Policia aksion në gjithë vendin kundër mbjelljes së hashashit. Shkatërrohet një miniserë në Shkodër (FOTO)

23 Prill 2015, 21:09Politika TEMA
Policia aksion në gjithë vendin kundër mbjelljes së

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të frenuar çdokënd që kultivon bimë narkotike.

Ditët e fundit policia ka bërë publike disa nga aksionet e policisë nga jugu në veri ku janë asgjësuar mijëra fidanë cannabis sativa, të mbjella kryesisht në fshtara të izoluar.

Pasditen e sotme, Policia e Shkodrës ka asgjësuar 400 bimë cannabis sativa të mbjellë në një minierë.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër , në zbatim të Planit të Veprimit  të ardhur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit , për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike  , gjatë orëve të pasdites së sotme ,  mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative  për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Mazrrek , kanë zhilluar një kontroll të imtësishëm ku nga kontrolli rezultoi se :

Në fshatin Mazrrek,të rrethit  Shkodër,  në një zonë të shpyllëzuar në mes të pyllit u gjetën të kultivuara  dhe u asgjesuan  me anë të djegies 270 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa,.

Bimët varionin  me lartësi 13 – 20 cm.

Gjithashtu po si rezultat i kontrollit  po në ketë parcelë u gjet dhe një mini\serë me 130 kubik me bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva me lartësi 5 – 7 cm.

Policia po  punon  për evidentimin dhe kapjen e  autorëve  të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu po në orët e pasdites së sotme , nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe   u bë kapja e shtetasit  në kërkim:

Gentjan  Isufaj, 27  vjeç, banues në Koplik, të  rrethit  Malësi e Madhe, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga  Zyra Qendrore e Interpol Tirana & Interpol Roma pasi :

Gjykata e Milanos/Itali ka lëshuar urdher arrestin nr.31651/2011RGNR-8888/2011 RGGIP dt.01.07.2014, për veprën penale “Trafikimit të narkotikëve”, e parashikuar nga neni 73, 74 e 309/90 te Kodit Penal Italian.

Shtetasi Gentjan  Isufaj, rreth orës 12.00  të datës 23.04.2015, në qytetin Koplik , pas  nje konflikti të çastit për  motive të dobëta, e ka goditur me mjete të forta në kokë,  shtetasin  A.H, i cili ndodhet  në Spitalin e Koplikut, dhe pas  marrjes së  ndihmës së parë mjekesore është jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

 

 

1 komente në “Policia aksion në gjithë vendin kundër mbjelljes së hashashit. Shkatërrohet një miniserë në Shkodër (FOTO)”

  1. Trimat e Ripordhjes,
    po leftojn me gjethet e pemeve !
    A pika qe s’ju bie , maskarenj .

    te huajt e bejn qellimisht kte qe shqiptaret te vdesin urije ,
    te shkaterrohen nga varferia ,per kte qellim edhe i izolojn nga europa ,
    e kta polit. shkerdhata me vrap ,luft gjetheve ,barit .
    perse nuk merreni me shkerdhatat qe shkaterruan shqiperine ,sali berishen ,ilir meten , ritvan boden , e gjithe shkerdhatat ,qe plackiten pasurine e gjithe Shqiperise . Funderina te peshtire .
    jeni duke i bere varrin me duart tuaja shqiperise .
    Dhe pastaj keni surrat ju e pellisni parlamentit ,perse ikin shqiptaret ,nderkoh kur sjeni te zote , ti jepni dinjitet shqiptareve ,duke hapur vende pune ,duke mos i lene ne meshir te fatit .Ptuuuuuuuuuuuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje