Deklaratat e ministrit Tahiri dhe kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho për Byronë e Hetimit, nuk i kanë shpëtuar komenteve të Partisë Demokratike. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka u shpreh se insistimi i mazhorancës për të ngritur Byronë Kombëtare të hetimit edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është në vijimësi të sulmeve nga institucioneve të pavarura siç janë gjykatat
“Nuk është hera parë që kjo mazhorancë sulmon gjykatat në përgjithësi, jo vetëm Gjykatën Kushtetuese, por të gjitha gjykatat për vendimet e tyre dhe sulmet verbale janë akti më i lehtë në fakt që ka bërë kjo mazhorancë pasi shpesh gjyqtarët e këtij vendi janë gjetur dhe gjenden sot e kësaj dite nën presionin direkt të kryeministrit për të marrë vendimet që i duhen kryeministrit të vendit flas për vendimet politike..
Pra nuk është ndonjë habi që kemi sulmin e radhës ndaj gjykatave sa për vendimin mendoj që është vendim mjaft i drejtë nuk mundet që Rama të vazhdoj me strategjin e e tij për ta rikthyer Shqipërinë në një vend të ngjashëm me Rusinë e Putinit.
Ajo që bëri Rama me Byronë të ashtuquajtur byro nuk ka synim tjetër vetëm të vejë nën kontroll edhe institucionet e tjera te drejtësisë, të cilat nuk janë nën kontrollin e tij”, u shpreh Paloka.
Çohuni burra se imperializmi amerikan ( FBI ) ne bashkepunim me armikun e brendshem Rama po na mer gjykatat.
Byroja e Hetimit nuk te beje me sisetmin edrejtesise apo em gjykatat. Te dyja institucionet punojne bashke, por Byroja nuk ka asnje fuqi mbi gjykatt. Paloka kerkon te beje tym pa zjarr.
Fjalet e Paloces s’bejne jehone as ne shpella. Keni mbetur nje grusht “burrash” rreth komandarit legjendar. Kam ndjenjen se shpella e Vicidolit ketyre te PD ju duket si ajo e Dragobise.
ok eshte e padiskutueshme qe pushtetet sikur edhe ai gjyqesor duhet te jene te pavarur, por ne nje fare menyre kjo keshtu funksionon ato kane pavaresine ne pune por kontrollojne njeri tjetrin dhe kjo qe propozohet eshte nje menyre kontrolli i kundrapunes ose korrupsionit neper pushtete dhe jo i vendimeve qe jepen sipas ligjit. ska shqiptar sot qe nuk ankohet(me te drejte) per vendimet kriminale te gjykatave qe i con shqiptaret te bejne vetedrejtesi apo sdine nga te vene. ju si opozite skeni bere gje tjeter ne kohen e pushtetit tuaj vecse e keni kontrolluar dhe drejtuar deri ketu ku kane mberritur gjykatat dhe drejtesia ne pergjithesi dhe kjo ka qenen metoda e fshehur e kontrollit dhe sot propozohet nje komision qe e dine te gjithe. eshte koha e veprimit dhe jo vecse e kritikave dhe mburravecjeve. jepni elektoratit tuaj nje zgjidhje qe se e dhate per vite me rradhe qe ata te ndjehen te sigurte ne shtetin e tyre demokratik.Pa Drejtesi ska pushtet per qytetaret vecse anarki. thuthuq
Po u shkruaj nga usa.Ky Paloka mos ka parasysh shikun e gazidedes me byrone e hetimit.Thank You USA per ndihmen e madhe per vendin tim.Ata rreth Palokes kane frike nga FBI shqipetare per zullumet qe kane bere.Thank You