Republikanët i kanë paraqitur 3 negociatorëve të caktuar nga PD 14 emra, të cilët sipas partisë së drejtuar nga Fatmir Mediu mund të kandidojnë për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit nën siglën e koalicionit opozitar.
Emrat i janë dorëzuar Nënkryetarit demokrat Edmond Spaho nga nënkryetarët e Partisë Republikane Arjan Madhi dhe Alfred Deshati, si dhe nga deputeti Agron Duka, gjatë takimit të zhvilluar në selinë e PD-së.
Mes emrave të depozituar si propozime është edhe ai i Agron Dukës, i cili është shpallur nga PR si kandidat për Bashkinë e Durrësit, por duket se emir i tij kontestohet nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Republikanët e kanë kushtëzuar daljen në një koalicion me PD-në me mbështetjen që kjo parti duhet ti japë kandidimit të Dukës për Bashkinë e Durrësit, por burime nga selia blu konfirmojnë se marrëveshja do të arrihet gjatë fundjavës.
Nuk dihet nëse demokratët do të tolerojnë dhe do ti japin republikanëve mundësinë për të drejtuar një nga bashkitë më të mëdha në vend, apo republikanët e Mediut do të tërhiqen nga kandidimi.
Mësohet se Mediu ka ndërprerë zyrtarisht komunikimin me Partinë Demokratike, ndërsa në negociatat dhe tryezën e organizuar nga Basha, ai ka cuar Nënkryetarët e PR-së.
Në një prononcim për mediat, Madhi u shpreh se negociatat do të vazhdojnë, ndërsa shtoi se në raundin e parë të diskutimeve me PD-në nuk është folur për emra konkretë.
Por burime nga PD theksojnë se republikanët kanë ofruar 14 emra për 5 bashki, ndër të cilat 4 konsiderohen të nivelit të dytë./gj.k/
Njelloj eshte per PD-ne,me Duken kryetar te Durresit apo pa kryetar fare te Durresit,nese fiton Duka ne Durres qe diten e pare do kalon majtas dhe bashke me Mediun do fillojne te vjedhin.