Rama e Topi, kokë më kokë në “Sheraton”, Paskal Milos i ofron postin e zëvendësministrit

3 Prill 2015, 09:57Politika TEMA

Pas ftesës zyrtare për bashkëpunim, kryeministri Edi Rama është takuar sot në hotel “Sheraton”, kokë më kokë me Bamir Topin.

Një ditë më parë, Topi tha se është dakord për bashkëpunim me PS-në në zgjedhjet e 21 qershorit.

Në përfundim të këtij takimi Kryeminstri Rama u shpreh se, gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.

“Normaliteti i këtij vendi do të ishte që takime dhe komunikime etike në rrafshin e shqetësimeve të përbashkëta të bëheshin edhe përmes partive të mëdha.

Mendoj se ka hapësirë pasi këtu flasim për zgjedhje vendore dhe eksperienca në botë tregojnë se edhe mes partive të kundërta ka bashkëpunime në rrafshin vendor”, tha Rama.

Duke folur për takimin me kreun e FRD-së, Bamir Topi, Rama u shpreh se, “ka qenë një bisedë e hapur, e drejtpërdrejtë. Nuk kemi mundur të shmangemi nga kundërvendosja që kemi në rrafshin e poltikës së ditës, por kemi mundur të identifikojmë pika dhe shqetësime të përbashkëta që kanë të bëjnë me domosdoshmërinë për të ndërtuar një politikë pozitive në rrafshin e reformave në shtet-ndërtimin dhe reforma territoriale ku FRD ka qenë një zë i arsyeshëm dhe në mbështetje të kësaj reforme”.

Ndërsa kreu i FRD-së, Bamir Topi, u shpreh pas takimit se, “shohim me keqardhje që administrimi i pushteit vendor kudo, por më shumë në qendrat e mëdha ka qenë problematik, madje i ka sjellë dëme pushteti. E shohim politikën në dinmikë. Jemi për komunikim dhe në funksion të zgjedhjeve të pushtetit vendor nuk ka pse të mos kijohet premisa për një koalicion më të gjerë”.

Duke marrë shembull qytetin e Tiranës, Topi u shpreh se ka qenë konfliktualiteti poltik që shpesh herë ka penguar ecjen përpara të zhvillimit të qyteteve në Shqipëri.

“Po të marrim Tiranën shohim se është një qytet që po rritet gjithjë e më shumë, por shohim se shtëpitë sociale mbeten bosh, apo rrugët e pandërtuara sepse ka konfliktualitet politik”.

Topi theksoi se do të ketë edhe takime të tjera me Kryeministrin Rama.

“Ky ishte takimi i para ku shtruam çështjet krysore që kanë të bëjnë me parimet. Sigurisht që do të ketë takime të tjera. Ky takim ishte një takim që kishte të bënte me çështje parimore”, tha Topi.

Kreu i FRD tha se në ktë takim nuk u fol për kandidatë.

“Nuk kemi folur për kandidatë. Por, për ne është e rëndësishme të shohim përpara. Në këtë qytet të gjithë ecim dhe kemi neveri për gropat. Pra në zgjedhjet lokale duhe të prevalojë bashkëpunimi për një të mirë të përbashkët”.

Ky takim vjen pas ftesës publike që Kryeminstri Rama bëri në fillim të kësaj jave ndaj Frymës së Re Demokratike, për t’u bashkuar në koalicionin e mazhorancës.

Ndërkohë, raportohet se Taulant Balla është takuar një ditë më parë edhe me Paskal Milon.

Ai i ka ofruar Milos, në emër të Ramës, postin e zëvendësministrit dhe drejtimin e disa drejtorive nga përfaqësues të partisë së tij.

Milo nga ana tjetër, ka kërkuar të zbatohet marrëveshja e 23 qershorit.

I vetmi me të cilin PS nuk ka negociuar deri më tani, është Skënder Gjinushi./b.l

23 komente në “Rama e Topi, kokë më kokë në “Sheraton”, Paskal Milos i ofron postin e zëvendësministrit”

  1. LSIJA AMNEZIJA says:

    Rama i paska ofruar Milos postin e zevendesministrit sa qesharake. Zevendesministra Rama ka bere dhjetra cuna dhe vajza anonime qe skane fituar asnje vote, dhe pa asnje kontribut ne politike. Dhe kete e quan oferte per nje kryetar partie sado e vogel qe te jete. Vetem partia e Shpetim Idrizit qe Rama e tallte per Qifen sot ka drejtora te rendesishem dhe ju lane disa bashki. Rama serish po tregohet bukeshkale.

    1. aqifi (po i verteti ama) says:

      Normal qe nuk i ben ftese Gjinushit se ka presion nga Meta. Gjinushi eshte politikani me konsistent kunder baba Likes dhe 40,000 hajduteve te ndermarrjes se tij privato-familjaro-fisnore qe quhet LSI dhe qe ne Shqiperi konsiderohet, paradoksalisht, parti politike…

      1. turi says:

        Normal qe si afrohen gjinushit se me ate duhet ta masin b… mire para se te fillojne te genjejne si bejne me milon apo me te tjere. Kjo tregon dhe se cfare plani ka rama per politik berjen ne shqiperi, ai do qe ta caj politiken duke promovuar njerez ushtar dhe duke larguar njerez me karakter, ashtu si saliu

        1. NjeQytetarOptimist says:

          Akoma me Gjinushin do merret ai or te shkrete!?!? Gjinushi satin qe ne 1980en ne politike o ju kripsha trute.. Eshte fossile aty me keq se Gramafoni..

    2. gregori says:

      Ata dhjetra cuna e goca kane marre dhjetefishin e Milos vota, jane pjese e strukturave te PS qe kane punuar me mish e me shpirt, jo per poste por per te fituar e majta, dhe pas fitores, patjeter do te vinin edhe fuksionet ne baze te meritave. Milua ne gjithe Shqiperine nuk mori me shume se 12000 vota, pra mos ia fut kot, bej pak arithmetike, vetem ne njesine bashkiake ku une kam punuar PS fitoi 8900 vota me shume se PD, bjeri pak lapsit tani. Boll e ka aq Milua, le te kete dhe ndonje fuksionar publik, dhe aq. Se ka shprehur edhe pakenaqesi publike.

  2. neritan says:

    hemo… po e njejta politike si Sala, me ofrim drejtorishe..

  3. A says:

    Z. RAMA. ME BEJ DHE MUA ZV. MINISTER. Te SIGUROJ QE I MBLEDH 1000 VOTA SA DHE Z. MILO. PO SME BERE ‘PUTHU ME MILON ‘ TA DHAME VOTEN JO PER TE BERE PAZARE PARAELEKTORALE ME PARTI-PARTICKA. MOS E NGARKO VOTEN E SOCIALISTEVE ME KOSTO TE PAMERITUAR!

    1. Albani says:

      Perse e ngre kaq shume,Milo dhe Gjinushi ne koalicion nuk mbledhin me shume nga 50 vota,e shikon si behen pazaret,lufta behet per post dhe postin e kerkojne te gjithe-patjeter per popullin e bejne sakrificen,iu hap barku per ne,per varferine qe na ka pllakosur.

    2. toni says:

      o inorant milo meriton me shume sec i paska ofruar ky mallisti gjate.pse mo debil lepires meriton ervin mete i g99 zvminister apo petro koci.milo doli me mbi 10 mije vota ne zgjedhje dhe rama beri lloj lloj halabakesh zv ministra

      1. Albani says:

        te te rroje babai,baba-milo.

  4. Albani says:

    U thashe qe Gjinushi dhe Milo jane te pafytyre,nuk largohen nga koalicioni se u plasi per neve por se duan karrige.

  5. laramani njengjyresh says:

    E ta lumsha koalicionin: I ofroi disa poste….
    Njesoj gjithmone, e njejta si me Berishen, pune plehrash e ndarje torte.

  6. Spartaku says:

    Per mendimin tim Skender Gjinushi eshte nje nga kuadrot dhe drejtuesit e partise me kapacitet te larte.Eshte e domosdoshme qe nje si Gjinushi duhet te vleresohet me nota pozitive.Rama duhet ti jap nje vende te mire atij se e meriton.

  7. Populli says:

    Gjinushi ka qene gjithmonë dinjitoz. Ështe vlere kombëtare nje personalitet i tillë. Nuk mund te ndyhet per të shpetuar Ram-gom…in!

    Milo si gjithmone edhe ne kohe te PPSh-së me motion: Dridhe like, bëhe trike!

    Tung!

  8. Loku c says:

    Nje shtet,,Nje qeveri,,Nje parti,,,forca cuna!!!

  9. vito says:

    o ca shqiposh qe jeni: jo milo jo gjinushi, pse rama, po saliu ?pse jo meta?hahahah po bukeore a keni te hani? po pune keni ju dhe gruja? po shtepi a kenni? shihni ore halet tuaja po jo tere diten ne maje t emuhabeteve sikur jeni ju kmpetente? si u cudiskeni ju kur ka cerekshekulli qe vec keto gjera behen ????

  10. enter''" says:

    Me thoni, ka ngelur gozhda tek Milo dhe Gjinushi????

  11. mali says:

    Jamne nje mendje me turi-n Rama gjithmone afron ushtare qe te tell prapanicen si ben saliu i serbeve, Rama me perjashtimte batutave dhe fjalimeve te bukura, Gjinushit i vjen rrotull per gjithcka, packa se atij i ra PS bingo.

  12. skifteri says:

    *****…..Dyshja Rama dhe Topi pebejn nje vlere,dyshja tjeter gjinushi dhe Milo perbejn nje ortek ne aleancen socjaliste per shqiprine europjane moderne ,bashkimi tyre do te jete nje akses i madhe, shtytje e madhe kur punojn se bashku ne sinkron per me te miren.*****…..

  13. Populli says:

    O se harrova…

    Ky Topi kur ishte president fliste me heshtjern!!! Hahaaaaaaaaaaa
    Tani që u be anonim ka filluar te flas!!!
    Turp! Turp e faqa e zezë o ishpresindent!

  14. jane sulur lugeterit ne tave, gjithsekush me rrujt njerzit ,sben me nena enver hoxha i piqte te gjithe ne tave edhe vorrin ja zhdukte,… politikane plehra vetem me vjedh e kane mendjen nga me plaku tek me i riu

  15. st says:

    Hajde me bythe te forfa tani

  16. Ardi says:

    E kishte mire BERISHA, kur thoshte qe Bamirin,nuk e voton as Flamuri i tij (i vellai)….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje