Miliarderi kinez me 14 miliard $ pasuri, investime në Shqipëri

3 Prill 2015, 09:25Politika TEMA

E renditur në vendin e 166-të nga revista “Fourtune” për vitin 2014, si një ndër kompanitë gjigande në botë, me të ardhura vjetore që kapin shifrën e 60 miliard dollarëve, “China Pacific Construction Group”, i kthen sytë nga Europa, ku stacioni saj i parë është Shqipëria.

Ndonëse është njeriu i shtatë më i pasur në Kinë, Yan Jiehe, kreu i kësaj kompanie, wshtw shfaqur shumw miqwsor me mediat.

Nuk nguron të rrëfejë përmes një interviste sesi i është dukur kryeqyteti në këtë vizitë të tij të parë, dëshirën për të investuar në Shqipëri në sektorin e infrastrukturës, ku projekti primar për të mbetet “Korridori i Tetë”.

Përshtypjet e para për Shqipërinë janë shumë të mira. Është hera e parë që unë vij këtu dhe më ka lënë shumë mbresa.

Arsyeja që më shtyu të investoja këtu është fakti që vendet tona kanë marrëdhënie shumë të mira politike dhe është koha për të ecur në një stad më të lartë, në atë të ndërtimit të marrëdhënieve financiare dhe për këtë jemi këtu.

Kompania jonë operon në dy aspekte, së pari janë ndërtimet në infrastrukturë dhe së dyti është vizioni ynë për të ndërtuar një qytet të zgjuar”, shprehet ai për Ora News.

Por me çfarë klime biznesi i mirëpret tregu shqiptar investitorët e huaj dhe si mund t’i vijë në ndihmë këtyre sipërmarjeve të mëdha shteti shqiptar?

Yan Jiehe, e ka një përgjigje:

Ne jemi duke planifikuar disa projekte që përfshijnë Shqipërinë dhe gjithën rajonin.

Momentalisht kemi një projekt për ‘Korridorin 8’ dhe mundësitë për të investuar aty”.

55-vjeçari Yan Jiehe, i cilësuar si një nga sipërmarrësit më të fuqishëm në botën e infrastrukturës dhe investimeve me një pasuri prej 14.2 miliardë dollarë, do të rikthehet sërish në Shqipëri:

“China Pacific Construction Group” është kompania më e madhe në sektorin e investimit privat e, fokusuar në urbanizmin e qendrave të banuara, qyteteve dhe shteteve të ndryshme.

11 komente në “Miliarderi kinez me 14 miliard $ pasuri, investime në Shqipëri”

  1. Moisi Golemi says:

    Le ta bejne ishullin e Sazanit, qytet te zgjuar.

  2. A-Loqe says:

    Ky eshte nje lajm shume i mire!Me ne fund syte po drejtohen atje ku duhet. Kina jo vetem qe eshte nje superfuqi ekononomike, por eshte nderkohe edhe nje dashamirese e vendit e popullit tone. Mjafte me me te ashtuquajturat “kinezerite” e mosmirenjohesit E.Hoxha dhe pasuesit te tij Sali Berisha qe ne vitin 1991 la nam duke organizuar grumbullime e protesta per te kundershtuar , njelloj si E.Hoxha, “lidhjet me Kinen Komuniste”. Vetem me “komunizmin” Kina aktuale nuk ka asnje lidhje.

  3. Hem... says:

    se si u bene keta zengjine tak-fak nen tutelen e partise komuniste, ajo merret me mend. Le te investojne por te mos harrojme gjeopolitiken sepse investimi ka cmimin pas dhe prioritet duhet te kete perendimi sepse ajo eshte shtepia jone. Mbi te gjitha duhet te krijojme pune ne vend, nga burimet tona dhe investimet tona sepse ajo eshte rritje reale e ekonomise. Kete duhet te synojne qeveria ndryshe hajde marrim nje kompani marketingu te nga gjeje miliardere dhe nuk kemi nevoje per qeverira e zgjedhje.

  4. kosovar says:

    ky kinezi ka ardh me fitue ate tenderin e koridorit 8. te cilin do ta financoj qeveria kineze shum keq per kompanit vendore.

  5. PD-ist i zhgenjyer says:

    Sume mire qe po investojne Kinezet. Kinezet nuk perfshihen ne politike

  6. nje birr te lutem says:

    O loqe ne qoftese kinezet kan rrespekt te veçant per popullin ton mere vesh mir, qe esht ne saj ta PPSHse me ENVER HOXHEN ne krye, se sa per saliun dhe kta te tjeret kinezet nuk na dhjesin me nje mut more vesh apo jo,lat nam o njerez kur esht puna per ENVERIN flisni sikur ka patur vetem gabime mere vesh o loqe qe ENVER HOXHA me PPSHne i dhan te drejten kines ne kohen kur nuk ishte pranuar ne OKB qe te gjith tregtin me boten ta bente me flamurin SHQIPTAR se ne ishim ne OKB dhe ishte ai shtet SHQIPTAR qe e ndimoi ne ate koh bllokade kinen dhe isistoi qe kina te behej antare e OKBse, po kur nuk dini nga lidhet gomari mos i bini ne qaf ENVER HOXHES O NJERI SE NE SAJ TE ATIJ BURRI KEMI PASUR SHUM PERFITIME NE ARSIM ENERGJITIK DHE NE MIQSIN ME SHTETIN KINEZ ETJ,po po te besh historin e kohes saliut ne shkoll nuk mund te shkosh me larg se llogjika jote dhe e disa te tjerve qe e kan me te degjuar historin,kinezet ne kohen e PPSHse ishin si ne shtepin e tyre ktu tek ne dhe jan breza qe jan rritur me filmat edukativ te kinostudios shqipria re ne kin, pra dhe sot qe ne ata filma nuk na sherbejn me ne se edukacioni tek ne sot esht virtyt i budallenjve,ne duam filma me alkapone drog kokain dhe prostitucion se vetem keshtu per ne shqiptaret e kohes saliut behesh bos si MARK FRROKU me shum te tjer, kta filma te kinostudios qe jan prodhuar dikur i bleu KINA te tera dhe i shikojn dhe sot, po ne i kemi hipur gomarit mrapç o loqe prandaj po na shkojn punet vaj.

  7. sherifi says:

    Hem..
    Kinezet e pasur,apo dhe te varefer,nuk kane lidhje fare me gjeopolitiken dhe politiken,ata jane kapitalist privat dhe shohin interesat e tyre ekonomike.

  8. hahaha na kenaqe more shoku ropi,,i shikojne film tane dhe edukohen me ta kur shqiptaret vete ia pane hajrin ?? hahaaa

  9. Lymi Tutit says:

    duhet me i hudh syt ka Belshi, se ka pas kot Sami Frashri qi ta bonte qytet tmodh po ene kryqytet…kte le ta majn trapajont…

  10. Black jack says:

    Ha,haaaaaaaaa , i modh ‘nje birre te lutem” me se e vertete

  11. Votuesi ne pritje te ofertes me te larte.. says:

    Pse nuk na blen ky komplet si shtet??;PP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje