Pse Luli s’luan dot me Top?

3 Prill 2015, 15:05Politika TEMA

Nga Andi Bushati*

 

Lajmi se Bamir Topi po nxiton drejt një aleance me Edi Ramën nuk është një lajm i mirë për opozitën. Pas shantazheve të vogla të republikanëve, pas largimit të çamëve që duket sikur janë lindur vetëm për të “emigruar”, selia blu po i drejtohet zgjedhjeve lokale më e vetmuar se kurrë.

Por në gjithë këtë panoramë braktisjeje, (që fatkeqësisht ndjek çdo lloj opozite në këtë vend) largimi i Bamir Topit ka një peshë specifike. Jo vetëm për influencën elektorale që ai mendohet se ruan në kryeqendrën zgjedhore të vendit, jo vetëm për rezultatin që ai mori në 23 qershor dhe jo vetëm për atë që ai përfaqëson për demokratët si ish ministër i qeverisë Meksi dhe si ish president i zgjedhur prej tyre.

Largimi i tij i dytë nga familja politike që e lindi, është në radhë të parë paaftësia e kësaj force për të korrigjuar vetveten. Sot Bamir Topi nuk është më, për PD-në zyrtare, as nënkryetari disa vjeçar dhe as deputeti i përhershëm i tironsave. Ai është thjesht njeriu që u kap mat duke votuar për Edi Ramën, njeriu që së bashku me një “lavire bulevardi” u soll si mosmirënjohës i vërtetë duke dashur t’i bëjë puç Sali Berishës për ta larguar nga pushteti. Ai është një “horr bukëshkalë” që nuk u bë njësh me njerëzit që kërkuan të mbronin me gjak institucionet në 21 Janar dhe që u shndërrua në kamikaz për ta fundosur doktorin në 23 Qershor.

Pra për PD-në zyrtare karriera gati 20 vjeçare e Bamir Topit është zeruar duke u reduktuar vetëm në tri vitet e fundit dhe duke u përmbledhur në versionin që lideri historik i ka përcaktuar delfinit të tij të dikurshëm.

Dhe këtu problemi nuk është më tek Topi e as tek fati i tij politik. Ai është i lirë të shkojë në aleancë me Ramën, të dalë vetëm në zgjedhje, ta shndërrojë FRD-në e tij në parti të tironsve apo ta shkrijë fare atë. Këtu problemi është tek opozita kryesore dhe tek orientimi i saj politik.

Pyetja që do të shtronte çdo njeri i arsyeshëm, këtë të premte, kur ka dëgjuar takimin e Bamir Topit me Edi Ramën është: A nuk mund ta bënte ai këtë sot me familjen e tij të dikurshme politike? A nuk duhet të kishte qenë Basha dhe jo Rama që duhej ta kishin ftuar atë në koalicion?

A nuk i takonte një shefi të ri opozitar, të ngrihej mbi trashëgiminë e viteve të fundit, t’i kapërcente luftrat e liderit të vjetër me mullinjtë e erës dhe t’i ftonte të gjithë ish kundërshtarët e tij për rikrijimin e një opozite të re të djathtë?

Nëse kjo do të kishte ndodhur, nëse proçesi i shikimit me sinqeritet të çmendurive të së shkuarës do të kishte nisur, nëse Berisha do të ishte vlerësuar për kontributet, por edhe do të ishte kritikuar gjithashtu për dëmet e panumërta që i ka sjellë PD-së, Bamir Topi dhe shumë të tjerë mund të ishin radhitur në një koalicion të ri dhe të madh opozitar.

Por Lulzim Basha nuk ka pasur as forcën dhe as mundësinë ta fillojë këtë proçes. Ashtu sikurse në debatet televizive, ashtu sikurse në qëndrimet publike, politika e tij konsiston më shumë në glorifikimin e së shkuarës, sesa në projektimin e të ardhmes, në ruajtjen e trashëgimisë, më shumë sesa në krijimin e alternativës. PD-ja e sotme, përpara një partie politike që synon pushtetin e nesërm, i ngjan një fondacioni që promovon vlerat e qeverisjes së djeshme berishiane.

Pikërisht kjo qasje për t’u paraqitur më shumë si trashëgimtari i postit sesa si “vrasësi i babait” e ka vënë në vështirësi opozitën që ai drejton.

Një llogjikë e thjeshtë kërkon që ai të shkëputej së paku nga trashëgimitë armiqësore që i ka lënë Berisha, që ai t’i zbuste marrëdhëniet me ish vëllezërit armiq të PD-së, që të ndërtonte ura lidhjeje me ata. E pse jo, të shkonte drejt ndërtimit të një aleance të madhe opozitare që nesër mund të rezultonte fituese. Po t’i rikthehemi hisorisë, Berisha i fillim viteve 2000, e gjeti forcën dhe e pati kurajon ta bënte këtë duke kapërcyer vetveten. Rrezultati dihet. Por PD-ja e sotme po vuan ende paaftësinë e Bashës për të kapërcyer paraardhësin.

Dhe për sa kohë që të jetë kështu, për sa kohë PD-ja do të vazhdojë të bëje politikë me kokën nga e shkuara, raste si ky “horrit të bulevardit” dhe i të singjashmëve të tij që shkojnë e flenë në shtratin e armikut, nuk do të ndalen. Luli humbi dhe një rast për të treguar se ai di të luajë me Top. Ai dëshmoi edhe njëherë se i ka ende këmbët e lidhura.

*Lapsi.al

32 komente në “Pse Luli s’luan dot me Top?”

    1. Skypion says:

      Ca verejtje(modeste) dhe nje shenim(aspak i tille) mbi shkrimin e analistit Bushati.
      Partia Demokratike dhe Kryetari i saj Basha kane mbajtur qendrimin e duhur politik ndaj Topit.
      Bamir Topi,perpara se ta/te largohej nga PD,ka qene nje figure me shume popullaritet nder militantet e saj.Pas Berishes,ka qene Topi.Ky eshte fakt.
      Nese Topi do te afrohej tek PD,e aq me shume,nese vete PD-ja t’i bente atij ftese zyrtare,ai mund te rifitonte mbeshtetjen e humbur,per arsyen e thjeshte,qe ky rikthim hipotetik do te shikohej nga masa e gjere e demokrateve si nje “falje mekatesh” nga patriarku Berishe.
      Biri plengprishes u rikthye.Babai zemerdhembshur e pranoi.
      Keshtuqe,Topi do te rifitonte mbeshtetjen e dikurshme tek demokratet e thjeshte.Kjo mbeshtetje do te ishte shume me e madhe se me pare,po te kemi parasysh faktin e menjanimit nga froni te patriarkut Berishe.Lulzim Basha do te ishte realisht i kercenuar.Kjo eshte logjika e thjeshte,e qe se tund as topi.
      Po mire,mund te thote ndonje bithe e zgjuar,po c’te keqe ka ketu?Le ta marre Topi drejtimin e PD-se!
      Natyrisht qe nuk ka asnje te keqe … sidomos per analistet e majte,sidomos per kundershtaret politike,sidomos per socialistet,sidomos per Edi Ramen,qe ka kohe qe po bejne diversion me topat e Topi-t(ketu perjashtoj Bushatin;besoj se nuk hyn ne kete kategori mercenaresh te paguar per diversion).
      Ne cdo aspekt qe ta kapesh,rikthimi i Topi-t ne PD,do te ishte i demshem per te gjithe.Do te ishte i demshem per PD-ne me coroditjen qe do te shkaktonte tek masa e demokrateve.Do te ishte i demshem per Kryetarin Basha.Do te ishte i demshem per vete demokracine;sepse do te ishte fundi i PD-se,fundi i opozites demokrate;sepse Topi do te ishte zari i Rames ne krye te PD-se,ne krye te opozites.E ka ngrene gjellen prishur te Rames.Eshte intoksikuar.Nuk mund te pastrohet kurre nga ky lloj intoksikimi.
      Edhe vetem vota qe ka dhene per Edi Ramen ne zgjedhjet e 2011 mjafton per ta bere alogjike cdo logjike qe perpipqet te logjikoje oferten apo kerkesen,afrimin apo rikthimin e Topi-t ne PD.
      Te gjithe analistet,por te majtet ca me shume,kur rreken te bejne kritiken e “paaftesise se Bashes” per te bere aleanca si paraardhesi i tij Berisha,bejne nje gabim te madh,sepse nuk marrin parasysh nje ligj ne politike: aleancat politike nuk duhen bere kurre nga pozita jo te favorshme.
      Pikerisht ketu ndryshon Basha me Berishen.Berisha ishte ne pozita te favorshme politike te bente aleanca me ke t’i donte qejfi,pa e demtuar veten dhe Partine Demokratike.Berisha ishte ne gjendje qe te impohohej kur bente aleanca.
      Basha nuk eshte ne keto rrethana.Rrethanat ne te cilat i duhet te manovroje Basha jane te percaktuara nga humbja e 23 qershorit 2013.Te pakten tani per tani e per nje fare kohe.
      Gjithsesi,kam bindjen e plote,se keto rrethana jo te favorshme,kane anen e tyre shume pozitive.Ato i japin mundesine Bashes te jete qibar ne aleanca.Ato i japin luksin Bashes te filloje nga pak e sak,pa u kompromentuar qe ne fillim te lidershipit te tij me aleanca kontaminuese.
      Shenim:i nderuar Bushati,ne te djathten politike nuk ka atvrasje.E ke kerkuar disa here nga e djatha kete.Hiqe nga mendja!

      1. simptoma says:

        Andi:-Ne nje kohe kur Basha duhej te “Dizifektonte”
        PD. nga Virusi “Sali” ai ka bere te kunderten.
        Ai e ka kultivuar ate,madje edhe ne varjetete te reja,
        duke i siguruar rendimente me te larta infeksionit.
        z.Topi,eshte Profesor ne kete fushe dhe i di me mire se kushdo
        pasojat e majisjes nga infeksioni,ndaj po qendrone larg ketyre vatrave,
        biles edhe me Maske ne Hunde,pasi aty ku eshte Berisha,
        nga vatrat kundermojne me keq sa mund te mendohej.Kjo
        eshte e verteta,per z.Topi,rendesi ka Higjenizimi i politikes
        qe ajo te mos mbetet ne gjendje Spitalore ku P-D ndodhet.

      2. bato says:

        Skypion, ose akrep i hidhur!
        Sado bukur te shkruash, duket qe je ai deshtaku qe ngeli prapa deres dhe puthador i kriminelit Berisha. Pse? Sepse ti ke frike mos afrimi i Topit i rrezikon karrigen e kryetarit Bashes. Po pse mor idiot, PD do jete me demokratike me kete Guimplenin dhe mikroenverin(ne pamje se ne fakt si vjen as te bytha Enverit) apo me moderne e me demokratike me Topin? Logjika te thote se Topi edhe sikur ne nje te ardhmete merrte drejtimin e PD, Shqiperia do kishte nje parti demokratike per se mbari e jo nje parti fashiste si ajo e SRB, imitim i PPSH por ne kushte demokracie, gje qe e ben te neveritshme. Se treti, pse ati yt shpirteror dhe qe te dhjeu ne fund, Berisha arriti te bente kompromis edhe me Gjeneralin e zi Imami, me Kacin e zi, me Ilir flororin, apo ai eshte yt ate dhe i lejohen kompromiset. Ty te te vije turp per mbrojtjen idiote qe i ben Bashes apo me keq Berishes , sepse sado t’u lepish bithen(sic e shkruan ti), ata do te te lene vetem te lehesh si qen rreth gardhit te tyre, po kurre nuk do te te fusin ne shtepi.Nje parti qe ka frike nga njerezit e zgjuar, eshte e destinuar te deshtoje heret apo vone.
        Me Bashen formalisht krietar dhe me Berishen e rrjedhur faktikisht, PD po shkaterrohet dhe jo pak faj mbani edhe ju mender analistet qe per servilizem ndaj Berishes, jeni gati te deformoni edhe noramat me te thjeshta morale, duke ndihmuar ne shkermoqjen e saj.Ti nder me te paret je pergjegjes moral,qe nuk pushove se mbrojturi vrasesin e 21 janarit dhe te 26 gerdecareve, te dhjetra te tjereve qe i di me mire se une sepse je i brendshem dhe si ish spiun i sig. te shtetit ke lidhjet e tua te vjetra me komunistet si Berisha e kompani qe ende jane ne pushtet.

      3. Halit o xhan says:

        Avash or ti se e bere roman per Patriarkun”baban e dhembshur” Salii..E bukur kjo fraze.Dhe Saliu gjithmon esht shquar per nje dhimbshuri te papare .Te q…a Saliun

      4. fatmiri says:

        Ti skypion dhe ca te tjere hiqi sikur jeni demokrat. Po e di ti qe ne demokraci vota eshte interes, adhurim, bindje, dashuri, lumturi, para, ekonomi etj etj. Pra voten e jep atje ku i gjene keto, prandaj eshte demokraci, ndersa ne diktature vota eshte per partine. Filozofia juaj kerkon me çdo kusht qe ujet te shkoje vetem ne arene tende. Perendoi ajo, iku, bjeri bythes me shqelma. Pra ju nuk jeni demokrat, por anarshiste te mbuluar me nje vello demokracie nga ku era fryne gjitheandej. Tani persa i perket te djathtes tende se pd nuk eshte e djathte. Berisha ka mbaruar, le te flase sa te doje.Njeriun e mban cipa, atij i ka plasur. Lulezim Basha ka gjithe ato krime ne kurriz dhe i ka kembet e duarte te lidhura, goja flet per ç’i vjen mbare. Ai do marre ne kurriz dhe krimet e Berishes; Lulezimi ka rrugen Durres-Kukes, ka firmen e faljes detit grekut qe ka dhe nje vendim te gjykates kushtetuese te republikes se Shqierise, pra nuk eshte ne kuadrin e thashethemeve qe mund te pretendohet, por Lulezim Basha ishte minister i brendshem kur u vrane kater veta te pafajshem ne bulevardin “Deshmoret e Kombit nga ana e forcave te tij dhe nuk dha te pakten doreheqje, ashtu si kerkon sot per kundershtaret e tij politik(!) pa le me te gjykohej tek drejtesia qe te kishte nje sebep sot te thoshte: ate pune e mbylli drejtesia dhe sipas shprehjes se Topallit ne ish parlament: kur flasin gjykatat ne duhet te heshtim. Shikon ndonje heshtje ti tani qe flasin gjykatat?! Pra me njerez te tille, jo vetem s’duhet ndenjur afer, por duhet edhe ti fshikullosh me kamzhik qe te kujtohen çfare kane thene e çfare kane bere. Mua me duket se pd sot eshte drejte shkrirjes sepse nuk ka asnje alternative, nuk realizon dot asnje aspirate, por ne udheheqje te saj ka njerez qe jo vetem s’kane anje reputacion moral e qytetar, por te kriminalizuar e te paafte per te administruar ate pak kontigjent njerezish qe vazhdojne ti besojne vetem per emrin qe ka.

    2. Vasilika says:

      Kam mendimin se PD eksistuese duhet te eliminohet totalisht. Deputetet qe perfaqesojne kete parti jane totalisht te komanduar nga Berisha. Nuk jane te lire te shprehin mendimet e tyre qe ti vijne ne ndihme elektoratit e mbare popullit. Udheheqja e PD ka harruar complet misionin e saj. I uroj Bamir Topit suksese….

    3. Malsori says:

      Ti patjeter je nje moqalor, geg jane te paket.

  1. andromeda says:

    Sinqerisht, o ti lum miku, atë partinë e oborrit të Berishës më mirë ta shikojmë teksa tretet e asgjesohet e në vend të saj të lulëzojë një PD e rinovuar larg rrugeçëve të tipit Ristani, Noka, Luli, Xhozi, Halimi etj. Se plaku Mere tashmë ka mbetur një kufomë politike.

  2. Eni Zhoga says:

    Uroj me gjithe zemer nje opozite ndryshe jo si keta karafila qe vetem shpifje nxjerrin nga goja.
    Uroj nje opozite si do ta bente Bojaxhiu p.sh shume te qyteteruar ….ka ikur koha e Zhelefines me vjen turp qe ajo eshte ne Parlament dhe akoma dhe me keq kur shoh Ristanet si Luli me zerin si gej qe cirret dhe cfare nuk nxjerr nga goja . Historia dhe drejtesia vonon por nuk harron.

  3. liri drejtesi says:

    Që të mund të kemi shtetare të rinj duhet më parë të nderojmë kujtimin e shtetareve të vjetër të vdekur, dhe të shfaqim mirënjohje përkundrejt atyre që i kemi gjallë. Pra te jemi shtet dialektik dhe historik.
    Ketej e tutje i duhet caktuar vetes si popull, si politikane, një karakter. Qe do te thote: ta mbash ate(karakterin)njelloj, edhe kur je vetëm edhe kur je me të tjerë, edhe ne “shi” edhe ne “diell”. Demokracia shqiptare filloi pa karakter, dhe e tille vazhdon, e mbase do te mbaroje – ne gremine.

  4. Dajo says:

    Jetoj jashte shtetit ,po do thoja mjere ai vend per ca klase politike qe ka,te njejtin opinion kam per keta analistet,si bushati shkullaku etj qe u leshon politika ndonje kocke per te lepire

  5. Bond says:

    Po pse o Mero e ‘justifikon’ Lulushin se gjasme i paska ‘kembet e lidhura’ per te vetvepruar!
    Ky legen eshte i nje deshtak i lindur, si me kembe te lidhura ashtu dhe me kembe te zgjidhura!
    Lulushi eshte nje fatkeqesi e madhe per kete vend ne cdo pikepamje. Ai me ‘vepra’ ka treguar se eshte madje edhe me i paafte, hajdut dhe kriminel se vete ‘krijuesi’ dhe ‘tutori’ SRB!
    Shyqyr qe ky popull tashme i njeh mire veprimet e perbindshme te Lulushit si minister dhe kryetar bashkie!
    Ky kopil-moster eshte tashme nje kufome politike qe nuk i hyn me askujt ne pune ne Shqiperi dhe nuk ka asnje shprese per ‘ringjallje’! Vertet gjynah per ‘opoziten’….deri sa te dale nje lider i vertete!

  6. TJ says:

    Une nuk mendoj ,qe ne duhet te lexojme artikujt e Bushatit,Andit, qe duket se e ka marre personale ,betejen kunder Rames?! Per arsyet, qe i di Bushati ,ai eshte reshtuar kunder Rames?!Edhe vendosja e tij ne radhe, me Precin dhe Artanin,dy ish sigurimsa,qe jane kthyer ne mbeshtetes te Berishes,tregon, qe ky pervers e ka shitur bythen! Poshtersia ne Shqiperi nuk ka nje kufi! Keshtu ndodh kur njerez pa bythe behen politikane apo gazetare?!

  7. Arber says:

    Topa bore hedhin shoketeeee…. Topeteeee Luliteee….

  8. Z/Kallami says:

    Luli nuk ja thote lojes se topit sepse ka patur trainer nji vicidolas qe vetem magalla e kapuqash din te luej.Po top kurren e kurres se me zi trolli i tije(trainerit) dhe i shume te tjerve alpin nxirrnin me shume veshtiresi buken e gojes e jo ma te kishin nji minifushe per te lodrue me top.
    Berisha eci i krekosun ne fillimet tranzicionit se vlonte urrejtja tek sistemi monist me piken kulminante vrasjet e shokve te vet nga diktatori.Shto dhe luften e klasave,agjitacion e propogande,te kalojme ne gjendje zero duke shkatrrue cdo gje moniste.Kjo e naltesoi me shume se c’duhej karrieren ne ngritje te Berishes.Sa dhe ky vet forcohesh ne dyluftim me cdo individ duke i nxjerrun gogolin e dosjes.
    Sot populli e ka kuptue se cfare ishte dhe cfare asht Berisha.Duke krahasue bemat e tije.Populli i dha fund mbeshtetjes Berishes duke e denuar (mendoj) perjetesisht ne opozite me 23 qershor 2013.Ku per vleren qe ka tregue PD ne interres per zhvillimin shoqerore meriton daljen te jasht ligjeshme nga politika.
    Pluralizem jemi.
    Lojnat akrobatike politike dhe interresi luhen me te drejten e rregullores te pluralizmit demokratike.Keshtuqe arrihen edhe koalicione te programeve te ndryshme politike.Po gjithesesi keto koalicione ti sherbej inerresit te pergjitheshem kombit.
    Pavarsisht se FRD e Topit nuk ka arrite te jete ne pushtet.Programi qe shpalos asht disahere ma i kjarte e ma i kuptushe dhe i kapun nga populli.Mjafton qe aty nuk ka shantazhe dhe diskriminim me frigen e dosjeve.Me zhgatrrimin e vendit ne gjendje zero.Sepse ne ate parti vegjetojne njerez vertet me brume te djathet pa perzierje me sigurimsa e partiak me tesere te ish PPSh. sic ishte lideri i tyne qe mburresh me kallje frige dhe urrejtje.”Do ju ngrije buzeqeshjen ne buze”.Kete nuk e mendon e jo ta kete ne program FRD.E vetmja propogande qe mbeti e tille pa u praktikue ishte shpalosja e Berishes.”Bashkevuajtes por vellezer”.Kjo lindi dhe vdiq qe ne lindje sepse doli buzqeshja e ngrime ne buze.Perndryshej behesh i dyshimte lider konvertimi i PPSh dhe i PD.

  9. sherifi says:

    Po ta mer mendja ty o z.Bushat se kjo nuk eshte loja e Berishes qe si e si te diskretitoi Lulin/
    E para qe te thote neser ja kush isha une dhe e dyta ta coi partin demokratike ne humbjen me te thelle qe me lezet te zvendesoi Lulin.

  10. H. Malo says:

    Nje analize jashte çdo realiteti. Luli nuk eshte se s’po del jashte
    trashegimise se Berishes. Luli nuk di e nuk do. Pra, nuk mundet te beje asgje pa Berishen. Ai eshte nje i klonuar, njelloj si Halimi, Ristani, Bumçi, Vokshi e.t.j..

  11. albanian says:

    Topi nuk eshte askushi

  12. drejtesia says:

    Partia e lulushit po vjen drejt shperberjes si parti se eshte e pa besueshme ne popull.

  13. Bossi says:

    Te luaj Luli me Top ? E qesin nga loja. Ta provoje dhe kur ta nsjerrin me karton te kuq. Le qe nuk e lejon trajnieri.

  14. njeri says:

    Ehh more Bushati, te dija vizionar por fatkeqesisht edhe ti miop je si shumica e te tjereve gazetaruce! PD eshte drejt zhdukjes totale, ne keto zgjedhje sfiton asnje komune perveç Tropojes (por edhe kete zor e ka). Opozita nuk ka dal akoma por ajo do te jete pikerisht me Gjergj Bojaxhiun, eshte levizja e qytetareve te ndershem qe duan te shkeputen njeher e mire nga kjo politike vrastare. Kreret e PD ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ti shikosh duke u bashkuar me PS e LSI (shiko partite greke dhe ska nevoje per koment)…

  15. DRENICA E KUQE says:

    Lulu nuk luan dot me top sepse e ka dhier krejt fushen dhe dron se merr n’thua e rrezohet ne mutin e vet!!…

    DRENICA E KUQE

  16. astrit says:

    Bushat. Lulashi mblodhi partite e opozites (ne fakt i ka mbetur vetem Nard Noka dhe Arjan Starove) dhe Bamirin nuk e ftoi. Atehere perse e fajeson Topin qe shkoi me te majten. Mos kerkon qe ky t’i lepihet Saliut dhe Lulkes.

  17. Kruja says:

    Luli eshte Shalapingo. Nuk godet dot me trine por me majen e kepuces dhe me duart e lidhura prapa xhaketes.

    Luli nuk di te luaje futboll, nuk di si gjuhet topi, nuk vrapon dot, eshte i pakoordinuar.

    Luli eshte Shalapingo si Berisha.

  18. genti says:

    lulit mire qe ska top por po i heqin dhe atletet

  19. tuç maku says:

    ne partine demokratike kan ngele vetem servilat e saliut vrasesit legenat njerez pa shkolle smerlapet pijanecet kur komandon edhe fari lesh balliçi mjer ato qa i ka gjet

  20. DUK... says:

    Loja luhet per dike tjeter… PD-ja si duket po kalon nga kerbaci i Berishes tek kulaci i atij tjetrit, qellimi duke mbetur po ai: arberoret e jugut te mbeten pa prone, dmth renjedale. Nejse, Kucedra…

  21. shqip hesapi says:

    Gazetar me te shpifur,me pa tru,me idiot,me frikacak,me pa ide se ti Bushat nuk mund te gjesh ne vendin tone.Luli eshte i zhytur jo vetem ne llumin e Saliut por edhe me shume ne llumine vet per ata qe ka bere.Ai nuk ka bythe te dale mbi Saliun,dhe ti nuk ke bythe te sqarosh keto pune.Topi apo Topat e tjere e dine vete me holle rolin e tyre dhe kjo dukuri nuk po del sot,se Gjinushi e ka bere qe zgjedhje e para kur fitoi Saliu,apo ishe pa breke ti ne ate kohe.Si gjithe shkrimet e tjera edh ky eshte i dhjere ,pa ide dhe me nje lloj lepirje ashtu sic di ti.

  22. shqip hesapi says:

    Camet qe me 23 qershor duhet te kalonin me qeverine se nese behet ndonje fjale e mire per Camerine e ben Qeveria dhe jo opozita.Pastaj po te donet Saliu do te kishte hedhur ndonje gur ne lume kur i fali detin Greqise.

  23. shqip hesapi says:

    Pastaj Saliu nuk mund te bashkohet me nje “horr” te thjeshte se ai vete eshte kryehorri i horave

  24. Gjoli says:

    A me jep pune ky artikull mua dhe mijera te tjereve? A i i siguron qetesine Tiranasve ky shkrim? Ne fund ate jep te hash e te pish nje ngjarje e tille?
    Kujt i intereson,se Nuk do Luli,e do Edvini te mare Bamirin qe ka vjedhur pronat e gjithe fisit,me dekrete e gjyqe te ulta? Edhe ky hajdut eshte dhe Edvini te gjithe hajdutet e kriminelet po mbledh.Shko o Bamir se je i mirepritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje