DEBATET/ Ganaj: ILDKPI ka funksionuar si lavatriçe parash

22 Prill 2015, 12:07Politika TEMA

ILDKPI ishte kthyer në një lavatrice parash, ndërsa rreth 85 % e zyrtarëve të lartë i janë shmangur kontrollit të pasurisë së tyre nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Kundër Konfliktit të Interesit.

Deklarata është bërë nga Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së Shkëlqim Ganaj në Komisionin Parlamentar të Ligjeve gjatë prezantimin e raportit të punës së këtij institucioni përgjatë vitit 2014

Ganaj tha se ndryshimet ligjore në këtë institucion ishin efikase pasi ILKDPKI ishte kthyer në “lavatriçe parash”.

Megjithatë, ai kërkoi mbështetjen e Kuvendit për kallëzimet që ILDKP ka bërë ndaj zyrtarëve pasi deri më sot asnjë prej tyre nuk është dënuar.

“Sot nuk ka zyrtarë të dënuar, ne mund të referojmë cështje në Prokurori por nëse nuk kemi dënime duhet të heqim mentalitetin e pandryshueshmërisë. Kërkoj nga Kuvendi që të merren masa pasi në 10 vjet asnjë nuk është dënuar”,
u shpreh Ganaj.

Sipas tij, nga 1500 kontrolle që ILDKPKI ka bërë nën drejtimin e tij, 150 zyrtarë janë referuar në Prokurori, ndërsa janë bërë 60 kallëzime shifër kjo e barabartë me atë të 10 viteve të marra së bashku.

Përgjatë vitit 2014, 600 zyrtarë janë gjetur me shkelje tha Ganaj, ndërsa 500 prej tyre janë ndëshkuar me masa administrative gjobë.

Debatet për dosjen e Bodes

Bylykbashi: Ka një rast të freskët, është ai i Bodes ku ILDKPKI ka bërë njoftime dhe mosreagimi i deputetit e ka çuar ILDKPKI të bëjë kallëzim. Sipas informacioneve të mia nuk keni çuar asnjë njoftim si e parashikon ligji. A keni një përgjigje për mënyrën si e zbatoni ligjin për marrjen e dijenisë?

Xhafa: Për pyetjet do të vëmë një limit se kanë pyetje edhe të tjerët. Ai hap dosjet ju i thoni mos i hap ç’kuptim ka kjo?!

Braho: Nuk e kemi thirrur Ganajn të japë llogari. Hiqni dore nga provokimet pasi çështja është në hetim. Bodes i kanë shkuar dy shkresa, ia kam shpjeguar dhe Bodes.

Ganaj: Ka pasur raste kur është punuar me dy standarde. Zyrtarët e Tiranes nuk i prek kurse ata të rretheve shkojnë në gjyq.
Për cfarë ta pyes domethënë për çfarë konkretisht  do që t’i them. Se puna e 2014 po thuhet . Pyete pak për çfarë e do?

Halimi: Thatë që ju ka ardhur një gjyqtar dhe kryetar bashkie, kanë dhënë para, keni emra?

Ganaj: Gjygjtari i Elbasanit Qamil Hasa dhe krytari i bashkisë së Gramshit Bici

Ganaj: Kallëzimi për Boden është bërë për fshehje pasurie jo për njoftimin

Strazimiri: A e keni parë debatin për Kokëdhimën në Këshill Mandatesh? Si ju ka kaluar rasti i deputetit?

Ganaj: Do ta verifikoj dhe do ju kthej përgjigje.

Strazimiri: Ty nuk të ka bërë përshtypje zotëri që Kuvendi është investuar të shihni pasurinë e Kokëdhimës

Ganaj: E kemi kontrolluar në 2013 kur ka marrë mandatin dhe rezultonte në rregull

Xhafaj: Këtu çështjet gjykohen me mocion politik. Ja kishit kërkuar zotit Ganaj informacionin.

Majko: Pas vendosjes së zotit Ganaj unë shoh që deputetët vihen në rresht. Nuk ka parë as të majtë e as të djathtë.

Majko: Me të dyja duart do ta përkrahja punën e Ganajt. /gj.k/

1 komente në “DEBATET/ Ganaj: ILDKPI ka funksionuar si lavatriçe parash”

  1. lesh e li says:

    Po 700mije eurot e ilirit do ti gjej ky inspektori gaxhet?apo ato nuk quhen se jane para te bera me djerse…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje