Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për Myqerem Tafajn, ish-ministrin e dytë të kabinetit “Berisha” që akuzohet nga administrata aktuale për shpërdorim detyre. Të martën, prokuroria regjistroi procedim penal edhe ndaj ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se kishte hapur një hetim për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, pas një kallëzimi penal të dorëzuar nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Plarent Ndreca.
“Prokuroria e vlerëson të nevojshme të kryejë veprime hetimore, për të arritur në përfundimin nëse ekzistojnë ose jo elementë të veprës penale, për të cilat ai akuzohet,” njoftoi zyra e shtypit të Prokurorisë.
Ish-ministri i Arsimit në periudhën 2009-2013 akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë procedurave të akreditimit jashtë kritereve ligjore të një universiteti privat. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Tafaj akuzohet gjithashtu se ka dhënë në kundërshtim me ligjin ambiente publike për një subjekt privat.
”Depozituam dy kallëzime për shpërdorim detyre. Janë dy raste të konstatuara, që kanë të bëjnë me dhurimin e një prone dhe akreditimin e një institucioni të arsimit të lartë në shkelje me ligjin,” tha Ndreca pas dorëzimit të kallëzimeve në Prokurori.
Ish-ministri Tafaj, i kontaktuar nga BIRN nuk komentoi akuzat.
Vendimi për regjistrimin e procedimit penal ndaj ish-ministrit Tafaj u mor një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme vendosi të hapë hetim edhe për ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode.
Bode akuzohet nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive se nuk ka justifikuar burimin e pasurisë për vitin 2013.
Prokuroria e Përgjithshme hetoi më parë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, në adresë të së cilit u depozituan tre kallëzime penale nga administrata e re e këtij dikasteri. Të tre hetimet u pushuan, pasi nuk u gjetën prova kundër ish-ministrit të Mbrojtjes.
ENDE BESONI SE SKLLAVI I BERISHES DO TE HAPI PROCESE GJYQESORE PER ISH MINISTRAT E BERISHES!?…
pinoku i Rilindjes
Ai dem qe Myqua i ka bere arsimit shqiptar, nuk ndreqet as me 100 hetime.
Edhe kete do ta nxjerrin te pafajshem gjykatat si gjithe te tjeret.
Po ndonjë Ministër i LSI-së nuk paska bërë ndonjë shkelje!?
Jan duke iu ra looser-ave, me viktimave, atyre qe ka inat Berisha dhe ia servir ortakut te vet underground Pedy rames, per te la surratin e mbuluar me mut, para nderkombetareve, per te thon qe “Ja, po arrestojm koka shteti, maja te larta te poltikes…”. Nderkohe qe njerzit presin te shohin mbas hekurave Berishen bashk me Ramen, ne nje qeli, duke perdhunu dhe kafshu me dhom njoni-tjetrin ?