Pse nuk nxjerr PD kandidat për Himarën?

25 Prill 2015, 16:20Politika TEMA

Partitë kryesore thuajse kanë bërë zyrtare emrat që do të kandidojnë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Nëpërmjet konferencave për shtyp kanë publikuar ditë pas dite të përzgjedhurit që do të kërkojnë të administrojnë qytetet për katër vitet e ardhshme.

Ajo që bie në sy është fakti se demokratët nuk po tregojnë se cili do të jetë kandidati i tyre për Himarën.

Nuk jepet asnjë arsye zyrtare, ndërsa burimet nga SHQUP bëjnë me dije se janë duke u parë dy opsione. E para gjetja e një emri që ketë dhe konsensusin e PBDNJ-së për të mposhtur Goron e PS, dhe opsioni i dytë; lënia zonë e lirë dhe mbështetje për kandidatit që ka nxjerr Dule, raporton Dita.

Demokratët kanë dhe një javë kohë për të vendosur, pasi në dy maj mbyllet procesi i regjistrimit të kandidatëve, nëse Basha nuk po flirton me Dulen për të bërë aleancë kundër kandidatit të majtë.

9 komente në “Pse nuk nxjerr PD kandidat për Himarën?”

  1. grekofili says:

    Po himara eshte shqiptare, nuk ka si te mbeshtese pbdnj dhe pd bashke, te cilet synimin e vetem kane shitjen e bregdetit, se nuk kane lene pellembe shqiperie pa e zaptuar dhe pervetesuar.

    1. JERINA says:

      KU KA KANDIDATE TE PD-SE QE JUGU MUND T’I MBESHTESE, PAS MARREVESHJES QE BERI PER SHITJEN E BREGDETIT ME GREKUN?
      TA MENDOJE GJATE, PO SHQIPTARET NUK JANE ME BUDALLENJ, E DINE CA DO TE THOTE TE SHKOJE PD NE HIMARE, QE HIMARA TE ZAPTOHET NGA GREKET.

    2. era says:

      himara eshte dhe do jete shqiptare, PD-ja dhe koalicioni i tyre dine vetem marreveshje shitjeje dhe himara e himariotet nuk mund ta pranojne kete gje,, nuk e durojne dot himariotet dike qe nuk flet shqip e per me teper te pranojne te shiten me vetedije, duke e patur te qarte qe qellimin e tyre

  2. andrea says:

    kandidati i pd-se per himaren do jete ai qe do u ofroje me shume leke strukturave te partise, ndonje grekofil qe sdi mire shqipen

  3. himara says:

    ke te vene keta more aman po te gjithe kandidatet e tyre i kane cope cope

    1. elga says:

      himaren e kane te humbur eshte gjithnje bastion i te majtes

      1. erisa says:

        ca do zgjedhi opozita ku dine te zgjedhin kandaidate te duhur mgjths prap te humbur e kane perball nje kandidati te majte

  4. Labi Vlore says:

    Te jete per PD-ne,Himara eshte pjese e Greqise.Dhe jo vetem Himara,por per gjithe votuesit e PD-se ne Veri,Jugu konceptohet Grek.

  5. piluri says:

    himariotet jane tope ikin ne greqi e kur vine gjejne maloket qe i qeverisin dhe u vjelin ullinjte STOP mos shisni toka shtepi prona se nuk do kete me himariot por vetem malok e tirans

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje