Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi në Shkodër kandidaten për zgjedhjet vendore për këtë bashki Voltana Ademi.
Në fjalën e tij Basha u ndal nk eksodin e ditëve të fundit të qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së, ndërsa akuzoi Qeverinë për situatn e krijuar.
Ai tha se është një sfidë jo e vogël për të kapërcyer zullum pas zullumi, të keqen që e ka emrin Rama- Meta.
“Kjo është organizata kriminale.
Jemi këtu për kandidaten tonë që të fillojmë një aksion të madh politik. Vota e 21 qershorit është një armë në dorë të çdo shqiptari për të ngritur kokën, për ti thënë ndal oligarkëve.
Do bëjmë gati portën e shporrjes pas 21 qershorit edhe nga qeveria. Kanë sjellë një fytyrë akrobatike, pelivane si kandidatë. Eshtë kandidatja Rama – Meta.
Ademi është përfaqësuesja e denjë e Shkodrës. Zeri juaj në parlament që nuk ka braktisur kurrë Shkodrën”, tha Basha.
Në fjalën e tij teksa ka prezantuar kandidaten Basha veç të tjerash tha se rikthehet me dëshirë në Shkodër. Basha e quajti një lajm të bukur zgjedhjen e Ademit si kandidate për bashkinë e Shkodrës.
Ai tha gjithashtu se Shkodrën e pret një sfidë jo e vogël e cila ka kapërcyer zullum pas zullumi për ti dhënë shancin Shkodrës të ecë përpara.
Koalicionin dhe qeverisjen Rama-Meta, kreu demokrat e ka cilësuar si një të keqe që gatuan me arrogancë krizën ekonomike.
Referuar eksodit, Basha ka thënë se ne jemi në krye të listës si azilkërkues në vendet e Evropës pas Sirisë. /gj.k/
Kush do ta gjykoje ?
Normalisht duhet sekuestrim pasurise me rrenje e me dege se rrogen e ka shpenzu per me jetu se e ka pase te larte piazen.
Hajde zhargon hajde, a thua se jemi ne gjendje lufte. Vota jone plumb per armikun. Sa idiot sa pa ide.
kaq idiot i i ky shkodranet qe barazon armen me voten. po shkodra eshte qytet kulture jo pushke injorante. ky ofendon shkodranet dhe qytetaret. po pse i flet vetem krimineleve qe mbajne arme kur shkodranet per arme njohin vetem fjalen?
Ky paska dalur mendsh!!!
Definitivisht!!