Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova zhvilloi një takim me të rinjtë dhe një grup sportistësh në kuadër të mbledhjes së mendimeve prej tyre për hartimin e një programi për rininë dhe sportin.
I shoqëruar edhe nga kreu aktual i Bashkisë, njëherësh dhe kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Kosova ka zhvilluar një takim me të rinjtë e njësisë numër 5 në Tiranë.
“Jemi në fazën e ndërtimit të një programi sporti për ju. Me sportistët shkëmbyem mendime të cilat sesbën do t’i kemi parasysh se jemi në një fazë të rëndësishme të ndërtimit të programit për 4 vitet e ardhme të Bashkisë.
Do ndërtojmë sistemin e komunikimit, si bashki e ardhshme çdo grup interesi do të ketë përfaqësim në Bashki, në mënyrë që talentet të kenë rrugën e hapur për ta bërë këtë qëllim. Meqenëse vij nga sektori i shëndetësisë, vaksinë më të mirë për popullatën se sporti nuk ka. Unë si mjek dhe këta si sportistë, do infektojmë gjithë rininë që t’i ngjiten kësaj rruge që për të ardhmen e shëndetit të popullatës ka vlerë të madhe. Të shpenzojmë më mirë 5 lekë te sporti dhe të kursejmë 50 lekë për ilaçe”, tha Kosova.
Por kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës i ka kthyer një përgjigje edhe vlerësimit që Kryeministri Edi Rama ka bërë për të.
“Halim Kosova është e kundërta e doktorit të parë. Ky doktori tjetër është burrë i mirë, por shumë i lodhur”, do të shprehej Rama pak ditë më parë në një intervistë televizive.
Por, Kosova thotë se kjo deklartë e Ramës duke se nuk do të ndikojë në konsideratën që ai ka për kreun e qeverië.
“Të jem i sinqertë që kur emri im doli për kandidat unë i jam veshur punës, i kam ndaluar njerëzit të më japin sinjale, qoftë edhe miq të mi, se jam i përqendruar aty ku do shkoj.
Për kryeministrin Rama shpreh konsideratë për atë që ai gjithmonë e ka vlerësuar punën time, ka lavdëruar, edhe personalisht kemi folur edhe nga afër ma ka thënë.
Gjëra të vogla që ju mi thoni nuk do ndikojnë në konsideratën, përkundrazi në bashki do t’i shtrij dorën çdo njeriu, nuk kam asnjë lloj kompleksi. Më shumë se qetësia nuk ka asgjë tjetër për fushatën”, u shpreh Kosova.
Ndërsa kreu demokrat Basha e cilëson rininë si zemrën e Partisë Demokratike.
“Rinia është zemra e Partisë Demokratike. Me të rinjtë e njesisë numër pesë për fitoren e #HalimKosoves dhe për #punedhedinjitet” shkruan Basha në fb.
Një ditë më parë, Kosova zhvilloi një takim me një grup grash kryefamiljare, ku u njoh nga afër me problemet ekonomike të tyre.
Kosova, apeloi që të gjithë të kthejnë sytë nga kjo kategori në nevojë. /gj.k/
RINIA ESHTE DHE DO TE JETE ME PD!!
SUKSESE HALIM KOSOVA!!
FITORE PD!!
do ishte me mire qe mos te shihte kush me Bashen o i zi , se ju te humbura e te humbura i keni zgjedhjet po del e em njeriun qe e falimentoi Tiranen qe e la pa kryetar bashkie per kater vite me rradhe . e me pafytyresine me te madhe del e flet per suksese.
ti e ndrite si doktor e tani do te behesh politikan , por ke zgjedhur njeriun e gabuar per te te mesuar more i zi . Baca doktor do te te beje si veten e tij
gjyshi qe takohet me niperit e mbesat, cfare do tu tregosh ti atyre, perralla? cfare mund te premtosh ti per te rinjte, kur vete e ke jetuar rinine ne nje kohe qe rinia shtypej, cfare idesh mund te kesh ti per rinine, te njejtat qe kishte Basha, per kartat e studentit, per aktivitetet per promovimin e rinise?
Po konsiderate kemi te gjithe, sepse e besuam e votuam dhe deri me sot nuk na ka zhgenjyer Rama, por kjo nuk t’i rrit piket o Halim, po ti po perdor figuren e Kryeministrit se pervecse tani ne Shqiperi, e di se sa popullor eshte per Tiranen, se cfare transformimi i beri, dhe qe ne syte e gjithe botes u be kryeqytet, kryebashkiak.
Te rinjte jane me shume se te zhgenjyer , si mund te kete kurajo e te kerkoj mbeshtetjen e tyre kur per kater vite me rradhe as qe u kujtua e jo vetem per ata po per gjithe qytetin ..tani del e na thote jeni zemra jeni melcia ?
Arben djali prej nga te kemi plako prej Tirone nuk besoj se je,Hajde shikoje Tironen sesi bangladesh po e le lul mythsi basha kryedeshtaku pa vizion,Tirona nk eshte maternitet o Arben djali,pse car ka bo luli gjate ktyre 4-viteve per rinine po boll se lot nome kokrra anadolleve po na tregon rinine dhe sukseset imagjinare ti…
jeni me te miret,besojme tek ju doktor,FITORE HALIM KOSOVA
basha e grupi perfaqesues i tij falimentuan tiranen keshtu qe cmund te presim me nga ju? mos u lodhni kot se te humbur jeni
basha e la tiranen ne balte dhe vendosi qe te kandidoje nje doktor.politik e deshtuar me kandidat te deshtuar.ju lutem dikush ti beje 1 pyetje z.Kosova sesa lindje ka kryer me operacion si e si qe ti zhvase njerzit,dikush ta pyese kosoven se si i kan dal llogarit kur i shumezonte shifrat ne ambjente restorantesh bashk me asisetentet e tij dhe se si arrinte ti shtynte operacionet e atyre qe nuk kishin mjaftueshem lek per te paguar tarifen qe kosova vendoste
tiornes i duhet energji dhe jo 1 doktor sepse tirona nuk eshte martenitet.
Po pra do punonui per te rinjte fiks si punoi Basha , hapi qendra rinore ne cdo cep te tiranese, parqe pa fund etj etj .. te pacipe.. #erionveliaj #suksese
kosova a ka nevoj tirona per te lind natyrshem apo eshte nevoja te li9nd me operacion ?dhe sa eshte tarifa e operacionit?apo ka nevoj per abort sepse sigurisht eshte me shtrenjte se operacioni
Zoti Basha kishte kohe plot per te ndertuar nje program sporti, por qe deshtoi ne cdo premtim dhe projekt qe i premtoi qytetarve te Tiranes. Veliaj ndertoi qendren rinore te pare ne Tirane gje qe supozohej te ndertohej ne cdo lagje. Kemi nevoje per nje kryetar bashkie te afte te merret me te rinjte, gje qe Veliaj e ka bere gjithe karrieren e tij. Rinia eshte me Erionin.
Dhe cfare ka bere deri tani per rinine Partia Demokratike? Ndonje veprim konkret ? Ndonje nisme konkrete? Pervecse kane shkaterruar gjithe vendin s
Po te ishin zemra e PD, do kishin marre persiper ndonje projekt ose plan ne te mire te rinise, por realisht e vetmja gje qe kane bere eshte te mendojne per interesat personale. Nuk mund te kemi me besim se gjerat do te ndryshojne duke i besuar voten kandidateve te PD
ashtu sic e “mbeshteti” basha ashu do e mbeshtesesh dhe ti doktor.turp qe i perdorni sportin per politik.si ti si kryetari me omorf i bashkise se tiranes
aq sa na dhatre kartat e studentit,aq sa na bete dhe hapsira rinore,aq sa na bote dhe tramin aq sa i late futbollistet dhe sportitset e klubit te tirones 6 muj pa rroga
Te lumte Kosova, mbaji premtimet ashtu sic i mbajti bosi jot.
Te rinjte jane pjesa me e zhgenjyer nga basha dhe premtimet e tij qe nuk mbajti,e tani shkon e u del para e bashke me Kosoven bejne premtime te reja?? Me vjen keq po si besojme me
Natyrisht qe nje njeri i tille i duhet bashkise se tiranes dhe politikes ne pergjithesi, pasi perfaqeson modelin politik qytetar, i cili nuk bie ne arrogance, sharje apo banalitete, edhe atehere kur e kundershtaret politike e ofendojne. Pergjigja jane veprat, na duhen politikane si Halim Kosova te cilet jane fjalepak e puneshume, e anasjellta eshte modeli politik qe qeveris sot.