Erjon Veliaj do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Mirëqënies Sociale për shkak të kandidimit për Kryebashkiak të Tiranës, javën e ardhshme.
Vendimi u bë publik nga Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës. Veliaj tha se kjo është mbledhja e fundit që ai drejton, pasi gjatë javës së ardhshme do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit.
“Sot lë stafetën e këtij Këshilli”, u shpreh Veliaj, ndërsa vuri në dukje arritjet e ministrisë që e drejtoi për rreth dy vjet.
“Pavarësisht se sot largohem nga drejtimi i këtij këshilli, ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e punonjësve, bizneseve dhe sindikatave”, u shpreh Veliaj.
Skema e re e pensioneve është një nga reformat më të rëndësishmë që mori jetë gjatë kohës që ministri Veliaj drejtoi këtë Këshill.
“U prodhua një formulë që sot shumë shqiptarë po dalin në pension me mbi 240 mijë lekë. Falë vendimeve por edhe punës së secilit anëtar të Këshillit Kombëtar të Punës arritëm të rrisim kontribuuesit në sigurimet shoqërore. U siguruan disa punonjës të rinj dhe disa që ishin të punësuar më parë. Kemi 650 mije të punësuar që paguajnë për pensionistët. Kemi më shumë njerëz në punë krahasuar me ata që janë në pension. Insistimi i sindikatave bëri që për herë të parë të ketë pension social. Gjyshe dhe gra që nuk kanë pasur mundësinë e punësimit, për 5 mijë prej tyre në këtë Këshill futëm elementin e pensionit social. Kjo frymë do të vazhdojë edhe në të ardhmen me atë që do pasojë”, theksoi Veliaj.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës ishin të pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.
“46 shkolla janë sot nën administrimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Me ministren e Arsimit kemi pasur një bashkëpunim model. Këshilli Kombëtar i Punës mori vendimin e duhur që bordet e shkollave të drejtohen nga bizneset. Për herë të pare u rrit me 40 % numri i nxënësve në shkollat profesionale. Prindërit iu përgjigjen thirrjes se Këshillit të Punës dhe adresuan fëmijët në shkollat profesionale. Biznesmenët gjejnë kohën për të investuar për të ardhmen e fëmijëve”, u shpreh kandidati për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
Puna e ministrit Erion Veliaj në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është vlerësuar edhe nga përfaqësuesit e biznesit dhe sindikatave të punëtorëve në Shqipëri. Si aktorë me të cilët MMSR ka bashkëpunuar në vijimësi gjatë këtyre muajve, në pjesën më të madhe të reformave që ka ndërmarrë, përfaqesues te grupeve të interesit shprehen mirënjohje për gjithë kontributin e dhënë në mbrojtjen e interesave të biznesit dhe në veçanti për nismat në mbrojtje të interesave të punëmarrësve.
Presidenti i “Biznes Albania” z. Luan Bregasi, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Punës vlerësoi mjaft pozitivisht gjithë përvojën dhe bashkëpunimin që ka patur gjatë gjithë kësaj kohe me Ministrin Veliaj, ndërsa i ka uruar atij suksese në garën për Bashkinë e Tiranës.
“Kemi qenë shumë më të respektuar si përfaqsues të biznesit, kemi qenë më shumë të dëgjuar sepse mjaft shqetësime dhe probleme që ka ngritur biznesi z.Veliaj i ka trajtuar me seriozitetin më maksimal. Ai ka ditur që të preki ato pita ku biznesi është i ndjeshëm dhe ne kemi reaguar në gjithë komunikimet mjaft pozitivisht për të gjendur këtë ministri në krah për problemet që ne kemi patur”, – tha Bregasi në fjalën e vet.
Më tej ai shtoi se ajo që e ka bërë të sukseshme këtë marrëdhënie mes biznesit dhe institucionit që Veliaj drejtoi në këto 18 muaj ishte pikërisht komunikimi dhe marrëdhënia që ai krijoi, duke e parë biznesin jo vetëm si një subject që duhet tatuar por edhe një partner social.
Po ashtu me nota pozitive ka folur edhe kryetar i Konfederatës së Sindikatave, z. Kol Nikolla, i cili ka renditur si arritje reformat që kjo ministri ka ndërmarë gjatë këtyre muajve dhe që prekin qytetarët në përgjithësi dhe punëtorët në veçanti. “Është bërë traditë që në raste të tilla të flitet vetëm mirë, por sot normalisht ne ndjehemi sinqerisht të plotësuar dhe të kënaqur. Kjo pasi së pari sindikatat besoj jo vetëm ne sindikatat, por në Shqipëri po bëhet realitet një risi, që shoqëria civile po predominon mbi qeverisjen e politikave konfiktuale.”
Ai evidentoi gjithashtu faktin se gjatë këtyre muajve që Këshilli i Punës drejtohet nga Veliaj, ai ka marrë një rëndësi tjetër, duke bërë që problemet dhe shqetësimet e sindikatave të dëgjohen. “Ne jemi të gjithë dëshmitar se ky Këshill po bën dy vjet tani që ka pasqyruar dhe ka faktuar një realitet tërësisht të ri në krahasim me ato vitet e kaluara. Mentaliteti, përshtatja e tij me specifikat, reformat konkrete të zhvillimit social-ekonomike të vendit dhe detyrimet për të shtruar një rrugë sa më të qetë dhe të shpejt drejt BE-së ka qënë besoj një sukses i gjithë proopagandës dhe punës tonë që ne kemi bërë në këto dy vjet”, – tha Nikolla.
Në këtë mbledhje ka folur edhe Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, i cili gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin dhe punën që është bërë në Këshillin Kombëtar të Punës nën drejtimin e ministrit Veliaj, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë reformën e pensioneve dhr premtimin e mbajtur per uljen e moshes se daljes ne pension për minatorët.
“E dëgjova me shumë vëmendje fjalën tuaj. Sigurusht që janë gjera që qëndrojnë. Por dua tiu falenderoj në veçanërisht për premtimin që ju e mbajtët fjalën për realizimin e zotimit për pensionet e minatorëve të nëntokës. Ky është një vendim historik”, – tha Kalaja. /gj.k/
D.m.th. qe Bashkia eshte e sigurte oer velijan .
Hajde demokraci hajde ,me te thene dhe me te bere .
Fakt eshte se Veliaj eshte ministri me i sukesshem i mazhorances aktuale. Reformat e ndermarra ne ministri e deshmojne kete. Reforma ne pensione, arsimi profesional, ligji i dosjeve e mjaft te tjera deshmojne per aftesite e tij.
Shpresojme qe te drejtoje Tiranen ka vizionin e duhur.
Veliaj eshte njeriu i duhur per Tiranen. Mbi te gjithe eshte nje njeri i suksesshem dhe plot energji.
Na vjen keq qe nuk do te jesh ne krye te kesaj ministrie, por prape eshte fat i madh per Tiranen, se ka shume nevoje per nje njeri te palodhur, qe punon shume, se duhet zevendesuar edhe puna e 4 viteve qe s’ka bere lulzim basha.
Punet ne ministri jane bere, reformat me te medha kane nisur, dhe duhet vetem te vijojne me zbatimin, nderkohe Tirana ka shume nevoje per Erionin, qe te transformohet, t’i jepet fund ketyre ndertimeve te paligjshme pa kriter dhe plerave qe kane mbuluar Tiranen.
Do mbahesh mend gjate si ministri i rinise, qe filloi te angazhoje rinine per t’i larguar nga monotonia e llotos dhe kafeneve, edhe si minister qe mbeshteti shtresat ne nevoje, pensionistet, te perndjekurit, minatoret…
Besojme se edhe me Tiranen do te jete po ashtu, do besh gjera qe te krenohemi per Tiranen tone, do besh gjera qe do mbahesh mend.
qe nuk e kan qef te gjithe Veliajn kjo mirekuptohet por te pakten te mos ja ulim te gjithe punen qe ka bere ne krye te ministrise,te jemi realiste se reformat qe realizoi ishin mese te nevojshme per vendin tone
E meriton ta vlersojne se ka punuar ne 2 vjet sa 8 vitet e PD se bashku.
ose flisni tamam ose mos komentoni fare kur nuk keni asnje informacion!!
Qe te jesh kandidat per nje bashki nuk ka rendesi se per ke duhet te lesh postin e meparshem dhe mandatin e deputetit gjithashtu!!
Merrni pak informacion dhe me pas komentoni
Shkurt,Erioni per Tiranen.
packa se nuk jam mbeshtetes i asnje partie ,per Veliajn kam konsiderata shume te mira ..eshte njeri punetor dhe ka treguar se ka aftesi shume te mira administrative
Jemi optimist e e te bindur qe nje figure si Veliaj duhet ne krye te bashkise se Tiranes, nje qytet i lene ne harrese prej vitesh , nje institucion pa kryetar . Bej me te miren kemi besim te ty !
“Javën e ardhshme jap dorëheqjen si ministër”
moooooosss çna bëëëëëreeee!!
do të japësh dorheqjen si imnistër??katastrofë do të shkatrohet imazhi i shqipërisë në botë(askujt si bie në mënd por sa për të thënë),nuk do të të shohim më në përurimet e zyrave të punës që janë hapur vetëm për të krijuar vënde pune,se punë si gjejnë askujt!!
mos mor eri mos!!tashti do të të shohim në vënd të lulit!!që të dy të bukur jeni!!njoni më trap se tjetri!!ai gojori i salës ti i pallosh troncit!!
eri ke për ta fitu pa problem,vetëm mos na dil aq spesh sa buzkuqja në tv!!jo për gjë se ke për të na carrë traun kot më kot!!
Ne ministri ka bere nje pune te lavderueshme.
-Kreu reformen ne pensione.
-U demshperblyen ish te burgosurit politike.
-U hartua ligji per hapjen e dosjeve.
-U kthye ne trend arsimi profesional.
– U hapen zyra te reja pune dhe ato qe ishin u kthyen ne funksionale etj.
Ja si vodhi Veliaj si minister. u be koncerti i jessie J. Per organizimin u dhane 289 mil leke me prokurim te drejtperdrejte kompanise Prosound qe i ben fushaten PS se. Organizimi nuk shkon me shume se 80 mil leke. Pjesa tjeter rreth 150 mil i shkon veliaj per fushaten. Qe kuptohet do ta beje me leket tona. Veliaj eshte njeri pa profesion. Si i itille ai nqs nuk fiton ne politike ska ku te shkoje. Prandaj sduhet votuar. Sepse kosova sido te jete edhe pas 4 vjetesh kur i mbaron mandati kthehet mjek, por Veliaj ska se ku te kthehet. Se sdi gje. Kurse Bojaxhiun e financon Henri Cili qe te pakenaqurit e ps te shkojne tek bojaxhiu, jo tek Kosova.
KALO NJE HER NGA POLICIA E QARKULLIMIT TE SHOHESH SI POSHTEOHEN NJERZIT NE RRADHE NGA KATER DIT PER TE PAGUAR GJOBA TE MAJME PARA QE THONE TE DUHEN PER FUSHATEN.
RILINDJA NE 2014 KA GJOBITUR 650000 PERSONA.
PRA CDO FAMILJE I KA SHKUAR NJE GJOBE.
NE MOMENTIN QE E TER POPULLATA MER GJOBE
ESHTE GJOBITUR VET SHTETI QE JEP SHENJAT E PARA TE DIKTATURES.
obobobo, me vjen te shkul leshte!!! s’ka rendesi cilet lesh… Po si mor do na lere ministri me i suksesshem, njeriu me vitalitet te pashtershem, ylli “anglosakson” i politikes shqiptare, njeriu i ri i se majtes moderne, selfmade-man i administrates sone, fryma e re ne demokracine e vendit, njeriu publik me displine te celikte dhe me punetor qe kam mundur te verej deri me sot, bashkeshorti modern dhe bamires i pamase, kryebashkiaku i ardheshem i kandidatuar njezeri nga te gjitha strukturat e P.S.-se jo vetem ne Tirane, njeriu per te cilen nje gjigant i paanshem si merua shprehu gjithe perkrahjen e tij??!! Oh medet…!!!
Velija ishte i vetmi minister i rilindjes qe u kap me presh ne dor duke vjedhur milona lek. Vetem ne viziten e papes i keputi 400 milo. Kurse ketu njerzeve i ka kapur ankthi se kush do marin vendin e velias. Po ka plot hajduta rilindja per ta zvendesuar