Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e partive që do të bëjnë pjesë në koalicionet e drejtuara prej tyre. Listat e dorëzuan nga Genci Gjoncaj (PS) dhe Njazi Kosovrasti (PD).
Ajo që bie në sy është fakti se socialistët arritën të ndërtojnë një koalicion me 39 parti, ndërsa demokratët e Lulzim Basha arritën të mbledhin vetëm 15 parti, nga të cilat vetëm PR si parti parlamentare.
Ndërsa PSD dhe PBDNJ do të garojnë më 21 Qershor si subjekte më vete pa arritur marrëveshje me ndonjë nga forcat kryesore politike në vend.
Veç aleatëve të saj tradicionalë, socialistët arritë të përfshijnë në koalicion edhe dy parti aleate të PDsë, PDIU e Shpëtim Idrizi dhe PDK e Nard Ndokës. Po kështu marrëveshje u arritën edhe me dy parti të spektrit të djathtë, FRD e Bamir Topit dhe ADK e Zef Bushatit.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti dorëzoi në KQZ listën e koalicionit me 15 parti. Slogan ii të djathtëve në këto zgjedhje do të jetë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.
“Koalicioni është formuar në përputhje me kodin, komentet politike i takojnë përfaqësuesve të PD”, u shpreh Kosovrasti. /gj.k/
Partitë që bëjnë pjesë në koalicionin e PS
1. Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama
2. Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta
3. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi
4. Fryma e re Demokratike Bamir Topi
5. Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi
6. Aleanca Arbnore kombëtare Gjet Ndoj
7. Aleanca për Barazi e Drejtësi Evropiane Valentin Mustafa
8. Partia Ambientaliste Nasi Bozheku
9. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
10. Aleanca për Demokratike dhe Solidaritet Gaqo Apostoli
11. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar Zane Llazi
12. Partia Demokratike për Integrim e Prosperitet Halim Seitaj
13. Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi
14. Partia e Gjelbër Edlir Petani
15. Partia e Pajtimit kombëtar Spartak Dobi
16. Partia Forca Rinia Dritan Boka
17. Partia e Punës e Shqipërisë Muharrem Xhafa
18. Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë Skënder Halili
19. Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri
20. Partia G99 Ervin Mete
21. Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari
22. Partia Komuniste 8 Nëntori Preng Çuni
23. Partia Kristiandemokrate Mark Frroku
24. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka
25. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi
26. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve Ymer Kurti
27. Partia e Prosperitetit Demokratik Shqiptar Yzeir Fetahu
28. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar Afrim Jeshili
29. Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
30. Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani
31. Partia SocialPunëtore Shqiptare Ramadan Ndreka
32. Partia Socialiste e Moderuar Gjergj Koja
33. PSV91 Petro Koçi
34. Partia Toleranca e re e Shqipërisë Avdi Keci
35. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë Osman Mema
36. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
37. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Shefqet Musaraj
38. Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
39.Partia Demokracia e re Europiane Koçi Tahiri
Koalicioni i PD
1 . Partia Demokratike e Shqipërisë
2. Partia Republikane
3. Partia Agrare Ambientaliste e Shqiperise
4. Partia Lëvizja e Legalitetit
5. Partia Balli Kombëtar
6. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
7. Partia Bashkimi Liberal Demokrat
8. Partia Balli Kombëtar Demokrat
9. Partia Ora e Shqipërisë
10. Partia Bashkimi Demokrat
11. Partia Mendimi i Djathtë Liberal
12. Partia e të Drejtave të Mohuara e Re
13. Partia Konservatore Shqiptare
14. Partia Popullore Kristiandemokrate
15. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
SHUME PARTI VK…NJE TUFE DERRASH DHE MERCENARESH.
NJE GRUP PARTISH QE NUK MARRIN AS 1,000 VOTA.
POR ME MIRE PS+LSI, SE PD ME SALI RRUMPALLEN. SE TE PAKTEN KY PO KTHEN LIGJIN. SE U BE SHQIPERIA NE KOHEN E SALIUT TALLAVA DHE PARAZITA KUDO.
KAM DHE UN NJE PARTI…TE MARRE CA LEK NGA KQZ DHE TAKSA PAGUESIT.
I MARRE APO NUK I MARRE 1,000 VOTA.
KUSH DO TE BEJE ALEANCE ME MUA.
PARTIA IME QUHET:
LIDHJA DEMOKRATIKE SOCIALE SHQIPTARE E VARI KARIT…
Cudi! nje shtet kaq i vogel me shume parti,ku i gjen qeveria leket per keto parti, prandaj populli vuan, se sdalin leket per partite qe vene pasuri, dhe keto parti kalojne sa nga majta , tek e djathta dhe anasjedhtas, vetem ne shqiperi ndoll nje gje te tille, sepse interesi i ketyre partive eshte kariera,vetem ne shqiperi ka parti me shumice, qe mendojne vetem per veten e tyre dhe aspak per popullin,dhe po te shohesh drejtuesit ose antaret e ketyre partive jane te gjithe bossa
ketu ku jam une gjithsej jane 10 parti dhe vendi eshte sa trefishi i shqiperise mjere populli shqiptar
Bobo sa dembele paska Shqiperia bre 50 Parti per nje popull me 3 milion banore?????????
Greqia ka 10 milion banore dhe ka jo me shume se 15 Parti Gjermania ka pothuajse 80 Milion Banore dhe ka a ska 20-25 Parti ndersa Shqiperia ka 50 PARTI???????????