“Do punosh përjetë me ne, hera e parë dhe e fundit që ta them”

23 Prill 2015, 09:17Politika TEMA

Policia ka zbardhur disa nga detajet e grupit të gjobvënësve të arrestuar dy ditë më parë, ku bënin pjesë edhe Pajtim Seriani dhe Ditmar Reçi.

Këta të fundit kanë qenë miq me një tregtar kafeje me inicialet J.B, por e kanë future në kurth atë.

Ata e kanë çuar tregtarin në një apartament të “Kodra e Diellit” me pretendimin se do ta blinin.

Aty më pas ka dalë një person me kapuç dhe pistoletë, që sipas tregtarit, është Arben Haxhihyseni, një person i dënuar edhe më parë për vrasje.

Ai e ka kërcënuar me jetë tregtarin dhe e ka detyruar të zhvishet lakuriq dhe i ka future kokën në një kovë uji, deri sa ajo ka plasur.

Pas disa minutash, ata e kanë detyruar që të flasë nëpërmjet Skype me Genti Ferhatin, që ndodhet në burgun e Peqinit.

Ky i fundit i ka thënë tregtarit do të punojë përjetë me ta dhe do u japë pjesën e tyre të fitimit që ai nxirrte.

Hera e parë dhe e fundit që të flas.

Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do i mbash ti, 30 për qind “kinezi” dhe 30 për qind do i mbaj unë me vëllain tim.

Nesër do të marrim në telefon rreth orës 09:00-09:30 dhe do shkojmë të noteri dhe do punosh për në deri sa të vdesësh.

Unë nuk do të flas më. A më kuptove”, i ka thënë Ferhati nëpërmjet Skype atij?

Më pas tregtari është lënë të shkojë, ndërkohë që ai ka bërë kallëzim në polici, e cila për disa muaj ka hetuar për kërcënimet dhe ka mbledhur provat për arrestimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje./b.l

13 komente në ““Do punosh përjetë me ne, hera e parë dhe e fundit që ta them””

  1. Siguria says:

    Jam kurioz po ky shullazi ca biznesi ka ku i siguron te ardhurat me makina te blinduara etj.Mer rroge gjekundi ky?Keto pse si sheh prokuroria.Se perndryshe ka te drejte i “ndershmi”Gani.

    1. Dori says:

      Ca Shullazi mer daku, Genc Ferhati. Shullazi a.k.a Mili i Parkut ishte kusur buke para Genc Ferhatit dhe Denis Gines.
      @Tema, e ka emrin Genc Ferhati dhe jo Genti. Eshte denuar per vrasjen me Antitank te Denis Gines dhe Median Shehut. Merrni ne pune ndonje gazetar mbi 25 vjec qe te dije se cka ndodhur ne Tirone.

      1. veterani says:

        E sakte Doro. Kta “gazetaret” e sotem jane VK.

      2. nisi says:

        o doro a mund tma shpjegosh pak ket si qe puna e ketyre qe u ndan ervin borova denis gina e kto denis gina ka qen shok me vajdin lamen ?? qe akoma vazhdon perplasja mes shullazit dhe lames …..me pak fjal historin e ktyre

    2. RIGRABITJA says:

      Mund te me shpjegoj njer cdo te thote gsazetari me frazen: “i futi koken ne nje kove me uje deri sa ajo pjasi”

    3. toni says:

      cfare plehrash. duhet vendosur denimi me vdekje si ne SHBA qe te mos kene mundesi qe te drejtojne aktivitetin kriminel dhe te bejne krima nga burgu keta kriminela.
      Po jane gjyqtaret e prokuroret e korruptuar qe po e shkaterrojne shpresen e shqipetareve. Politika dhe parlamenti duhet te nderhyje urgjentisht dhe te rreformoje prokurorine dhe gjykaten. Po nuk u arrestuan prokuroret dhe gjyqtaret e korrptuar nuk do te kete shprese per shqipetaret e varfer ne shqiperi sepse pasurine do ta marrin horrat dhe kriminelet.

  2. dino says:

    langaraqe e alabake qe kercenojne shoket se nuk jua mban ti vene gjoba atyre bisnesmeneve me koqe se ja u tredhin koqet.
    shtet b.. vetem show-off,arrestime me buje dhe vetem kur i shikon qe lirohen ne heshtje pas nje muaji nga ata gjykates maskarenj,e atij tregtarit te shkrehte si ngelet gje tjeter vetem te largohet i detyruar nga ai vend i mallkuar.
    nje here ne Angli erdhen disa gangstere dhe filluan te kercenonin dhe tu vini gjoba ndonje shqiptari sic ishin mesuar ne shqiperi.
    por bene nje gabim fatal sepse harruan se ku ndodheshin.e ngaterruan me shqiperine.ishin me makine kur i arrestuan.moren pjese nja 200 police dhe nuk i nxoren nga dyert e makines por nga xhamat prej flokesh.thjeshtsht pertuan te hapinin dyert.
    jane akoma ne burg edhe pse kane kaluar nja 10 vjet.besoj kur te dalin ndonje dite zor se do u shkoje me mendja per gjera te tilla.

    1. temujin says:

      Ka dicka interesante ne kete qe shkruan. Ka qene nje biznesmen me mbiemrin Gazheli.Ka pas importu cokollata hilal nga Turqia. Sa rrembyen ate filluan te vriten nje e nga nje te gjithe anetaret (cunat) e rruges se kavajes. Nuk them qe i vrau ky, po koicidenca rezultoi fatale. Sikur i zuri mallkimi dhe filluan te akuzojne njeri tjetrin per vrasjen e shokeve…

  3. 313 says:

    Skishte lidhje Tit Gazheli. Aty perfitoi Vajdin Lame mbasi i plagosen nipin mendoi ti pajtonte dhe e preu ne bese Ervin Boroven duke e vrare mbas 2 muajsh me tradheti nga Denis Gina. Koincidoi qe ndodhi mbas ngjarjes me Gazhelin. Cunat e Gazhelit u merrnin me pellumba dhe I thane Denisit qe do shkoje babi me cdoganu maunen me kaq leke me vete. Vk.Genci ska pas lidhje fare me ate ngjarje.Thjesht kusheri me vellezerit Borova.Po te ishte perfshi Gazheli do ja kishing ngrejt puplat me kohe..

  4. nisi says:

    ma trego pak si esht historia e ktyne si u fut altin lamaj dhe vajdin lamaj ne loje dhe rolin e shullazit dhe dritan dajtit ne at koh

  5. franci says:

    ku i sigurob shullazi te ardhurat 1 ben vrasje me pages 2 trafikon drog 3 gjobit biznesmen po i ka ra suma ngusht me altin lamen

  6. franci says:

    a more shullazi duhet me te then bravo shume po mbijeton me ato qe ke ber duhet te ishe ne grop po altin lame po e ben kete gje per ty

    1. nisi says:

      o franci si esht histora e ktyne si u nda kjo band per cfar arsye ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje