INTERVISTA/ Rama: Veliaj, zgjedhja e duhur. Halim Kosova burrë i mirë, por mund të drejtojë vetëm një azil pleqsh

23 Prill 2015, 18:31Politika TEMA

Kryeministër faleminderit që pranuat që të bënim këtë intervistë. Pyetja e parë është padyshim për kandidatin e bashkisë së Tiranës. Pse Erion Veliaj? Përse kjo zgjedhje?

Besoj që në fund u bë zgjedhja e duhur. Patëm një proces, patëm një numër të konsiderueshëm, besoj më të madh se asnjëherë tjetër, kandidatësh të mundshëm dhe kandidatesh të mundshme për Bashkinë Tiranës. Po ashtu, u angazhuam në një proces intensiv anketimesh të opinionit publik të kryeqytetit për të kuptuar, jo thjesht se kush ishte kandidati apo kandidatja më e preferuar, por cili ishte profili që qytetarët presin të kenë në krye të Bashkisë së Tiranës. Dhe, arritëm në konkluzionin që pas 4 vitesh kthim mbrapa dhe pastaj, qëndrim mbrapsht në vend numëro, qytetarët e Tiranës presin me plot të drejtë që bashkia të rikthehet në punë, që Tirana të rimarrë drejtimin e duhur dhe që në krye të punëve të jetë një kryetar bashkie, i cili të jetë energjik, të jetë punëmbaruar dhe të ketë aftësinë për të komunikuar dhe për t’iu qëndruar pranë qytetarëve. Ky është një profil i cili përputhet plotësisht me profilin e ministrit tonë të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe mbi të ra kjo barrë e rëndë për të çuar përpara një projekt kombëtar të Rilindjes dhe për të sjellë rilindjen edhe në Tiranën kryeqytet që, fatkeqësisht, në 4 vitet e fundit nuk ka njohur asnjë zhvillim.

A kishte në të vërtetë një proces zoti Rama? Ka akuza nga brenda Partisë Socialiste se nuk kishte një të tillë. Dhe nëse kishte, a ishte hermetik ky? Sepse u la deri në fund i pazbuluar emri i tij dhe asnjë nga deputetët e qarkut të Tiranës, deri në fund nuk dinin kush do të ishte kandidati për Tiranën.

Nuk dua të komentoj komentet, s’e bëj asnjëherë këtë gjë. Secili është në të drejtën e tij të ketë këndvështrimin e tij dhe Partia Socialiste është e njohur për këtë. Por, dua t’ju siguroj, bazuar në eksperiencën time si Kryetar i Partisë, që në 21 qershor kam në këtë detyrë, zgjedhjet e treta vendore, se procesi ka qenë më gjithëpërfshirës se asnjëherë më parë dhe se kandidati ka dalë më shpejtë se asnjëherë më parë. Nëse i referohemi praktikave të zgjedhjeve të shkuara, praktikisht, emrat e kandidatëve kanë dalë në momentin e fundit të regjistrimit të partive dhe të Partisë Socialiste në KQZ. Ndërkohë që, siç e thashë sot kemi në dispozicion edhe mjete të tjera shumë të besueshme dhe shumë racionale për të thithur jo vetëm mendimin e brendshëm të partisë, por për të thithur edhe mendimin e gjerë të opinionit publik. Sepse, nuk po zgjedhim kryetarin e Partisë Socialiste të Tiranës, por po zgjedhim kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Besoj se, në këtë këndvështrim, nuk i kemi lënë asnjë gjë mangët procesit.

Disa muaj më parë, kur nuk kishte asnjë emër për kandidatin e Tiranës, ju kam pyetur nëse në kriteret që ju po shihnit për përzgjedhjen e tij, të mos kishte ambicie për të kaluar nga bashkia dhe për të marrë drejtimin e partisë, siç ndodhi me ju apo siç ndodhi me pasardhësin tuaj. Por tani që ka një emër, pyetja ime është krejtësisht ndryshe; A ishte në të vërtetë Erion Veliaj një projekt i juaj? Ai është akuzuar në 2004 se ka pasur një bashkëpunim mes jush dhe lëvizjes “Mjaft” të drejtuar nga Erion Veliaj për të rrëzuar Fatos Nanon. Dhe më pas, kur ai u bë pjesë e PS, ai nuk ishte i gjithëpranuar nga socialistët? Në të vërtetë, a është Erion Veliaj produkt i juaji personal?

Sapo ma kujtuat ju që po jap intervistë në televizionin “Klan” në fakt, se këto janë histori, filli i të cilave është në zyrën e liderit historik dhe prehistorik të Partisë Demokratike. Por, unë mund të them këtë; që Erion Veliaj është, pa as më të voglin dyshim, një ndër ministrat me rezultatet më të shpejta dhe më të prekshme në realizimin e programit tonë, me një vullnet të hekurt dhe me një vëmendje të veçantë ndaj njerëzve. Ju siguroj se kjo është një zgjedhje që përkon me ambiciet e PS, që përkon me projektin tonë kombëtar dhe projektin tonë për kryeqytetin dhe që në të cilin nuk ka absolutisht asgjë të natyrës personale.

Por edhe një nga ministrat më të sulmuar nga opozita…

Po zakonisht më të sulmuarit janë më të suksesshmit dhe prandaj në krye të listës është Saimir Tahiri.

Zoti Rama, përballë kandidatit tuaj është zgjedhur një doktor i njohur në Tiranë, zoti Halim Kosova. Si ju duket gara?

Besoj se është e kundërta e doktorit të parë. Doktori i parë ishte ai që ishte, por sidoqoftë, për vite të tëra, nuk mund të thuhej se ishte i lodhur.

Ky doktori tjetër është burrë i mire, por shumë i lodhur. Kështu që, nuk besoj se Tiranës i duhet një njeri që sado i mirë qoftë, në këtë fazë mund të drejtojë një azil pleqsh, por jo kryeqytetin.

Por është një njeri që sjell jetën, është gjinekolog!

Preferoj që mos flasim për ndryshimin nga doktori i zemrës tek doktori i gjinisë.

A ka një emër konkret për zëvendësuesin e zotit Veliajt? Ai do të japi dorëheqjen javës tjetër!

Nuk do të jetë e lehtë, por ashtu siç nuk ishte e lehtë, por në fund zgjodhëm kandidatin që i duhej Tiranës për bashkinë e re, ashtu do të jetë e mundur që të zgjedhim zëvendësuesin apo zëvendësuesen e tij, në detyrën e ministrit apo ministres së Mirëqenies Sociale.

Do jetë thjeshtë zëvendësim i zotit Veliaj apo do të ketë një formatim të kabinetit qeveritar? Presim ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar?

Nuk do të ketë ndryshime të qeverisë për sa kohë qeveria është në krye të detyrës, për sa kohë qeveria po ecën sipas planit të veprimeve të saj. Plan veprimesh që monitorohet në mënyrë të përqendruar dhe si asnjëherë më parë nga Këshilli i Ministrave dhe për sa kohë që reformat dhe masat përkatëse që lidhen me to, do të jenë në drejtimin e duhur. S’kemi arsye të bëjmë formatim të qeverisë.

Por jo të gjithë mendojnë kështu. E di që juve nuk ju pëlqen që të komentoni mbi komentet, por zoti Blushi është një zë i fortë brenda Partisë Socialiste. Ai deklaron se Rilindja ka vdekur, nuk ka më rilindje siç ju pretenduat gjatë fushatës!

Sigurisht që, jo të gjithë mendojnë kështu, por qeverinë e bën kryeministri dhe është detyra ime të vendos nëse ka apo jo formatim të qeverisë. Është detyra ime t’ju përcjell informacionin e konsoliduar të anketimeve publike që kanë qenë shumë intensive në këtë periudhë për shakak të zgjedhjeve, se aprovimi i opinionit publik lidhur me drejtimin e duhur në të cilin ecën vendi, është më i larti në shumë vite me radhë që kur ne bëjmë projeksione të tilla. Kështu që, besoj se ne jemi në drejtimin e duhur, besoj që vendi është në drejtimin e duhur. Kjo nuk do të thotë që sfidat i kemi lënë pas, përkundrazi, ato janë përpara. Kjo nuk do të thotë që vështirësitë e njerëzve janë kapërcyer, përkundrazi, ato janë problemi ynë i përditshëm dhe për këtë arsye ne jemi në qeveri. Kjo nuk do të thotë që në këto 18 muaj të jenë bërë ato që u zhbënë për vite të tëra me radhë. Por, kjo do të thotë thjesht që gjërat janë vendosur në rrugën e tyre dhe tani ne na mbetet të ecim më shpejtë drejt Rilindjes që duam.

Me këtë logjikë i bie që zoti Blushi jeton në një realitet tjetër dhe nuk e njeh këtë realitet për të cilin ju flisni.

Unë nuk komentoj komentet dhe aq më tepër kur ato vijnë nga brenda rrethit të madh të familjes sonë politike, kështu që është e kotë që kërkoni një koment lidhur me këtë, pasi bindjet e mija janë të qarta, vullneti im është më i fortë se asnjë herë tjetër dhe mbi të gjitha dhe entuziazmi im për mënyrën se si do të shkojnë gjërat jo vetëm që nuk është cenuar, por përkundrazi, mbi fakte, shifra dhe rezultate që ne i shohim sot dhe dimë se si do të zhvillohen në të nesërmen është dhe më i madh. Kështu që, besoj se kemi të gjitha arsyet për të pasur dhe në këto zgjedhje një proces komunikimi pozitiv me qytetarët dhe për të besuar fort se së bashku me qytetarët ne do t’ia dalim. Shqiptarët nuk pranuan të hanë bar as në kohën e Enverit dhe jo më të hanë bar sot.

Por si shpjegohet që ka një numër kaq të lartë të kërkesave të azil kërkuesve? Jeni përgjegjës ju si qeveri për këtë që po ndodh? Të paktën opozita deklaron se është arsyeja e keqqeverisjes ajo që i detyron shqiptarët të drejtojnë sytë jashtë vendit për të jetuar.

Unë as e kam thënë dhe as e kam imagjinuar se në 18 muaj qeverisje ne do të zhdukim varfërinë, se nuk do të kishte më në Shqipëri zona të prapambetjes së thellë. Besoj se Shqipëria e sotme është rikthyer përmes një vështirësie të madhe në rrugën e rritjes ekonomike dhe do të vazhdojë një rritje e qëndrueshme ekonomike, prandaj arsyet e këtij momenti aspak të pëlqyeshëm për askënd, sigurisht janë të lidhura me varfërinë, sigurisht që janë të lidhura me nevojën e njerëzve për një jetë më të mirë, nevoja që nuk do të shterojnë kurrë pasi njerëzit gjithmonë do të duan një jetë më të mirë. Unë nuk jam ndër ata që mendojnë se ne sot jemi të dytët pas Gjermanisë, apo që do të jemi të dytët pas Gjermanisë pas 4 apo 10 vjetësh. Unë jam ndër ata që besojnë fort se Shqipëria po rilind, se Shqipëria e rilindur do të jetë një realitet që do të mbetet në bilancin e kësaj qeverisje kur të bëhen llogaritë përfundimtare. Jam i bindur se ajo që po ndodh është e lidhur me një moment specifik, me një moment keqkuptimi të madh dhe manipulimi të madh. Keqkuptim i ardhur nga fakti se Gjermania, dhe jo Franca apo Italia apo Greqia apo ndonjë vend tjetër, ka lëshuar një apel apo ka bërë me dije një interesim për të marrë një numër të caktuar të huajsh, që Gjermania i kërkon për profesione të veçanta dhe për aftësi të veçanta. Pra, nuk bëhet fjalë që Gjermania të ketë hapur dyert për një fluks emigrantësh që kërkojnë një jetë më të mirë thjesht ekonomike. Mbi këtë keqkuptim të madh është spekuluar nga elementë kriminalë, të cilët kanë stimuluar dhe organizuar flukset me të cilat ne po përballemi. Ashtu siç po them sot këtë, edhe mbas një muaji, dy muajsh, tre muajsh, kur ky fluks do të bjerë dhe kjo ngjarje do t’i përkasë të shkuarës, nuk do të them që në dy a tre muaj ne e kthyem përmbys ekonominë dhe ja nuk po vazhdon fluksi, sepse Shqipëria po lulëzon. Është një situatë delikate, me të cilën ne po merremi shumë seriozisht. Nuk ka asgjë për t’u alarmuar, në kuptimin e ecurisë së ekonomisë, por nuk ka padyshim arsye për ta politizuar këtë moment kritik, a thua se Shqipëria që kishim përpara 18 muajsh ishte një bahçe me lule dhe tani që u thanë të gjitha lulet, njerëzit po shkojnë t’i ujisin ato në Gjermani.

Një pyetje të fundit. Keni rënë dakord me opozitën për një marrëveshje për dekriminalizimin e parlamentit. Në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie është marrë parasysh të jenë pa precedentë kriminalë, sepse ka akuza nga opozita për të paktën dy nga kandidatët tuaj, për atë të Krujës dhe të Kavajës, që janë persona me të kaluar kriminale?

Sa i përket kryetarit të Bashkisë së Kavajës nuk kemi bërë asnjë interesim në këtë drejtim. Janë akuza të vjetra, janë akuza të lodhura, janë akuza nga ato të zakonshmet e fabrikës së baltës që ka zënë vendin e shtëpisë së ushtrisë popullore dhe as nuk interesojnë fare. Kryetari i Bashkisë së Kavajës ka provuar me vepra dhe për këtë do t’ju ftoja të bënit një vizitë në qytet. Besoj do të mjaftonte që të shikoni qytetin, për të kuptuar se çfarë investimi të frytshëm kanë bërë qytetarët e Kavajës, duke e zgjedhur. Kështu që, padyshim, jo vetëm e kemi rikonfirmuar, por do ta rikonfirmojë edhe populli i Kavajës.

Me mbështetjen tuaj?

Jo, e kemi rikonfirmuar se ka rikonfirmuar veten e tij me punën që ka bërë. Përsa i përket kandidatit tonë në Bashkinë e Krujës, ne kemi bërë të gjitha verifikimet si për çdo kandidat tjetër që është për herën e parë dhe absolutisht, ashtu sikundër e kemi bërë transparente edhe në bazë dokumentacioni, akuza e opozitës është e pabazuar dhe është e turpshme. Ndërkohë që, minimalisht, opozita ka një të dënuar aktualisht, që është kryetari i Bashkisë Kamzë, i cili është dënuar në gjykatë. Sigurisht, e drejta e prezumimit të pafajësisë mund të mbetet e tillë, po pastaj kjo rrëzon gjithë filozofinë mbi të cilën është ngritur propaganda e dekriminalizimit, nga ana e PD. Për të mos folur dhe për një sërë kandidatësh të tjerë, një tjetër në Sarandë, njerëz të hetuar, njerëz të ndjekur për veprimtari korruptive e me radhë. Megjithatë, kjo është e drejta e tyre, nuk është mbi këtë bazë që ne zhvillojmë betejën tonë. Nuk besojmë tek kjo mënyrë e të bërit betejë. E rëndësishme është që t’u japim 61 bashkive të reja, njerëzit e duhur të cilët të jenë përfaqësuesit e kësaj shumice në nivelin vendor dhe me të cilët, kjo qeveri të bëjë ato punë të mëdha që për kaq shumë vite nuk janë bërë në shumë komunitete në mbarë vendin.

Intervistë e kryeministrit Edi Rama dhënë për televizionin “Klan”

37 komente në “INTERVISTA/ Rama: Veliaj, zgjedhja e duhur. Halim Kosova burrë i mirë, por mund të drejtojë vetëm një azil pleqsh”

  1. elinor,.,._-_-_ says:

    Titull bombastik! Nje rrufe ne qiell te kalter! Nuk ma mori mendja se do thoshte ashtu. Mendova se do thote “nuk ben per ate pune po he se per hater e zgjodha”!!!

    1. Toni says:

      Shpejt zarat e Veiajt, komentoni se ka pot gjysem ore qe ka dale lajmi dhe jeni mbrapa me planin.

    2. a. says:

      Erioni eshte i duhuri ke te drejte zoti rama eshte ai qe i nevojitwt tiranes e karakterizon nje frym si askush tjeter. Puna qe ka bere ne krye te ministrise tregon fare qarte se ky njeri do ti kthej dinjitetin e humbur Tiranes!

      1. fariu says:

        Besoj shume te puna erion velias. Edhe besoj shume se mbas zgjedhjebe te 21 qershorit do jete kryetari ri. Besoj po ashtu se do bej me shume per rini nuk e di a do na jap kartat e studentit po besoj se do na jap hapsira edhe mundesi ku te afirmohemi te tregojm veten edhe te trwgojm qw edhe ne jemi nje ze i fuqishem ne kte vend!

        1. redi says:

          Partia socialiste eshte me demokratike se vete pd kte e tregojn fare mire vete zerat ndryshe qe te pd nuk ka shance te ndodhi.

          1. marioo says:

            Eshte nje zgjedhje e duhur sepse i mungon tiranes nje kandidat qe ti kthej ngjyrat se me bashen e pame shume mire se ai e shkatroj tiranen ne 4 vjet

    3. gjyshja says:

      Mendoj se eshte njeriu adapt per Tiranen. Besimplote qe do punoje me aq zell sikurse edhe ne ministrine qe drejton prej rreth 2 vitesh. Reforamt e ndermarra aty tregojne qe ka aftesine e duhur per te qeverisur Tiranen.

      1. bufon says:

        Gjate kohes qe Veliaj drejtoi ministrine – u krye reforma ne pensione
        -iu dha fund abuzimit me ndihmen ekonomike
        -u krye demshperblimi i ish- te burgosurve politike
        -u hartua ligji per hapjen e dosjeve te diktatures
        -u kthye ne trend arsimi profesional
        -u hapen zyra te reja pune dhe ato ekzistuese u kthyen ne funksionale
        -u ul me 5 vite mosha e daljes ne pension per minatoret.
        Ka aftesite e duhura per te drejtuar Bashkine e Tiranes.

    4. greiss says:

      E rendesishme eshte qe te jete nje njeri qe te kete bashkepunim midis qeverise dhe bashkise, nje njeri qe di dhe do te punoje, nje njeri qe mund ti kerkosh llogari per mbajtjen e angazhimeve. Kemi besim se i zgjedhuri i koalicionit do te jete i duhuri, ashtu sic kane rezultuar ministrat e kabinetit qeveritar.

    5. arjoni says:

      Erioni na kujton Edin ne krye te Bashkise asokohe se si e transformoi Tiranen, se si e rivitalizoi rinine, se si shume shpejt u be kryebashkiaku i botes dhe qe qytetaret e Tiranes e votebesuan gjithmone.

    6. sit back.. and relaks →→→ says:

      Tani nje pietje kisha une o krietar, a egziston me forumi rinor eurosocialsit apo eshte shkrire me G99 dhe Mjaft-in? se na qo pietje me ardhen disa pietje te tjera nde koke, psh ki erion veliaj c’kontribut ka dhene ne partine socialiste? cila jeshte rruga e tij drejt partise socialiste, na e filloi karierjen si socialist ki djale? ku e beri stazhin e partise ki djale? nuk ka me djem e vajza socialiste te pergatitur e qe kane sakrifikuar per te larguar berishen nga pushteti qe na ngeli vetem ki erioni si me i miri. se tani po te thomi qe ki djale ka dhene shume per shoqerine civile nuk eshte se ska dhene, po si ki kane dhene te tjere e bile me shume. po te thomi qe i ka dhene partise socialiste keto vjet, po i ka dhene ca, po si ki ka te tjere qe kane dhene kaq e me shume. Pra o shoku krietar te gjitha analizat te cojne ne nje perfundim, qe erionin e zgjodhe jo se eshte illi i partise po se eshte delja manare e tufes se bagetise qe drejton zotrote. nje keshille keshnja, si tha ai i vjetri tek ai filmi, kujdes rrethimin e vogel se atij te madhit ia bejme dermanin vete.

    7. Patriot says:

      Enveristi i ckallajisur Edi Rama(e ka leshuar kallaji) ka besim te delfini i tij se do kete sukses. Ne fakt delfini Erion, qe u ngjan kengetareve te videoklipeve qe transmeton BBF,ka besim tek marifetet e tij mediatike. Por,ne fakt,kjo do jete shkelja ne derrase te kalbur e ciftit Rama-Veliaj. E kane tepruar aq shume me truket para ekranit,sa qe cinizmi i tyre ka akumuluar aq shume urrejtje,zgenjim e neveri ndaj tyre saqe ne kete pellg te madh zemerimi qytetar do mbyten te dy.

    8. Kasimi says:

      Ore cuni i Recit je ti or kapil?

  2. labi says:

    Ke te drejte dhe shpresojme te punoj me te njejtin zell qe ka punuar dhe ne MMSR.

    1. riku says:

      Normal qe eshte zgjedhja e duhur se dhe vet partis socialiste i nevoitej nje njeri qe te bashkoj nje njeri qe percjell energji pozitive, nje njeri energjik dhe me nje vizion te qart, nje njeri qe e do kete vend e jo qe do ta shfrytezoje kete vend per tu pasuruar e per interesa personal. Kete e ka bere dhe ne menyren me te mire.

  3. Patrioti says:

    Tirana ka nevoje per nje drejtues te mire e energjik, jo si ky aktuali qe na rastisi pertac. Z. Veliaj ka deshmuar se ka aftesi mjaft te mira drejtuese dhe kete e deshmon puna e bere ne ministrine qe drejton, kreativiteti dhe energjia jane gjithashtu elemente qe e karakterizojne.

  4. loti says:

    Bravo KM.ti dhe ps bet zgjedhjen e duhur per tiranen.pikerisht ate q i mungonte.1 kandidat plot vlera pozitive

    1. sit back.. and relaks →→→ says:

      PS-ja zgjodhi lesht e currit ose…kolit.

  5. turi says:

    Nuk besoj se eshte me i lodhur se ju zoti kryeminister, qe u konsumuat vetem ne 2 vite qeverisje!

  6. turi says:

    Nuk besoj se eshte me i lodhur se ju zoti kryeminister qe u konsumuat vetem ne dy vjet qeverisje!

  7. turi says:

    Nuk besoj se eshte me i lodhur se ty zoti kryeminister qe u konsumove vetem ne dy vite pushtet!

  8. dritan74 says:

    Politika shqiptare akoma nuk ka mesuar qe duhet te flase vetem per vete dhe jo per palen tjeter.Nese Halim Kosova eshte per te drejtuar azil pleqsh,c’fare mund te thuhet per Erjonin qe te gjithe ja dine prirjet qe ka.Me llogjike dhe pak moral sido qe keto i mungojne Kryetarit Mao,me mire nje azil pleqsh se nje bordello homoseksualesh.Sa per Blushin nuk duhet te flase pas Balliut te tij Taulant.Nje perimeje sado me vlera ushqimore si patatja nuk mund ti lejohet klasifikimi per perime te tjera.Te ngrihet simboli i servilit fodull fshatar per te etiketuar nje intelektual nga me te miret qe kemi aktualisht si Ben Blushi eshte kulmi i boshesise se nje kallami ose fyeli librazhdas.Reminishenca te frikshme te regjimit te kaluar kur masa pa forme dhe identitet denonte ajken e inteligjences me dacibao kineze.Kurse shkopin qe permend ne reportazhet me fryme “revolucionare”,maghik ose jo te gjeje vend kuta fuse dhe jo tua tregoje shqipetareve qe nuk e ka.Ne fund te fundit jepja Erionit ta perdore gjate fushates zgjedhore qe te mos harxhoje baterite e vibratoreve.

  9. Claus says:

    C`eshte ky fjalor ordiner, i padenje jo me per nje kryeminister, por as per ndonje skinhead?

    Po per cfare i merr ky “cun Tirone” azilet e pleqve? Si qendra per te vobekte dhe qe punojne te vobeket? Si qendra lazareti te kohes se mesjetes ku lidheshin me zinxhire te cmendur dhe leproze?

    Turp kur flet keshtu, kur vete ministri Veliaj ishte apo akome eshte minister per mireqenie sociale dhe rinise? Apo eshte minister vetem i rinise dhe jo per shtresat e moshes se trete, sic e thote vete emertimi i asaj ministrie?

    Duket qarte qe ato vizitat ne shtepite e moshave te treta jane kryer me hipokrizine me te madhe, se ne raste te vecanta kur nuk u mban me uje pilafi u flet ndergjegja e tyre e mbushur me njolla diskriminuese ndaj te dobetit dhe te moshuarve.

    Eshte kryeminister qe cdo gje e ben ne menyren me hipokrite te mundshme, se dihet edukimi dhe formimi i tij me plot probleme dhe demagogji.

    Merre me mend te sihte thene kjo fjali diku ne ndonje vend perendimor me themele humanizmi dhe kristianizmi se cdo te ishte bere.

    Po ketij llap goja pa hanxhi a thua sikur te jete akoma ne ndonje bordure bulevardi per t`u tallur me cilido qe i kalon prane.

    Sociopatologji hesapi.

  10. ari says:

    te krahason kosoven me ramen edhe pse eshte kosova 10 vite me mosh me teper se rama pra 60 kosova e 50 rama .rama duket si baba taku plak e si negjmija.pra 60 vite te rames me Kokain e kane bere te duket qelbesir qe kujton se me zog si erionka te bej shtet,po ju nuk dalluat jastekun e griseldes e lere te dini per shtet.per kokaine po.

  11. RILINDJA E LESHIT says:

    SE HALIMI DO FITOJ KUNDER VELIAJT KETE NUK E LUAN TOPI-PO TE ZGJIDHEJ MAJKO DO ISHTE ME NDRYSHE -POR RAMES I NEVOITEJ NJE NJERI I BESUAR PER XHEPIN E TIJ JO PER TIRANEN PRANDAJ MORI VELIAJN SEPSE MAJKO NUK DO I BINDEJ URDHERAVE TE RAMES.

  12. Gimi says:

    Keshtu si shkuan gjerat, me duket se Velina do te marre te gjatin ne Tirane. Rilindja u konsumua me shpejt nga c’pritej. Keq me vjen O Rama, por nuk voton me njeri rilindjen tende. Shtyje sa ta shtysh.

  13. Uji i ftohte says:

    Pandeli Majko u sakrifikua edhe kesaj radhe,pune xhelozie nga Rama.

  14. Paulini says:

    Rama me vjen keq por kjo spo quhet me qeveria e rilindjes por qeveria e Sajmos dhe Brisit. vrk

  15. lili says:

    Nga keto fjale ketu,ky kryeminister qe moti do kishte derguar ne azil Churchillin apo De gaullin dje,apo sot Hillary clintonin qe te gjithe ishin a Jane mbi 65 vjet bile edhe mbi 80 per dy te paret kur ishin ne kulm te jetés se tyre politike! Kjo mjafton per t’i treguar debilitetin e argumentit te tij per ‘energikun’ qe na ka zgedhur si kandidat!
    Ne France adhurimi e rinise ne cdo kushte ka nje emer le ‘jeunisme’ edhe nga studimet del se njerezet qe promovojne kete jane vete te komplexuar me vitet e tyre qe po iu kalojne.Prandaj problemi eshte tek rama e veliaj,jo tek dr kosova i cili po na ofron expériencen edhe pergjegjesine e tij.Edhe pa dyshim une them se cdo dite ai tregon pergjegjesi déri sa lind cdo dite femije edhe pranon cdo dite kete rezik se lindja eshte rezik ne cdo moment!po kryeministri jone per mos te rezikoje e dergoj nusen jashte per me lind…
    Une po te isha dr kosova kisha bâ nje kallezim pénal per cenim te dignitetit Tim si mjek edhe hedhjen ne dyshim te aftesive profesionale si mjek i de je per’azil te pleqeve’. Edhe kisha ftuar Udherin e mjekeve me iu bashkangjitur ketij kallezimi i fyerje te dignitetit te mjekeve geriater,qe ne qofte se nuk e di kryeministri eshte nje specializim mbasi te jesh mjek i specializuar si internist per shembull ne svicer,pra kogja shkolle mot Zotni kryeminister!informohuni pak,e mos fyeni profesionistat kot!
    Menyra se si i trajtoni te moshuarit tregon shume per karakterin e njeri…edhe nuk kuptohet pse per te moshuarit ‘mjafton’ nje mjek i lodhur ku pikerisht aty duhet reflektim edhe ‘maitrise’ te mjeshtise mjekesore!a do kishte kerkuar kryeministri jone per nenen tij nje mjek ‘te lodhur’ ?jo ate here pse per pleqet tone ‘mjaftojka’ nje mjek i lodhur? Duhet te kerkoje flake per kete idiot qe ka thane ketu edhe mos te na lodhin Kaq me ‘jeunismin’-fetishismi i rinise-si shkop magjik qe zgidh cdo gje e i jep veliaj gjithe te mirat! Kemi plot te rri ‘energik’,po Kaq te afte mos ma shume te afte se veliaj ,edhe me diploma korrekt, jo si te’ plepit American afrikan e angleze’ alla veliaj,qe per faj te keqqeverisjes nuk po bejne Pune n’atdheun e tyre!

  16. perkthyesi says:

    ..Rama ka veten 18 muaj si KryeMinister!-..Shqiperine e Sali Sulltanit dhe Lul Pashait e gjeti Toke te Djegur,mbas nje Renie te Lire ne Anarki dhe Mediokritet Provincial e Primitiv…!-Ju kujtohet Tirona e Vitit 2000?!-RAMA e RiKtheu Tiranen dhe Shpresen e Humbur..,formoi nga Hici dhe Konsolidoi nje Institucion Bashkiak Evropian!-..Good Luck,my Friend!-In Bocca al Luppo!

  17. ldn says:

    Ju pleqte e shqiperise vdisni!nuk kemi nevoje per ju,edhe do iu zgedhim vetem mjeke te lodhur qe kjo Pune te kryet edhe ma shpejt?ky eshte messagji i fushates alla Veliaj energiku?

  18. sandri says:

    Veliaj qe beri 5 dit dasem me “leket e mamit”, imagjino cfar mund te bej si kryetar bashkie…

  19. sandri says:

    zoti halim fitorja esht me ju..keni besimin e gjith popullit

  20. Tironsi says:

    Erjonit i ha bytha prandaj eshte atje ku eshte!

  21. Bleona says:

    Ku ka goje ky qe vetem kryeminister nuk eshte, nje komunist i poshter!!! Se meriton te jete ne krye te vendit por shume shpejt do e shikoje humbjen e thelle dhe te largohet sa me shpejt.
    Nuk mund te krahasohet Erioni me z.Halim Kosova! Z.Halim eshte nje mjek i perkryer dhe nje zoteri qe e meriton te jete Kryetar Bashkie. I uroj FITORE Z.HALIM KOSOVA dhe PD.

  22. Adela says:

    Respekte per Z. Kosova, tashme Tirana do kete Kryetarin e saj! Tirana e do Z. Halim Kosova dhe sigurisht qe eshte kandidati i duhur. Per z. Veliaj deri tani kemi degjuar se si eshte pasuruar, se si e beri dasmen, se si e se si….interesat personale mbi te gjitha…se ku jane vlerat ketu, nuk e kuptoj!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje