Dekriminalizimi, PD propozon ndryshimin e Kodit Zgjedhor/Të bllokohen kandidatët me rekorde kriminale

25 Prill 2015, 12:01Politika TEMA

Partia Demokratike depoziton në Kuvend një projektligj për ndryshimet tranzitore në Kodin Zgjedhor, që do të pengojë kandidimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Drafti i depozituar, sipas demokratëve, është në përputhje me rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për dekriminalizimin, ndërsa për hartimin e pr/ligjit është marrë eksperienca më e mirë ndërkombëtare.

Ndryshimet tranzitore të depozituara kanë si synim të pengojmë kandidimin në zgjedhjet e 21 Qershorit të kandidatëve me rekorde kriminale.

Amendamentet bëjnë të pamundur kandidimin e këtyre personave, por edhe nëse zbulohen më pas rekordet kriminale, ata humbasin mandatin”, theksoi Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së, i cili kryeson Komisionin parlamentar Ad-Hoc për dekriminalizimin.

Sipas tij, vonesat e vazhdueshme për të penguar marrjen e ekspertizës nga Komisioni i Venecias në lidhje me procesin e dekriminalizimin, nuk mund të pengojnë Kuvendin e Shqipërisë të miratojë draftin e paraqitur.

Kuvendi mund ta marrë në shqyrtim, ta miratojë dhe të hyjë në fuqi ky projektligj. Asnjë lloj justifikimi nuk ka për mazhorancën.

Pr/ligji ka për synim ndryshimeve e dy neneve tranzitore në Kodin Zgjedhor, që do të pengojnë kandidimin e personave të dënuar për krime të rënda, të dënuar deri në dy vite për krime të tjera, apo që janë nën hetim për vepra të rënda penale, si terrorizmi apo krimi i organizuar“, theksoi Bylykbashi. /gj.k/

7 komente në “Dekriminalizimi, PD propozon ndryshimin e Kodit Zgjedhor/Të bllokohen kandidatët me rekorde kriminale”

  1. shoku mali says:

    Po me Xhelal Mziun cfare do behet? Po me kandidatin e Sarandes?
    A te shkretet ju.

    1. neda says:

      Shume drejte, ligjet duhet bere ne ate menyre qe askush te mos kete mun- desi qe nepermjet korrupsionit te fitoje nje mandat te pamerituar.Po ashtu askush nuk duhet lejuar me ligje qe te kandidoje me shume se dy mandate ne te gjitha funksionet, me qellim qe qarkullimi elitave te behet normalisht, sepse ne shtetin qe rrinin ne pushtet deri sa vdisnin e kishim qe e rrezuam, si nje shtet qe u be pengese midis te tjerave edhe per mungesen e qarkullimit te elitave. Ne parlamentin shqiptar ka deputet qe nga vitet 90 e ne vazhdim, kjo ndodh vetem ne shqiperi dhe prandaj shqiperia rri ne vend numero ose ecen mbrapa.

      1. andrea says:

        do ishte e drejte, por nqs do ndodhte, pd-ja duhet te gjeje kandidate te tjere per me shume se gjysmen e qyteteve, sepse kane vendosur si kandidate njerez qe jo thjesht qe kane precedent penal, por qe duhet te ishin ne burg

    2. Labi Vlore says:

      M.q.s kerkoni te ndryshoni Kodin Zgjedhor,perse PD-ja e harroi voten e emigranteve??Te vendoset ne kod edhe votimi i Emigranteve.

  2. Toni says:

    Ti je i pari o palaco fytyre e qelbur+degjenerume.

  3. sara says:

    o ju te PD jeni te gjithe te kriminalizuar. filloni pastrimin e krimit qe nga rradhet tuaja , pastaj dilni beni show neper televizione

  4. ismeti says:

    po me luc bashen e salen e shumte tjer lop te pd qfar do bahet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje