Basha prezanton Kokalarin në Gjirokastër: 21 Qershori dita e gjykimit për dyshen Rama-Meta

26 Prill 2015, 12:23Politika TEMA

Kreu demokrat Lulzim Basha ka akuzuar Qeverinë si shkakun kryesor të largimit të shqiptarëve dhe kërkesave të tyre për azil. Nga Gjirokastra ku ka prezantuar kandidaturën e Igli Kokalarit për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, Basha theksoi se shqiptarët do t’i tregojnë vendin dyshes Rama-Meta.

Mungesa e shpresës për të ardhmen duket tek qytetarët. Ky është eksodi i 2 pas 25 vitesh. Papunësia sot ka pllakosur vendin, ndërsa Rama-Meta mbushin xhepat, e nuk mnedojnë për qytetarët”, deklaroi Basha.

Kreu demokrat theksoi se 21 qershori është dita e gjykimit.

“Le t’i themi po ndryshimit të madh. Populli mezi pret 21 qershorin të ndëshkojë qeverinë Rama-Meta”, theksoi Basha.

Sipas Bashës shkak i eksodit është papunësia dhe kushtet e vështira ekonomike që kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes.

 

5 komente në “Basha prezanton Kokalarin në Gjirokastër: 21 Qershori dita e gjykimit për dyshen Rama-Meta”

  1. maloksi says:

    a fito ky Kokpalari a?!

    1. helidoni says:

      Po ky Kokalari nuk eshte premtues aspak per Gjirokastren, jo per gje, po ka familjen ne Amerike, dhe 3 muaj rri andej, 3 muaj ketej. Mjafton te shihni sistemin TIMS per levizjet e tij. Bashkia e Gjirokastres ka nevoje per nje kryetar bashkie qe te punoje 24ore ne 24 jo per nje njeri i cili me shume eshte jashte. A me falni, harrova, po njelloj si Basha dhe ky, qe rri gjate gjithe kohes ne Amsterdam.

      1. altini says:

        Po prape nje mjek per gjirokastren? Ky nuk i beri dot yzmet pacienteve te vet ne sherbimin e kirurgjise, i la gjithe ato muaj pa sherbim, do t’u beje yzmet qytetareve te Gjirokastres? Kur shkon ne pune ky? Nje here ne aq dhe rrogen vazhdon e merr? Cfare merite mund t’i atribuohet ketij?

        1. terr terr says:

          Amani ore, sikur s’ka njerez te tjere te afte gjirokastra, vetem kete kokoalarin, gjithe jeten me poste.
          Ishte edhe drejtor per qendrat shendetesore dhe i la si mos me keq gjithe Gjirokastren pa sherbim, edhe ne qytet, pa permendur fshatrat…
          Ik o kokalar bej naj nderhyrje kirurgjikale se keshtu i sherben me mire banoreve.

  2. Ermira says:

    Apo mezi po pret te vihesh ti karagjos dembel ne krye te shtetit, pika qe ste bije o mashkull me fytyre femre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje