Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, duket se po lë ditë pas dite stafetën, për t’iu përkushtuar më pas kandidimit për Bashkinë e Tiranës. Dhe pas prezantimit të punëve dhe arritjeve të tij në krye të MMSR në fushën e pensioneve, arsimit profesional, çështjet sociale, reformimin e zyrave të punës etj, duket se Veliaj është “ndarë” edhe nga Komiteti i Kulteve.
“Si Ministër përgjegjës për harmoninë e kulteve, qe privilegj të punoja dhe shërbeja me Komunitetin Mysliman Shqiptar në këto 2 vite. Si organizimi më i madh i besimit në vend, Komuniteti Mysliman është një faktor kyç në harmoninë unike shqiptare. Faleminderit!” shkruan ai sot në një postim në Twitter.
Gjatë detyrës së tij si ministër përgjegjës për kultet, Veliaj krijoi një marrëdhënie të shkëlqyer me komunitetet fetare në vend dhe gjatë këtyre dy viteve, dy kanë qenë ngjarjet e shënuara: Vizita e Papa Françeskut në shtator të vitit të kaluar, si dhe roli kyç që Veliaj luajti në zgjidhjen e konfliktit disa vjeçar për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, çka i hapi rrugë lejes së ndërtimit, e cila tashmë ka nisur të ndërtohet me ritme të shpejta.
edhe per ne eshte privilegj te mos te degjojme me per ty servil kronik.je si shefqet peci kur shkruante kujtimet bajate per enverin
Ne ministrine qe drejton prej nje viti e gjysme ka bere nje pune vertet per tu lavderuar. Reforma ne pensione, hapja e zyrave te punes dhe shkollave profesionale e mjaft te tjera jane nje sere punesh te mira.
Mendoj se Erion Veliaj ka kapacitetin e duhur per te drejtuar Tiranen. Menyra se si ka drejtuar ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise tregon per aftesite e tij drejtuese e menaxhuese.
Erion Veliaj ka luajtur nje rol kryesor ne zgjidhjen e ngercit lidhur me ndertimin e Xhamise se Namazgjase ku iu hap rruga lejes se ndertimit te saj. Me ne fund edhe myslimanet do kene nje objekt te permasave qe u takon per te kryer ritet e tyre.
Veliaj beri me te miren e tij ne ministrine qe drejtonte, ne te gjitha aspektet, te bindur qe te njejten rruge do te vazhdoje te ndjeke ne krye te bashkise se Tiranes ai duhet dhe do ti fitoje zgjedhjet per ti kthyer dinjitetin e munguar prej kater vitesh Tiranes
Veliaj beri per MMSR ne me pak se dy vite, ate qe nuk ishte bere prej 8 vitesh ne kete ministri , dhe jam me shume se sa e bindur qe kjo do te jete nje fitore spektakolare, per ti kthyer Tiranes dinjitetin .
Cilat arritje konkretisht? Kush te mori ty per xhakete e te vuri aty kete do ja u thuash shqiptareve?
Zt. Veliaj po na hap barkun kur thua se ishte privilegj per Ty qe je mare me komunitetet Fetare.Dy jane sektoret qe ngelen prapa ne nje shoqeri te civilizuar:a)Ushtaraket dhe b)dhe personat me besim te tepruar, pamvaresisht se ne cilen Fe besojne.Bota e civilizuar po i largohet me mencuri besimit te tepruar fetar.Ne moshen 96 vjecare u intervistua nje Pesonalitet i besimit Katolik ne Wien,Kardinali Konig(Kenig),dikur edhe kandidat per Pape.Midis te tjerave Ai tha:”Nga vij une,ku shkoj une”?!Thene shume thjesht,por me shume kuptim.Kam mbi 15 vite qe e degjova kete interviste por keto pyetje te Kardinalit me befasuan dhe i ruaj ne kujtese me respekt edhe sot.Kjo ben diferenxen midis njeriut te ditur e te mesuar, dhe njeriut injorant qe nuk eshte ne gjendje te analizoje boten e te nxjere konkluzione.