Kontrolli i Pasurive/ ILDKPI kërkon akses në sistemin TIMS për udhëtimet e zyrtarëve

25 Prill 2015, 11:41Politika TEMA

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit kërkon akses në sistemin TIMS me qëllim kontrollin e gjithanshëm dhe real të gjendjes financiare të zyrtarve të lartë të vendit.

Kërkesa përfshihet në raportin e këtij institucioni për vitin 2014, i cili është depozituar në Kuvend, ndërsa ILDKPI shpreh vështirësitë në drejtim të verifikimit të udhëtimeve jashtë vendit.

Vlen të theksohet se shqetësim të vecantë ka paraqitur këtë vit marrja e të dhenave të përftuara nga sistemi TIMS (hyrje daljeve nga dhe në vend të zyrtarëve ) duke vështirësuar ndjeshëm procesin e një kontrolli të gjithanshëm dhe real të gjendjes financiare jetesore të zyrtarëve funksionar shtetërorë .

Për këtë arsye dhënia e aksesit të drejpërdrejtë dhe të plotë ndaj të gjitha burimeve publike të të dhënave publike ose private që janë në disponim, në institucione publike dhe private sikurse parashikohet në rekomandimin e Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë , do të ishte një ndihmesë e madhe për Inspektoriatin  në përmbushje të misionit të tij megjithatë aksesi i drejtperdrejtë në bazat e të dhënave të disa institucioneve nuk është mundësuar ende“, vlereësohet në dokumentin e depozituar .

Përsa i takon bashkëpunimit ndërinstitucional, ILDKPKI thekson se marveshja e bashkëpunimit mes këtij institucioni dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk është finalizuar ende duke mos u nënshkruar për shkak të mos funksionimit korrekt të KLD-së. /gj.k/

1 komente në “Kontrolli i Pasurive/ ILDKPI kërkon akses në sistemin TIMS për udhëtimet e zyrtarëve”

  1. skam says:

    DUHET te kontrollohen edhe hyrje daljet nga Prishtine, Podgorica ose Shkupi. Sepse gjate vitit te kaluar, pothuaj te gjithe Prokuroret dhe gjyqtaret i kane bere rezervimet e tyre ne hotele super luksoze ne Antalya duke fluturuar nga Prishtina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje