Pushohet çështja ndaj Gjin Gjonit me precedentin e Lul Bashës. Gjykata nuk lejoi shtyrjen e afateve

24 Prill 2015, 17:47Politika TEMA

Prokuroria e Elbasanit vendosi të pushojë çështjen hetimore ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi, për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive”.

Ky vendim, sipas organit të akuzës, ka ardhur pasi Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit vendosën më 12 shkurt 2015 të mos lejojnë shtyrjen e afateve të hetimit, raporton TCH.

Kjo kërkesë është bërë nga Prokuroria pasi që prej regjistrimit të procedimit penal, më 2 maj 2014, nuk ka ardhur asnjë përgjigje e letër-porosive të dërguara në Francë dhe Gjermani.

Nga ana e Prokurorisë në mënyrë të vazhdueshme janë dërguar letër-kujtesa nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë për kërkesat për ndihmë juridike, por nuk është marrë asnjë përgjigje prej autoriteteve kompetente të shteteve të Gjermanisë dhe të Francës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Mësohet se, pavarësisht pushimit të hetimeve, çështja mund të rihapet në momentin që vijnë letër-porositë nga Gjermania dhe Franca, lidhur me origjinën e transaksioneve të kryera dhe veprimet e tjera, për të cilët është kërkuar informacion nga të dy shtetet.

16 komente në “Pushohet çështja ndaj Gjin Gjonit me precedentin e Lul Bashës. Gjykata nuk lejoi shtyrjen e afateve”

  1. Albani says:

    He kurvat ku ti keni me gjygjtare dhe prokurore,te cileve nuk u doli koha per te hetuar.
    Sa para u demtua shteti more qelbesira,dhe sa hengret ju.
    Dhe thoni pastaj qe i nxit opozita Shqipetaret te ikin.

    1. moza says:

      Shume drejte ka vendosur gjykata sepse ligji ashtu eshte bere per t’ju shmangur drejtesise. Bota gjykon veprat penale te bera edhe para luftes se dyte boterore, ndersa parlamenti shqiptar miraton ligje e vendos afate per gjykim me synimin per ti shpetuar gjykimit, cdo njeri duhet te hetohet e te pergjigjet per abuzimet e tij gjate gjithe jetes, por sic duket parlamenti eshte i kriminalizuar perderi sa miraton ligje te tilla, ne sherbim te nje grupi mafjoz per ti shpetuar drejtesise dhe fjalen nuk e kam vetem per kete rast, sepse ne fund te fundit ligji deklarimit te pasurive nuk detyron askend per te deklaruar pasurine, e ne se nuk e deklaron ate parashikohet gjobe dhe vetem kaq, ku qytetari do zgjedh ate qe do.Dhe pastaj thone e ka fajin gjyqesori! Ne te vertet gjyqesori cdo vendim qe merre e mbshtet ne ligjet e miratuara nga parlamenti vendit. Shteti fillon nga ligjet, sic jane ligjet ashtu funksionon edhe cdo dege e shtetit e shteti ne teresin e vete.

      1. Toni says:

        Moza plotesisht dakort me komentin tend ky eshte pakti kriminal i dyshes serbo-greke//nano-berisha//ligje qe mbojne pushtetarin te cdo niveli kriminel-vrases apo hajdut cfare do lloji qofte ai ndersa per popullin sallatori si perhere…

    2. gegaa says:

      Kesaj i thone drejtesi

    3. Rreqebulli says:

      hë me Rilindja?! krrujeni pra b*then me gjin gjonin. rreshtoreee! bravo gjin gjoni, prokurori, gjyqtari, shteti i se drejtes. rilindja merret me fakirat qe s’pagujne dritat, i con per procedim per 5 lek, i rrjep mire e mire gjyqtari dhe gjin gjoni me shoke, qe tallin trapin me ju t’gjithe.
      ky eshte shtet, ka lezet. i keni pare ndonjehere ca fytyrash keni per gjykates dhe per shtetare ne ate vend. shifuni mire ne pasqyre. juve jeni dhe gjyqtari dhe prokurori dhe shtetari. ashtu do perfundoni ne ate vend. do rripni njeri tjetrin e do pini gjakun njeri tjetrit ashtu sic keni bere 500 vitet e fundit.
      tani merreni rilindjen bashke me nard ndoken dhe lul bashen dhe futeni dhe b*th.

  2. pronari says:

    Turp dhe 1000 here turp.Ata qe pushuan ceshtjen le te denohen ne vend te Gjinit.Vazhdon tek ne historia e plepave qe ndihmojne njeri tjetrin.E kemi nga vicidoli kete sistem te ngritur ku nuk denohet ai qe vjedh shume bile mund te ngrihesh ne detyre dhe te behesh udheheqes.Pronat e mia trojet dhe shtepite i mbajne hajdutet me ndihmen e plepave dhe une mbaj dokumentat origjinale dhe nuk ke ku te ankohesh.Ky eshte vendi im i varfer por me pushtetar te pasur te cilet jane te lodhur duke vjedhur.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Keta “babaxhanet” thone luftoni krimin dhe pastrimin e parave. Ok. Hapim ceshtjen e tranzeksjoneve per hetim. Joooo thone “babaxhanet”. Po te fillojn te hetojn aktivitet bankare, rezulton se kemi te bejme me pastrim parash dhe automatikisht te gjitha shumat monetare duhet te kalojn ne shtetin meme (Shqiperi) sepse eshte para e taksapaguesve shqiptar. Shtoi dhe pasurine e ketij kopuku si leke te dala nga Shqiperia ku Franca dhe Gjermania bejne sikur “nuk kuptojn”.. Luftoni korrupsjonin thone se I mbajme ne parat dhe merruni me peshqit e vegjel akoma.. Mbrapaskenat harrohen ….

  4. altin says:

    eshte noermale qe do u mbyllte keshtu, cfar prisnit tjeter. nuk e denon muti kaken o shqiptare.

  5. bato says:

    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe, kur kryetari i opozites, kryetari i bashkise se kryeqytetit, kandidati per kryeminister, Lulezim Berish Basha, edhe sot nuk ka dale perpara trupit gjykues per vjedhjen e shekullit, (230 milion euro ) dhe Birisha e ka ne krah te djathte si bashkepunetor e bashkehajdut.Jane gjyqtaret e tij. Mjere kombi yne.

  6. drini says:

    lejeni mor rehat,per 3-miljon boni keshtu.para 25-vjeteve shoku ishte ne kooperative dhe nuk u qa asnjehere.

  7. Pelasgian says:

    cne qe nuk ka leh akoma konja e beratit ???

  8. MARSEL says:

    Jam kurios pse GJIN GJonit ju pushua ceshtja dhe ati gjykatesit te Pogradecit DHIMITER POJANAKUT,nuk ju pushua por u la ne 1-vit arrest shtepie,apo ky i ka shtrire rrenjit me thelle.

  9. arben says:

    Zoti Rama mos fli gjume por zgjohu se korupsioni dhe mafia ne sistemin e drejtesise po prish naten ate qe ju po perpiqeni te ndertoni diten.Arsyeja e vetme per te cilen ju erdhet ne pushtet ishte premtimi qe dhate se do te shkateronit keshtjellen berishjane te korupsionit dhe mafies qe po I mbytete shqiptaret.Ne keto 2vite ju na keni zhgenjyer me pasivitetin e friken per ta filluar me kupolen e peshkaqenet e medhenj.Jeni mare me peshqit e vegjel e pa vlere.Per aq kohe sa do mbetesh ne dore te Llalles e kompani deshtimi eshte I sigurte dhe pasojat tragjike ka per ti vuajtur populli.

  10. Tomori USA says:

    Mbyllja e dosjes per tri milion Ero te padeklaruara, te fshehura per ti shpetuar taksimit gjuqetari GJIN GJONI DHE BASHKESHORTJA E TIJE, ashtu sic esht mbyllur ajo e Lulit dikur, deshmon per degjenerimin, kalbezimin dhe korrupsjonin e drejtesise SHQUIPERI, ne vendin me te varfer te Evropes. Care pret ministri i drejtesise zoti Naco, perse ben sehir presidenti i republkes zoti Nishani, apo u gezohet milionave ne vit qe mer shtes si krytar i keshillit te larte te drejtesise. Si e ze ghumi naten kure shikon se mbyllen 30 dosje te pushtetareve, deputeteve, qe kane abuzuar me ligjet dhe detyren, per te cilen kontrolli I larete i shtetit i ka paditur per ndjekje penale, ndersa prokuroria i mbyll dosjet. A ka ligje dhe perse nuke zbatohen. Ekemi share e dota shajme kohen e diktatures, pore per 2001 lek te vjetra te deonte me burg. Tani vjedhin e vene miliona ne kuris e ne dem te popullit dhe drejtesia shqiptare, ndoshta per te mbrojtur edhe vetveheten e mjaft prej tyre qe kane vene pasuri ne rruge anti ligjore dhe ne dem te qytetareve i mbyllin dosjet e koorupsjonit. Urgjentisht ministri i drejtesise ti kerkoi presidentit, shkarkimin e atyre qe jane pergjegjes per mbulimin dhe mbylljen e gjithe propozimeve te KLSH. dhe te jepen per ndjekje penale, ndersa parlamenti te mos meret me DOSHET, FROKET, BLUSHIN E KOKEDHIMEN, pore te bej nje ore e mepare reformen ne drejtesi dhe te qeroi kete kaste te degjeneruar e te kooruptuar qe e shkateroi ekonomine e vendit tone.

  11. ILIRIA says:

    ORE PO NORMALE QE DO TE MBYLLEN CESHTJET E ATYRE QE KANE MILIONA EURO TE PA DEKLARUARA SEPSE KANE TE PAGUAJNE TE GJITHE HIRARKINE E LARTE QE NGA PRESIDENTI K/MINISTRA K/GJYKATE K/PROKURORE MINISTRA ETJ ETJ DERI NE SHKALLET E ULETA NDERSA PO TE ISHTE NDONJE CESHTJE TJETER ME NDONJE QE NUK KA AS 1 MILION LEKE DO TE KALBEJ NE BURG DHE NUK DO TE SHTYNIN AFATET E HETIMIT POR DO TE DENOHEJ NE MOMENT. KJO VJEN PASI MBAS CDO MILIARDERI MARIN MILIARDA EDHE ATA QE DUHET TI DENOJNE. PRANDAJ DUHET TE NDRYSHOJE SISTEMI I DREJTESISE DHE NUK DUHET TE JEPET VENDIMI NGA GJYKATA POR NGA NJE JURI E PERBERE NGA POPULLI DHE JO NGA KETO GJYKATA E KLD-RA TE KORUPTUARA E TE LEGENOSURA NGA TE GJITHA ANET. FALEMINDERIT

  12. fishta says:

    “Kush vjedh nje kafshate buke perfundon ne burg, kush vjedh nje hekurudhe behet senator”
    Kam lexuar se teroria e kaosit te shtetit merr per si rast studimor shqiperine e vitit 1997. A nuk e ilustron edhe ky rast vertetesine e thenies se mesiperme te pakten per shqiperine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje