Përndiqte ish-të dashurën me mesazhe në Facebook, arrestohet 49-vjeçari

21 Prill 2015, 09:44Politika TEMA

Një 49-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi përndiqte me anë të mesazheve në Facebook dhe Viber, ish-të dashurën e tij.

I arrestuari është Kristaq gjeçi, banues në Durrës.

Sipas policisë, ai e ka përndjekur për vite me radhë ish-të dashurën e vet, nëpërmjet ngacmimeve në internet.

“Ndalimi i tij u bë për arsye se, me anën e veprimeve të përsëritura gjatë një periudhe disa vjeçare i dyshuari, ka kërcënuar dhe ngacmuar shtetasen me inicialet D.S., nëpërmjet dërgimit të mesazheve elektronike me përmbajtje të paligjshme nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, aplikacionit kompjuterik “Viber”, dhe portaleve në Internet, duke i shkaktuar të dëmtuarës një gjëndje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi dhe frike për sigurinë vetjake me qëllim për t’a detyruar atë të vazhdonte një lidhje të ndërprerë.

Gjithashtu, i ndaluari ka krijuar në mënyrë të paligjshme profile në rrjetet sociale në Internet në emër të të dëmtuarës duke shkelur të drejtat personale dhe të privatësisë së saj”, thuhet në deklaratën e policisë./b.l

4 komente në “Përndiqte ish-të dashurën me mesazhe në Facebook, arrestohet 49-vjeçari”

  1. David says:

    Mesazhe eletronike me permbajtje te paligjshme !!!!!!!!

    Ma informoni te pakten cfar nuk duhet te shkruajm

  2. alo1 says:

    mesazhe te paligjshme??? dhe profile te krijuar ne menyre te paligjshme??? Sa gjynah policia jone qe ska dy klase shkolle bashke me prokurorine

  3. Dorina says:

    Per komentuesit e mesiperm: nje mesazh i paligjshem eshte per shembull: “Do te te vras”. Ne kodin penal shqiptar quhet kanosje.

  4. eh says:

    te dneruar njerez , shteti mut eshte po nqs keni edhe llogjik Profile te palighshme jan Profile fallco me emra fallso ose me nje emer qe perfaqson nje njeri tjtr por pa djenin e tij. psh kur behet degjenerim , kercenime shantazh jane mesazhe te paligjshme ( kanosje sic tha Dorina me lart )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje