Një grusht plumb i rëndë

3 Prill 2015, 20:14Politika TEMA
Një grusht plumb i rëndë

 

Nga Bledi Lumani

 

Grushti i mbledhur dhe ngritur lart nga Arben Frroku në shenjë gëzimi, është epilogu i një procesi, që ka edhe dy shkallë të tjera, por që tashmë duket se ka marrë udhë, në gjyqin për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.

Grushti i Frrokut është një goditje e fortë për të gjithë.

Është goditje për gjykatën, e cila, edhe nëse ka marrë një vendim të drejtë, do të paragjykohet gjatë për këtë rast.

Ajo tregoi edhe njëherë, se njerëzit e fuqishëm këtu nuk dënohen, edhe nëse akuzohen se kanë kryer vrasje. Madje, edhe kur guxojnë të ngrejnë dorë kundër shtetit.

Është një goditje për prokurorinë, e cila më shumë ka bërë show me këtë proces, se sa ka gjetur prova dhe argumente të pakundërshtueshme, për të mos u dhënë ai vendim që u dha.

Është një goditje për politikën dhe për mazhorancën, e cila në këto dy vite ka qenë amorfe ndaj drejtësisë dhe nuk ka mundur dot të ndëshkojë asnjë gjyqtar, jo më të reformojë sistemin e drejtësisë, siç kishte premtuar.

Është një goditje edhe për presidentin, që vazhdon të bëjë qorrin dhe shurdhin ndaj KLD-së, duke i dhënë të drejtë kësaj të fundit, kur mbron gjingjonat e drejtësisë.

Është një grusht edhe për opozitën, e cila doli dhe e denoncoi si skandaloz këtë vendim, ndërkohë që këtë sistem gjyqësor na e la pikërisht ajo trashëgimi. Për të mos folur se drejtuesit e djeshëm të policisë së saj, hanin e këndonin me të akuzuarin.

Është një grusht i rëndë edhe për shoqërinë dhe opinionin publik, që vazhdon të marrë goditje pas goditje nga drejtësia.

Në blogje dhe rrjetet sociale irritimi është i madh.

Dhe si pas çdo vendimi të dyshimtë të gjykatave shqiptare, gjithë zhgënjimi shprehet më fjalët “se ky vend nuk do bëhet kurrë”, se “të fortët dhe të pushtetshmit gjithmonë dalin të pafajshëm” dhe se “në këtë vend nuk jetohet më dhe duhet ikur një orë e më parë”.

Edhe sa grushta të tillë do marrim, vështirë të thuhet!

Por, shenjat nuk janë fort shpresdhënëse.

42 komente në “Një grusht plumb i rëndë”

  1. jon says:

    e pra fajin e ka Saliu dhe per kete o mero qosja si thu

    1. tironsi says:

      Jo jo e ka rama sistemin e drejtesis berisha & co

      1. tironsi says:

        Sa te jet barisha gjall nuk kemi drejtesi ne kte vend

        1. luald do says:

          A u porosit atentati ndaj Tom Doshit?! Kjo eshte pyetja qe i bera vetes sapo u njoha me kete vendim?

          Tashme eshte e qarte si drita e diellit se vrasja e Tomes u porosit nga Ilir Meta, i njejti njeri qe porositi dhe vrasjen e artan santos.
          Ska asnje dikutim qe durim bami dhe enver stafuka jane personat e motorrit te famshem. gjithcka ju komunikua tomes prej mark frrokut, por ky u shantazhua per shkak te ketij vendimi te turpshem qe u mor sot per te deshmuar ndryshe dhe per te bere te paditurin.

          ne 21 qershor ikni dhe votojeni perseri edi ramen, ilir meten dhe sali berishen se ndoshta pasneser do jeni me mire.

          1. Pilo Lala says:

            Gjykatesi nuk kishte zgjidhje tjeter, vecse ta lironte Kolegun e tij.
            Gjykatesi e di mire qe e ka emrin ne listen qe do arrestohen se shpejti, dhe ai, si Berisha ka akoma shprese se mund te rrezohet Qeveria, ose te pakten dikush mund te vrase Edi Ramen, qe te shpetojne kriminelet e Sales.
            Nuk ka Gjyqtare qe nuk ka mbi 4-5 Apartamente, vila, para ne Banke, para nen dyshek, femijet studjojne ne France, Gjermani.

      2. i says:

        Ore kush nga ju e ka lexuar dosjen e tij??? Meqe u fol neper media qe ai eshte vrasesi duhet te jet me te vertete ai?? Ne fakt median duhen te gjobiten rende per kete gje. Nuk mund te futet ne burg nje njeri qe ka vetem nje deshmitar perball dhe deshmitari bie here pas here ndesh me fjalet e ti.
        tani une spo them qe nuk e ka bere ky, por duhet te ishte punuar me shume per te gjetur prova.
        Gjyqtari jep vendim sipas provave jo sipas mendimit te njerezve, edhe sikur vet te mendoj se ai eshte fajtor nuk mund te japi nje vendim pa prova

    2. Deti says:

      KLD Bujari e komandon ashtu sic Gjykaten e Larte e komandon Zaganjori.Sipas teje jono kush po e pengon reformen ne drejtesi.kujt nuk i intereson qe keta gjykates maskarenj te rrine aty ku jane bashke me Gjin Gjonin qe ju gjeten 2 milion euro te pa deklaruara?

      Po mor po ai haleja e ka fajin.,trashegimine e tij 23 vjecare kemi akoma,dhe drejtesia eshte e para…

      1. Pilo Lala says:

        I shikoni ato hekurat e kafazit ku eshte futur Frroku?
        Ato i kane salduar Saldatore me Patente, dhe nuk ka Frrok e Prel , Gjin Gjini qe ti hapi por te dale Frroku.
        Frroku do denohet pa diskutim.
        Prokuroria menjehere do arrestoje Gjykatesin qe e gjykoi Frrokun, per fshehje Pasurie.

    3. bato says:

      Jon apo xhon!
      Ne se je qorr dhe budall, nuk te qortoj, por ne se je normal, dua te te them se je nje servil e bythelepires, kur hedh fjaline “fajet i ka Saliu”. Pse? Sepse or i trashe, Saliu vuri e mbron Gjin Gjonet. Saliu mbron Ristanet qe vec jane ish burgaxhinj, vodhen e manipuluan votimet e 2011, te 2009. Sepse Saliu ka vene nje debil si president dhe kryetar te KLD qe nuk di te lidhe dy fjele e jo me te ndikoje per drejtesi. Sepse Saliu vrau ke i deshi bytha bashke me te birin debil Zenin dhe Mediun dhe nuk doli perpara drejtesise, sepse ai vrau edhe Azemin dhe e perdhosi kujtimi e tij duke e hedhur arkivolin ne mes te rruges dhe iu drejtuan kryeministrise per interesat politike e puc shtei… Eh, i mjeri ti qe nuk di e nuk lexon asgje dhe merr guximin te besh opinionistin.

      1. Fronti Demokratik says:

        Po shoke veterane, Saliu..! VETEM AI E KA FAAAAAJIN!

      2. Halit o xhan says:

        Mire ja the o Bato..Po kujt ja thua ..Keta jan ata qe la Sala..se ata qe ishin me shkolle prej verteti,,ai i ndoqi nga shtepite…ose kush donte te pasurohej u be legen i Sali Satrapit. Cte bejme ..Na kan mbire gjith injorantet,,dhe i thon vetes “shopqeria civile”..Saliu me urdher te Ruseve dhe Serbomedhenjve,,e nxorri Shqiperine nga orbita..Dhe ne kemi ngelur ne rruge..Tani ja kerkojn Edi Rames,,,dhe me shpejtesi dhe pa turp…duan te iki ai dhe te vijn keta PeDe-ja…ashtu akoma pèa i mbushur 4 vjet.

      3. Toni says:

        o batooo dhe jo vetem kaq qe plera sali talli menderen me akivolin e te ndjerit Hajdari,po nxorri dhe erzen brecanin para kryemnistrise me kallash ne dore se donte saliu qeverine me dhune ja keta jane kurralet e SHQUP..

    4. Gerti BR says:

      Eshte faji i atij kapterrit tuaj handikapat.

  2. RRADIKAL says:

    NUK BEHET SHTET SHQIPERIA . !! KURRE !!ME VJEN TURP QE JAM SHQIPTAR.NUK KTHEHEM KURRE ME NE ATE VEND QORRASH,KU KRYEBANDITET BEJNE LIGJIN.MIRE SE VINI NE KOLUMBI…….JAM SHUME I TRISHTUAR.PER FAMILIARET E TE CILEVE U SHERBEJNE KETIJ SHTETI KRIMINELESH.ME PLOT GOJEN JU THEM :JU DHJEVSHA MU NE SHTET TE SALI SUPERSPIUNIT DHE TE SHQIPTAREVE QE RRINE DHE VESHTROJNE.

  3. A says:

    Titulli i bukur dhe kuptimplote. Qendrimi dy vjeçar amorf i maxhorances per reforme ne sistemin e drejtesise eshte thembra e Akilit per sa shkruan autori. Te gjitha te tjerat vine mbrapa. Me e cuditshme eshte se te gjithe flasin e te gjithe rrahin ujin ne havan.

  4. KRIMINELAT blejne (lek kurvash) GJYKATEN ne SHQIPERINE TONE……!
    kjo eshte e verteta e dhimssheme,reliteti i nje Drejtesie qe eshte varrosur…..,edhe per sa kohe? nuk dihet.

    1. sit back and relaks says:

      keshtu eshte, leku i kurvave eshte lek harram. ne fund fare ti merr gjykatesi me avokatin. te vjen me shume gjynah per kurvat ne fakt se ato kane djersitur me se shumti per ato leke

  5. nje birr te lutem says:

    RUAJ bythen tende ED RAMA se do hash noj koqe plumbi se ktu ne burg nuk te fut njeri sot, vrit çin te duash dhe te jet kush te doj vetem te kesh para per mafjozet e gjykates dhe as zoti nuk ka çfar te bej ne kte vend te begat me njerez te mallkuar.

  6. lavdosh says:

    Sqarim: i akuzuari nuk do te thote te jet fajtor, sepse duam ne ose PD.
    Dakort me cdo gje tjeter pervec komentit hyres.
    Pa dyshim fajin e ka Berisha/PD dhe sistemi qe ndertoi ai ne 25 vjet. Plus krimi ndodhi ne kohen e tij. Policia dhe prokuroria e tij duhet te kishin mbledhur prova te pakundershtueshme. Paaftesi, korrupsion, shtet legen dhe pse jo presion politik. Pak nga te gjitha ose pafajesi.
    Si perfundim nje krim me shume pa autor ne kete Albanistanin tone dhe Sali RRumpalla qe do dali dhe beje komente halucinante

    1. sit back and relaks says:

      ore deshmitari thote e pashe ne sy dhe e njoha, ne rrobat e frrokut ka pasur gjurme baruti, alibia e frrokut nuk qendron e keta thone ska prova. nejse si ka qene ai skeci me ate shoferin qe shtypi tufen e deleve, kur gjykatesi pasi i akuzuari i ve nje valixhe me para i thote: me keto prova qe ke ti i pandehur nuk ka ligj qe te denon, dhe ne vend te denoje shoferin denon bariun me arsyetimin qe delet ishin duke qarkulluar mbi shpejtesine e lejuar duke shkaktuar aksidentin.

  7. ARGITA says:

    KY ESHTE NJE TURP PER ATA QE NUK KANE TURP

  8. en says:

    Grushti ne ate pozicion eshte simbol i mafias dhe kripton bashkimin e “families”.

  9. kurkushi says:

    Ka ardhur koha qe shqiperia duhet te shperbehet.U vertetua thenia se shqiptaret nuk formojne dote shtet. Lidhja me shqiperin per pjesen derrmues te shqiptarve eshte vetem pashaporta.Lukunit e dale nga shpellat e trajtojne shqiperine si ciflig te tyre dhe me paturpesi vet mburren dhe garojne me njri tjetrin se kush ka vene kapital me shume.Me ka bere pershtypje fjalet e nje djali te pa pune kur kishte pare fotografine e familjes se Sali Berishe qe kishte dale bashke me qenin e shendetshem icili ma tha:shiko kjo foto tregone se me mire rrone qeni ne shtepin e Sales se ne.

  10. Malesori says:

    Saliu eshte arkitekti dhe mbrojtesi i flakte i korrupsionit, krimit e pandeshkueshmerise ne kete vend. Artikullshkruesit i themi se mazhoranca nuk eshte pergjegjese pe sistemin e drejtesise te cilin e ka cimentuar Saliu me Jarin e kompani. Saliu ka shtetin e vet paralel dhe mazhoranca nuk po e zhben dot, fale edhe mbeshtetjes qe i japin Saliut sahanlepiresit e perfituesit e medhenj, edhe ne media, ne kohen e mbreterimit te tij.

  11. deda says:

    bravo bledi per kurajon dhe guximin.c’do koment eshte i tepert.

  12. mjaft says:

    Keshtu veprojne gjyqtaret …pse nuk ndeshkohen e te largohen nga drejtesia.Pse nuk u ndeshkuan dhe gjyqtaret e Elbasanit Ilir Pashaj e Bujar Musta,per te cilet u tha nga K.L.D e nga ministi i drejtesise se do te ndeshkohen per korrupsion por ata u falen???Pse,Pse?

  13. prof doc sal katunar pidhari says:

    shqiptarqiqt bejn vetem nje shtet.
    quhet Shqipniqi!
    …dhe le t vij prap edhe papa dhe ta bekoj
    se komplet perndimi e ka bekue tash e cerek shekulli.

    shqiptarqirë e shqiptarqiqe
    hani karin si salçiçe
    Shqipniqirë o Shqipniqiqe
    vend i poshten me horrlliqe

  14. Blendja says:

    Nga je kaq i sigurt ti mor gazetaruc Bledi qe flet me kaq kompetenca,,,qe qenka nje grusht per te gjith, ??? nje her shkruan se edhe po te jet vendim i drejt do ket komente kunder tij e pastaj komenton sikur eshte 100 per qind i padrejt…ne kte gje e bashk me ne dhe ti nuk e dim tamam…
    prandaj mos paragjyko o blend, se pastaj i bie qe te mos jesh fare gazetar, sepse nuk njeh rregullat elementare te gazetaris…

  15. Pelasgian says:

    E thashe edhe me pare …kta VRANE PER TE DYTEN HERE njeriun ” e tyre ” ,,,tani imagjino se cfare “DREJTSIE” mund te ket per nje qytetar te thjesht apo nje fshatar varfanjak” .

    Nderkohe Kroacia arreston ish kryeministra …….

    DUHET ME U BO SEZBEN KROAT ….POR KROAT ANTI-SHQIPKAR !!!!!

  16. halli says:

    Lere burgun e Frrokut po na thuaj; A do behesh kryetar Bashkie ti me burgun tend apo jo?

  17. nuri says:

    Surrati i Frrokut eshte fytyra e pushteteve qe kane uzurpuar shqiperine, mesazhi qe jep ky vendim eshte i frikshem, dekurajues, eshte mesazhi i mafies se bere nje me pushtetin.

  18. Ledio says:

    Gjykata ne kete rast na ka bere nje sherbim te madh. Na tha qart edhe me germa te medha qe tentativa per vrasje e zotit Tom Doshi eshte e vertet dhe urdheruesi eshte Ilir Meta. Dua te them me siguri te madhe qe Ilir Muti eshte gjithashtu urdheruesi i vrasjes se Artan Santos. Zoti Rama ti nje tiger prej kashte, nqs nuk je dhe ti vrases edhe i pabese si Ilir Meta. Ti nuk ke by.. dhe as moralin e duhur te jesh ne krye te shtetit. Ti je mut edhe shkuar muti…

  19. padrino says:

    Ne shqiptarët, nuk bëjmë dot shtet, e thonë serbo-grekët, e them edhe unë, 25vjet shkërdhatokraci, vetëm kaos, Dhunë, krime pa rend pa qetësi, anarshi, te drejtën e fiton vetëm ai që ka para, ai që është më i forti. Lavdi Enver Hoxhës, për jetë të jetëve, Shqiptari që bëri shtet .

  20. Cecua says:

    Akoma spo e kuptoni se prokurorija,gjykatat,KLDja dhe i gjithe sistemi i drejtesise,pervec Ministrit qe ka celsat e kashtes per drejtesine,jane ne duart e sali kriminel berishes? Mos u merni kot me qeverine apo Edi Ramen,por urojme qe me ardhjen e ketyre personave te FBIse te shpresojme se dicka do te behet ne drejtim te drejtesise,mbasi dhe vet presidenti i Republikes eshte ne mbeshteje te sistemit te korruptuar te drejtesise.

  21. alma hoxha says:

    mbas kesaj vetem keto vargje me vine ne mend o’si nuk kam nje grusht te fort ti bi ne zemer malit qes’bezan,,,,,,mali hesht dhe ne heshtje qesh dhe une vuaj dhe ne vuajtje vdes,,,,,,,,o’si nuk kam nje grusht te fuqishem,malit qe hesht mu ne zemer me ja njesh ta shoh si dridhet nga grushti,,,,,dhe une te kenaqem,kenaqem tu qesh., han7i hani pini dhe rembeni mbushni xhepat edhe arkat,te pa brek’ju gjeti dreka milioner ju gjeti darka…….eshte koha e maskarenjve

  22. Arber Iliri says:

    Ky eshte nje nga skandalet me te renda dhe grusht nga me vdekjepruresit per shoqerine shqiptare.Tre minj shkresash qe duhet te kene marre pare me kete gjyq sa nuk do te marrin gjithe jeten si gjyqtare japin nje vendim komplet te kundraligjshem .Ka nje deshmitar okular pa ndonje interes kunder te akuzuarit Frroku qe menjehere pas ngjarjes pune oresh ju a ka shpjeguar ngjarjen dy nga drejtuesve me te larte te policise.Prove me te forte se kjop nuk ka.Gjyqtaret e kesaj ceshtje duhet te shkojne aty ku e kane vendin ne burg, me siguri duhet te kene marre 1 milion dollare a me shume.Vrane shume gjera njekohesisht me kete vendim, vrane sistemin e drejtesise perfundimisht, besimin e shoqerise dhe shtetin shqiptar.Mos ju duket e ekzagjeruar, eshte e verteta pas nje analize nese dini ta beni o njerez.
    Rama ndro menyren e te qeverisurit.Populli per kete votoi.Mos bej ciu ciu.

  23. Arditi says:

    Zgjidhja e vetme eshte te largohen te gjithe njerzit e mire nga ai vend i pushtuar nga MAFIA dhe te mbeten vetem UJQIT e politikes qe te hane njeri-tjetrin dhe keshtu te shpetojne njerzit e mire dhe te mencur.

    Kam jetuat 50 vjet ne vendin tim poe jam shume i lumtur qe e lashe dhe nuk behem kurre pishman.
    O njerez te mire e te mencur Aplikoni per llotarine Amerikane, femijet te shkojne ne shkollat e Europes dhe SHBA. Lerini llumin te qendroje aty dersa te mbaroje edhe pika e fundit e gjakut te lukunuse se babezitur te ujqeve me dy kembe.

  24. Gjoli says:

    Dikur,para dy vjetesh,kur fitoi kjo maxhorance,kam shkruar:
    Shqiperia do mbetet si eshte,po qe se kjo force politike,qe ka mare pushtein nuk do filloje revolucionin nga drejtesia.Atehere jepja mendimin se duke bere nje analize te pasurive te gjyqtareve,prokuroreve,si dikur ne kohen e Enverit,duke denuar,e konfiskuar,duke pushuar keta qe ishin me pasuri te pa ligjeshme,do arihej te krijohej nje drejtesi e tille qe do mund te bente drejtesi edhe mbi te “fuqishmit”politikanet,grabitesit,hajnat,kriminelet dhe gjithe llumin e pasuruar me poshtersi.Kete revolucion e quaja te parin dhe kryesorin,dhe nuk qenkam gabuar.Por ishte nje fakt i pa mohushe: PS NUK ISHTE E PREGATITUR PER FITOREN,ASHTU SI PD NUK E PRISTE HUMBJEN.KJO SOLLI QE NE KETA DY VJET TE MARE NJE GODITJE TE MADHE BESIMI I MILIONA SHQIPTAREVE NGA MASHTRIMI I QEVERISE SE SOTME.ISHTE DHE MARTESA PS-LSI QE NUK JEPTE ME ASNJE SHPRESE SE DO BEHEJ SHTET,DO KISHTE DREJTESI,DO KISHTE PERPARIM.FAKTET SO VERTETOJNE,ATE QE MERO BAZE SHKRUANTE NE 2 PRILLIN E VITIT 2011,PER KETE MARTESE ME KUSHTE GRABITJE E PASURIMI TE QEVERITAREVE TE RINJ,TE CILET ISHIN TE VARFER,PA PRONA E PASURI ATEHERE,ME FYTYRAT QE SOT JANE NDRYSHUAR,ME VESHJE QE SOT SHKEQEJNE,ME MAKINA E LLUKS,SI SHEIKET. MERO JE I MADH,KE PARASHIKUAR ATE QE DO NDODHTE DHE DO NDODHE ME PAS.

  25. zeni says:

    Kot shperndani pergjegjesine sa andej kendej. Ne i kemi dhene voten Edi Rames, i kemi dhene aq vota sa te mos thote neser qe nuk kisha votat. Perse nuk e reformon drejtesine, perse nuk e heq presidentin, perse nuk e shkrine KLD, perse nuk e ndryshon kushtetuten? Per keto gjera eshte zgjedhur ne radhe te pare, jo vetem per faturat e dritave apo per ndalimin e duhanit ne lokale. Votat i ka, por do zemer te forte ti besh keto gjera. Epo, po nuk i beri, mos prisni asnjehere te denohen vrasesit!

  26. JA KAQ says:

    te gjithe jane te perlyer me gjak dhe te pasuruar me para te pista si opozita ashtu dhe mazhoranca,ne kete mes e ha gjithmon populli budalla qe e vetmja gje qe di te bej me mire eshte te genjehet me ndonje thes me miell para zgjedhjeve, ose te dalin si turrma histerike vetem kur fiton kombetaria gjermane ose ajo shqiptare, nuk dalin ne shesh dhe te protestojne pse nuk denohen hajdutat kriminelet mashtruesit, pse gjykatesit prekuroret hetuesit kane miliona euro, pse sjan denuar akoma shkaktaret e vrasjeve te 21 janarit,kriminelat e gerdecit, dalin vetem per te kenduar o sa mir me qen shqiptar oe oe.

  27. Uji i ftohte says:

    Jam proamerikan,por ne koken time kane filluar dyshime te shumta ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes!

  28. dino says:

    atehere sipas ligjit shteti duhet te demshperbleje frrokun per cdo dite burg.
    menyra me e mire per ta kompensuar eshte te futen ata 5 pisa gjykatesa ne burg,ti merret pasuria dhe te demshperblehet frroku “i pafajshem” dhe ndersa familjes se dritan lamaj ti vihet gjobe per mospagim dritash.
    me pjesen tjeter te parave te restaurohet kopshti zeologjik dhe keshtu shqiptaret do jetojne te lumtur ne parajsen e Rilindjes qe na solli partia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje