Ambasadori i Shteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu i është përgjigjur pyetjes së gazetares Ina Boja të TemA TV për dekriminalizimin në Shqipëri.
Në rubrikën online në Facebook “Pyet ambasadorin”, Lu tha se ajo qe SHBA vlerëson më shumë nuk është retorika, por veprimet konkrete që janë ndermarrë nga Prokuroria e Përgjithshme, Parlamenti dhe drejtuesit e partive. “Ajo që ne vlerësojmë më shumë nuk është retorika, por veprimet që janë ndërmarrë nga Prokuroria e Përgjithshme, Parlamenti, drejtuesit e partive, dhe aktorë të tjerë. Është e rëndësishme që të vazhdohet me procesin e dekriminalizimit, i cili nisi me marrëveshjen ndërmjet partive në dhjetor të 2014-ës. Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Ne përshëndesim veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të ngritur akuza ndaj dy deputeteve”, u përgjigj ambasadori Lu.
Ambasadori Amerikan iu është përgjigjur edhe pyetjeve të ardhura nga qytetarët shqiptarë, të cilat më së shumti lidheshin kërkesat e tyre për vizat me SHBA-të.
Lidhur me mbështetjen që SHBA do të japin për Byronë Kombëtare të Hetimit, ambasadori Lu theksoi se, “është e rëndësishme që Shqipëria të themelojë një Zyrë Kombëtare Hetimi. Së pari, duhet te ekzistoje nje institucion per zbatimin e ligjit me kapacitet te zhvilluar hetimi. Se dyti, ka gjithashtu nevoje per nje institucion qe ka autoritetin per te hetuar zyrtare deri ne nivelet me te larta. Skuadra jone nga FBI ishte ketu per te biseduar se si ne mund te ndihmojme ne ngritjen e nje Zyre Kombetare Hetimi ne Shqiperi, ne perpjekjet e saj per te luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e droges. Zyra e Prokurorise se Pergjithshme dhe institucionet e drejtesise duhet te vazhdojne te permbushin pergjegjesite e tyre per te zbatuar ligjin dhe siguruar nje proces te rregullt”.