Do e lejojë apo jo Top Channel, Sokol Ballën, të shfaqet të enjten përballë Ramës?

22 Prill 2015, 10:14Politika TEMA

Nga Carlo Bolino*

Një furtunë e vërtetë po përplaset në këto orë mbi botën mediatike shqiptare pas publikimit në Kosovë të një videoje hard që tregon gazetarin e njohur Sokol Balla, drejtues prej vitesh në emisionin Top Story në Top Channel, duke bërë seks virtual përpara një web chat-i. Nga ana tjetër e telekamerës duket fytyra e një vajze, në moshë madhore, që ka regjistruar gazetarin në ato skena të sikletshme. Video ka fluturuar përmes webit dhe qarkullon prej ditësh në mijëra celularë duke u shndërruar në temën kryesore të debatit, ironisë dhe komenteve nëpër klube, zyra dhe natyrisht media.

Prej tri ditësh Sokol Balla, 41 vjeç, dy divorce të lëna pas krahëve, nuk flet me askënd, përveç se me drejtuesit e televizionit të tij, Top Channel, që ndodhen përpara një dileme: Ta lejojnë apo jo gazetarin të enjten në mbrëmje të dalë në ekran në Top Story, në të cilin për koinçidencë, ka si të ftuar kryeministrin Edi Rama.

Disa media online këmbëngulin duke shkruar se Sokol Balla është pushuar nga puna, por e vërteta – sipas burimeve të Shqiptarja.com – është pak ndryshe: Në fakt, ajo që po ndodh në këto orë është një proces dramatik mes drejtuesve të televizionit privat që shqetësohen për të mbrojtur principet morale dhe ndjeshmërinë e opinionit publik dhe gazetarit që insiston të mbrojë të drejtën e tij ndaj privatësisë.

Top Channel duket se është i orientuar të pezullojë për ca kohë praninë në ekran të Sokol Ballës sa të qetësohen ujërat , por pa ndërprerë kontratën e punës me një nga gazetarët më të rëndësishëm që ka. Nga ana tjetër Sokol Balla nuk duket i gatshëm të pranojë kompromise: Të ndërpresë qoftë dhe vetëm një emision të Top Story (pa llogaritur faktin që është pikërisht dita që ka të ftuar Edi Ramën), do të thotë për të të pësonte një dënim publik nga televizioni i vet dhe një prishje përfundimtare të marrëdhënies së tij të punës.

Ndërsa procesi mes këtyre dy pozicioneve zhvillohet në zyrat e mbyllura të Top Channel, nëpër kafene dhe në social media zhvillohet në mënyrë paralele një “gjyq” i ngjashëm: Sokol Balla është fajtor apo jo për këtë që ka ndodhur? Opinionet në këtë pikë duken se konkordojnë duke e konsideruar atë video të sikletshme për protagonistin, por padyshim pa përmbajtje kriminale apo të paligjshme.

Sokol Balla është tashmë një burrë i pamartuar, që ndodhej në një dhomë hoteli, ku po bënte lojra erotike private para një kompjuteri: Cili është faji i kryer, veç mënyrës pak të vetmuar dhe të çuditshme për t’u kënaqur? Nëse ka një shkelje ligjore, është nga ana e kujt ka regjistruar ato pamje dhe mbi të gjitha, nga ana e kujt i ka shpërndarë në web duke shkelur në mënyrë flagrante ligjet për privatësinë dhe për botim video private, që të prezantuara në publik shndërrohen në pornografike.

Sokol Balla është vetëm një gazetar dhe jo një politikan i zgjedhur që duhet t’i japë llogari opinionit publik edhe për jetën e tij private; pra, parë nga ky këndvështrim ai është viktimë e një kurthi (apo komploti?) që nuk ja njohim origjinën.

Nëse ajo vajzë që e ka regjistruar Ballën pa dijeninë e tij e ka bërë për hakmarrje, ose vetëm për xhelozi, është një çështje që nuk i përket opinionit publik, por ndoshta prokurorisë. Ky mund të jetë një rast i mirë për qeverinë dhe parlamentin të merret më në fund me rregullat për shtypin që duke filluar nga origjina e financimeve deri te kriteret për t’u respektuar në materialet që mund të botohen, kërkojnë më shumë përkushtim. Një video të tillë për shembull asnjë media në një vend europian nuk do të mundte ta botonte.

Po atëhere nëse Sokol Balla është viktimë, nuk merret vesh përse Top Channel duhet ta penalizojë më tej?!

Nga ana tjetër, nëse duam të analizojmë atë që ka ndodhur nga pikëvështrimi etiko-moral, gjykimi është akoma më shumë kompleks sepse rrezikon të jetë një gjykim i kushtëzuar nga një dozë e lartë hipokrizie. Aq më tëper në një vend në të cilin politika, përpara se gazetarët, është fajtore çdo ditë për shkelje etike dhe morale akoma më të dënueshme, por që në fakt nuk dënohen nga askush.

Për të kuptuar se si do të përfundojë procesi ndaj Sokol Ballës duhet pritur akoma disa orë ku mund të zbulojmë nëse do të dalë në ekran te Topi apo jo. Një vendim i rëndësishëm rreth të cilit po fërkojnë duart konkurrentët që duke filluar nga Tv Klan, duken të gatshëm për të pritur me krahë hapur gazetarin mëkatar.

*Shqiptarja.com

53 komente në “Do e lejojë apo jo Top Channel, Sokol Ballën, të shfaqet të enjten përballë Ramës?”

  1. EDROGAN says:

    Sumkapuçet mbrojne njeri-tjetrin…edhe po s’doli balla, do e integrojne ne fushaten e eriones. Pa merak!

    1. gjithashtu malok says:

      cfar ka bere mo?????!!!!! eshte masturbuar????!!!!!!. po dhe une po masturbohem tani, po per ters mu hap faqja e temes, dhe ma bete kete renje me dore haram. perse flisni per idiotesira o te gjore. ku ka mashkul ne bote qe nuk masturbohet. meshkujt tashme ndahen ne dy kategori kryesore. meshkuj qe masturbohen para kompjuterit pra qe kane nje fare ngritjeje sociale dhe intelektuale ne te cilen hy une janullatos dhe rama etj. etj. dhe masturbues thjeshte me fantazi, ketu hyne te gjithe katnaret gjys analfabet qe sdine te perdorin kompiuterin, ose jane dhe ata te moshuar si puna e sales qe epoka e kompiuterit i kapi ne nje moshe madhore. enveri masturbohej me revista Porno, se ai i kishte ato mundesi. o njerez si mund ta imagjinoni nje jete pa masturbim. perversitet eshte te mos masturbohesh. mos masturbimi drejton njeriun drejt dhunes. njerezit qe nuk i lejojne vetes shkarkimin e ngarkeses hormonale i ben ata qe te kryejne krimet me makabre. allahu psh nuk masturbohej dhe u be pedofil dhe deshte vetem me bo luft. nga ana tjeter kirishti masturbohej, prandaj edhe pse nuk kishte Zone asnje dashnore gjith jeten, fliste gjithmon vetem per paqe. masturbimi eshte nje akt i bekuar nga zoti.

      1. True Detective says:

        Me kete rast nuk do ishte keq
        qe te rifreskonin dhe emrin ne MasturbaTop-Channel !!!

        1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


          Ca te thuash tjeter
          Koli ka gabuar
          Edhe per me teper
          Esht burre i martuar!
          *
          Kjo eshte politike
          Ose thjesht per pare
          Pse nuk del dhe bucja
          Shqipe kosovare?
          *
          P.S.
          Qe me te provove
          Une gabim s’ta quaj
          Si thote i Madhi Zot
          “Ruaju te te Ruaj”.

          1. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

            O gopist, o miku im
            Ti ma mir se une duhet ta dish
            Qi n’ven t’gopit t’perdorish doren
            Osht si ne ven t’pules t’hash sorren

            Pranej shkenca po bon perpjekje
            Megjithse ala pa sukses
            Qi edhe gopin ma n’fun ta kemi
            Si i thon “wireless”

            1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

              ? ? ?

      2. hastan says:

        hahahahah i madh ke qene me kete analize…

      3. g says:

        ndryshimi eshte se per ty nuk i plas njeriut se po masturbon…

    2. kastriot says:

      po mire tha njeri njerzit vrasin e i vejne deputete e kryetare bashkishe ky ska ba gja sa here i bijme me dore eshte puna jone.shqiperia eshte e bukur po pa shqiptare???

