Skënder Gjinushi i zhgënjyer nga Paskal Milo: S’doli dot nga balta

22 Prill 2015, 09:00Politika TEMA

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi zyrtarizoi dje daljen vetëm në këto zgjedhje.

Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” e Eni Vasilit, ai tha se krijimi i një poli të së majtës ishte i pamundur, për shkak se një gjë të tillë e vështirëson kodi.

Të garosh i vetëm është zgjedhje politike dhe një taktikë e kondicionuar nga rrethanat. Ne jemi pjesë e fitores së madhe, por nuk u përfshimë në bashkëqeverisje.

Gjatë kësaj kohe nuk u zbatuan marrëveshjet e mëparshme.

Ne do të kërkojmë votën si PSD.  Vlerësojmë se ka shumë të majtë që na kanë mbështetur dhe ka shumë të zhgënjyer nga problemet e tanishme. Mendojnë se më mirë të vijnë votat tek ne, se tek opozita”, tha Gjinushi, ndërsa shton se :“Ka të mirën dhe të keqen e saj. Ka një pragmatizëm se këshilltari merret më lehtë, por në të vërtetë vota merret më vështirë”.

Gjinushi shprehet i zhgënjyer edhe me Milon.

Më la në baltë apo nuk doli nga balta kjo është punë taktikash. Mendoj se ishte krejt e nevojshme të krijohej një pol, por për një forcë më vetë, rëndësi ka sa do të gjejë mbështetje. Këtu është bërë e mundur që me anë taktikash në Kod të vështirësohen krijimet e poleve. Kodi është absurd pasi kërkon që të mblidhen firma”, theksoi Gjinushi.

8 komente në “Skënder Gjinushi i zhgënjyer nga Paskal Milo: S’doli dot nga balta”

  1. Beni, Belgjike says:

    Prof Gjinushi eshte nje fenomen e parakohshem ne politiken shqiptare, ( ka shume shembuj te tille ne bote), ku populli nuk e kupton.
    Sikur ai te kishte bere politike ne Belgjike, do te ishte se paku disa here kryeminister. Politika e “majte” e Rames ne keto dy vjet, perveç show ‘t ka teper pak arritje, Bluzat e bardha dhe togat e zeza vazhdojne t’i pine gjakun fukarase,te cilit, i kane marrre edhe ato pak qindarka per faturat e energjise; bujqesia me te cilen ka jetesen gjysma e popullsie, eshte vendnumero, sektori i ndertimit eshte asfiksuar per shkak te lejeve te bllokuara te ndertimit, dhe trumpetimi me te madhe te “bisnezit” fason si shpetim, eshte vetem sa per show, biznes fukarenjsh ku rroga nuk i kalon 150 Eurot , me keq se ne vendet e largeta te Azise, kjo eshte edhe arsyeja qe shume prej tyre duan e behen edhe kryetare bashkish.
    Burgjet jane mbushur me fukarenj dhe ata qe duhet te ishin brenda per korrupsion dhe krime ekonomike levizin lirisht.

    Edi rama me te “majten” e tij nuk ka asgje te perbashket me te majten e vertete…

    E majta e vertete nuk ka asgje te perbashket me

  2. Ajaxs says:

    S. GJINUSHI kryetar i perjetshem i Partise. PSD ka deshtu ne te gjitha zgjedhjet , ti z gjinushi largohu nga kryetar partie , pse e mban peng kete parti? A nuk ka SHqipria persona te zot te drejtojne PSD. Ti Z. GJinushi je i etur per pushtet , i ngjan E. Hoxhes.

    1. toni says:

      Ik e behu anetar i PSD dhe pastaj kerkoji doreheqjen ose mos ha mut. Ose me mire akoma… ha mut sa te duash se te gjithe te majtet e vertete do votojne Gjinushin. E pres doren ne rreze dhe per Ramen nuk votoj me kurre. madje shyqyr qe doli Skenderi nga koalicioni i bere pis me LSI qe te votojne njerezit e ndershem dhe te zhgenjyer qe sdo dilnin fare te votonin.

  3. faro says:

    Gjinushi eshte shume inteligjent, i pakrahasueshem! I duhet politikes shqiptare.

  4. L says:

    Ne vend te Rames do te doja te ishte Gjinushi ,por fatkeqsisht kete shtet e kane kapur te gjithe budallenjet ,dorgmenet ,bizsnesmenet ,te korruptuarit
    Llumi i Shqiperise ndersa te zgjuarit dhe te miret nuk po munden te dalin ne balle .VETEM POPULLI DUHET TI GODASE KETO KLASA POLITIKE TASHME TE DALE BOJA.

  5. NORA says:

    fatkeqesisht vetem politikane te vertete nuk paska nxjerre ky popull deri tani,vetem hajdute e gjakpires.Ne keto zgjedhje pa zgjidhje as 20% nuk do votojne.Humbja e popullit dhe e drejtesise serish,pas dhjete vjetesh e ka fajin saliu jemi me keq.

  6. Gabimi me i madh i profesorit eshte krijimi i PSD, sepse po te rrinte ne PS mund te behej edhe Kryeminister.

  7. Une says:

    Po pse s’ja fute e ti nje kualicion me kta o Gjinush, fundja fundit nje me shume a nje me pake ne fund prap populli e ha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje