Ligji për energjinë ka shkaktuar debate dhe replika në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës.
Pasi Erion Veliaj, ministër i MMRS-së tha sërish nga foltorja e kuvendit se njësitë bashkiake dhe komunat e qeverisuar nga PD nuk po shpërndajnë ndihmën ekonomike.
Veliaj: Teksa flasim sot, njësia numër 4 ka 3 muaj që nuk e jep ndihmën ekonomike. Njësia numër 4 drejtohet nga PD. I merr lekët në arkën e vet… Rri rri se kam edhe për ty, për të gjitha komunat e tua. Bëju një telefon e thuaju të hapin ndihmën ekonomike. Ulu dëgjoje, merri kryetarët e komunave dhe thuaj që të japin ndihmën ekonomike. Njësia numër 11, merre në telefon dhe thuaji që të shpërndajë ndihmën ekonomike se ka 2 muaj që nuk e shpërndan.
Komunat më të prekura nga largimet e fundit në Qarkun e Kukësit janë, Shishtavec, Topojan, Zapod, Tërthore, Bushtricë, Surroj. Nga të cilat: Shishtavec, Topojan, Zapod dhe Bushtricë drejtohen nga përfaqësues të së djathtës, që i ke zgjedhur vet. Dy komunat e tjera të prekura më së shumti nga largimet, Tërthore dhe Surroj, drejtohen nga kryetarë të zgjerdhur me propozim nga zgjedhësit (të pavarur).
Sa i përket komunave Zapod dhe Shishtavec, ku besoj se je zgjedhur deputet, të kanë dhënë votën dhe 8 vjet, të kanë patur në qeveri, rezulton se drejtohen nga përfaqësues të PD-së të cilët kanë katër mandate si kryetar komunash, përveç tetë viteve në pushtet, ku ti ke qenë ministër dhe 8 vite ke administruar ndihmën ekonomike dhe pasurinë publike të atyre komunave.
Po t’i jap me shifra meqë ti vjen pa u përgatitur:
Në komunën Zapod, në Janar të vitit 2013 numri i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike ka qënë 396. Pra, në kohën tënde ka qënë 396 familje dhe buxheti ka qënë 1.6 milionë lekë. Në qeverinë tone, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike në komunën tënde janë 481 me një buxhet prej 2.3 milionë lekë.
Pyetja që unë kam është: kur ka 4 muaj që nuk jep ndihmën ekonomike, pse nuk e merr në telefon e t’i thuash “kryetar mblidh këshillin, se ke 4 muaj që nuk shpërndan ndihmën ekonomike”. Po përdorni këtë mjet, nuk u jepni zgjedhësve tuaj ndihmën ekonomike që pastaj kur të ikin të thonë fajin e ka qeveria e Edi Ramës
A ka turp më të madh? Pse nuk e merrni në telefon tani Njesinë 4, Njësinë 11, Zapodin, Shishtavecin, Topojanin, pse nuk i merr tani në telefon dhe thuaju “jepe ndihmën ekonomike”. Taksapaguesi paguan, kurse paratë mbeten në bankë dhe komuna nuk mblidhet për të dhënë ndihmën ekonomike. Pse? Sepse kryetarët e komunave i ke të gjithë këtu në Tiranë.
Në Shishtavec, ka qenë 424 familje dhe fondi 1.7 milion lekë. Në kohën tonë janë 522 familje dhe fondi 2.8 milion lekë. Merre në telefon kryetarin e komunës, e ke zgjedhur katër herë, e ke në Tiranë dhe nuk u shërben qytetarëve, dhe nuk u jep ndihmën ekonomike.
Për periudhën janar–shkurt 2015, familjet e trajtuara me ndihmë ekonomike në komunë Golaj të rrethi Has kanë qenë 400 në vitin 2015 janë 512 me dyfishin e fondit. Merre kryetarin e PD-së dhe përfaqësuesin ta mbledhë komunën.
Kryeshembulli është komuna Shalë në Shkodër, një vit pa dhënë ndiohmën ekonomike, se keni shumicën e këshillit bashkiak, dhe vetëm që tja nxini jetën atij socialisti që ka fituar aty nuk e mblidhni këshillin të shpërndajë ndihmën. Mere në telefon dhe thuaj të mbledhë këshillin se gjynah njerëzit. Ccfarë do bëjnë ata në këto kushte o do vijnë në Tiranë o do ikin.
Meqë më përmende Cakranin, Cakranin e ka PD e dashur dhe nuk e di pse nuk je informuar me zgjedhjet e fundit. Në këtë komunë ka dy muaj që nuk jepet ndihma ekonomike. Meqë e keni aktivistë partie dhe mbush autobuzat dhe I sjellë këtu në Tiranë I thoni të ndajë ndihmën.Në vend të mbushë autobuzat të ndajë ndihmën ekonomike në Komunën Cakan që edhe aty të jetojnë njerëzit si ccdo komunë tjetër.
Pas kësaj fjalën e ka marrë deputeti Noka, i cili tha se kjo qeveri e urren Kukësin ndaj po e shpopullon atë duke nxitur eksodin
Flamur Noka: Të vish këtu e të flasësh siç flet ky zotëria, do të thotë të jesh më i pafytyrë se pafytyrësia, pasi po të nxjerr bojën ty. Me një situatë që jemi sot, se as ky papagalli që kakarisi sot, ku njerëzit po vuajnë për bukë dhe nuk shohin shpresë dhe të flasësh për parajsë, duhet të kesh emrin Erion Veliaj. Isha dje në ato fshatrat e Kukësit që po flet zotëria, më thanë Flamur kur ishin ju i kishim dy pjata ku hanim, tani s’kemi asgjë. Ja kjo është derexheja që e keni katandisur Kukësin. Qarku më i varfër është Kukësi. Në kohën tonë ishin 18 mijë familje që merrnin asistencë sociales për të mbijetuar, ndërsa në këto dy vite këta e ulën numrin në 7 mijë familje. I bie që të kenë hapur nja 10 mijë vende pune. Por ata i kanë mbyllur bizneset private. A mos i ke punësuar 10 mijë familje?!”, -iu drejtua Noka kryeministrit dhe Veliajt.
Lidhur me eksodin nga komunat e djathta Noka tha: Ju po e urreni qarkun e Kukësit, ju po e shpopulloi. I urren dhe po i diskriminon. Në kohën që ishin ne në pushtet, asistenca ishte mbi 5 mijë lek, ndërsa tani është 2 mijë lekë në muaj. Të paguaj dritat se e fut në burg ky?Ata njerëz janë duke vdekur për bukë dhe ndaj ikin. Ore ti (Veliajt) the se ikin komunat e djathta, po Orikumi i djathtë është?! Nuk mund të ketë një emigrim të tillë me prapavijë politike. Kjo pasi zyrtarët e pushtetit tuaj rrinë pas komisariate për të nxjerr pasaportat. Në kohë e Ramiz Alisë ka ndodh eksodi masiv. 4 mijë banor të rrethit Kukës kanë ikur.”, -tha Noka
Vokshi– Në njësin katër ndihmat janë shpërndarë çdo muaj. Ke gabim jep dorëheqjen ik, Erion Veliaj. Na sfidove, por flet budallalliqe. Banesat sociale i keni penguar ju, mos e hapni atë derë.
Meqë na foli kryeministri për shifra numra, si ekspertë nuk foli për kosoton njerëzore, humane. Unë do u jepja një këshillë, shifrat nuk janë specialiteti yt, merru me diçka tjetër.
Në funeral nuk flitet, apologjia juaj nuk vlen. Kërkoni ndjesë që premtuat parajsën, por sot s’keni mbajtur asnjë premtim. Shtruat autostradën që shqiptarët të ikin nga Shqipëria.
Meta- Koha mbaroi
Vokshi- Kam dy replika, se më përmendi edhe kryeministri që më drejtoi gishtin në mungesë respekti.
20 mijë famije keni hequr nga ndihma ekonomike, 200 familje i keni hequr dhe keni futur miqtë tuaj. Veliaj mashtron, dy këste i kemi dhënë ne dy i ka dhënë ai për të përndjekurit./j.h
Hajde Muli hajde. E pranoi edhe vete qe Kukesi eshte qyteti me i varfer edhe pse atje ka 25 vjet qe bashkit dhe komunat i qeveris PeDeJa. Skan bere asgje per pppullin dhe ka goje dhe flet.
pd-ja eshte e papare per brockulla
po cfare perfitimi politik ka qeveria per boshatisjen e kuksit
kuksi eshte bastion i forte i opzoites keshtu me siguri mbas ketyre largimeve eshte dore e pd-se dhe e shfrytezon per perfitime politike
ketu ska dore qveria por opozita dhe padituria e njerezve qe braksinin gjithcka per te marre rruget e europes
po je tu fol keq se nuk ka arsye qe qeveria te zbrazi Kuksin se nuk ka sens qe te demtoje veten
Hiku muti erdhi kaka Shqiperise i doli flaka,te dhjere por krenar azili politik na takon
Mbylle ti moj kukumjacke jo PD jo PS te rente ne koke halli I tyre
sa mire qe e pranoni dhe vetezoti mule qe kukesi eshte vendi me i dobet ekonomikishte sepse per vite me radh esht drejtuar nga vet ju dhe e keni cuar vendin tuaj ne grop..znj vokshi ju lutem mos flisni me se na e shpifet me keto fjalet tuaja pa kuptim.jeni berr nje grup horash aty e beni bla bla kot