Partia Demokratike ka protestuar në qytetin e Vlorës kundër varfërise, padrejtësive, kundër krimit të veshur me pushtet, duke bere thirrje për të votuar Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
“Nga Vlora duhet të fillojë përmbysja” në zgjedhjet e 21 qeshorit.Kryeministri Rama si deputet i Vlorës tha se do të bëjë mrekulline, por ai solli skamjen, papunësinë dhe varfërinë në Vlorë.
Qeveria ka braktisur Vlorën dhe nuk gjendet këtu, madje as ditës së fatkeqesisë natyrore në Vlorë. Ndaj 21 qershori është ditë gjykimi për qeverinë Rama-Meta”, tha Basha.
Kreu demokrat tha se është privilegj të jem sot në Vlorë, sepse këtu është zanafilla e shtetit shqiptar.
“Nuk ka gjë me të shtrenjte që të mblidhemi si sot për të mbrojtur dinjitetin e vlonjatëve dhe të shqiptarëve në të gjithë vendin, pasi dinjiteti i shqiptareve është nëpërkëmbur nga dyshja Rama-Meta.
Ngado ku kam shkelur, njerëzit kanë shprehur revoltën e tyre kundër mashtrimit, pabesisë, fryrjes së faturave, varferimit të shqiptarëve. Revolta është popullorë kombëtare dhe shqiptarët po bashkohen me PD-në për t’u përballur me zhgenjimin qeveritar. Vlora thote, Rama Ik, Meta ik
Keni parë ju ndonjë qytetar të lumtur në kë muaj të qeverisjes Rama-Meta? Unë e kam parë një ai është Koço Kokëdhima, përmes të cilit kalon cdo gjë në Vlorë”, tha Basha.
“Pasiguria është në nivele alarmante. Kanë ardhur ditë të mira për krimin, se ka gjetur strehim në qeverisje. E ke nxitur krimin të dalë nga skuta, dhe deri në parlament e keni sjellë. Kryeministri dhe Kreu i Kuvendit bëjnë pazare si të “Cosa Nostras”. Erdhi kërkesa tjetër për deputetin e Edi Ramës, i akuzuar për vrasje dhe prostitucion.
Ky nuk është film por i dramës së madhe ku Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit janë të përfshirë kokë e këmbë në këto kanale të zeza të krimit. A është ky vendi që meritojnë vlonjatet dhe shqiptarët? Këta do të vendosin për ju dhe fëmijët tuaj? Unë dhe ky shesh themi jo! Pushteti i vërtetë janë njerëzit dhe jo njerëzit me pushtet! 21 qershori po afron, dhe jam i bindur se Vlora kjo gjykatësja hijerëndë do tu japë përgjigjen e merituar.
E keni parë se si po rend Rama të kapë çdo sahanlëpirës. Edi Rama e bën këtë se ka humbur mbështetjen e socialistëve.
Ai e di mirë se kuotat i kanë rënë në fund. E bën se përballja me votat e qytetarëve është makthi i mashtruesit kur përballet me të vërtetën. Kot e ka nuk shpëton dot nga ankthi. Koalicioni i PD është me qytetarët. Kjo është aleanca jonë! Vendi ka nevojë për një ofertë të re. Ne jemi gati, oferta e re është gati”, tha në fjalën e tij Kreu i PD Lulzim Basha.
Kreu i opozitës ka denoncuar gjendjen ekonomike dhe të krimit që po kalon vendi e që sipas tij kjo situatë është krijuar nga keqqeverisja. Kryetari i demokratëve Lulzim Basha tha se vlonjatët nuk mund të pranojnë arrogancës e qeverisjes Rama Meta e për këtë arsye koha e gjykimit nga qytetarëvt nuk është e largët.
“Është privilegj dhe nder i madh të jem në Vlorë, në zanafillën e shtetit shqiptar në sheshin “Pavarësia”.
Në çdo qytet në çdo shtëpi ku kam shkuar e do të shkoj kam prekur të njëjtën ndjenjë, revoltën kundër pabesisë së një qeverie qe grisi në kosh premtimet sapo mori votën. Revoltën e një qeverie me një radhë të gjatë personash të inkriminuar në pushtet si kurrë me parë. revolta është mbarë qytetare, është mbarë kombëtare, qytetarët po mblidhen rreth Partisë Demokratike.
Sot dua të ju rrëfej me zemër të pastër, shqiptarët në këtë tur protestash po pyesin a do të reagojë Vlora? A e pranon Vlora politikën e dajakut? A i duron Vlora kulimat e ndyra që dalin nga dera dhe hyjnë nga dritarja? Shqiptarët pyesin çfarë do t’u thotë Vlora dyshes Rama-Meta. Rama ik, Meta ik!
Kështu po thoni ju, kështu them edhe unë, kështu thonë të gjithë shqiptarët. Vlora do t’i ndëshkojë me votë kundër! Kryeministri që është edhe deputeti i Vlorës, premtoi se do ta kthente Vlorën përmbys dhe do të ndodhte mrekullia. Vlora u kthye përmbys, por në vend të mrekullisë, Edi Rama ka pllakosur varfërinë.
Atë që deputeti i Vlorës i fryn me pompën e naftës janë ca copa letrash, sepse nuk po shoh një ditë të bardhë. Kur duhet të vijë qeveria tek njerëzit nëse nuk vjen në situata katastrofash natyrore? A është kjo qeveria që duan vlonjatet? Është Koço Kokëdhima pas çdo tenderi korruptiv. Ai është fytyra e qeverisjes Rama“, u shpreh ai.
Ndërsa Sekretari i Pergjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se “Partia Demokratike ka bërë më të mirën për Vlorën, prandaj bashkohuni për të mirën e Vlorës që me 21 qershore të votoni Partinë Demokratike se ne jemi për punësimin dhe mirëqenie”./gj.k/
bravo basha ,ja sheshi ja mejdani ja dhe basha kapedani jame dakort qe 21 qershori eshte dita e gjykimit. po fitove mbi 50 perqid te bashkive do vije dhe une ne proteste per zgjedhje te reja, ama po humbe duhet te heqesh dore nga politika e rruges
jam shume i sigurt qe pd sote 21 qeshore fitone votat sepse vlonjatet dhe gjith shqipria duan qe populli te eci perpara dhe jo te ngelet mbrapa si ne vitet para 1990 kamte per jetuare mire ate koe kure isha ne greve me studentet de une si puntore ivaliasit ndai vlora ti vere mendien votes se te ardhmen tone ehapi pd dhe jo ps viva vlora viva vlonjatet dhe gjith shqiperia