Keti Bazhdari me sportistët e Shkodrës: Do të ngrejmë muzeun sportiv, “100 vite histori, 100 vite krenari”!

20 Prill 2015, 16:59Politika TEMA

Mbështetje pa rezerva për kandidaten Keti Bazhdari nga emblemat e sporteve në Shkodër

Shfrytëzimi i kapaciteteve për zhvillimin e sportiti dhe edukimin e të rinjve duke e parë si një vlerë e shtuar e jetes sociale dhe ekonomike në Shkoder, ka qënë thelbi i takimit të organizuar mes kandiates për kryetare bashkie znj. Keti Bazhdari dhe stafit te saj me specialistët më me emër të sportit në Shkodër në vazhdën e konsultimeve me grupet e interesit për përfundimin e plotësimeve të programit elektoral. U diskutuan përmirësimet që mund të bëhen dhe nevojat imediate të organizmave sportive. Takimi u hap nga Oltion Luli pjesë e stafit të kandidates për kryetare bashkie, në hartimin e programit elektoral për sportin i cili prezantoi strategjinë organizative për sportin. U fol për kolegjialitetin në vendimarrjen sportive duke shpjeguar konceptin se si duhet të funksionojë një institucion sportiv i orientuar në organizim dhe në rritjen e përformances duke rritur transparencën dhe duke vënë në funksion parimet bazë demokratike.

Nje hapësirë të vecantë në platformë kishte mënyra e trajtimit të sportistëve dhe veteranëve të sportit si nga ana morale ashtu edhe në anën finaciare duke parë edhe gjendjen aktuale ku financat e shumesportëshit lënë të pakënaqur jo vetëm sportistët por edhe trajnerët e më gjërë. Krijimi i hapësiarave të reja pas ndërtimit të stadiumit në menyrë që sportistëve ti garantohen mundësite për përgatitje ishte një pike me vehte dhe sipas stafit të kandidates është lehtësisht e zgjidhshme duke marrë parasysh edhe asetet shtesë të bashkisë dhe pronat që disponon me hartën e re territoriale.

Krijimi i akademive sportive edhe për sportet e tjera ishte një prej pikave të rëndësishme duke vleresuar rolin që ka sporti në zhvillimin e një shoqërie e cila transformohet çdo ditë. Ne 2019 do celebrohet edhe 100 vjetori i themelimit të shoqërise Vllaznia dhe në këtë kuadër në platformën e drejtimit të bashkisë është parashikuar ngritja e një muzeu sportiv nën moton “100 vite histori, 100 vite krenari” për të përjetësuar kontributin e brezave të tërë.Në një sallë të tejmbushur me personalitetet e sportit shkodran ku mund të përmenden volejbollistët dhe trajnerët Sadije Goga e Irfan Damnori. Mjeshtër në basketboll Renato Radoja e Refik Vorfa dhe ish basketbollistët Korab Llazani dhe Avenir Kalaja që vazhdojnë të japin kontributin e tyre, kandiadatja Bazhdari në fjalën e saj tha se rëndësia e këtij takim qëndron te percaktimi i nevojave dhe tërheqja e ideve për përmirësim:

“Pavaresisht se nuk jam eksperte e fushës, në periudhën e parë timen kam qënë pjesë e një klase sportive dhe vlen të permendet puna e mesuesve në atë kohë që shërbejnë si shembull edhe për mesuesit që jane sot. Në këtë kuadër bashkia duhet të marrë përsipër të bëje gjera që duhen bërë dhe jo premtime që nuk mund të mbahen. Në rradhë te parë transparence dhe marrje vendimesh me kolegjialitet duke vënë rëndësinë në krijimin dhe thellimin e marrdhënieve public- privat ku t’i jepet rendesi jo vetem sportit në nivelin garues por edhe në nivelin edukues dhe argëtues. 72 % e buxhetit të bashkisë është shpenzuar në paga dhe mirëmbajtje ku nuk hyn sporti të cilit i kushtohet pak hapësirë, ndërsa në këshillin bashkiak trajtohet pa seriozitet.”

Me urimin për fitore dhe shqetësimin për mungesën e trajtimit për sportistet dhe trajnerët mori fjalën gjimnasti Vaselin Zako ndërsa takimi vazhdoi me diskutimet e specialisteve te futbollit që duhet theksuar që ishin të shumtë. Trajneri i futbollit Taip Piraniqi i uroj punë të mbarë kandidates për kryetare bashkie dhe u shpreh i emocionuar duke theksuar se si pa bukë dhe pa sport nuk jetohet në Shkodër. Ai shfaqi entuziazmin për stadiumin e ri duke shpjeguar që ka nevojë shumë për mbështetje për ta zhvilluar sportin. Ish futbollisti dhe trajneri i suksesshëm Esat Rakiqi vijoi:

“Me vjen mirë qe një femer vjen dhe flet për sportin. Kam qejf që Vllaznia të dalë kampion dhe kudo kam shkuar kam parë stadiume në qendra qyteti por nëse nuk do kemi skuadra dhe nuk do pagujmë për sportin asgjë nuk realizohet.

Kemi akademinë por infrastruktura është shumë e keqe kudo.Kam qënë tifoz basketbolli, volejbolli por nuk kam parë interesim dhe perkushtim nga Bashkia ekzistuese për të çuar në fund këte punë.”

Ndër shqetesimet kryesore të ngrituara ishte ai i mjeshtrit të sportit në futboll Hysen Zmijani i cili theksoi problematikat e akademisë së futbollit Vllaznia, ku 10 ekipe stërviten në një fushë të vetme sportive e sipas tij ky është një skandal i futbollit dhe përfaqësuesve të tij. Në takim përfaqesoheshin edhe mundësit e pikërisht me ish rekordmenet Sait Fishta dhe Dedë Bregu.Bregu u shpreh :

“I uroj fitoren zonjës Keti. Mundja ka qënë pararoja e sportit Shkodranë . Jam në tre breza sportist dhe ne na mungon qoftë një palestër me 40 metër katror e mundja po shkrihet . Kemi përgatitur mundësa të ekipit kombëtare por sot nuk kemi palester.”

Gjatë takimit ish presidenti i ekipit te futbollit Vllaznia, Valter fushaj, vuri theksin në ndryshimin e legjislacionit , pasi sipas tij në këto kushte bashkëpunimi publik -privat është i vështirë.Kjo ankesë u mor në kosideratë po ashtu nga edhe kandidatja Bazhdari por edhe nga deputeti Namik Kopliku i pranishëm në takim. Biseda vazhdoi me trajnerin e atletikes Isak Bala :

“Kam 56 vite me sportin, përpara ka pasur 20 trajnerë me nga 15 femijë seicili kurse sot janë larguar nga bashkia dhe kanë mbetur vetëm 3. “

Gjatë këtij takimi të praniushëm ishin edhe specialistë të tjerë si Irfan Domnori dhe per sportin e tenisit Paulin Ndoja që folën per masivizimin e sportit por nuk munguan edhe Mjeshtrat dhe trajneret e notit si Mark Shestani ,Enver dhe Mehdi Muriqi,Kole Shiroka etj./ Ardit Kraja

10 komente në “Keti Bazhdari me sportistët e Shkodrës: Do të ngrejmë muzeun sportiv, “100 vite histori, 100 vite krenari”!”

  1. h says:

    Muzeu ka ngelur pa bere moj??
    Tallu dhe ti se te ra ne pjese pse mos te tallesh….

  2. kopliku says:

    Fitorja e Keti Bazhdarit do te ishte nje akt qyteterimi per Shkodren !

  3. enter''" says:

    Ju dhjefsha muzete

  4. Anjelo says:

    Po ca thoni mar njerez?!Nese ka shkodran qe e merr serjozisht kete vajze do te ishte gjaja ma e mire, por ska, kjo ia fut nje dor marrinash qe te habit.Pash Zoten vejini gishtin kres.Une jam qytetar Shkodret dhe e shoh ça bahet.Nuk mund te bahet fushat tu i perllos njerzit, tu i ba me zor e tu i kercenu me vende pune.Asht pa kuptim cka ka ba PS-ja kte here, ia ka lan krejt ne dore LSI-se shkodren, per ca jane shkodrane e dijne se ca ban ne shkoder kjo parti, e tesh na e shet per socjaliate nji kandidate qe asht krejt e LSI-se,vec ishallah ma mire, se vallahin ska kerrkun drite jeshile.

  5. coli says:

    historine e bejne historianet dhe ti mundohu te lesh nje gjurme ne histori ne qofte se te jepet mundesia per mire dhe jo per faqe te zeze se u beme turpi i botes keto 25 vjet

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Z.Bazhdari keni marre persiper te kryeni detyrat e Ministres Arsimit dhe Sportit.
    Bukur,dhe te ndihmosh,kontribon ne zhvillimin e sportit.
    Ngritja e muzeut sportiv eshte detyrim i klubeve sportiv.
    Une dua te sjell ne kujtes,vlersimin monetar te ish trajnerve te kategorise se pare,te te gjitha sporteve,te cilet kontribuan me vlerat morale te tyre,per zhvillimin e sportit ne Shqiperi.
    Keta trajner me punen e palodhur kane nxjerr sportist te talentuar,kane arritur suksese ne kushte mizerabel,kane perfituar vetem çertifikata dhe diplloma nga drejtuesit e sporteve apo ministrive.
    Eshte gje e bukur kur kujton klasat sportive,fidanishtet e sportit shqiptar,por ka shume te tjere qe nuk i njohin ato.Ne shkollat tona duhet te investohet per ngritjen e tereneve bashkohore sportive,furnizimin me mjete sportive dhe baze materiale.Ish mesuesit e klasave sportive e kane te veshtire sot te sigurojne topa per te mesuar nxenesit sipas sporteve perkatese.
    Sidoqofte te pergezoj per nismen elektorale,uroj qe ajo te behet realitet.

  7. sherifi says:

    Me te vertete Keti Bazhdari,Shkodres i hape nje rruge e re,rrugen e qyteterimit,kultures, demokracise dhe zhvillimit qe ka kohe qe i mungon.

  8. casperas28 says:

    Keti, te lutem mos bej premtime si ato te rilindjes, se nuk ka shqiptar qe nuk esht zhgenjy, jep premtime me kembe ne toke…

  9. Gjirokastriti says:

    Edhe spo e kuptoja se cfare i mungonte shkodres!!!!!!!!!!!
    Po muzeu patjeter muzeu.
    Se njerezit i kane te gjitha ne terezi e mungonte muzeu.
    Nje ura per muzeunnnnnnnnnnnn

  10. Lajmetari says:

    Rregullo ndonje palester te shkollave nentevjecare dhe te mesme dhe e ke hallall voten, muzeun per me vone, e kemi ne facebook Vllaznine….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje