Partia Demokratike ka denoncuar shkeljet ligjore të deputetit të maxhorancës Koço Kokëdhima.
Sipas drejtuesit të departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Turizmit Jamarbër Malltezi, deputeti socialist ka shkelur 10 ligje për urbanistikën si dhe 2 plane rregulluese.
Malltezi tha se më këto veprime qeveria lejon të shkelen haptazi ligjet nga miqtë politikë të Edi Ramës ndërsa qytetarët e thjeshtë përballen me arrogancën e pushtetit.
“Edi Rama na mallëngjeu me deklaratën e tij: “Ne do bëjmë shtet. Kush shkel ligjin është i papranueshëm”. Në fakt, shteti i Edi Ramës i burgos të varfërit për një tendë pa leje në shtëpinë e tyre.
Por shteti i Edi Ramës mbyll sytë kur kalon nga Zogu i Zi ku ndërtesa 6 katëshe pa leje e deputetit të tij Abazi ka bllokuar diellin dhe ajrin e fqinjëve deri në katin e 6-të.
Shteti i Ramës po e paguan në natyrë me mushkritë e Tiranës ndertuesin bujar të sarajeve të Surrelit. Shteti i Ramës fshihet dhe ikën në drejtim të paditur kur përballet me paligjshmeritë e Koçove, Sadrive, Vangjushëve, dhe gjithë Metastazave të Oligarkisë kur keta shkelin dhjetra ligje njëherësh.
Partia Demokratike po i jep mundesinë Ramës që t’a mbajë fjalën dhe mos gënjejë si gjithnjë dhe për gjithçka. Partia Demokratike depozitoi në Prokurori kallëzimin penal të argumentuar në 12 faqe lidhur me paligjshmërinë e Koços.
Sarajet e Koços dhunojnë jo 1 apo 2 por plot 10 ligje dhe 2 plane urbane. Ato përfaqësojnë një obelisk të anti-ligjit në Shqipëri. Për fat të keq, në vend që të deklaronte prishjen e obeliskut më të madh të anti-ligjit në Shqipëri, javën e shkuar Edi Rama premtoi që do i bëjë edhe një shëtitore përpara. Ky është tregues i llojit të shtetit që do të bëjë Rama.
Ndërkohë që po i shpall paligjshmëritë e Koços si “Monumente Kulture që mbrohen nga shteti i Edit” janë me qindra shtëpi e dyqane që u janë shembur të pamundurve pa procedure, pa ligj, dhe madje pa u dhënë kohë të sistemohen diku.
Koço shkel të gjithë ligjet e urbanistikës, mbrojtjës së mjedisit, lejeve mjedisore, rezervave ujore, planifikimit dhe kontrollit të territorit, inspektimeve të ndërtimit si edhe 2 Plane Urbanistike në fuqi, përkatësisht Planin e Zhvillimit të Bregdetit të Jugut dhe Planet e Detajuara Vendore të Bashkisë Himarë.
Kallëzimi penal përfshin veprat “Ndërtim i paligjshëm”, “Pushtim i tokës”, “Dëmtim të mjedisit”, “Shpërdorim i detyrës”, si dhe çdo vepër tjetër të konsumuar apo të mbetur në tentativë që do dalë nga hetimet si psh “falsifikim dokumentash” apo “dëshmi e rreme” nga drejtuesit e policisë.
Shpresojmë që Prokuroria që ka hapur çështje penale edhe për një tende pa leje në tokë të vet tek “armiqtë e partisë” dhe qytetarët e thjeshtë, do të këtë kurajon të çojë para ligjit Koçon për këto shkelje flagrante të 10 ligjeve dhe 2 planeve urbanistike në fuqi”, tha Malltezi.
Ligjet e dhunuara nga Koço Kokëdhima, sipas PD
1. Ligji “Për urbanistikën”, i ndryshuar;
2. Ligji “Për Rezervat Ujore”;
3. Ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit;
4. Ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”
5. Ligji “Për Lejet Mjedisore;
6. Ligji “Për planifikimin e territorit”
7. Ligji “Për inspektimin e ndërtimit”
8. Ligji “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”
9. Ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
10. Ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”
Planet Urbanistike që dhunon Koço Kokëdhima:
1. Planin e zhvillimit të Bregut të Jugut, miratuar me Vendimin nr. 1, datë 17/07/2008,
të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), ish KRTRSH;
2. Planet e Detajuara Vendore të Bashkisë Himarë, vendimi nr. 1 datë 01.06.2012 i KKT; /gj.k/
Dopjo gjashta qe i mbeti ne dore Rames me Doshin, tani eshte duke u perseritur me Kokedhimen. Kam bindje se kjo do jete edhe me e qelbur se e para, per faktin se Rama po hesht pak si gjate, per keto probleme qe kane marre ere.
Koco askush nuk e kap dot se eshte njeri me shume Vizio dhe nuk ben shkelje
Krimineli denoncon kriminelin,njeri djathtas e tjetri majtas,por konstatimi eshte se denoncimi behet brenda llojit.
Fakti qe ketij ozurpimi qe ia hapi rrugen vet Berisha me grabitjet e tij te pashembullta ne bregdetin e jugut, nuk i jep te drejten Rames qe te beje te njejten gje. Kjo plage e rende duhet sheruar perfundimisht duke shkuar haka tek i zoti, tek banoret vendas te cilet me te drejte kane ngritur ne kembe edhe organizmat nderkombetare.
Ky Koqoja po perfunon me te vertet ne koqe kandari,
I kerkoj ndjes Meros qi se besoja kur shkruante per kete kokthare,qi ja ka shkatrru trut egoja e smut.
Na zhgenjeve mre Koqo dhe u bane me te vertet nji Kokdhim,ne kuptimin e plot te llafit,kok-dhim
Ju Katherina qe as keni guximin te dilni me emer te vertete mbaj gojen se je dhe femer(nese je burec, se si nje femer po flet).
Meroja ate pune ka ti shitet gazeta.Por shume shpejt do ju vij fundi shume Malltezeve, Merove e shume te tjereve qe skane lene gje pa vjedhur dhe pa bere per kete vend.
Hajdutet bertasin :kapeni hajdutin.E kush tjeter se sa nje dhenderak i Plakut Sali, mund te beje shpifje ne kete menyre?
Turp e faqja e zeze.
Duhet te shkoj dhe ky ne burg si ato fakirat e tjere ,ndryshe Rama Meta nuk do ti marrin me votat e polullit te zhgenjyer te cilet ne vend te bukes po ngopen me mashtrinet e Rames.
Po se lat rehat kocon kurr o vrases se se thyni dot, pema me kokrra gjuhet mor legena po se keni mposht dot 20 vjet, e jo sot!!!
Hahaha. Sa qesharake qe beheni. Pse vertet mendoni se do kete pasojat koco? Ai eshte deputet I popuĺlit
Hahahahha o sali i ke mbushur breket nga kocua se ngre dot koken sa te jet ai jo se ka bere jugu kolosa jo maskarenj si ti kokerr maloku mutin ja hani se do ju thyej turinjt ne zgjedhje tani e pas dy vitesh e pas 200 vitesh sdo merni as votat e mamave tuaja sa te rroj Pashai jon
Pse se futet ne burg ju meqe kish shkel ter keto ligje? Qet ne pushtet fusnit ne burg edhe te pafajshem jo me ata qe gjoja kan shkelur ligjin. Ik se jeni ber qesharaker me kto karlleqe si ha me njeri dokrrat tuaja po mos e hapni temen e krimeve se do kalbeni neper burgje, vrat e pret njerez pafund, ju kujtoj 21 janarin! VRASES
jam dakort per ndjekje penale ,por me duket se behet zhurme
nuk arrije ta kuptoje sa te trashe jane disa njerez vetem shpifin dhe asnje gje tjt nuk dine te bejne. PO ju them ju te pd po merreni me shpifje dhe asnje gje me shume. Kokedhima nuk ka bere asnje shkelje shkeljet i keni bere ju dhe askush tjt
Te merreni me shpifje dhe me genjeshtra eshte vertet pet te ardhur keq me ju te Pd te shpifni dhe te thoni vetem genjeshtra eshte kulmi askush nuk ju beson dhe nuk ka per tju besuar njeri
Ky moster dhe sikur te jen te verteta kur I thot ky nuk I beson njeri, del kryeajduti qe ka zaptu gjith ato hapsira dhe thot kapni hajdutin, me beri pershtypje si nuk ka marr qemanen dhe ti binte ne foltore sic ka be her tjeter, dhe te lutemi shum mos dil ne ekrane me ate te folme te shpifur, zhduku mor pjell e keqe.
Eshte teper e kote qe po merreni mE budalliqe dhe me shpifje jeni njerzit me te poshter qe mund te egzistoje qe vetem shpifje dhe asnje gje tjt nuk beni keshtu eshte me mire te rrini mire dha ms te shpifni de te thoni budalliqe
Koco je i papare ! E bere Malltezin te luaj menc.
Cllomotit keshtu “goca ” e Baba saliut?haha .Nuk ka asnje shkelje juridike.Mundoheni kot e kot e keni.Na gajaset fare.
Si nuk u lodhen duke shpifuur pale kur rjeshtojne dhe ligje sikur Koco ka zbritur sot nga hena e se per 8 vjet vete isjin ne pushtet
Si keni guximin e dilni o vrases !Turp tju vije qe shpifni ne kete menyre!
Saliu iku e dhenderri mbeti esi I thone fjales miu minj pjell.Mos qa koken o Koco se veten e tyre do hane ne fund
Vrases,kriminel je ti o bab sali!!Ti mirni te keqen Deputetit tone!Ai mendon vetem per popullin.E jo si ju qe na late ne gremine per 20 vjet !
Mos duhet te denonconi bab Sasiun qe i dha leje ….meqe ja kan dhene lejen me pa te drejte…???Ikni ore mbushuni!!!! Deputetit tone i vini anes ju e sorollopi juaj ! VRASES !!!!
Haha! Keshtu me shpifje po e fillon ti fushaten per k/bashkie te K/qytetit??haha.Po nje K te madhe do maresh po vazhdove keshtu.Njesoj sic e mori plak saliu ne 23 qershor.hahah
une jam socialist deri ne fund por nuk po kuptoj kaq budallenj jane kaq bageti jane keta shqipot ,ore ne mburemi si popull i zgjuar por tani qe lexoj keto komentet tuaja habitem kaq budall qenkeni re ,po te gjitha partit ps, pd, pr,p plote jane nja 76 parti te cilat i ushqejme ne i kemi ne ne kurrize te gjitha i krijoj ppsh e ramizit per ta kontrolluar me mire kete popull bageti enveri thoshte nuk ka rendesi kopeja,,bagetia ka rendesi barria kopeja vete andej nga e con barriu nga e con ps,, pd lisija e tjere ata e kane bere me rradhe 8 vjete ishte sali vicidoli,, tani 8 vjete ps kjo ndodh se nuk doli 1 syryza si ne greqi te mendoj per ne te varferit , te na jap dicka te mos na japi mish por te pakten te na japi ndonje kock si pune e egersirave se ashtu jemi katandisur ndersa ju mburni nehere salen here tjeter koqon se kujtoni nju se koqua eshte i ndershem nuk ka bere abuzime nuk ka vedhur,, po mire ore ate pasuri maramendese si e kane bere psistat pdistat e tere politikanet jane ajduta e kane cdo gje per veten e tyre 8 vjete volli bamp pd tani per 8 vjete do vjelli bamp ps pastaj prape pd derisa te dale ndonje syriza te mendoj pake per kete milet te vuajtur pa tere ajdut jane nga ps,pd lisistat jane me kryeajdut por ne nuk kemi ca te bejme un jam familje socialistesh jam detyruar sa nuk ka dale 1 force per te qene te votoj ps dhe kete here ps do votoj me dhimbje po kujt tja jap????????? por te pakten nuk jam aq budall sa te besoj se jane te ndershem ps dhe ata ajduta jane kriminela jane tallen trapin me ne per karriken e tyre i lane ata mjeranet te vriten me 21 janar u futen nga 1 dekorate si deshmore te demokracis dhe ne fund ngriten nga 1 dolli te tere pd ps lisi bqe tu kjofte dheu i lehte ,,e vrane krykomisarin tani vrasesi zevendeson te vellan ne parlament si deputet ndersa ketu po ve re qe shuma nga tufa e bagetive shajne njeri tjetrin per tu ngritur lavde politikaneve ju lumte vrituni qe tu beni qejfin politikaneve se ne fund do tu japin nga 1 sallator ta keni qe te kenaqeni ,,o popull boll shat njeri tjetrin shikoni hallet tuaja ore votoni ke te doni por mos shani njeri tjetrin se late name o popull afrikane se bota ashtu po na trajton bene eksperimente me ne