Prezantohet kandidati i PD për Lushnjen/Mima: Vota në 21 Qershor kundër Rama-Meta

24 Prill 2015, 12:25Politika TEMA

Partia Demokratike ka prezantuar zyrtarisht kandidatin e saj për kryetar për Bashkinë e Lushnjes. Prezantimi i kandidatit Darien Xhindoli është bërë nga deputeti Florion Mima përpara strukturave të PD-së të rrethit Lushnje.

Vota e 21 qershorit është votë kundër dyshes Rama-Meta, e cila po e çon vendin në humnerë”, theksoi deputeti Mima.

Sipas tij, sekuestrimi i banesës së personave që nuk paguajnë energjinë elektrike, tashmë i ligjëruar nga ky koalicion, është ligj i turpshëm, i cili nuk njihet në asnjë vend të Europës, ku synojmë të aderojmë.

Kandidati i PD-së, Darien Xhindoli, u shpreh se, Lushnja ka nevojë për njerëz që dinë të administrojnë dhe kërkoi votën më 21 qershor të çdo individi, pavarësisht bindjeve politike. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje