Gjysma e këshillave të rinj bashkiake do jenë me zonja. Faleminderit të gjitha deputeteve, mbeshtetësve të kohes së re në politikë,
Kështu shkruan në një postim në Facebook, deputetja Mesila Doda, pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, një ndër të cilat kishte të bënte me rritjen e nivelit të përfaqësimit të grave në vendimmarrje.
Me 87 vota pro dhe 20 kundër u miratuan ndryshimet në Kodin zgjedhor duke e përshtatur atë me ndarjen e re territoriale dhe duke rritur pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore.
Me 86 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim , Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, që synojnë përshtatjen e tij me ndarjen e re territoriale me 61 bashki.
Projektligji, që u kundërshtua nga opozita, parashikon heqjen e termit ‘komunë’ dhe ‘këshill komune’, ndërsa e përcakton si parim detyrues konsultimin midis organeve të qeverisjes vendore dhe institucioneve qëndrore për çdo projekt.
Ndërkaq me 83 vota pro, 22 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi Merita Bejtjan Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë./gj.k/
Mos eshte gje kushuri Merita me ate Bejten e grupit te hajduteve???!!!
I ke rene kokes…fis i afert me Bitraj