Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, me anë të një postimi në Facebook, bën të ditur bashkimin e forcës politike që ai drejton me koalicionin e majtë qeverisës.
“PD në mënyrë të njëanshme refuzoi bashkëpunimin me PDK-në dhe ofertën e saj për njësi të veçanta zgjedhore ku kandidatët e saj rezultonin fitues dhe ku PDK ka një mbështetje të konfirmuar elektorale në të gjitha proceset zgjedhore.
Në këto kushte, PDK vendosi të ndërpresë negociatat me PD-në dhe të mos bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të udhëhequr nga kjo parti.
Në mbledhjen e sotme kryesia e PDK-së shqyrtoi gjithashtu ofertën për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje të Partisë Socialiste dhe vendosi të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga koalicioni qeverisës”, thuhet në postimin e Ndokës.
Gjithashtu, ai bën të ditur se PDK do të konkurojë me kandidatët e saj në të gjitha njësitë zgjedhore për këshilltarë bashkiakë.
“Kemi pasur disa takime me Bashën, por ai nuk e mori me seriozitet vlerën tonë reale, nuk zgjodhi të jetë lider i madh i opozitës.
Zgjodhi të jetë lider vetëm i PD”, tha ai. /gj.k/
keto fjale i thoni ju te gazetarucat e temes, se 2N i vene nga 7 pernjehere te flase ashtu!