Biznesmeni të cilit i vunë gjobë, 15 mijë euro borxh babait të Ferhatit

24 Prill 2015, 09:57Politika TEMA

Biznesmeni Julian Bregu, njeriu që kallëzoi për gjobëvënie 6 shokët e tij mes tyre dhe Genc Ferhatin, që prej tre ditësh janë izoluar në burg me vendim gjykate, ka pranuar përpara noterit, por edhe para prokurorëve, se ai u kishte marrë shuma të konsiderueshme euro dhe se nuk ia kishte kthyer ende.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka siguruar disa deklarata noteriale, ku Julian Bregu pranon vullnetarisht borxhet ndaj Ferhatit, duke premtuar njëherësh ti shlyente ato deri në datën 13 tetor 2016.

Pavarësisht deklaratave noteriale, ai në muajin shkurt 2014 ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda shtetasit Genc Ferhati, vllain e tij nga njerka Elvis Karoli, Pajtim Serianin, Ditmar Reçi, Klevis Kardashi dhe Arben Haxhihysenin.

32-vjeçari Bregu, pronar me 100 për qind të aksioneve në kompaninë e kafesë “Enti-08”, ka pasur marëdhënie huaja me Genc Ferhatin, e më konkrektisht me babain e tij Shpëtim Ferhatin.

Ferhati dhe 5 personat e tjerë, tashmë janë nën akuzë se i kanë vënë gjobë Bregut, duke kërkuar nga ai që t’u jepte 30% të fitimeve të biznesit gjatë gjithë jetës së vet.

8 komente në “Biznesmeni të cilit i vunë gjobë, 15 mijë euro borxh babait të Ferhatit”

  1. Ing. says:

    Te gjithe bisnesmenet ne shqiperi jane te zhytur ne borxhe. Kur personi vjen nje dite dhe ja kerkon bisnesmenit borxhin ky i fundit e padit se po me vene gjobe, ose e vret, ose humb gjurmet duke u larguar jashte shtetit, fik telefonin, ndryshon vendbanimin etj.. Keshtu ka ndodhur ne kete rast. Por dhe ne shume raste te tjera e njejta situate ndodhe. Policia ne vend te kape bisnesmenet borxhlinj shkon kap te demtuarit dhe kete e quan sukses se ka kapur nje grup kriminal. Nese policia dhe shteti duhet te parandalojne ngjarje teper te renda qe mund te ndodhin ne te ardhmen duhet ti bejne thirje te gjithe personave qe i kane dhen borxhe firmave te ndryshme dhe te detyrohen te gjithe bisnes menet te kthejne borxhet ne te kundert te shpallin falimentin dhe te denohen me sekuestrimin e pasurise ose me burg. Shteti sa me shpejt duhet te parandaloje kete apokalips qe po jep shenjat e para. Sa vrasje kemi vetem per kete arsye merni statiskat dhe do bindeni per kete situate. Nu ka bisnes ne shqiperi qe nuk punon me mjete financiare jashte rrugeve ligjore. Atehere si lejeohet kjo gje perse nuk shpallen ne faliment firmat qe bilancet e tyre i kane negative. Sa me shume lejeohen keto firma te mbijeteojne ne rruge jo te rregullat ligjore aq me shume ekziston mundesia qe ata te penetrojne dhe te joshin njerez te ndryshem per tu marre parat me perqindje fitimi te larta. Pra piramidat jane ne nivele teper te larta por te fshehta. Sa me shpejt te nderhyje shteti aq me mire do jete per shoqerine. Faleminderit.

    1. Pilo Lala says:

      Biznesmeni eshte futur ne telash me ate padi.
      Per te dale nga ky hall, e ka sajuar me Avokatin e Kriminelit Ferhati, qe gjoja i kerkon parate qe i ka dhene borxh babait.
      Po qe se i kerkon borxhin, pse i kerkon 40% te biznesit?
      Merr borxhin dhe ik, pse kerkon te jesh ortak gjithe jeten?
      Ferhati kerkon te kete nje rroge per gjithe jeten qe eshte ne burg.

      1. Berti says:

        Pilo,
        Mund te beje vaki qe parate e dhena nuk ishin borxh por ishin aksione ne kompanine e Jul Mashtrusit qe ka fut gjysmen e Tiranes aksioner ne ate firme me fjale goje dhe leket i ka deklaruar si borxhe. Ferhati ka kerkuar 40% te vetat sipas muhabeteve qe kishin bere.

  2. usa says:

    Hallall rilindja i shpetove prap gjobvenesit. Hajde se vin zgjedhjet dhe na duhen. Jo te ikesh me vrap ketej po te hedhesh dhe nje bomb atomike mos ngelet gje e gjalle ne kete vend te qelbur. Populli ndyresire meriton qeverine ndyresire qe ka dhe ka patur.

  3. coli says:

    cdo thenie e parafolesit eshte shume e vertete megjithesse rilindja iu ktheu paret e detyrimeve e saliqenit biznesit biznesmutet nuk u kthejne borxhet e mara nen dore per te mbrojtur biznesin ne kohen e veremlise tani po bejne rolin e viktimes dhe po shfrytezojne shtetin e ligjin me dinakeri shikoni pak me thelle te nxjeret e verteta te marim vesh te gjithe se ka shtet e ligj ne shqiperi

  4. mira10 says:

    Doni të hiqni Rilindjen, por kë doni të vini, Saliun? Pse Shqipëria është sot në këtë gjendje? Sepse për 20 vjet pati në krye Saliun. Ju që duruat 20 vjet Salin, nuk duroni dot 18 muaj Rilindjen, që po punon mirë. Po si të punojë më mirë e më shpejt, kur buxhetin e zbrazi Saliu me hajdutët e tjerë që çirren nga mëngjesi në darkë jo për ju , por për pushtetin e humbur. Pse mos ishit më mirë para 18 muajve dhe këto 18 muaj u varfëruat në kulm. Kjo është politika e Saliut për ta paraqitur gjendjen e tillë për të ardhur prapë vetë në pushtet. Doni prapë një të çmendur t’ju drejtojë e t’u vjedhë për familjen e tij mafoize? Votojeni pra dhe ngelshi më keq se afrikanët.

    1. Shqiptari says:

      ooo Mira, po me ke flet edhe ti ?
      Po ca e duan sahalene se bene tatuazh surratin e tij ne b.ythe kur ai i zbriti nga shpellat ne Tirane dhe tani se heqin dot …
      Kurse ca te tjere i urojne bomben atomike popullit dhe vendit te vet ….

      Ne keto kushte, vallaj, matematikisht ashtu i bie – pushtetin ta marri ose sahaleja (se tani eshte edhe pak fare me shume i rudhur se kur ishte debil), ose ta marri zeni i sahalese (se eshte edhe force re dhe me siguri do beje ndryshime te mira), ose ta marri lulka (dhe do beje bythoren Kryeqytet – aaaargh, me duket se i thone bathore)

  5. Avokati says:

    i nderuar avokat Semanaj aktualisht pjese e strukturave te ministrise se energjitikes esht kumbari i lojes qe
    ju be tregtarit.dhe sa do vazhdojne te fortet te hane ne kurriz te popullit shqiptar?apo sepse i mbron politika?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje