Deri në 31 dhjetor të 2008-ës, FMN-ja e ndihmonte financiarisht buxhetin e shtetit shqiptar, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar qysh prej vitit 1992. Kuptohet që ajo ndihmë financiare nuk vinte pa një kosto politike për qeveritë në fuqi – në shkëmbim të saj, FMN-ja kërkonte zbatimin e një disipline të rreptë fiskale dhe makroekonomike. Për shembull, kur qeveria shqiptare nuk zbatoi këshillën e FMN-së për mbylljen e skemave piramidale në verën e vitit 1996, kjo e fundit e ndërpreu ndihmën për të, për ta rifilluar në vjeshtën e 1997-ës…
Nga 1 janari i 2009-ës, FMN-ja e ndërpreru përsëri ndihmën financiare për buxhetin e shtetit shqiptar, pasi Berisha e quajti të panevojshme atë. Dhe me ikjen ndihmave të FMN-së, iku edhe disiplina fiskale që i impononte ajo qeverisë shqiptare.
Po si ndikoi heqja e “frerit” të FMN-së në situatën fiskale të shtetit shqiptar? Ministria e Financave raportonte atëherë se borxhi publik pësoi një rritje galopante qysh prej ikjes së FMN-së – nga 596 miliardë lekë në fund të 2008-ës, shkoi në 683 miliardë në fund të 2009-ës, në 716 miliardë në fund të 2010-ës, në 773 miliardë në fund të 2011-ës , në 828 miliardë në fund të 2012-ës, duke arritur në 900 miliardë lekë në fund të 2013-ës, para rikthimit të ndihmës së FMN-së. Pra, borxhi publik pothuaj u dyfishua qysh nga ikja e saj. Ndërsa në vlerë realtive, borxhi u rrit nga 58.2% e PBB-së, në 70% të saj.
Dhe problemi është se borxhet e reja që u morën qysh prej ikjes së FMN-së nuk shkuan për investime në rrugë, shkolla, kopshte e spitale, siç pretendonte Berisha – ato shkuan kryesisht për të paguar interesat e borxheve të mëparshme. Sipas buxheteve të publikuar nga Ministria e Financave ndër vite, rezulton se 49 miliardë lekë borxh i ri që u shtua në 2013-ën shkoi për të paguar 50 miliardë lekë interesa të borxhit të vjetër. Në 2012-ën, 55 miliardë borxh i ri që u shtua shkoi për të paguar 50 miliardë lekë interesa të borxheve të vjetra. E kështu me rradhë…
Por 50 miliardë lekë nuk janë thjesht karamele. Me to mund të mbulohen më shumë se gjysma e të gjithë pensioneve të pleqërisë dhe invaliditetit, ose treçereku i të gjitha investimeve të shtetit shqiptar në një vit.
Dhe me kthimin e ndihmës së FMN-së në Shqipëri, shpenzimet për interesat e borxhit publik janë ulur. Në 2013-ën, interesi mesatar i borxhit publik ishte rreth 6% në vit, ndërsa në 2014-ën u ul në nivelin 4.4%. Dhe FMN-ja po ndihmon në ristrukturimin e këtij borxhi (me ndihmën edhe të Bankës Botërore), në mënyrë që të rritet pesha specifike e kredive afatgjata me interesa të ulta.
Dhe kjo ndihmë, siç e theksova më sipër, nuk mund të vijë pa një kosto politike – në shkëmbim të granteve dhe kredive të buta, FMN-ja (dhe për rrjedhojë edhe Banka Botërore) po kërkon zbatimin e një disipline të rreptë fiskale dhe makroekonomike nga qeveria shqiptare.
Në programin e qeverisë aktuale ka premtime për ulje taksash të segmenteve të ndryshme të popullsisë me të ardhura të ulta e mesatare, si edhe të biznesit të vogël, për subvencione në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e për rritje të shpenzimeve publike në arsim e shëndetësi, të cilat do të mbulohen, gjithnjë sipas programit të qeverisë, me rritjen e taksave për individët dhe bizneset me të ardhura të larta, me pakësimin e evazionit fiskal dhe me uljen e korrupsionit në dhënien e tenderave dhe koncensioneve. FMN-ja do të jetë më se e kënaqur të vazhdojë ta ndihmojë qeverinë Rama për ristrukturimin e borxhit publik, nëse i realizon këto premtime. Por nëse jo, do t’ia shtrëngonte “frerin” fiskal.
Edi Rama e ka pranuar deri më sot “frerin” e FMN-së, megjithë dhimbjet politike që i shkakton ai. Por a do të bëjë Rama në të ardhmen të njëjtën gjë që bëri Berisha në 2009-ën – ta përzërë përsëri FMN-në nga Shqipëria? Kjo ndoshta do të varet nga rezultatet e 21 qershorit. Në rast të një rezultati negativ të mazhorancës në to, Rama mund të dojë të rrisë shpenzimet buxhetore (nëpërmjet shtimit të borxheve), për të përgatitur një terren më të mirë elektoral për 2017-ën. Por në qoftë se e bën këtë gjë, ka për ta rifutur vendin në spiralen e borxheve dhe përplasjeve me FMN-në, e cila do të na çonte drejt gropës thithëse ku ndodhet sot Greqia…
Mernin borxhe për të paguar borxhe….do ja shofi edhe Shqipëria hajrin FMNs (shqiptarët kanë qenë përherë në krizë prandaj nuk e ndjejnë diferencën)
Kryeministri yne do beje zgjedhjen e duhur , gjate ktyre dy viteve ka treguar pune ,rezultat dhe arritje . Krenar per kryeministrin tone
Te rroje k.minisrti yne, haha or ti stalinist i gjore
FMN eshte institucion qe nuk te lejon te besh veprime te gabuara financiare, shpenzime te kota.
Buxheti po konsolidohet nga Qeveria, dhe kjo duket nga Investimet qe kane filluar ne Qytete dhe Projekte te ndryshme.
Mbi te gjitha prioriteti i Projektimit, faza e pare e investimeve po gjen mbeshtetje tek FMN.
Mbas zgjedhjeve lokale, do kete nje zhvillim te madh te investimeve.
FMN eshte garanci per ecjen ne rrugen e duhur, dhe Edi e do kete mbeshtetje.
Nje alabak e hoqi dy here FMN, sepse nuk kishte disipline financiare, dhe te dy heret deshtoi, rrenoi shtetin dhe financat.
Po! Ja pra! Po!
Z.Rama ka treguar ne keto 2 vite se eshte i dedikuar ne pune dhe i zoti per te perballuar cdo sfide duke marre vendimet me racionale. Kemi besim tek ty z.Rama
Te na rroje sa malet Rama dhe partia heroike, hahaha sa te mjere
qe te ngordhe sahalene nga vicidoli !!! kjo ishte arsyeja kryesore perse 75% e Shqiptareve votuan Edi Ramen !
Po ti o mik, ashtu si nuk kupton dot cka Zaloshnja shkruan indirekt per sali srb berishen, ashtu edhe nuk kupton dot cdo te thote 75% e Shqiptareve
Ta mbeshtes Jola ….mendimin.
Don sdon Rama do ta pranoje tutelen financiare te FMN , se pa nikorqillek te financave, nuk ka stabilitet ekonomik, dhe kryesorja jemi borxhlinj dhe kemi nevoje per te ecur me kembet tona. Duhet te dime nje dicka, qe strategjia qe ndjek FMN ne shtetet qe kane nevoje per borxhe, rekomandon shtrengim te investimeve buxhetore, qe kane impakt direkt ne popullate. Nje nga bazat kryesorte te ekonomise tone eshte bujqesia, qe ne krye ka nje minister profesionist i fushes dhe me njohje te shkelqyera te sektorit. Po nuk rritem koeficientin e shfrytezimit te tokes, po nuk pershtatem rajonizimin e kulturave dhe me sumbvecione efikatese dhe grumbullimin dhe perpunimin e tyre, dhe po nuk bem nje bilanc te drejte mbi produktet qe importojme qe mund te prodhohen ne vend, nuk mund te ulim dificitin e jashtem ,nuk mund te ulim varferin dhe nuk mund te kemi ngritje ekonomike.Po nuk mblodhem detyrimet tatimore nga koncesionaret e naftes, minierave dhe te fushave te tjera te ekonomise ,nuk mund te kemi buxhet te shendoshe. Mos harrojme se ish kryeministrtat Nano dhe Berisha na lane nje ekonomi te shitur ne menyren me kriminale ku te gjitha kontratat , qe sot nuk mund te prishen jane ne kurriz te shqiptareve dhe kur vjen fundi keta dy antishqiptare nuk denohen per krim ekonomik dhe llapin nga mengjesi ne darke.Ekonomite qe bazohen tek privati jane shume afer rriskut , plus keto vendosin dhe mbi qeverisjen e nje vendi. Ekonomite qe kane barazpeshte shtet privat jane me te qendrueshme dhe shembuj ka shume ne bote.
Analize profesionale.
Bujqesia eshte dega qe do i jape ngritje ekonomise.
Turizmi eshte i pjesshem, dhe nuk duhet te merret si e ardhur kryesore ne Buxhet.
Kete gje beri Greqia, e mbeshteti Buxhetin tek te ardhurat nga Turizmi, prandaj u katandis ku eshte sot. E njejta gje po ndodh me Egjyptin.
vazhdo bej me te miren per popullin qe beson tek ju.
Ti qe shkruan me emra te ndryshem, Meli, Jola,Ana etj. Kujton se ke te besh me budallenj te tipit Elinor apo Claus ketu te Tema?
hahaha – ne fakt fare nuk kuptohej ?
Shah Mat
Me ne fund pas kaq shume kohesh kemi kryeministrin e duhur dhe ate qe meritonim po pjesa e keqe e shoqerise do gjeje vogelsira per tu kapur. Zoti Rama eshte nje kryeminister i kompletuar nga cdo aspekt dhe do beje zgjedhjen me te mire per cdo situate te krijuar nga PD para se te linte mandatin.
Cfare do qe te bej Rama me borxhe ,ai nuk fiton ne 2017.
Mendova se mos ka shkruar:”a do ta duroi Rama gjate frerin e shtangistit”
kush ka nje alternative me mire se rama te na i shkruaj
rama e ka te sigurt edhe nja 12 vite te tjra si kryeminister doni sdoni ju ky eshte ilaci me i mire per shqiptaret mjafton te shikoni se vetem per 2 vite sa shume ndryshime ka bere po vjen era shtet ky eshte strategu EDI RAMA qe po e mban fjalen qe ka thene se do e baj shqiperine sic beri tiranen apo jo
Qe te kuptohet se c’fare eshte FMN-ja dhe si nderhyjne ata ne politikat fiskale, te cilat sjellin borxhe me interesa te kripura dhe nje mjerim afatgjate.
Imagjinoni nje individ i cili merr nje kredi ne Banke, sepse i duhen leket per arsye se ai nuk eshte ne gjendje qe ti siguroj ato mjaftueshem. Ky individ e merr kete kredi per arsye te perditshme te nevojave, sepse te ardhurat e tij nuk mjaftojne per shpezat. Pasi eshte siguruar kredia, individi merr nje shume parash me interes te kripur dhe eshte i detyruar qe te paguaj keste mujore, me nje kontrate strikte e cila favorizon kredidhenesin. Pasi ky individ, paguan kestet dhe shpezat e tij mujore, ai shume shpejt ndodhet para nje paaftesie qe te shlyej kestet, si dhe te siguroj jetesen minimale. Kjo sepse bilanci i te ardhurave eshte shume here me i vogel nga ai i shpenzimeve. Ne kete moment te veshtire, imagjinoni qe te nderhyje perseri kredidhenesi, i cili i ofron ketij individi nje shtese kredie qe ta “shpetoj” nga situata e veshtire, por keto me kushte strikte shtese, qe ky person te kufizoje akoma shpezat e tij, ne proporcion negativ per jetesen e tij, qe ai te jete ne gjendje te paguaje edhe kete shtese kesti per kredine e re e cila i bashkangjitet te vjetres. Neqoftese ky individ e rrefuzon kredine shtese, atehere kredidhenesi e kercenon se po nuk e shleu kestin ne kohe me para qe ai tashme nuk i ka sepse ka nje bilanc negativ, do ti sekuestroje shtepine, makinen, llogarine Bankare dhe te gjitha sendet me vlere per te rekuperuar principalin e kredise me gjithe interesat. Individi ndodhet ne nje udhekryq, ku ka dy opsione. Ose te marre kredi shtese me kushtet shtese duke ulur shpenzimet e tij jetike (varferohet edhe me teper), ose te rrefuzoje pagesat duke rrezikuar sekuestro dhe shkaterrim total te atyre pak gjerave qe i kane mbetur dhe jane te domosdoshme per vazhdimin normal te jetes.
Ja pra, kjo eshte FMN-ja dhe me te njejten llogjike, ajo operon edhe me vendet ne nevoje.
Dalja nga ky cikel vicios borxhesh, te cilat rriten ne menyre eksponenciale ne kohe per arsye te bilancit negativ, eshte rrefuzimi i borxhit te ri shtese si dhe perpjekjet per te rritur te ardhurat mjaftueshem ku te kete mundesi te paguhen kestet e borxhit ekzistues dhe te mbulohen edhe shpenzimet aktuale. FMN-se nuk intereson mireqenia e njerezve, por vetem siguria e pageseva te kredise, te cilen kjo organizate terroriste finaciare ka deshire ta zgjase ne nje kohe pa limit, sepse perkthehet ne fitime afatgjata per ta.
Shqiperia nuk mundet qe te dale nga rreth vicioz, pa shlyer borxhin e 18-miliarde Dollareve dhe pa krijuar te ardhura te mjaftueshme qe te mbuloj shpenzimet. Kjo nuk mundet te ndodhi me kasten e kusareve qe na qeverisin dhe na kane qeverisur. Kjo nuk mund te ndodhe me politikat regresiste, ku sipermarrjet private shkaterrohen, ku pronat jane ajer dhe ku korrupsioni mbreteron. Nuk mundet qe te rriten te ardhurat ne nje vend, ku pasurite strategjike prodhuese, jane shitur ne firma fanatazma te finacuara pikerisht nga keta Bankieret e FMN-se me maska te ndryshme qe gjoja bejne shpetimtarin, per hesape te tjera dhe per perqindjet korruptive te atyre qe jane dhe ishin ne pushtet.
Strategjia e dhe qellimi final i FMN-se, eshte qe ti mbaj vendet si Shqiperia ne nje bilanc negativ pa limit, sepse vetem keshtu ata do te jene gjithmone ne taven e fitimeve te tyre afagjata.
Nese ne dy vjet e ardhshem do fillojne te lulzoje biznesi i brendeshmi dhe ne vecanti i huaji nga ku do hapen shume vende pune.Rama ka te ardhmen per te qendrue edhe 4 vjet te tjera te sigurta.Kater vitet e tjera 2017-2021 me kete ritem ecje do baje qe ekonomia te marrin fryme ku do ngopet i gjithe populli.
Si profet di te them qe PD do vije te atrofizohet dhe do rritet FRD e Topit.Nji e djathte me brume te djathte pa klecka brenda me sigurimsa etj etj.
PO TE PUNOHESH NGA QEVERITE SIC PO PUNON RAMA SOT DO ISHIM TE PARET NE BALLKAN
POR ATO QEVERI KANE PUNUAR SI DILETANTE SEPSE DHE POPULLI KA QENE I PADITUR NGA VETE REGJIMI QE KISH KALUAR
KJO QEVERI PO PUNON ME STANDARTE EUROPIANE MOS HARONI SE POPUJTE E ZHVILLUAR KANE KALUAR ME PARE NEKETO RUGE TE VESHTIRA PER TE ARITUR ATY KU JANE
PO TE MOS KISHIM NE KRYE QEVERI INJORANTE NE KETO 24 VJET ME RESURSET E TRASHEGUARA KY POPULL SOT DO TE JETONTE SHUME ME MIRE
RAMA ESHTE EUROPIAN DHE DO TA BEJE SHQIPERINE NE DUHET TA MBESHTETIM DHE TE MOS I KRIJOJME MUNDESI QE NE QEVERI TE VINE PERSERI INJORANTET TE TIPIT SALI
arber i mjer je ti qe shef endrra me stalinin , dhe ben komente bajate ..
Shqiptaret po krijojn besimin per te ardhmen,se kjo qeveri me Z Rama
ne krye jane tejet te angazhuar,per te ndertuar nje shqiperi,mbi themelet e demokracise se vertete..Shpreh keq ardhjen,per shum qytetar
te vendit tim,qe nuk besojn, se drejtesija shum shpejt do te trokasi ne boten shpirterore te shqiptareve,per te zevendesuar padrejtesine,ku prej 23-vjetesh vetem tmerrin,krimet,dhe tragjedite me monstruoze i afroi shqiptareve te mjere..
Haha ktu po ikin gjithe nga shqiperia..keta flasin per mrekullira ekonomike qe do na sjelli rama…prit gomar te mbije bar i thone kesaj..