  2. Suma says:

    Kur po lejohen baxhella te kandidojne per bashki te medha me te kaluar te erret morale dhe me histori filmash te perfshira ne vrasje politikanesh dhe bankieresh, sic esht rasti i Suma-Dumes, kjo gjeja e Balles esht nje hic, cdo njeri ka doza perversiteti…esht humane.

    1. mentori says:

      50 shades of Grey..Asgje te keqe nuk ka . me thoni kujt i duhet kjo.?? turp per ata qe duan te perfitojne nga kjo

    2. Pra gjithcka qe nuk arrin perversitetin e x shkerdhate ,
      eshte i mirpritur ne shoqerine shqiptare ,sepse njeriu ka brenda tij ,
      ndjenjen e perversit .
      Pra popull shqiptar pervers leshoni pasionin te lire .

      Shqiperi dhe shoqeria rrumpall i thon ksaj .
      Jepini se gropen qe po hapni ,vet keni me ren brenda.
      Mjer ata femíj qe lindin kto vite ,se c’e ardhme e pret nga kto tru mut

  3. anonim says:

    Turp qe meren me gjera private te kujtdo, mua vetem per nje gje me vjen keq, qe ky sokol na beka sex virtual, kaq i pazote ky njeri qe sgjeka dot dot nje te dashur e te beje sex te natyrshem? Shum turp qe meren me gjerat e tij personale,e kush flet flasin ata qe kan 23 vjet qe kan furnizuar me kurva perendimin.

  4. nina says:

    po mo Suma ke shume te drejte….

  5. ... says:

    Un nuk shoh asnje arsye per ta shkarkuar.Pastaj,TCH nuk i falet kurre fshehja qe i beri vdekjes se asaj vajzes qe ishte ne makine me Dritan Hoxhen.Ai rast ka qene turpi me i madh ne historine gazetarise se Albanistanit

  6. albi says:

    gjithe kjo eshte e turpshme. edhe fakti qe kane dale gjera te tilla ne media, edhe menyra se si gazetaret e opinionistet e trajtojne kete ceshtje.
    Qe te gjithe opinionistet, “solidarizohen” me Ballen, jane kunder publikimeve, e thone qe jane punet e tij private. por qe te gjithe bien ne gracken e nje moralizmi te vockel, duke dhene kush me shume e kush me pak nga nje detaj te asaj videoje. Te gjithe thone : “Jane gjera qe i perkasin intimitetit te Balles”, por nuk harrojne te shtojne fraza si kjo e Bolinos “packa se ka nje menyre pak te cuditshme per t’u kenaqur”, ose mesazhe te tjera si ky.
    Ne fund fare, te gjithe analistet “i dalin ne krah Balles”, pavaresisht se nga nje opinion “te vockel” per cfare eshte publikuar, e japin. Kete e ben edhe Muc Nano, edhe Bolino, edhe Baton Haxhiu goxha me teper, edhe te tjere. Dhe e bejne kete me nje dyfytyresi, qe nga njera ane “mbron” te drejten per intimitet te Balles, e nga ana tjeter, i distancon ata nga keto lloj sjelljesh, duke i nxjerre te lare.
    Ajo qe te gjithe duhet t’i meshojne eshte:
    “Cfare ben Balla apo tjetri apo tjetri ne intimitet, eshte NOBODY’S FUCKING BUSINESS dhe kaq. Ajo qe ai ben ne intimitet nuk duhet komentuar FARE! Duhet thene me force qe nuk jane gjera qe i perkasin askujt per vec tij, dhe pike, pa kaluar ne komente te tjera moraliste e hipokrite “te kamufluara holle” ne shkrime solidariteti. Dhe mbi te gjitha, nese Top Channel vendos ta pezulloje apo t’i ushtroje presion per doreheqje, nuk eshte gje tjeter vetem nje inkuizitor hipokrit.”

    1. Alba says:

      Më saktë nuk mund të shprehet!

      Kanë nevojë shqiptarët të pastrojnë ndërgjegjen për degjenerimin që i ka përfshirë prandaj vërsulen në këtë farë feje në diskutime moraliste aty ku nuk ka vënd fare e anashkalojnë çfarë vërtet është turp!
      Ndërsa për këta “miq” që mundohen të mbrojnë Ballën duke u distancuar me lezet, kanë veç frikë se mos u del ndonjë video e tyre e duket se po përgatisin terrenin.

  7. mitro says:

    Carlo si doli pazari me palmat?.Se me bunker-arti degjova qe dole mire me fitimet.Se shpejti do besh dhe “shtepine me gjethe” se ke punuar mire.

  8. Mir mer tru i degjenrum qi ,
    cdo pall, Tv-je ka te drejtat e veta si person ,te cfryj nervin e bej edhe sex ku i pelqen atij .
    Por kjo ndryshon nji shkerdhateri e tille e ber nga nji person i zakonshem ,te cilin e njohin shume pak njerez dhe kur nji veprim te tille pervers e bejn persona publik TV-je.
    Natyrishte qe do mbeshtet ky pervers nga gazetaret e Tv-e mediave te tjer ,
    se te gjithe jane se bashku bordellua qe shkaterroj kte vend ,sepse kane nji karakter kurve te gjithe . Prandaj i shebryen cdo pushteti kurvat e medias ,duke i shkaterruar jeten shqiptareve .
    Dhe tani ,duke mos par mosaftesine e te parit ate ,se sa te degjenruar e sa te ndyr jane perball realitetit shqiptare , vazhdojn lojen perverse ,deri sa te shkojn atje ku i takon

  9. Bonna says:

    TOP CHANNEL nuk duhet te merret me diskutime te tillaCdo gje duket qarte qe i eshte bere thjesht per ta diskretituar…Te vazhdoje punen se dhe teleshikuesit dine te vleresojneNdryshe ata qe kan bere publikimin e vidios do thone ja arritem qellimit.Ata qe kane bere publikimin dhe qe meren me privatesine e tjetrit jane perversa…dhe jan shume te rrezikshem

  10. Dritan says:

    Te lumte o Karlo bolino, dallon per profesionalizmin dhe emancipimin tend. Moralistet jane te shumte ne nje terren injorantesh

  11. 666 says:

    asgje te keqe ska bere dhe esht gabim i madh qe merren me jeten private te Kolit! emisionin ta vazhdoje por me nje kusht te vogel qe ti nderroj emrin nga “Top Story” ne “Top Porno”! Nese Top Chaneel merr persiper damken e turpit le ta vazhdoje emisonin por me pullen +16, se perversitetet e kolit i kane pare te gjith!

  12. erdhi qaniu e iku says:

    rropt ku ti kete balla dhe gjithe kasta e perverse qe ai perfaqeson.
    balla me apo pa vullnetin e tij eshte nje person publik, perfaqesues e nje nder mendiave me te medha ne shqiperi dhe me nje ndikim shume te madh madje edhe ne rajon. si e tille nje media dhe nje personalitet pervec misionit te informimit te publikut ka dhe nje rol shume te rendesishem: ate te edukimit.

  13. hola eklipso says:

    Leni robin rehat!
    Turp të kenë ata që i kanë nxjerrë videon.

  14. bobi says:

    Nuk me pelqen Balla ne pergjithesi, por ne kete rast e mbeshtes plotesisht.

    Nuk ka surrat njeri te te perkufizoje jeten private, aq me teper njerez te zhytur ne perversitet deri ne gryke qe shiten si te ndershem.

    Kujtoni thjesht Dritan Hoxhen dhe menyren si e mbuluan vdekjen e tij. Kaq.

  15. L says:

    Qe kur eshte me kigj seksi i ndaluar ?? E ndaluar eshte ai qe pergjon dhe nxjerr te tilla vidio .

  16. stela says:

    Ore Tema, a jeni ne terezi apo s’jeni ju “mediat”, te gjitha???? Te tilla emisione (si opinion….etj) kane kohe qe nuk i shikon populli, jo me te merret me drejtuesit e ketyre emisioneve.
    Merruni me probleme madhore se populli s’ka buke te haje!!! I keni bukosur trurin popullit vetem me lajme politike e telenovela. Media eshte per zhvillim, ju e keni kthyer shoqerine 1000 vjet mbrapa.
    Rri populli i papune gjithe diten e dites ngrohet ne kafe, duke komentuar lajmet e mediave dhe telenovelat demode.

  17. sherifi says:

    Per mendimin tim ky Televizion i rendesishem dhe me i madhi ne vend,nuk duhet te meret fare me keto budallalleqe,ato jane private dhe duhen demaskuar ata qe kane bere pergjime.
    Sokoli duhet ta vazhdoi emisionin pa e care koken fare,dhe vetem keshtu ata qe e kane filmuar dhe mbeshtetesit e tyre u ngelet sqepi ne mender … .

  18. edhe keshtu edhe ashtu says:

    e tha shume bukur artikulli,

    pervecse ve ne siklet Ballen, nuk eshte aspak per tu marre ne konsiderate si gjest qe duhet denuar dhe demaskuar.

  19. elinor,.,..,, says:

    Balla nuk ka bere asgje perverse dhe nuk ka pse te gjykohet por, ne te njejten menyre, as nuk ka te drejte te ankohet per cenim privatesie. Interneti nuk eshte dicka private, eshte krejtesisht publik. Nqs ai do kishte qene duke kryer akte seksuale ne dhomen e tij dhe partnerja e tij qellimisht e regjistronte aktin qe me pas ta hidhte ne internet me qellim shantazhimin apo demtimin e karrieres se tjetrit, ketu po qe do kishim te benim me cenim te privatesise (plus edhe akuza te tjera qe do aplikoheshin) gje e cila do perbente nje shkelje ligjore. Por Balla ishte i vetedijshem qe ai ishte perpara internetit. Ne ate moment, ai vete e fluturoi privatesine e tij nga dritarja e dhomes se hotelit. Nuk i ka kush faj.
    Sa per Top Channel, ata e kane njefar te drejte ne ate qe mund ta argumentojne renien e vleresimit dhe popullaritetit te Balles si dicka qe eshte ne dem te biznesit te tyre. Gjithcka varet se si eshte formuluar kontrata. Psh, duhet te kete dicka te tille ne kontrate qe ka lidhje me performancen dhe “rating” (shkallen e vleresimit) nga publiku i gazetarit qe ky i fundit duhet te mos bjere poshte nje niveli te caktuar. Nqs ka dicka te tille ne kontrate atehere Top Channel ka te drejte ta quaje kontraten si te pavlefshme dhe ta nderprese ate dhe Balla nuk do kishte te drejten e nje ndjekjeje ligjore. Ne rast te kundert, televizioni perseri mund ta nderprese kontraten duke rrezikuar nje ndjekje ligjore kunder tyre. I takon Top Channel te vleresoje nga cili variant humb me shume — largimi i gazetarit me rrjedhoje padine ligjore apo mbajtja e tij ne pune me pasoje humbjen e popullaritetit si televizion.

  20. kastriot says:

    media injorante keta sdine te shkruajne e pastaj merren me jeten private.SAHANLEPIRSA.

  21. Mira says:

    A ka me fytyre Sokol Balla te beje emisione politike dhe te paragjykoje politikanet kur nderohe gjithe Shqiperia e ka pare ate video perverse?!
    Eshte shume e ulet per nje gazetar si ai te dale perseri ne skene, te pakten duhet te iki nga ekrani per disa muaj,se edhe Inis Gjoni videon me burrin e saj e kishte por 2 vjet nuk doli ne skene pas shfaqjes se saj se njeriu ka pac fytyre!
    Imazhi i tij do identifikohet nepermes asaj video nga sot e tutje !

  22. Perverset po mbrojne perversin.Une vete jam gazetar dhe turperohem me ate qe ka ndodhur me nje gazetar qe e mban veten VIP. Se kishte prirje te tilla Sokol Balla ai eshte pare edhe neper PUB-et e Tiranes.Po e mbron Carlo Bolino e Baton Haxhiu dhe nje gazetare e Durresit me emrin Miranda Haxhia e cila eshte bere sebep per divorcin e nje kolegu tone gazetar qe ndau gruan per shkak te Mirandes.Sa per Baton Haxhiun nuk kam se çfare them. Ai ka gjete strehe ne Shqiperi se ne Kosove nuk e vlereson askush dhe kete e di edhe Edi Rama qe ja tha ne mes te Prishtines.Ai perpos tjerash ka qene edhe spiun i Stanishiçit.Nderkohe qe i rekomandoi Edi Rames per keshilltar Shkelzen Maliqin, i biri i ministrit famekeq te puneve te brendshme te krahines se Kosoves Mehmet Maliqit.

  23. Mankthi i Nisharakut says:

    TURP TURP TURP TURP…per ato shtjella amorfe prej gazetaresh qe po i bejne kete SOKOL BALLES, NJE GAZETARI SUPER TE ARRIRE dhe INTELEKTUAL I MIREFILLTE!

    Menyre shume e ULET per te denigruar personalitetin dhe imazhin e tij publik!

  24. Korca says:

    Nje rast I ngjashem me Inis Gjonin, por nuk u shkeput nag Top-Channel.

    1. Korca says:

      Plus qe e thithi drogen ne maje te l…s.

  25. TNT says:

    Ne rast se vajza me te cilen Balla ploteson deshirat seksuale qe, per momentin nuk ka nje dashnore, eshte mbi 18 vjeç, ti merrni te keqen ketij djali . Ne te kundert ka vend per tu diskutuar …

  26. gjethi says:

    Per te gjithe hipokritet!kush nuk i ka rene me dore,”ta hedhin i pari gurin”perderisa eshte ndare me gruan,eshte normale derisa te gjeje nje dashnore te beje ate pune e lejon dhe mjeku!!

  27. bostonian says:

    I ka bere c’fare ka bere ne menyre private ;Por fatkeqesisht eshte bere publike.keshtu me cfare shohim kendej nga usa,si meka e businesit mediatik, procedura eshte se ato dota heqin edhe duhet ta heqin sepse top channel dote mbroje interesat edhe investimet e veta qe merr nga ai emision. Plus respekton edhe dinjitetin e emisionit edhe ate te te ftuarve duke marre ate vendim.

  28. agron gjedha says:

    “The Curious Case of Sokol Balla, Inis Gjoni, and co”

    Së pari, abstragoj nga çdo lloj simpatie për personazhet në fjalë. Emisionin e Sokol Ballës, më shumë se sa për zotësine e gazetarit, e ndjek për të ftuarin e rradhës. Siguirsht jo nga fillimi në fund, sepse në preferencat e mia, pëlqej debatin më shumë se sa pyetje-përgjigje.
    Sokol Balla, Blendi Fevziu, Karlo Bolino, Mero Baze, Mustafa Nano e të tjerë me rradhë, janë aq figura publike për mua, sa ç’janë edhe të gjithë fituesit dhe personazhet e Big Brotherit. Ngjashmëria? Nuk ndikojnë në jetën time, por janë aty për të më zënë një pjesë të kohës së lirë. (po e quaj zbavitje).
    Rasti kurioz i Sokol Ballës si një individ i veçantë më ngjan shumë me rastin e Inis Gjonit, e cila thithte një pluhur të bardhë në pjesë trupi shumë “ekzotike”. Për kohën bëri bujë të madhe ai rast, pasi ne shqiptarët ishim mësuar të shihnim “ekzotizma” vetëm në kanalet porno të asaj kohe.
    Rikthehemi te rasti kurioz i Sokol Ballës. {farë bëri për t’u kryqëzuar nga një turmë e madhe njerëzish? Cili ishe turpi i tij? Pa marrë rolin e Jezusit me Marian, le të dalë një burrë dhe të pranojë që nuk ka masturbuar kurrë në jetën e vet… le të dalë një mashkull, i cili nuk ka shkuar në një shfaqe porno jashtë Shqipërisë. Le të dalë një mashkull që të ketë shkuar në Amsterdam, me arsyen se e tërheq arkitektura e qytetit…Të dalë një dhe të thotë që në Tailandë ka shkuar pasi e ka tërhequr shumë historia e këtij vendi. Vetëm një i tillë le të dalë dhe pastaj mund të hedhë gurin mbi Sokolin. Të ishte duke u masturbuar në studiot e Top-Channel, do e gjykoja dhe do thoja Turp! Të ishte duke masturbuar në një vend publik, do e gjykoja dhe do thoja Turp! Por ai ishte në shtëpinë e tij, në mos po ka qenë në ndonjë dhomë hoteli. Jetojmë në një botë, kun ë revistën Times, zgjidhet si një nga personat më me influencë Kim Kardashian ( e vetmja gjë që ka bërë ka qene publikimi i videos porno në internet), ku këngëtarja me më me shumë klikime është Jenifer Lopez apo me më shumë ndjekësa në Face Book është Shakira. Jetojmë në një botë ku, shumica e komenteve dhe klikimeve për një lajm, janë sigurisht ato për fotot me bythë jashtë (rasti më i mirë me bythë, se ka që nuk mjaftohen me kaq). Dhe të gjithëve na pëlqejnë. Por nuk i pranojmë vetes hapur, sepse jemi dritëshkurtër. Aq më shumë ne si shqipëtarë, të cilët kur vjen momenti, të shkelim me këmbë, madje të shtyjmë drejt greminës kur ti je duke rënë. Këtë unë e quaj perversitet popullor, kjo po që është e turpshme.
    Jetoni, por mbi të gjitha, lini të jetojnë

    1. cuni says:

      per mendimin tim po ta bente kete gje qe beri sokoli psh gazetari arian Çani tek zone e lire as do e merrte njeri per ters se te gjithe e dine qe ai eshte kaqol dhe emisionin e ka shume provokues dhe s’ka problem por kur e ben ky simboli I tch dhe I nje emisioni serioz eshte dicka e papritur dhe e papranueshme per publikun keshtu qe atij s’ka pse ti vije keq nese s’do te punoj me te tch. Sokoli meqe I paska hobi keto gjera le te punoje te channel X apo te beje ndonje film porno, liria prapseprap ekziston… nese do vazhdoje te top story te ftuarit do tallen me te do I thone he me si e ke sallaken? ?

  29. Socialisti bythpambuk says:

    Po per cfare perversiteti flisni ?
    Ne kryeperversin e kemi Kryeminister .

  30. Emigrantii blwvw says:

    I ra rasti nje shkodrani te udhetonte bashke me nje person qe nuk e njihte.Kur e pyeti se nga ishte, bashkeudhetari iu pergjigj: prej Kosove.Ou, bane mire qe me tregove ia ktheu shkodrani.Po c,tu desh mor Sokol djali seksi ne kosove.Si duket ke degjuar vetem per epshin e femrave kosovare, po nuk ke degjuar per bese prerjen kosovare.Mbaje veth pas veshi fjalen e plakut shkodran,eshte e vertete.

  31. Emigrantii blwvw says:

    Do shtoja dhe kete: “fund i pa lavdishem i nje gazetari te lavderuar”.

  32. Kasandra says:

    Balla përball shoqërisë!
    Pse shqetësohet Carlo Bolino?! Nëse do e lejojë Topchannel Sokol Ballën të shfaqet të enjten para Kryeministrit,do të thotë që ajo vidio diskredituese mundtë jetë kurth (ndoshta maja e një aisbergu) jo vetëm për Ballën që i lejon vetes skena publike të dënueshme nga etika morale në të gjithë boten për figura publike ose jo. Nuk është fjala vetëm për Ballën, por për të ruajtur dinjitetin moral të shoqërisë e të shtetit tonë nga përpjekjet e padukshme që çojnë në thellimin e problemeve të shoqërisë shqiptare duke “çarë me mjete moderne”, për të legalizuar një rrugë shkatërrimtare e përçarëse, të papranueshme për traditat tona kombëtare. Kasandra.

  33. keli vlore says:

    ça lajmi kot fare…Rama ka dal lakuriq plazheve

  34. Nacionalisti says:

    Ptu edhe ti pepino!

  35. robert f says:

    Kjo histori ka hapur nje mundedi te mire per te diskutuar duke e shikuar problemin 360 grade.

    E para, nese themi se nuk perben problem qe nje prson publik, qe ka ne dore te shfaqet ne media, ne emisione ku formatin e percakton vete ai duke krijuar mundesine e manipulimit keshtu te opinionit publik ne kahun qe i intereson atij, te paraqitet qofte edhe pa dashjen e tij, me sjellje qe te shfaqura ne publik krijojne situata te pakendeshme ne perceptimin masiv, atehere jemi hipokrite. Ka problem dhe te madh bile. Penalisht absolutisht jo, por moralisht po me P te forte.

    Kjo prirja per ta mbrojtur dhe justifikuar z. Balla eshte perpjekje per tu dukur te mprehte dhe moderne, por nxitimthi dhe pa u menduar mire per ate se cfare konseguencash po mund te mbjellim.

    Se pari nese nje dukuri e tille do te gjykohej ne favor te z. Balla, atehere se shpejti mund te kthehet ne trend dhe te filloje te gjykohet si dicka fare normale. E zeme se deri ketu nuk perben ndonje problem shume te madh per brezat e ketyre qe japin opinione ne favor te z. Balla. Por a mund te themi qe po ashtu eshte edhe per femijet. Nese ata mesohen qe te tilla ngjarje nuk perbejne problem per ate qe eshte shkaku, por perbejne problem te denueshem per ate cka eshte pasoja, atehere manipulimi i ketyre femijve do te perbeje veper kriminale, pasi ju nxit atyre te gjykojne ne menyre totalisht jo objektive. Atehere cfare do te jete anormale per brezat e ketyre femijve te sotem, te paraqitur para ketyre dukurive, kur te vije dita qe ata te jene te rritur?
    Privatesia???? A duhet te mbaje pergjegjesi ai qe eshte aktori dhe zanafilla e nje dukurie te pakendeshme kur shfaqet per publikun, apo ai eshte i justifikuar vetem per arsyen se i eshte shkelur privatesia.
    A eshte shkelje privatesie nese ti i shfaqesh me audio/video dikujt tjetri me deshiren dhe iniciativen tende,ne menyra te cilat ti nuk do te doje te shfaqeshe ne publik, duke e marre parasysh vete riskun e keqpetdorimit te kesaj nga ana tjeter, e cila deri ne momentin qe ti i shfaqesh, ka qene totalisht pasiv ne kete histori? Kjo nuk eshte shkelje privatesie.
    Por do te ishte shkelje privatesie nese femra debutuese do te ishte shkaku i fillimit te komunikimit qe u be shkak me pas per fillimin e sjelljeve te pakendshme per tu shfaqur ne publik.
    Do te ishte e denueshme penalisht nese ky do te ishte nje kurth per ta shantazhuar me qellime perfitimi ndaj z. Balla. Por kjo eshte e pabesueshme per mua, nga menyra sesi eshte zhvilluar ngjarja.
    Ne perfundim, pa dashur ta quaj fajtor z. Balla per menyren sesi kenaqet ai, por duke e quajtur fajtor per pakujdesine e tij, mendoj se gjeja me e arsyeshme do te ishte qe ai ta pranonte disfaten dhe te terhiqej perfundimisht nga ekrani, te pakten.
    A eshte i krahasueshem rasti i tij me dukurite pafund te ndodhura dhe shume here me te renda, kriminale, nga ana e shume e shume personave te tjere publike dhe kryesisht pjesetare te klases politike? Jo natyrisht nuk mund te krahasohet me krime te natyres se vrasjes, vjedhjes, mashtrimit apo dickaje tjeter kaq te rende. Por kjo nuk e justifikon z. Balla dhe nuk e shpeton dot ate nga perceptimi i pjeses me te madhe te njerezve qe ai eshte gabim dhe minimalisht duhet terhequr nga ekrani.

  36. sa e kam ul piazzen says:

    Carlo vertet mendon se Fevzo po ferkon duart? E ke gabim shoku! Fevzo nuk ka konkurent po edhe nese ka nuk eshte kurr keq te kesh pak konkurrence. Konkurrenca te rrit profesionalisht!

  37. Landi says:

    Po qa lidhje ka kjo se me ke ben seks balla,ben me kompjuterin apo me ndonje kurve kosovare,e kujt i plasi.ai eshte thjeshte nje gazetar dhe jeta provate tij ska ci duhet njeriu

  38. Lere says:

    E perse te mos dale perballe Edi Rames, te dy Lakuriq Kane dale. Mire Kane bere , jane ajrosur.

  39. syceleti says:

    Ne se shkon Rama te gjithe do te parafutyrojne sikur ai flet apo perkedhl organin mashkullor te Balles dhe sdo ta kene mendjen fare tek ato qe ai thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje