Pavarësisht se mazhoranca po ia rrëzon një nga një kandidaturat për në Gkykatën e Lartë, Bujar Nishani nuk tërhiqet.
Ai ka hapur sërish aplikimet për dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.
Mazhoranca kundërshton mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, dhe për këtë arsye ka kërkuar konsultime.
Por, Nishani vazhdon të shpërfillë mazhorancën.
“Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8897 dhe nr. 8898, datë 16 Janar 2015, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.
Në vijim të procedurave (të filluara më datë 10 tetor 2013) për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët fillon ditën e hënë datë 20 prill 2015 dhe përfundon ditën e diel, datë 26 prill 2015.
Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:
1-Kërkesë me shkrim;
2-Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);
3-Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj;
4-Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar),” thuhet në një njoftim të Presidencës./b.l
Po nfonje vertetim qe verteton qe je klysh i shpellarit te viçitolit., duhet?