikë kjo palo PR. Vdiq Godo vdiq PR. Të mbahet me idealistic e “djathtë” Duka.

    1. rovigo says:

      PR.e vdekur ka qene por kuptoje mire se ka vdekur edhe PD. Hajttttt.

  2. heu says:

    O Gon Duka po pse more burre kujton qe je viktima e fundit e Fatmir Mediut?? Je vetem ajo e radhes. Ky Cam bir kurve nuk ka shoke por vetem gjen viktima… Konsultohu dhe shoket e partise ne Durres ose ne ish-viktimat.

  3. Positive-Vs-Negative says:

    Sado qe PR eshte nje parti servile qe fatkeqsisht quhet parti , prap Duka mbetet figura me e mire per Durresin. Por kur mendon se deputet eshte bere YLLI SHEHU (cope mishi me dy sy) me mire te mos jete as Duka kandidat.= pa zgnidhje

  4. vlora1912 says:

    I deleguari Dursit o koqe , ai eshte kryetari defactto i Pd o lulushe karabushe.

  5. Miti says:

    Ky eshte nje poshterim qe i behet Agron Dukes, i cili nuk ka kerkuar te behet kryebashkiak, ate i a ka kerkuar Basha.
    Tani qe Basha jep kete pergjigje, te jape pergjigje se pse nuk eshte konsultuar me “te deleguarin” Berisha kur i a ka bere kete propozim Dukes.

    Duka eshte disa here i poshteruar nga PD_ja dhe ne se rri ne koalicionin me PD-ne, atehere ta mbaje kete turp per vete e jo per Partine Republikane.

    Fatmir Mediu luam me shume porta por ne rastin e Dukes duhej te ishte serioz.

  6. Billy says:

    O i shkreti Lul ç’e gjeti. Hall me burre e hall pa burre, hall te mos martohesh kurre.
    Hall te jesh kryetar se s’te pyet kush.

  7. bekim says:

    bekim
    Loje e trashe.Berisha I ka thene Bashes qe ta kaloje refuzimin per Duken si kandidat I Dr. tek “I deleguari” I Dr. qe na qenka zoti Berisha. Zoti Berisha e ka quajtur Agronin DUKA I KRIMIT , dhe nuk e honeps ta pranoje si kandidat per krystar bashkie te Dr. sepse beteja per anti kriminalizimin e politikes nerr fund.Brisha e di mire qe PS do ta sulmoje Duken me fjalet e Berishes,dhe Kete te fundit si njeri pa moral qe tjeter thote e tjeter vepron. Personalisht besoj se Vangjushin e mund vetem Agron Duka.Figurat e PD te denja per Durrsin Jane larguar nga PD per faj te Berishes,dhe tani Gjushi e ka porten te hapur per te menderosur akoma me keq Durrsin qe i prishi lulishten 1 Maji ne mes te qytetit per te ndertuar nhe pallat te madh qe I ka zene frymen Dr.
    Gjushi prishi,lejoi te ndertohet nje kompleks Brenda detit,andej nga Vollga qe I ka zene pamjen detit,si dhe prishi shatervanin historik Para bashkise dhe eleminoi plazhet publike duke U a dhene private qe te mbushe xhepat e vet.Ka dhe te tjera , si prishja e zbulimeve arkeologjike prane ish komitetit tePPSH , qe te ndertonte pallate per pasurimin e vet vetes etje….

    1. Petro says:

      Asnje presje nuk shtoj nga ato qe thote Bekimi.Madje do te shtoja edhe shume te tjera.Po realiteti eshte ky.PD e Durresit keshtu e katandisen dhe zgjidhja e vetme do te ishte te kandidonte Duka.Ne mos lojtar rezerve eshte Kastriot Islami.Fund i turpshem i nje partie qe lindi si antikomuniste me ne krye komunist.Po dhe fund i natyrshem.Qytetaret e Durresit do te dine te votojne.Rendesi ka qe Dako dhe ata qe i shkojne prapa te shporren, ndryshe betoni do te zere qorrazi gjirin e Lalzit dhe kepin e Rodonit.Pjesa tashme nuk do te ishte vetem e Dakos po dhe e parise mafioze te Tiranes.

      1. Aleksander says:

        Duka le te kandidoje si i pavarur .

  8. kely j. andress says:

    Duka duhet te hyje I vetem ne zgjedhje se mund te fitoje. Jo se eshte me I miri nga te tjeret, por eshte me I mire se kandidatet kundershtare. Gara do te dale ne balotazh dhe ne fund Duka do te fitoje.

  9. lavdosh says:

    Ose me sakte PR eshte mbajtur gjithmone me patericat e PD-se.
    Edhe ne kohen e Godos PD i leshonte lemosha.
    Keshtu ka ndodhur me te gjitha partickat ne Shqiperi

  10. lavdosh says:

    Keto qurravitjet e Lul Bashes tregojne katerciperisht qe ai nuk eshte Lider.
    Qurramanet nuk jane Lidera dhe nuk bejne kurre prokopi.
    Lideri i vertete merre pergjegjesi per cfare ndodh, dhe jo te ankohet per cdo gje.
    Per Lulin fajin e kane gjithmone te tjeret. Behu burre ose lija vendin dikujt tjeter

  11. alban says:

    eeeej gallate lulka e kallxon gogolin te duka i krimit

  12. Esbo says:

    Po thoni o njerez qe Shkelzeni mori euro nga V Dako 1 ose 2 mil€ si garanci qe kandidat i opozites te mos jete A Duka dhe Vangjo e ka rrugen autostrade prape per ne bashki dhe leket qe do hidhte ne fushate ja jep Zenit dhe Hepi End

  13. kaqi i zi antikomunist says:

    Kryesorja eshte qe koalicioni i majte do fitoje thelle,por se kush ja futi dhe nxorri , njerit apo tjetrit ne pede dhe pr pak na intereson.Me cpo duket lulushi po pergatitet per te dale ne pension dhe sala do kthehet ne krye te pedes si shpetimtar.

  14. askushi says:

    Fatmir Mediu duhet futur ne burg per Gerdecin. Lereni rehat Tom Doshin se ju solli ne pushtet. Me vjen keq per çamet por Mediu si ka perfaqsuar ndonjehere. As ai as Shpetim Idrizi ose si thot L Basha sahanlepirsit qe vine rreth e qark.
    Vangjushi eshte mafia, por jo vetem ai dhe qendra ne Tirane qe e perkrahin. Sipas kriterit te Rames qe nuk duhet te rish shume kohe kryetar bashkie, si ne rastin e Shpetim Gjikes, atij te Fierit etj po ky pse rri?

  15. Andrea says:

    Duka i “krimit” duhet ta kishte kuptuar qe me pare se PD nuk don me i hap deren se ai eshte nanoist, xhuvelist, medist, e shume ista te tjere.

  16. stili> says:

    Kryetar eshte lulushi por komandon Saliu ,si kjo arti e madhe kurve keshtu eshte edhe e vogla Rdpublikanja,kurvice e vogel,por ska gje per ti bere varrin ketij populli bashkohen ; si perhere,,,,,,!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje