Procedurat që shpëtuan Mark Frrokun, zbardhet vendimi i Kasacionit belg

3 Prill 2015, 20:03Politika TEMA

Procedurat kanë shpëtuar Mark Frrokun nga dënimi i dhënë nga Gjykata e Brukselit, me 10 vite burg ndaj tij. Në këtë përfundim ka dalë Gjykata e Kasacionit të Belgjikës, pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga ana e tij dhe e të pandehurit tjetër, Arjan Bytyçi.

Në vendimin e Gjykatës së Kasacionit në Belgjikë, i siguruar nga Top Channel, i cili mban datën 24 Mars 2010, argumentohen edhe akuzat se pse është rrëzuar vendimi në ngarkim të Frrokut.

“Gjykimet dhe vendimet e marra janë kontradiktore dhe nuk pranohen si vendime të drejta, pasi avokati ka ndërhyrë për të siguruar mbrojten e të pandehurit. Gjykata Penale vendosi, që i akuzuari të gjykohet në bazë të nenit 381, të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit, i akuzuari i paarrestuar nuk do të jetë prezent në datën e hapjes së seancës gjyqësore. Në këtë nen nuk përcaktohet  qartë paraqitja e personit, me ose pa avokat. Me fjalë të tjera, mjafton që i akuzuari të paraqitet në një nga dy mënyrat e përcaktuara, pra personalisht ose i përfaqësuar sipas zgjedhjes së tij, për ta bërë procedurën kontradiktore. Vendimi i ndërmjetëm i 11 Janarit 2010 vendos që përfaqësimi i të akuzuarit nga avokati nuk e bën procedurën kontradiktore. Por, asnjë dispozitë ligjore nuk e ndalon të akuzuarin, që ta shqyrtojë personalisht menaxhimin e procedurave, të cilat i janë paraqitur për shqyrtim. Këto dispozita bien ndesh me ankimin, gjykimi shkel nenet 12 të Kushtetutës dhe nenet e Kodit të Procedurës Penale”, – thuhet në argumentimin e Gjykatës së Kasacionit në Belgjikë.

Pas konstatimit të këtyre shkeljeve proceduriale, Gjykata vendosi prishjen e vendimeve të datave 11, 12 dhe 15 Janar 2010 nga Gjykata Penale e Brukselit, në ngarkim të Besnik Morinës (Mark Frrokut) dhe Arjan Bytyçit dhe dërgimin e kësaj çështjeje për rigjykim. Ndërsa dy të pandehurve u janë ngarkuar dhe shpenzimet gjyqësore, në vlerën e 235 eurove dhe 43 cent.

Është pikërisht ky precedent në çështjen e nisur në Belgjikë, në ngarkim të Mark Frrokut, çka ka detyruar autoritetet belge, që të kërkojnë nga pala shqiptare arrestimin dhe vënien e tij përpara drejtësisë.

7 komente në “Procedurat që shpëtuan Mark Frrokun, zbardhet vendimi i Kasacionit belg”

  1. safeti says:

    E tmerrshme cfar futi Rama ne kuvend.

    1. Pilo Lala says:

      Sali Berisha e donte kete lloj baruti te helmuar qe te shkulej, Frroku, Doshi.
      Tani po pastrohen nje nga nje.
      Kulici ka organizuar vrasjen e Komisar Lamaj me keta monstra.

  2. b says:

    E tmerrshme se ku ka mberritur shqiperia. Mjere ne dhe femijet tane qe na zuri ne kete vende. Mallkuar ata qe e katandisen kete vend ne kete gjendje.

  3. sportdashes says:

    Sa me shume te germosh tek keto fekale, aq me shume kunterbon ere e qelbur.

    Te dy grupimet politike PD dhe PS, mendojne se jane pastruar nga keta te inkriminuar qe arriten te zinin edhe postet e ligjberesit. Por e verteta eshte krejt ndryshe.Partite politike jane te diskredituara totalisht, para sovranit, i cili eshte i tronditur kur shikon se per ke ka votuar.

    Pergjegjesia e te dy paleve fillon me ligjin zgjedhor, qe deputetet te zgjidhen me listat e kryetarve te partive. Te supozojme se kryetaret luajten menç(sikunder edhe ka ndodhur ne fakt), duke futur ne lista keta kriminele. Po roli i KQZ-se cili eshte ? A duhet te kontrolloje ky Institucion apo ndonje tjeter, se çfar takemi jane futur ne keto lista?

    Te mos flasim pastaj per akseset politike dhe ekonomike te ketyre kriminelve me PERFAQSUES TE RENDESISHEM te forcave politike PD dhe PS.

  4. TJ says:

    Por, ka nje emer ne listen e gjate, qe eshte ne krye, Sali Berisha!

  5. Arditi says:

    Kush e kupton situaten le te perpiqet per tu larguar me rruge ligjore. Ai vend nuk behet me ate Glase Politike qe ka. Ndryshe do te beni gam-gam gjithe jeten dhe brez pas brezi.
    Bota e qyteteruar eshte krejt ndryshe,por kur te jetoni ne te do thoni ku paskemi qene. Aty ne Shqiperi kusuret nuk mbarohen kurre. Jeta nje here jetohet dhe mendoni per femijet tani, por dhe per brezat.Shqiptaret kane emigruar ne shekuj jo me tani qe jane te gjitha mundesite.
    Shkollimi jashte shtetit eshte nje mundesi e madhe per brezin e ri, kete kurre mos e harroni!!!!!

  6. Uji i ftohte says:

    Dekriminalizim?Kjo eshte ushqim,BIO,per rrenjet e krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje