Ka një plan sekret, që është diskutuar si mundësi për t’u tërhequr “krenarisht” nga një proces që e parasheh humbëse PD-në në shumicën dërmuese të bashkive të vendit. Një plan ekstrem që mund të ndodhë pikërisht ditën e zgjedhjeve. Revista Java konsulton mundësitë që jep Kodi Zgjedhor për ta parandaluar një gjë të tillë, në rastet kur procesi braktiset gradualisht nga komisionerët në qendrat e votimit, nga KZAZ-të e më pas, edhe nga vetë KQZ-ja. Çfarë paralajmëronte Berisha dy vjet më parë për raportin magjik katër me tre në KQZ dhe pse do ta kundërshtojë fort këtë skenar ekstrem si të pandodhshëm
Nga Lorenc Vangjeli*
Për të festuar fitoren mjafton dhe një daulle e vetme, por për të administruar humbjen, duhet shpesh shumë më shumë mendje e mprehtë sesa instrumenta muzikorë. Në Partinë Demokratike janë të gjithë të bindur se sondazhet kanë të drejtë: PD del humbëse në shumicën dërmuese të bashkive të reja të vendit. Edhe vetë kryeoptimisti i saj, ish-kryeministri Berisha në një projeksion të hershëm të tij, pretendoi se kundërshtarët do të merrnin deri në 50 bashki nga 61 të tilla gjithsej. Më shumë sesa një humbje normale në demokraci, 21 qershori pritet të afrojë për PD-në dhe një grusht të vetmuar aleatësh, një disfatë të turpshme. Dhe për ta shmangur atë ka kohë që në PD po punohet në heshtje për një plan B, sipas të cilit, një betejë që nuk mund të fitohet, thjesht braktiset. Edhe pse askush nuk pranon ta komentojë zyrtarisht, ideja se mund të ketë një bojkot të zgjedhjeve lokale, është një ide tashmë shumë familjare në segmentin SHQUP-Selia e Doktorit. Me gjasë do të ketë një Déjà vu, një ripërsëritje e skenës së ndodhur më parë në politikën shqiptare, 26 majin e largët të vitit 1996, kur socialistët u tërhoqën nga zgjedhjet para se të binte muzgu. Por në politikë, njëlloj si në histori, gjërat e rënda kur ripërsëriten, bëhen qesharake dhe nëse ky skenar provohet në realitet, atëherë ajo që do të shtohet, është një përmasë më shumë e qesharakes në Tiranë.
Skenari rezervë
Pothuaj askush në Tiranë nuk ka ndonjë ide se çfarë po ndodh me KQZ-në. Edhe pse pothuaj në start të fushatës elektorale, lajmet nga ky institucion, redaksitë mediatike i konsiderojnë të dorës së dytë për nga rëndësia. Nuk ka asnjë kuriozitet dhe asnjë pritshmëri. E krahasuar kjo me katër vjet më parë, kur Lefteri Lleshi e sotme quhej Arben Ristani, është thjesht një situatë e pabesueshme. Që në fakt është normale sepse anormale ishte e djeshmja, kur KQZ në përgjithësi dhe Ristani në veçanti, ishte bërë siç e quante gjithë ironi Edi Rama, “Stari” i zgjedhjeve. Madje, pafund cinik nga natyra, edhe atëherë, edhe tani, Rama ja rimonte me një fjalë tjetër titullin në anglisht që i jepte Ristanit.
Sot KQZ ngjan se nuk ka atë rëndësi që i jepej dje, me anë të të cilës, madje, edhe mund të ndryshonte emrin e fituesit, siç ndodhi me bashkinë e Tiranës. Por mundësitë ekzistojnë. Në mos për të ndryshuar rezultat, për të ndikuar në të gjithë procesin, madje në mënyrë të jashtëzakonshme. Sidomos kur bëhet fjalë për të dëmtuar standartet zgjedhore. Nëpërmjet bojkotit, fjala vjen, dhe mungesës së mjeteve për t’ju kundërvënë atij.
“Kodi zgjedhor e krijon mundësinë e bojkotit, aq më tepër që ne kontrollojmë shumicën në KQZ. Duke shfrytëzuar elementë të Kodit, ne mund të deligjitimojmë sa të mundim standartet e zgjedhjeve dhe e majta mund të marrë shumicën e bashkive, por nuk do të marrë dot standartet e tyre”, thotë një burim mjaft i informuar në PD, por në kushtet e anonimatit. Sipas tij, i gjithë sekreti qëndron tek raporti magjik katër me tre në KQZ, e cila nuk pasqyron raportet politike në vend. Edhe pse u duk se shumica e re qeverisëse donte disa herë ta ndryshonte këtë raport, nuk dihet pse, në minutë të fundit, e la këtë institucion njëlloj siç ishte në kohën kur zgjodhi antarët e rinj të tij, në vendet vakante të krijuara që në prill 2013. Një veprim prej “xhentëlmenësh”, që nuk është e thënë që në politikë të shpërblehet me të njëjtën monedhë. Sepse Kodi krijon mundësi të forta për helmimin e gjithë procesit zgjedhor në këto kushte.
Gjithçka mund të fillojë me një pretekst: për shembull, thuhet se qeveria, nëpërmjet policisë dhe grupeve të banditëve, po ushtron presion përpara votuesve dhe komisioneve të votimit. Fillimisht një zëdhënëse e PD-së, pastaj me radhë deputetë nga zonat ku ata janë caktuar si të deleguar denoncojnë fort kërcënimet dhe klimën e frikës që po ngjall qeveria dhe banditët e saj. Ky mund të jetë një skenar që nis që pak para mesditës dhe vazhdon me intesitet minutë pas minute për të krijuar klimën që diçka po ndodh me zgjedhjet. Mediat i përcjellin në kohë reale këto deklarata edhe pse do të mungojnë provat për atë që denoncohet. Më pas do të ketë një dalje të vetë kryetarit të PD-së Lulzim Basha i cili në thelb do të thotë se paralajmëron dyshen Rama-Meta të mos shkatërrojnë procesin, që të mos luajnë me zjarrin, por të garantojnë një proces të qetë dhe pa incidente. Nga krahu tjetër do të ketë vazhdimisht përgënjeshtrime, të cilat gjthashtu do të transmetohen në kohë reale nga mediat. Ndërkohë, anëtarë komisionesh, në mënyrë “individuale” do të fillojnë të largohen nga qendrat e votimit, për shkak të presioneve, siç do të justifikohen.
Diku nga ora 16.00, kur procesi i votimit është ende në vijim e sipër, do të ndodhë largim në masë i komisionerëve dhe një orë më pas, vetë zoti Basha do të thotë se ka tërhequr komisionerët e partisë së tij nga gjithë qendrat e votimit për shkak të pamundësisë së qëndrimit aty. Ai do të thotë se kjo është një përgjegjësi e dyshës Rama-Meta dhe se nuk mund të bëhet më fjalë as për zgjedhje lokale dhe as për standarte të tyre. Sipas tij, e vetmja zgjidhje do të vinte nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Zgjidhja që nuk vjen nga Kodi
Ky skenar ekstrem nuk është parashikuar nga Kodi Zgjedhor, i riparë në vitin 2012.
Hap pas hapi, nga neni në nen, Kodi jep vetëm një përgjigje të pjesshme për këtë situatë. Duke nisur që me largimin e mundshëm të antarëve të komisioneve të qendrave të votimit, KQV-ve. Neni 36, pika katër dhe pesë, përcaktojnë: “…Zëvendësimi i anëtarëve të larguar në ditën e zgjedhjeve ose që nuk paraqiten në detyrë në ditën e zgjedhjeve, bëhet jo më vonë se 2 orë nga njoftimi i mungesës” dhe, “Kur KQV-ja mbetet pa kuorum, për shkak të mungesave të anëtarëve dhe me kalimin e afatit, sipas pikës 4 të këtij neni, nuk është kryer zëvendësimi, sipas pikës 4, KZAZ-ja urdhëron vazhdimin e procedurave dhe merr masa për plotësimin kryesisht të vakancës.
KQV-ja bën shënimet përkatëse në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të saj dhe procedon me zbatimin e detyrave, pavarësisht nga kuorumi”.
Këtu është goditja e parë e standarteve: pala tjetër do të thoshte menjëherë, ndonëse ligji është i qartë: E bënë pa ne, na vodhën votat.
Por ka edhe më keq, sepse mund të krijohet edhe një pengesë tjetër dhe nga KZAZ-të. Këto janë komisionet e zonës së administrimit zgjedhor. Sipas ndarjes së re administrative, në këto zgjedhje janë 90 KZAZ. Po sipas ligjit, gjysmën e tyre e ka në drejtimin e saj njëra nga dy partitë më të mëdha, përkatësisht PS e PD. Dhe mund të ndodhë që edhe antarët e KZAZ-ve të largohen nga detyra.
Neni 30, pika 8 e Kodit, në një rast të tillë përcakton: “Kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KZAZ-së mbetet vakant në ditën e zgjedhjeve, propozimi në KQZ duhet të dorëzohet jo më vonë 3 orë nga çasti i krijimit të vakancës. Në rast se subjektet me të drejtë propozimi nuk propozojnë kandidaturë në KQZ, kjo e drejtë i kalon partive politike të të njëjtit grupim që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në Kuvend në zgjedhjet pararendëse. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje”.
Dhe këtu hyn në lojë KQZ me raportin e saj magjik katër me tre për opozitën. Edhe ata mund të ndjekin këtë shembull dhe të largohen duke e lënë KQZ-në pa vendimmarrje. Dhe ky është skenari ekstrem sepse mund të ketë dhe një tjetër të ndërmjetëm: bllokim i vendimmarrjes.
Eshtë e paqartë se çfarë mund të ndodhë më pas, por një gjë do të ishte e sigurtë: standartet e zgjedhjeve do të dëmtoheshin pa kthim dhe vendi do të hynte në një krizë, e cila nuk do të zgjidhte krizën e numrave të munguar të opozitës, por do ta shtrinte atë në kohë.
Ndëshkimi
Janë të paktën tre nene në kapitullin e sanksioneve që krijojnë mundësinë që të ndëshkojnë kundravajtësit. Me gjobë, por edhe me burg. Por jo në këtë rast ose së paku, deri në momentin që do të kishte një hetim nga prokuroria. Por deri atëherë do të ishte vonë. Duke nisur me nenin 168, Përgjegjësia e personave të ngarkuar me administrimin e zgjedhjeve, që thotë se: “Anëtarët e komisioneve zgjedhore dhe nëpunësit e administratës publike në shërbim të këtyre komisioneve mbajnë përgjegjësi penale dhe administrative, sipas legjislacionit në fuqi për shkeljen e dispozitave të këtij Kodi”. Një Kod që nuk jep, për fat të keq përgjigje për situata ekstreme dhe të paparashikueshme, ku në fakt humbasin të gjithë.
Çfarë është tjetër e sigurt është që i gjithë ky arsyetim gjysëm juridik dhe gjysëm politik, do të kundërshtohet fort nga selia blu. Mbasi të thuhet se PD është e vendosur të respektojë gjithë standartet e zgjedhjeve, që do të fitojë në mënyrë plebishitare në të gjithë vendin, ky skenar ekstrem do të quhet si një gjë që nuk do të ndodhë kurrë. Se çfarë ngjet më pas në 21 qershor është histori tjetër, por do të ishte një rast i artë për të përgënjeshtruar dyshimin e arsyeshëm që historikisht, PD dhe zgjedhjet, nuk kanë qenë ndonjëherë një çift i mbarë.
Berisha, i katërti i KQZ
Të gjitha llogaritë e nxirrnin në opozitë. Dy-tre deputetë të “blerë” në minutën e fundit i dhanë oksigjen qeverisë Berisha sa për të shkuar deri në zgjedhje, aty ku ishte bërë e qartë se anija e tij do të mbytej përfundimisht. Ja thoshte këtë të vërtetë instikti i tij, ja thoshte lodhja prej një luftëtari të mpirë nga luftrat e vazhdueshme, ja thoshin sondazhet dhe fytyrat e bashkëpunëtorëve që gjthashtu mezi prisnin të “bekoheshin” me qetësinë që të jep opozita. Sepse të gjithë ishin të lodhur me pushtetin, veç doktor Berishës i cili bëri dhe një betejë të fundit, betejën për KQZ-në. LSI kishte dalë nga koalicioni qeverisës dhe e majta po shkonte në zgjedhje e bashkuar. Ishte data 15 prill 2013, kur Berisha sulmoi dhe njëherë KQZ-në, për të hequr antarin e saj të zgjedhur nga LSI-ja dhe për ta zëvendësuar atë me një njeri pranë tij. E gjitha për të siguruar raportin magjik katër me tre të votave në KQZ, të cilat i duheshin për të kontrolluar vendimmarrjen e arbitrit të zgjedhjeve. Dy vjet më pas, një shumicë e ndryshme në pushtet, nuk e vrau shumë mendjen për një gjë të tillë dhe ndonëse qeveria është përgjegjëse për zgjedhjet, raporti i numrave në KQZ e transferon këtë përgjegjësi tek opozita. Të paktën virtualisht.
Ja si e trajtonte këtë çështje Berisha fiks dy vjet më parë, në 15 prill 2013:
“Nga viti 2000 e në vazhdim forcat politikë bënë përpjekjet më të ndershme dhe serioze për të vendosur një balancë të qëndrueshme në institucionet e administrimit të zgjedhjeve. U arrit nga 6 me 1, raport për të cilin vendi mori një ndëshkim ndërkombëtar, sepse në një vend të lirë demokratik komision të tillë zgjedhor nuk mund të ketë, të kalohej në 5 me 2, por përsëri ky standard ishte një standard i mohimit të të drejtave të opozitës. Fillimisht u arrit një marrëveshje e firmosur nga unë dhe kryeministri Nano dhe më pas u zbërthye në disa marrëveshje, të cilat ju i shkelët në vitin 2003. …Me një ndërmjetësim të fuqishëm ndërkombëtar u arrit më në fund që partia juaj të pranojë dhe të kërkojë balancë 4 me 3, gjë që ne e pranuam. Isha në opozitë. U firmosën marrëveshje, u ndërpre një mandat i Maks Shimanit, mandat i cili ishte i stipuluar në Kushtetutën e vendit. U ndërpre dhe u bë balanca 4 me 3. Çfarë ndodhi? Ne pranuam. Opozita i fitoi zgjedhjet. Ju e pranuat si opozitë raportin 4 me 3. E pranuat në vitin 2007, e pranuat në vitin 2009, e pranuat në vitin 2011, e pranuat për zgjedhjet e vitit 2013, kërkuat që si garanci e këtij raporti me halucinacionet që keni, që s’do të bëhen kurrë realitet, se gjoja do të vini në pushtet, të shkurtojmë mandatin e kryetarit e ta bëjmë 4 vjet. E pranuam. Ky ishte rregulli më themelor mbi të cilin ne ndërtuam institucionin. Ky ishte rregulli më themelor, por ju nuk duhet të mendoni se duke e thyer këtë rregull për një akt apo për një tjetër, nuk ndëshkoni veten tuaj. Parashikimet e mia dalin: opozitë keni qenë dhe opozitë do të mbesni. …A mund të keni ju keqardhje për ruajtjen e balancës? Ky është gabimi juaj. Ju kërkoni prishjen e atyre balancave dhe marrëveshjeve që ne kemi arritur. Kjo është e gabuar, shumë e gabuar. Marrëveshjet që në vitin 2004 deri më sot i kemi respektuar. Cilado që ka qenë, ne i kemi respektuar. …Dua të shpreh një transparencë para shqiptarëve. Përpjekja për të përmbysur një qeveri 2 muaj para zgjedhjeve është përpjekja më primitive politike dhe më e papërgjegjshme që mund të ndërmerret. Për mua është e padëgjueshme. Dy muaj para zgjedhjeve një qeveri ka vetëm një detyrë, vetëm një provë: të procedojë më zgjedhjet”.
Uroj dhe shpresoj qe PD-ja te bojkotoje zgjedhjet diten e zhvillimit te tyre.Kjo do ishte vetvrasja politike perfundimtare e Kriminelit te faktuar Boterisht nga FBI-ja Amerikane Sali Srb Berisha.Por kjo nuk ka per te ndodhur.Kjo do ishte nje enderr per gjithe Shqiptaret.PD-ja te bojkotoje zgjedhjet dhe te veteperjashtohet nga procesi zgjedhor.Veteperjashtimi nga procesi zgjedhor do e rrokullise ne perjashtim nga procesi politik ne mbare vendin dhe Shqiperia do clirohej nga barra e “Trustit te Geshtenjave te Tropojes”.Z.Vangjeli,me vjen keq por per fatin tone te keq PD-ja nuk do i braktise zgjedhjet.Do ishte fat i madh per mbare Shqiptaret sikur PD-ja te bojkotonte zgjedhjet,mundesisht ne diten e zhvillimit te tyre.I lutem zotit qe Sali srb Berishes diten e zgjedhjeve te shkalloje nga trute dhe te shkoje drejt braktisjes se zgjedhjeve.Kjo do ishte varrosja e tij politike sebashku me Kriminelet e PD-se.
Ik o labo se kane dale dymij lekshat e rinj me koken e metes…po i shperndajne per komentet me idiote te lsi
Ate qe Vangjeli nuk ka shtuar eshte se pervec te mesiperme, qe une jam dakord, PD-ja mund te organizoje vrasjen e njerit prej anetareve te saj ne KZAZ ne nje zone te Shqiperise, sidomos ne Veri, duke e ndezur situaten me keq dhe urrejtjen e Veri-Jug. Kjo e fundit ka qene dhe mund te jete nje skenar Serbo-Berishe per te rrezuar qeverine, paraqitur Edi Ramen para BE-se si nje kriminel dhe per te destabilizuar vendin. Keshtu Serbia e shkaterron Ramen dhe Berisha del prape ne qender te vemendjes. PD-ja gjithmone ka kryer krime ne momente kritike si ne Shkoder ne 2 Prill apo edhe kur ishte ne pushtet vazhdimisht jane vrare politikane nga ana e saj per te frikesuar te fortit dhe renien e saj nga pushteti. SHISH i Berishes duhet zevendesuar me nje njeri te paaneshem qe ti sherbeje Shqiperise. Policia duhet te jete ne gatishmeri numer 1 me te gjithe informatoret e saj. Berisha do te vrase ne zgjedhjet e Qershorit. PERGATITUNI ose DOREHIQUNI Rama-Meta!
https://www.youtube.com/watch?v=_JXcWwHxCBE
Si ka mundesi qe PD-ja del humbese, kur krahu tjeter s’po le kandidat te pavaur pa fut ne gare, me demek se jane te djathte te deshperuar. HAHAHAAHAHA, Meroja na shkriu fare, duke nxjerre Vangjelin te tregoje perrlla se te vetat i kane mbaruar. Shpreosj ta botosh
E thene nga Lorenc Vangjeli, sahanlepiresi i Metes, eshte pa dyshim shume e besueshme. Hahahahaha!
Diana, akoma me Trapajanin jeni ju, qe e ka terheqe zvarre Shqiperine per 25 vjet? Qajeni per se gjalli ate kufome POLITIKE dhe beni ndryshimin per Brezat qe vine!!!!!!!!!!!!
Ky skenar edhe mund te ndodhe pasi pd e ka kuptuar fort mire qe nuk gje ne vije,qe deshperim isht ende vazhdojn te qeverisen nga sali berisha.kjo eshte ftyra e vertete e tyre kjo eshte politika qe na degjeneroi dhe na la pas.duam politik te re ajo qe po ben ps me kandidatet e saj
Pas masturbimit te Balles me sallaken tani lexojme edhe masturbimin e Lorencit me dy duar…hahaha
Hahahaha…… sa i modh, pikes i ke rene
Mbaj fort liken pas zgjedhjeve o lorenc! Leri perrallat!
Ky lorenci eshte ai qe kercente ne pabet me kengetare grek i dehur….po ku eshte prokuroria,kur vetem 2 muaj para zgjedhjeve ky thote partia demokratike ka plan sekret,ku bazohet ky,apo per te shperqendruar vemendjen e Doshit.thote çfare ti vije per mbare.Kush te beson ty eshte me keq se ti.Populli eshte si puna e atij qe nuk din not,po e shpetove njehere ta di per-ndere tere jeten.Keshilltare si pune e ketij jashte i gjen neper taverrna dhe uzeri me bollek.
Lorenc Vangjeli,nje nga prostitutat e shumte te gazetarise shqiptare.
@Genti.Pas Blendi Fevziut.
Pas apo para,prap prostitute ngelet
O vangjo je bere si teta ollga me te pare filxhanet
Lorenc Vangjeli Gazetar e analist shume i afte,qente le te lehin karvani te shkoi perpara,respekte Lorenc.
Jooooooo. Nuk eshte e mundur. Mbas sondazhit te Panorames dhe daljes se Paloqes per te trumbetuar fitoren e sigurte te PD ne te gjitha bashkite, po me thoni qe duan te terhiqen dhe mos te shijojne nje fitore te madhe???……mos doni te thoni qe sondazhi i Panorames duhet lexuar mbrapsh????….Ju lutem mos na e shtoni stresin se na pritet oreksi.
Berisha me banden e tij mafioze kur te shohi se i ka humbur zgjedhjet
ne menyren me te turpshme ne historine e kesaj bande mafioze do te brak-
tise zgjedhjet ne oren 1 pas mesdites duke hedhur ne ”treg” alubine se
aleanca e majte na ”vodhi” votat prandaj opozita braktisi zgjedhjet .
Kete loje berishistat e UDB- e bejne per te mos u diskretituar perfundi-
mIsht nga opinioni i brendeshem dhe i jashtem. Kjo bande mafioze e kriminale duhet nxjerre jasht-ligjit…..!!!
Si humb PD-ja? I ke pare sondazhet ne Ballkan web dhe ne Panorama. Pd-ja fiton ne te gjithe Shqiperine dhe me rezultat te thelle. E majta nuk fiton asnje bashki.
Apo do te terhiqet sepse nuk do qe te fitoje.
@Iliret.Hahahahahahahahahhahahahahahahhaha.Sondazhet e Panoramas dhe Balkanweb nxirrnin PD-ne ftuese edhe me 23 Qershor me 80 deputete,por PD-ja perfundoi me 40 deputete.Megjithate,te falenderoj qe na bere per te qeshur.PD-se ne keto zgjedhje do i vihet fshesa.
Hera parë qe me jepet mundesia te shtoj nje ” presje” nga ato qe thua ti o gjigand. Mendoj qe kurre PD nuk do terhiqet nga zgjedhjet deri sa te mbaroje numurimi parë .. Aty do filloje sherri, se deri atehere kane shpresen se njerezit do i votojne se jane zhgenjyer me dy vitet e para te Rilindjes. Ata akoma nuk e kane kuptuar qe Ai popull voton vetem kunder Sali Opingarit dhe ketij Tironcit Lulzim Aranxhates. Edhe nje gje plako, je i papare se me kenoq kur i bo me fol me vete dhe i kthen ne minj arrash ata vemjet e PD me ne krye Artan Hoxhen, ate gjeologo-ekonomistin me te mirë te SHQUP-it
Parashikimet nuk jane nji pune e keqe.Ato i sherbejne te mires per tu dalur para punve te liga.
Kam uzdaj se mbas 21 qershorit do shofim rrealizime te garantume nga premtimet e rilindjes per popullin votues ne vitin 23 qershor 2013.Byroja e Hetimit do i mbathin cdo kembe korruptive dhe krimit ishave qeveritare kepucen me nji numer ma te vogel se kemba. Ti rrije shterngushem qe mos te kete mundesi te levizin nga istikami.Mbas rradhes se votimeve 21 qershorit 2015 asht koha ma e bukur e demokracise qerek shekullore qe u premtue ne vitin 1990.
Vangush behu pak serioz se je goxha bur! mos lejo kend te tallet me ty o babuç! Mos shkruaj me marrina te tilla se femijet e kopshtit sdine te lexojne mire dhe filloje e tallin bibilushin me ty!!
Ky Lorencua duhet besuar se si njeri me afer mazhorances I di me detaje planet e tyre edhe per shtetin policor qe do te drejtoje zgjedhjet keshtu qe edhe mund te jete I vertete ky skenar vetem ceshtja e kendveshtrimit ndryshon
O Lorenc a ka mundesi se na e ke shpif si rob!
Berisha eshte i tille qe edhe Zenin e tij e vret ne diten e zgjedhjeve, vetem e vetem te prishe zgjedhjet dhe t’u beje qejfin serbeve te cileve u ka hedhur firmen se do u sherbej e deri ne vdekje. Rama, me keto KQZ dhe KZAZ, po e fasvorizon Berishen te bej nje nga skenaret e tij te zez, sic ia porostin serbet!
Lorenc Vangjeli zbuloi skandalin e Ruzhdies dhe per mua eshte i besueshem por duke krahasuar me zgjedhjet e kaluara vendore mendoj se tv dhe mediat i kane te gjitha mjetet per te treguar situaten live.
pd do humbiste zgjedhjet dhe kredibilitetin ne nderkombetaret(per ata qe e ka akoma).
Lorenc. Po te jete ne dore te ketij, ai eshte gati ta djege prape Shqiperine. Por jane vezhguesit nderkombetare ata qe vleresojne rregullsine ose parregullsine e zgjedhjeve.