Klanet e Partisë Demokratike “lënë në baltë” Voltana Ademin

19 Prill 2015, 18:29Politika TEMA

Nga Gjergj Zefi

 

Si asnjëherë tjetër në historinë e saj 25 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Partia Demokratike është tkurrur sot në një grusht njerëz, në eventin më të rëndësishëm, të shpalljes së kandidatit për qytetarin e parë në katër vitet e ardhshme. Kurrë më parë nuk ka ndodhur që bastioni i demokratëve te ketë pritur me një indiferencë të tillë, një kandidat për bashkinë e qytetit.

Pa brohoritje , pa thirrje, pa pankarta, me më pak njerëz, se ka dasmorë në një dasëm shkodrane, kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka prezantuar sot rreth mesdites, Voltana Ademin për bashkinë e Shkodrës. Prezantimi ka zgjatur rreth 15 minuta dhe është shoqëruar me romuze dhe barcaleta në të gjithë qytetin. Mungesa e kryesueses së listës së deputetëve të Shkodrës, Jozefina Topallit,por jo vetëm, në ceremoninë e prezantimit të Voltanës është shenja më e qartë se asgjë nuk shkon mirë në punët e demokratëve të kryeqendrës së veriut.

Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se, shkaku i këtij ambiguiteti nuk është Voltana. Përkundrazi Voltana është një përpjekje për kompromis, në përzgjedhjen e një deputeteje me më pak ndikim në vendimmarrjen klienteliste të klaneve të PD-së, që e kanë asfiksuar jetën politike të këtij qyteti për dy dekada me rradhë.

Klanet janë përplasur edhe herë tjetër dhe me vështirësi e kanë gjetur “zholin” e kompromisit, por siç duket këtë rradhë përplasja është e “madhe dhe kushedi ku do të dali”.

Këto përplasje klanore që paraqiteshin herë si me “ngjyrime fetare” e herë si me “ngjyrime politike”; herë si “vokacion krahinash” e herë si “përplasje ideologjike”; herë si “afinitet ndaj Saliut”; herë si vokacion “antikomunist” e herë si “aleancë spiunësh” i kanë fillimet e tyre që në vitet ’90, me përfaqësuesit tipikë si Ali Spahija e Pjetër Arbnori, Filip Guraziu dhe Ali Kazazi.

Këto klane e kanë asfiksuar jetën politike të Shkodrës, e kanë çuar atë në një regres historik dhe siç dihet që, çdo gjë e ka një fund, tani jemi në fazën e çmontimit të ndikimit të këtyre klaneve mafioze në jetën e këtij qyteti.

Voltana, fatmirësisht nuk është pjesë e këtyre klaneve, por është viktimë e tyre. Integriteti politik i Voltana Ademit është i ndryshëm nga politika e akshihaneve të PD-së së vjetër.

Voltana do të humbë , por ajo i ka shanset që të hedhë themelet e një PD-je të re në Shkodër, një partie larg klaneve mafioze, larg vrasjeve politike, larg mërive dhe konflikteve të vjetra, një partie të re me objeksion progresin, me sensin e realpolitikës, me sensin e punës dhe të pudorit, dhe jo një “arenë spiunësh” ku përplasen aferat ekonomike të së sotmes dhe rivalitetet e vjetra të së shkuarës.

28 komente në “Klanet e Partisë Demokratike “lënë në baltë” Voltana Ademin”

  1. D says:

    Voltana mund te mos kete mbeshtetjen e disa nga PD por para Keti Bazhdarit fiton ! Keti eshte figure e pompuar shume mediatikisht por vetem kaq…

    1. luli says:

      nuk ja ka fut kot po shife historin e politikes shkodrane qe ka flliq jo vetm shkodren po ter shqipnin , qysh kur vrat ARBEN BROCIN , JU VETEM LLUM KENI NXJERR NE POLITIK , paska harru edhe kolec topallin

  2. dn says:

    Pdja duhet te vdes.Pike.
    Kemi partite historike,larg spiuneve edhe komunistet alla berisha qe shkateruan vendi qe 25 vjet.

  3. nje ish PD. says:

    Shkodra po kthehet ne nje Arctic per PD.
    e Lul-Saliut.Perpjekjet per ta shkrire tere
    ate akull,behet edhe me e pamundur kur
    Lul-Saliu injorojne ata qe e bene Shkodren
    Keshtjelle historike te ngjyrosur Blu!
    Fundja e tille nuk eshte shnderuar vetem Shkodra,
    e tille eshte transformuar pothuajse e tere Shqiperia.
    Dhe keshtu ka vetem nje pergjigje:
    Lul-Saliu e katandisen te gjoren PD.ne kete Derexhe.

  4. kunati shokut xhemol, jo shkodran. says:

    Shkodta ben mire te riformoje grupin komunist te Shkodres, qe na shkerdheu per 50 vjet.
    E them kete obsion, se shkodranet na cane menderet si antikomuniste, thjesht duke u kapur mbas nje kryengritje antikomuniste me 10 vete, qe Enveri ja u shkerdheu grate.
    Shkodra antikomuniste na thone shkodranet, por harrojne se ky qytet ka nxjerre komuniste, sa ckishte gjith Shqiperia deri nga vitet 45-50.
    Prandaj trusni bythen, se boll ju kemi toleruar, ju toleruam per humorin brilant, per futbollin e bulur dhe per jaret shkodrane, se per te tjerat, keni qene zedhenes te komunizmit, ne cdo kohe.
    Voltana qe ju perqeshte me Xhozin tuaj, kur u bete si Venecia, do te vazhdije rrugen e ustait te vet sekretar partije dhe spiun sigurimi, se ska nga lu.

    1. Shkodrani says:

      Per shokun xhemal!
      Pse tane ate mllef kunder shkodraneve???
      Si I thojme na ka shkodra,na marrsh te keqen dhe
      Ta qifte kina nanen!!!

  5. Arber says:

    Shkodra shkerdhimin me te madh e ka mare nga komunisti i PDse Sali B. Nje grup rrugacerish si Azemi, Saliu, Ali Spahia .. e me ne fund nje injorante si Jozi… i vrane djemte Shkodres ne pabesi dhe fajesuan te tjeret. Shkodra u be kryeqender e vrasjeve mbas shpine, korrupsionit dhe paburrerise. Po te shikosh statistikat shume shkodrane e kane brakrisur qytetin dhe kane ikur ose jashte ose ne Tirane. Duhet te kesh nje aresye te madhe te lesh kete qytet te tradites e kultures

  6. Beni Bo says:

    Shkodranet jane njeres qe jane genjyer e marr peng nga politika e vjeter e xhosit e kompani te cilet jane tallur me shkodranet deri me sote ,,,erdhi koha qe shkodranet e vertete ti tregojne vendin trashgimtarit te sali kriminelit dhe klaneve mafiose te pd,,,se ,,,kjo lloj rrace nuk duhet te qeverrisi per vet faktin sepse duhet te filtrohet e pastrohet nga e keqja qe ka komanduar deri dije ,,,,,,!

  7. Zborist ne Devoll says:

    PD-ja ne traditen e organizimit te mitingjeve,ka perdorur mitingashet e levizshem dhe te paguar.
    Çudia e madhe qendron ne mos zbulimin e ketyre fondeve partiake,te perdorura per mitinjgje.
    Firma “fantzem” jane paguar nga PD-ja,per mitingjet,deri ne shperndarjen dhe grumbullimin e flamurve dhe pllakatave.
    Diçka ka ndryshuar,eshte me reale,ne miting te shkojne ata qe deshirojne .
    Berisha,per mitingun politik,me rastin e 7 marsit,angazhoi te gjithe mesuesit,nen diktatin e drejtorve,perfundimi tashme dihet.
    Kemi akoma perpara syve imaxhet e tubimeve te huliganeve,ku disa ore perpara ,konsumonin karburantin e dhuruar nga PD-ja,duke bere rrethrotullime neper qytete,çdo gje ishte artificiale.
    Panvarsisht luftes se klaneve,mitingjet e pa inponuara,jane me reale dhe me te mira.

  8. Shkodrani says:

    Nuk ka Te beje me emrat e kandidateve. Puna eshte se pd ne shkoder e ka merzitur popullin. Prandaj do humbase kesaj rradhe. Nuk kane me menyra per te mashtru popullin. Legalizimet po behen. Leket te perndjekurit po I marrin. Kto kane qene kali I betejes ne shkoder.

  9. shvejk says:

    Vendi qe lane bosh 5 heronjt e Vigut ne fushen e plehrave eshte gati per PD e Shkodres.

  10. lenidha says:

    ka ardhur koha per ndryshim

  11. Vini says:

    E drejt kunati shokut Xhemal .Komunizmin ne Shqiperi e prun shkodranet .Esht e verteteuar bile qe grupi komunist i Shkodres e solli Miladin Popovic nga Mali Zi per te themel Partine ton sllavo komuniste .Shkodra esht qyteti qe ka pas me shum anetare te Byrose politike por rekordin absolut e ka qe ka pas me shum bashkpuntore sigurimit te shtetit sa asnjenqytet tjeter ne Shqiperi.Sa per futbollin kan dal dokumenta qe jan lujt turne ne Shqiperi shum me para sa te krijohet klubi Vllaznia ne 1919.Meqe ne 1944 erdhen komunistet ne fuqi dhe te gjithe funksionaret e sportit ishin shkodrane vendosen qe te nxjerrin Shkodren djepin e futbollit . Sdqf nuk ja ham hakun per futbollin e bukur dhe futbollistat e shkelqyer qe ka nxjerre ky qytet .

    1. joel shkodra says:

      Zbulime te reja!Te gjitha te keqijat e komunizmit na i paska sjelle Shkodra. Po Gjirokastra, Vlora, Korça etj. asgje nuk i sollen komunizmit?

  12. LORA says:

    Me gezon ky lajm ,per faktin se qytetaria shkodrane po merr terrenin qe e humbi vajtueshem per me shume se njezet vjet.
    Nuk jane aspak mitingjet ato qe percaktojne mbeshtetjen dhe fituesit.Eshte vetem garantimi i shenjterise dhe paprekshmerise se votes (populli nuk gabon asnjehere ne zgjedhjen e tij)meraku qe duhet te na mbaje te gjitheve ne nje raport ekzigjent me organizatoret,ne ligj,te procesit zgjedhor.
    TUNG

  13. bato says:

    Ne se kjo Voltana eshte vertet vajze e mire, te jeni te sigurte qe do perfundoj e humbur sepse ne PD kurre nuk duan njerez te mire e te ndershem. Ne ate aprti, kush ka qene i ndershem dhe i drejte e kane perjashtuar ose e kane ekzekutuar.

  14. njeri says:

    Koha e partive po iken, PD eshte prova reale qe tregon se eshte drejt fundit, qytetaret jane lodhur me keta mashtrues, qe mbledhin popullin sa here qe ka zgjedhje dhe pastaj perfitojne nje grupe banditesh, pa shkolle dhe antishqiptare! Ka ardhur koha qe qytetaret te votojne kandidatet e pavarur ose pa parti. Ne çdo qytet te Shqiperise duhet te dalin si Gjergj Bojaxhiu dhe te formojne nje skuader te shpetimit kombetar me njerez te ndershem, duhet filluar nje lufte per te stopuar shkaterrimin e burimeve naturore dhe degradimin e shoqerise shqiptare!

  15. SuloKapedani says:

    Tani kuptohet mè mirè se kurrè qè p.d. po shkèrmoqet si kallamboq pèr derrat.Njè grusht i vogèl me zera tè”mèdhenj” shoqèrojnè lulushen me źèrin e trashè dhe me fitore nè “xhep” mè 21 Qershor.Ķètè radhè mungonte z.Luka me tè punèsuarit e bashkisè,dhe mesuesit ,nxènèsit infermierèt etj,etj…….Po si muk pamè jozin,mikesha e voltes?Volta ka dalè vetèm pèr tè mund Ketin.Tè shohim lule si do tè jenè lulet e fituesit.

  16. Z/Kallami says:

    Me vjen mire qe ma ne fund shkodranet po e kuptojne se kush ishte e kush asht Partia demokratike.
    Parti e krijume nga nji komunist spiju prototip Berisha me baze hakmarrje,me hapje dosjesh qe perfshiu ne te,te gjithe spijujt e vendit qe i sherbyne komunizmit.Sot asht koha te vendoset nji politike origjinale pa huazime me njerez te denje e te devotshem qe e duan programin e djath ne zhvillimin e vendit.Parti qe ne strategjin e vete duhet te jet qellimi kryesor ne unitet me te gjithe strategjit e partive te tjera te cfardo krahut politik qe ti sherbej kombit vendit.Sepse kombi perfshin te djathet e te majte dhe asht vetem nji i bashkuem.E duhet ti sherbej vatanit.

  17. astrit says:

    Ne shkoder duhet te fitoje qytetaria shkodrane. Shkodra te japi shembullin gjithe shqiperise qe vlerat qytetare jane ato qe do i rikthejne besimin shqiptareve se ne kete vend mund te jetohet me ndershmeri e dinjitet.Te ideojne nje moral te ri qeverises ku vlerat morale njerezore te jete busulla e shqiperise se te nesermes

  18. joel shkodra says:

    Voltana edhe mund te humbe, por nuk i lejohet nje gazetari (nese eshte i tille) qe te shkruaje: “Voltana do te humbe”.

  19. Ne emen te atit ,te birit, te shpirtit te shenjte Zoti qofte me Shkodranet edhe kesaj here. AMIN…….

  20. Postribasi says:

    te gjithe ju qe ngaterroni Shkodren me komunist dhe spiun , jeni femij spiunesh-komunist

  21. Tradita says:

    Jam kurioz, sa nga komentuesit jane shkodrane, Pyetje 1milioneshe?!?!

  22. une says:

    Eshte “Zeri i popullit”kjo gazeta?

  23. Lajmetari says:

    Nese autori i shkrimit eshte ai themeluesi i Gazetes Lajmetari, atehere eshte ekspert i zanafilles se politikes se akshihaneve ne Shkoder. E ka provu ne kurriz te vet doren e Ali Kazazit dhe pisllekun e Filip Guraziut, ngaterresat e Ali Spahise dhe skuthllikun e Pjeter Arbnorit. Autori se bashku me Alban Krajen ishin zeri i pare demokrat perendimor ne Shkoder qe dora e PD dhe SHIK e shtypen me force e me presion politik dhe fizik.

    Voltana eshte personi me ma integritet qe PD mund te kete ne Shkoder, por edhe mund te humbe,ate ta vendose populli,por nuk eshte faji i saj! Faji eshte i pinjolleve te politikes shkodrane pd-iste qe permend autori. Nuk mund te fitoje Voltana duke patur pas shpine Bardh Ali Spahine dhe Fatmir Arif Amulin, i pari nje medioker, i dyti nje kaldaist-sigurims qe nuk ka lene gje pa vjedhur dhe parti pa nderruar!

    Edhe dicka per ata qe bejne propagande antikomuniste, Havel ka thene: Komunisti ma i rrezikshem eshte ai demokrat!! A thua do ta kete njohur Sali Berishen??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje