Prokuroria e Përgjithshme e Belgjikës ka zbardhur dosjen e vrasjes së ndodhur në Bruksel më 5 mars të vitit 1999, krim për të cilin akuzohet deputeti Mark Frroku, ndërsa është dërguar së fundmi edhe një urdhër-arresti ndërkombëtar. Dosja e hartuar në gjuhën frënge nga autoritetet belge, u publikua dje nga “TCH”, ku shpjegohej dinamika e ngjarjes, autorët, viktima, deputeti që mbante 4 emra, rrjedha dhe shkaqet e krimit, kush e tradhtoi viktimën Aleksandër Kurti, dëshmitë e qytetarëve dhe disa prostitutave, përfshi edhe rrëfimin e vajzës që kishte lidhje me viktimën, por sipas hetuesve shfrytëzohej nga vëllezërit Frroku. Dhe konkluzioni i hetimit është fakti se prostituta shqiptare me emrin “Lume”, e tradhton Kurtin tek grupi i tutorëve, pasi ky i fundit e kishte kërcënuar se do e dekonspironte, duke u treguar familjarëve të saj në Shqipëri të vërtetën e punës që bënte në Belgjikë. E trembur, vajza i tregon tutorëve, mes tyre Mark Frrokut, (Besnik Morina) dhe Leonard Frrokut.
Dëshmia kyçe
Dëshmia më e rëndësishme është ajo e një vajze shqiptare që prostituohej për llogari të Lek Bib Djafa (Xhafa), njërit prej bashkëpunëtorëve të Mark Frrokut në vrasjen e Aleksandër Kurtit. Ajo identifikohet me inicialet E.U., ose si dëshmitare anonime. Në prokurori ajo ka thënë se “tutori i saj i kishte thënë ditën e vrasjes se duhet ta linte Belgjikën, sepse një shqiptar ishte vrarë në stacionin e trenit. Pasi ishte larguar, disa ditë më pas, Djafa e merr në telefon dhe i tregon se ditën e krimit ishte nën shoqërinë e Hil Joka apo Arjan Bytyçi, Besnik Vukës dhe Besnik Morinës, ose Mark Frrokut”. Por ajo beson gjithashtu që “edhe Beni ka qenë me ta. Personi që e ka qëlluar me thikë Kurtin ishte Aleksi”. Pas ngjarjes ata u larguan nga Belgjika, njëri iku me tren në Gjermani, ndërsa 3 të tjerë u shoqëruan nga Kola deri në Itali.
Viktima kërcënoi prostitutën
Aleksandër Kurti ra në kurthin e “Lumes”, një prostitute shqiptare me inicialet L.A. Ai kishte njohur një prostitutë shqiptare me emrin “Jeta”. Kishte shkuar me të një ditë në hotel. Një ditë tjetër i shkon në vendin e punës dhe sheh bashkë me të Lumen, të cilën ai e kishte njohur që në Shqipëri, pasi ishin nga e njëjta zonë. Aleksandër Kurti i thotë Lumes se “do t’u tregojë familjarëve të saj se ç’punë bënte ajo në Bruksel”. Ky fakt e tremb Lumen. Por situata bëhet më e rëndë, kur ai i gjen numrin e telefonit përmes Jetës dhe i përsërit të njëjtin kërcënim.
Kurthi dhe paralajmërimi
Lumja njofton për këtë Nardin, Leonard Frrokun, vëllanë e Mark Frrokut. Ndërsa Nardi njofton Lek Bib Djafën Aleksandër Vukën dhe Hilë Morinën. Këta të tre njoftojnë Alfred Kolën që ka njohje me Aleksandër Kurtin. Por në kurth do ta fuste Lumja. Ajo i telefonon dhe i lë takim në stacionin e trenit. Problemin që kishte shkaktuar Aleksandër Kurti me kërcënimin se do të njoftonte familjarët e Lumes e merr vesh edhe vëllai i tij, Nikolas Kurti. Tre ditë para vrasjes ai i ka telefonuar motrës së tij dhe i ka kërkuar që “kunati i saj të takojë Benin, Arben Frrokun, pasi në rast të kundërt dikush do të vritej brenda 24 orëve”.
Kurti u vra ditën që ikte në Londër
Aleksandër Kurti që mbante dokumente kosovare me emrin Azem Shkreli, në raportin e prokurorisë thuhet se ka ndërruar jetë ekzaktësisht në orën 18:05. Me vete kishte një biletë treni për në Londër të blerë në orën 17:05. Nisja e trenit bëhej në orën 17:56, ndërsa mendohet se ai e ka ndjerë rrezikun se do ndiqej nga grupi i tutorëve. Më tej nga rrëfimi i vëllait të tij mësohet se viktima kishte konflikte edhe me Arben Frrokun, vëllanë e Markut. Policia e gjeti në agoni në orën 17:45, në stacionin e trenit “Gare de Midi”.
Fotografia e Lumes dhe dedikimi
Në portofol Aleksandri kishte edhe fotografinë e Lumes. Pas saj kishte një shënim në tre gjuhë: “Lume, Ti amo, Je t’aim dhe Të dua. 27.01.1999. Kujtim për shokun tim Aleksandrin”. Ai ka të shënuar edhe adresën e Lumes në Belgjikë, ç’ka tregon se ata njiheshin me njëri-tjetrin. Por Lumja e mohon njohjen me të, pavarësisht se policia e gjeti në adresën që ishte shënuar nga Aleksandër Kurti. Policia e gjeti me prostitutat V.O dhe M.M. Kjo e fundit ishte prostituta që punonte për llogari edhe të Mark Frrokut.
Rrëfimi i vëllait
Sipas Nikolas, vëllai i tij Aleksandri, kishte mosmarrëveshje me një person që quhej Beni, që sipas akt-akuzës belge është Arben Frroku, vëllai i madh i tre vëllezërve Frroku, tutor të prostitutave Lume, Mira dhe Zana. Nikolas Kurti deklaron se Arben Frroku është urdhërues i vrasjes së Aleksandër Kurtit dhe urdhri është ekzekutuar nga vëllai i tij, Marku (Besnik Morina). “Gjithmonë sipas deklarimeve të Nikolas, në mbledhjen e baballarëve është thënë që ditën e ngjarjes ka pasur diskutime mes viktimës dhe tre djemve të tyre në stacionin Gare du Midi. Një person i katërt u përfshi në bisedë dhe tonet u acaruan. Ky person, nxori një thikë. Vrasësi është pikërisht ky person. Lidhja mes viktimës dhe Lumes po bëhej më shumë se profesionale dhe mund të vinte në rrezik gjithë organizatën, e cila trafikonte femra shqiptare nga Italia në drejtim të Brukselit e më pas në Londër”, shkruhet në materialin e Prokurorisë belge.
Procesi gjyqësor, 50 vite burg
Me këto prova, Prokuroria belge i është drejtuar Gjykatës, e cila për 5 të pandehurit e kësaj çështje, Mark Frroku, Besnik Vuka apo Alex Vuka, Arjan Bytyçi apo Hilë Joka apo Hilë Morina, Leke Bibë Djafa apo Lekë Qafa dhe Alfred Kola, në 15 janar 2010 ka vendosur dënimin e secilit me nga 10 vjet burgim. Por pas ankimimit, Gjykata e Lartë belge me vendimin e datës 24 Mars 2010 ka kthyer çështjen për rigjykim dhe pritet që në tetor të këtij viti të nisë rigjykimi.
histori e piste
Histori e piste dhe e gjate,,,pune kurvash.
Prostitutat nuk mbarojne ndonjehere, por tutoret jane kriminele.
Edhe ne Evrope nuk denohen Prostitutat, por gjobiten. Kur kapen tutoret, denohen, sepse ata shkaktojne vrasjen e klienteve, ose vrasjen e Prostitutes.
Keta vellezerit Frroku paskan qene funderrina, dhe duhet te denohen.
Pranimi i krimit nga babai Frrokut sipas Kanunit ne takimin me familjen e viktimes ne Shqiperi, eshte deshmia me e mire per Prokurorine.
Kjo akuze besoj qe do e mbaje edhe Arben Frrokun, vrasesin e Komisar Lamaj ne burg, me akuze te re, qe te denohen keta Qelbesira, kriminele.
♡♡♡
I lumi un per ty, o Lume
Lum baba per ty,
I lumi un per ty, o Lume
Mjere Kurti per ty ?
♡♡♡
P.S. Nga Familja Frroku ?
Me kete experience qe ka ,ai mund te kontribuoje per ligjet rreth prostitucionit ne parlamentin shqiptar.
Ti bejne keto ligje shpejt ,para se te ekstradohet.
detajet e leshit pa deshmitare me hamendje duan ta denojne per vrasje,sikur nje belg te ndodhej ne te njejtat rrethana dhe shqiptaret ta kerkonin per ta denuar do te thonin qe nuk ka fakte.kjo eshte drejtesia e dyfishte ku ne jemi me te diskriminuarit ne europe edhe karshi afrikaneve.per ne ka gjithmone denime dopio
shqiptari
mos ja fut kot me kot nuk nxirret e cdo gje racizmi sic po flet ti krimin qe kane bere keta duke vrare nje Shqiptar tjeter nuk mund te justifikohet e kete menyre sic ja keput ti po thuaj fati i ketyre qe e kane kryer krimin e belgjike se te ishin e ndonje vend tjeter ua kishin hedhur celesat ne det
ti lola kur e di kaq mire vrasjen pse nuk del deshmitare?kot ja fut ti qe me hamendje thua dota kene vrare ata
shqiptari une e di shume mire dosjen e ketyre personave ne fjale po nuk po shprehem me shume ti nuk e ke idene se cfare keto banda me mark frokun dhe lek xhafen kane bere ne bruksel ne vitet 1999 ato minorene qe i masakronin per ti nxjerre ne rruge terror kane bere po rri se spo flas me shume se do urresh veten tende qe je shqiptar
Tani edhe me Lumen do merreni?lereni te qete vajzen,se mund te ket krijuar jeten e saj,e juve vec lajmit, nuk ju hapet plenci per pasojat qe ju shkaktoni te tjereve.Nuk esht nevoja ta dij publiku se kush esht Lumja.
e drejt edhe keta gazetaret duhet te dekriminalizohen se me te vertete ja kalojne edhe krimineleve, kanosin njelloj si kriminelet
pse te djeg ty.nese nuk te intereson ty (cka ma ha menja do jete nga te njohurat e tu) na inereson ne te tjereve.ketu implikohen deputet dhe ty ste interesoka. cfar te intereson ty zotni?
Dhe flasin keta per kode nderi, per be malesori, per Kanun, keta qe cojne vajza shqiptare te prostituojne neper rruget e Evropes. Fare e keqe!
Publiku duhet ta di kushe eshte Lumja se ndoshta edhe kjo eshte deputete e parlamentit .
po tani o can spo merret mo vesht ktu se cfar ka mbrapa ne te kaluaren ky parlament. vec se kur te na dali ndo nje dite qe ka dhe xhihadista brenda
Media, me pa te drejte, po ben alarmante nje arrest qe do te dale bllof; nuk ka prova, te gjitha cfar shkruhen jane me tha, te thashe, i thashe etj. O media e nderuar, merruni njehere me lumpenet e politikes shqiptare qe jane bere miliardiere me gjakun dhe djersen e ketij populli; merruni me Salen, me Lulin e co. Po as ju as prokuroria e gjykata nuk keni bythe te merreni me ta, dhe gjetet te fundin ne radhe ta telendisni, e ndoshta neser gjykata do ta nxjerre te pafajshem.
ore mal-qorri. me lulen dhe sulen merret poplli.poplli mos ti votonje dhe mbarojne. me lulen e qulen qe hapin sholet mledhin pare ne na nxerrin do muter deputet.
kush do te merret, po nuk i nxorren ne shesh gazetat.
Agresoret kon kujtu se viktima ka vdekur, kur ka shku policia viktimen e ka gjetur ne agoni dhe aty viktima ka treguar se kush jon autoret e ketij krimi.
Lumja mund te jete gruaja e ndonje deputeti tashme ?
O gazetare pa etikete, po perse duhet te hulumtoni per VIKTIMEN e kesaj historie?
A keni ndjeshmeri njerezore apo jo?
Perse luani pjesen e maskarenjve?
Tutoret e prostitutave shqipetare ne europe jane persona te lidhur me krimin dhe politiken Shqipetare. Milionat qe keta kriminel qarkullojne sote, makinat e shtrenjta, vila marramendese, jane nga droga dhe prostitucioni. Shikoni kush ka makina te shtrenjta dhe gjenden kriminelet. Ata jane deputetet pushtetaret dhe ish-pushtetaret e ketyre 25 viteve te demo-takercites shqipetare. Betohet ky Froku se jam i ndershem, permend kanunin e gjepura te tjera. Froku dhe seria e tij jane kriminele, injorante dhe nuk kan lidhje fare me malsoret apo fushoret. Lidhjet e tyre jane fitimi i shfrenuar me droge dhe prostitucion. Ka plote te tjere si puna e Frokut, shikoni vilat dhe karburantet e deputetit te Fierit, nje injorant pa shkolle.
Emigrabti
England
Mua më habit fakti që vetë Frroku e ka pranuar se: “unë kam kërkuar azil në Belgjikë me dokumenta sikur jam Kosovar (pra dokumenta false) sepse po të thoja që jam Shqiptar, nuk do të më azilonin. Shtroj pyetjen: A NUK MJAFTON VETËM KY VEPRIM (falcifikim identiteti) QË KËTIJ “DEPUTETI” T’I HIQET MANDATI?.
Lumja eshte Albana Vokshi
Po besa…qe kjo dosa osht
Belget nuk e falin krimin, edhe pse populli tyre do i ushqeje kater Frriokat per 10 vjet. Ky eshte Ligji kjo eshte Drejtesia. Ju keni nje Frrok atje dhe akoma nuk e keni denuar, edhe pse vrau ne mes te dites nje Komisar Poilicie. Nuk behet shtet Shqiperia kurre, per sa kohe do kete Llalla e Boza, Piktore apo Doktore…..
Hajde deputet , Hajde . Dhe duam
shqiperi demokratike
lumja eshte mesida doda
Institucionet si te botes dhe te Shqiperise mbesin te mangeta nese nuk i marrin shenjat e gishtave cdo te arrestuarit.Aq ma teper kur perfundojne para gjyqesorit.Shenjat e gishtave mbyllin cdo imagjinate e paragjykim te dyshimte.
Nuk e di pse, po emri Lume, me kujton nusen e Met Beges te “dy here mat”. Alamet femne mo! Me honger thika per te.
Hiqeni kete lajm se nuk ju ben nder. Cfare dmth Kush eshte Lumja? Ja e gjetet, c’do beni me te? A e dini se vajza eshte viktime ne kete histori, e trafikuar, e shfrytezuar? Po dhunoni jeten personale te nje personi te trafikuar, i cili ne asnje rast nuk ekspozohet!Gazetari eshte kjo? Turp!
Lumja eshte Grida Duma!….
Nuk besoj qe per mungese provash te arrestohet nje njeri ,ndoshta ne Shqiperi kjo eshte normale ,por jo ne Europe ,ndryshe Belgjika do ta kishte arrestuar me kohe .Keto jane teatra politik per te bindur Europen qe Rama filloi nga dekriminalizimi ,por qe shume shpejt do te dale dhe Frroku i dyte mbas te parit ,ketu dalin me qarin ,avokatat ,gjygjetaret ,mbzshjn zhepat me parate e Frrokave .
Per vellezrit Froku dhe shoket e tyre o duhet ngjallur enveri ose duhet thirr liam neeson (TAKEN)
PERSE NJE NJERI KUR ESHTE I PASTER I ESHTE DASHUR TE MBAJE
4 PASAPORTA?
lumja ka lokalin ne mes te bllokut… perballe trikotazhit